Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 37
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Po ju pergjigjem..

    I nderuar Klodi , eshte teper e veshtire qe te diskutosh me nje njeri qe nuk e njeh Biblen, por qe njeh Traditen.
    Po keshtu eshte e veshtire qe te diskutosh me nje njeri qe nuk respekton Shkrimine Perndise, dhe fjalen e tij e quan LLafazenlliqe.
    "Guximi" juaj me frikson. Megjithate jam i gatshem qe tju kthej pergjigje edhe pse jeni teper konfuz ne ate qe kerkoni te dini.
    Gjeja qe e ben te pamundur diskutimin me ju personalisht eshte se, ju perdorni te njejten menyre qe perdorin muslimanet , te cileve kur ju sjell FAKTe nga Bibla , hidhen dhe thone: "nuk me intereson se cthote bibla, une dua pergjigje".
    Nese flasim per Perendine, dhe heqim fjalen e Perendise, ateher cili eshte perfundimi i bisedes.
    Ki nje gje ti dhe kushdo tjeter, nese deshiron te flasesh me mua per gjerat e Perendise, do te ballafaqohesh me biblen, pasi ai eshte "Etaloni" ne te cilen mbeshtete nje i krishtere.
    Ju jeni konfuz ne te verteten e bibles per faktin se jeni i mbeshtetur vetem ne TRADITE. Per kete kam mbindje te plote , duke u nisur gjithmone ne baze te shkrimeve(kopimeve) tuaja.
    Ne te gjitha shkrimet qe une kam sjelle , qellimi im ka qene se si ti sjell njerezit tek Krishti dhe jo vetem ne SEKTI. Pra midis nesh ka nje ndryshim te madh .
    Nese sheh shkrimet e mesiperme , te kam vendosur FAKTE Biblike, rreth ceshtjes se ikonave. por perseri po te pyes: perse Mojsiu nuk e lejoi dhe mesoi popullin e Perendise qe te mbante ikona , te cilat i perkisnin besimit te tyre te vertete?Kur ti pergjigjesh kesaj pyetje do te kuptosh se, cdo te thote te perkulesh para nje ikone apo jo.
    Eshte padituri e plote te pyesesh se perse Thomai e adhuroi Jezusin ne Mish. Eshte hera e pare qe digjoj nje gje te tille , e cila ne thelb nuk ka as forme dhe as ide. Por kjo gje ndodh tek ju sepse ju mungon fjala e Perendise. Hape Biblen , nese ke, tek Gjoni:13:13, dhe lexo se si ju drejtohet Jezusi apostujve te tij:
    " Ju me quani mesues dhe ZOT, mire thoni sepse jam."
    Atehere le te bej te njejten pyete te pa kuptimte qe ju me beni: Ke quan Zot Jezusi : Formen e tij njerezore MISHIN, apo Fjalen Personi i dyte i TRINISE se Shenjte.
    Duke dale ne nje rruge te gabuar arsyetimi ,ju , deshironi qe me kete rast te nxirni IKONAT si dicka materjale te cilat mund edhe ti adhurosh. Por perse Mojsiu nuk e lejoi populline Izraelti qe te bente kete gje?
    Me posht ju thoni: Meqenese Jezusi nuk e ka rrenuar (shfuqizuar) Ligjin, por plotesuar ate ,perse mohoni tempujt fizike, dmth, godinat e Shenjta kishtare, dhe shume mesime te tjere me ndikime nga ligji?
    Nese deshiron te mesosh plotesisht mbi kete teme te ftoj qe te lexosh letren e Hebrenjve, atje ke mesim teper te qarte mbi Tempujt e shenjte, mbi ligjin, dhe mbi plotesismin qe Jezusi i beri Ligjit. Por me gjithate po te them disa fjale.
    Se pari: cfare kuptojme me plotesismin qe Jezusi i beri Ligjit?
    Qellimet e ligjit ishin:
    Qe njeriu te njihte DREJTESINE dhe madheshtine e Perendise.
    Qe njeriu te njihte mekatin.
