============================================
Hyrje nga Klod
Meqe heretiket jane te shumte edhe keta qe veshin lekuren e te qenurit qengja jane edhe me mistreca se ato qe nuk e bejne kete, edhe ngacmohen me pyetje te parespekta, po shoh te arsyeshme ti bej nje shtese te vogel hyrese artikullit.
Sic e kam theksuar edhe ne shume artikuj edhe shkrime te meparshme ne lidhje me praktika edhe doktrina Kishtare per tema te ndryshme, me duhet te ritheksoj se :
E Verteta iu shpall Kishes prej Krishtit gojarisht (kete mesim e mbeshtet mesimi Kishtar, tradita e saj edhe tradita e shkruar Bibla).
pra Krishti nuk la vete ndonje liber te shkruar me doren e tij, perse? (sipas menyres qe protestantet e perdorin biblen me nje fare 'idhujtarie', kujtoj ketu se 'ligji u be per njeriun e jo njeriu per ligjin', i shkonte ketij koncepti me teper qe dhiata e re ti ishin shkruar prej vete Krishtit si nje liber "legjitim" e "i paprekshem"!
Perse Krishti ia la Kishes ta shkruaje? Mos dote thote se autoriteti i Kishes eshte i barabarte me ate te Krishtit? Dmth se eshte njelloj si ta shkruaje Krishti apo Kisha! Kete autoritet te le te nenkuptosh edhe termi Kisha=Trup i Zotit!
E Verteta qe Krishti i zbuloi Kishes, edhe nepermjet saj gjithe njerezimit, eshte nje e Vertete, eshte e gjitha e Vertete, edhe nuk ka pjese te "parendesishme" te saj! Cenimi i nje pjese cenon te teren!
E theksoj kete, pasi sic do ta shihni heretike, te padenje e te pakualifikuar as per te qene te tille te pakten, parashtrojne se ndjekja e mesimeve te tilla eshte humbje kohe e kundra Zotit!
Kujtoj se ne fillimet e tij, po ky person thosh-e kush jam une te gjykoj te krishteret, nusen e Krishtit, duke ua thene kete atyre qe gjykonin mesimet e mia, edhe duke qene se ai tashme i kishte gjykuar te krishteret ortodokse ne te vertete , me ato qe thote pasi une nuk iu pergjigja gjuhes se tij lakatare! HIPOKRIZI!!!!!!
Kisha ka theksuar gjithnje, se mohimi i mesimit mbi nderimin e ikonave, eshte nje mohim direkt e indirekt i Trupezimit te Krishtit!!!!
A do te mund te me thosh ndonje heretik, se perse mendon ai se Kisha e thote nje gje te tille?
Ndoshta duke e vrare pak trurin tuaj te brumosur keq, mund edhe te mesoni pak!
==============================================
Prej Shen Joan Dhamaskinit (shek VIII-te) Pjesa I
Me bindjen e perhershme te padenjesise sime, do te me duhej te rrija i heshtur edhe te rrefeja pamjaftesine time para Zotit, por te gjitha behen te mira ne kohen e duhur. E shoh Kishen te themeluar prej Perendise mbi Apostojt edhe Profitet, me Gure-qoshe Birin e Tij Jisu Krisht, te zene ne nje det te eger, te rrahur prej dallgeve te rrembimta, edhe te shqetesuar prej fyerjeve te frymeve te keqija. Shoh te cara ne roben e pafare te Kishtit, te cilen njerez te paudhe jane perpjekur ta copetojne, edhe Trupin e Tij te prere copash, qe nuk eshte vecse fjala e Perendise edhe Tradita e Shenjte e Kishes. Prandaj edhe e gjykova jo te arsyeshme te rrija ne heshtje edhe te mbaja gjuhen, duke sjelle ndermend paralajmerimin e Shkrimit:--"Ne qofte se terhiqesh, shpirti im nuk do te gjeje pelqim ne ty," (Heb 10:38) edhe "Nese e sheh shpaten te vije edhe nuke lajmeron tet vella, do te kerkoj gjakun e tij prej duarve te tua." (Ez 33:8). Ndrojtja atehere me shtyu te flase; e verteta ish me e madhe se madheshtia e mbreterve. "Deshmova per Ty para mbreterve," degjova te thote Dhavidhi mbreteror, "edhe nuk u turperova" (Ps 119:46). Jo, keshtu u shtyva me teper qe te flase. Urdheri i Mbretit eshte i gjithefuqishem mbi te sunduarit e Tij. Por te paket kane qene ata, te cilet ndresa njohin fuqine e mbretit tokesor qe te vije prej siper, te kene rezistuar ne kerkesat e tij te paligjshme.
vijon......
Krijoni Kontakt