    Qe njeriu te njihte natyren e tij te dobet dhe me katare ,
    Qe njeriu te pranonte se per shkak te DOBESISE se MISHTI ,,ai nuk mund te dilte i DRJTE perpara Perendise, pra ai ishte vecse nje qenie e dobet dhe mekatare..
    Dhe qellimi final dhe perfundimtar i Ligjit ishte : Qe kombi i Izraelit te njihte Krishtin Galatasit:3:24:
    Cfare beri JEzusi me vdekjen ne kryq?
    Ai e shpetoi njeriun nga ndeshkimi i Ligjit, duke e mare mallkimin dhe mekatin e njeriut , te deshmuar prej Ligjit te Shenjte te Perendise, dhe duke e hedhur mbi vete, Keshtu i Krishteri nuk eshte me nen mallkim te Ligjit , por nen besim te Krishtit. Pra Fjala e veshi njeriun , pikerisht per ta nxjere ate nga mekati dhe vdekja , te paster para Perendise. Vetem Krishti e plotesoi Ligjin , sepse Vetem ai nuk mekatoi, dhe te mos mekatosh do te thote te jesh i DREJTE, pra ta kesh plotesuar rregullen e Ligjit. Te plotesosh Ligjin , do te thote te Jesh i Drejte. pyetja eshte : Po njeriu e ploteosi Ligjin? Po ne e kemi plotesuar ate me ane te Krishtit , pra ne u beme te DREJTE jo nepermjet verpave te Ligjit , por nepermjet besimi tek Krishti. Kjo na dha mundesine qe te dalim te lare perpara Perndise , nepermjet Gjakut te Krishtit, Keshtu ai njeri i cili a ka permbushur Ligjin , me ane te besimit tek Krishti , nuk eshte me nene denim te Ligjit , por nen besim te Krishtit.
    Mesimi mbi Ligjin eshte nje nga mesimet me te veshtira ne Bibel dhe kerkon nje pjekuri te madhe ne besim , per ta kuptuar.
    Po keshtu ne lidhje me tempujt e shenjte , po te them edhe vete fjalet e Zotit tone Jezus Krisht. Luka:21:5-6.
    Kur Jezusi doli nga tempulli , apostujt filluan ti tregojne zbukurimet FIZIKE te Tempullit, po Jezusi ju tha:
    "NGa te gjitha keto gjera qe ju vini re, do te vijne ditet qe nuk do te mbetet gur mbi gur pa u renuar." Perse Jezusi e tha kete gje per tempullin?
    Cfare ndodhi ne Tempull gjate momentin kur Jezusi dha frymen?
    Mateu:27:51:
    " Dhe ja VELI i tempullit u shqye ne dy pjese, nga maja e deri ne fund....."
    CFare na tregon Perndia me CARJEN e VELIt ne tempull , ne momentin kur JEzusi dha frymen? Lexo Hebrenj:9:1-28: Ketu do te kuptosh se perse veli u ca ne mes.
    Tempulli kishte vend te shenjte dhe vend shume te shenjte , dhe keto ndarje ishin me VEL, dhe ne kete vend shume te Shenjte afrohej sakrifica prej krypriftit per populline Perendise. Por me vdekjen e Jezusit ne kruq , nuk ka me VEND shume te Shenjte ne tempull, per te bere sakrificen, sepse Sakrifica e Perendise eshte vete Jezus Krishti, i cili u dha njehere e pergjighmone ne kryq , per te gjitha mekate e botes. Pra qe atehere nuk ka me vend dhe tempull te shenjte, gjithmone ne kuptimin FIZIK. Por kush eshte tempulli i Shenjte i Perendise?
    Je se cfare na thote Apsotulli Pal tek 1Korinth:3:16.
    " A nuk e dini ju se jeni tempulli i Perendise dhe se Fryma e Perendise banon ne ju?"
    I nderuar Klodi, e megjithse ju perpiqeni qe ti quani nje pjese te te besimtareve te Krishtit , me epitete te te ligut satana, perseri duhet te pranosh se je vetem nje i verber qe mendon se sheh.
    Pendohu dhe keroi falje Perndise per ofezen dhe perndjekejen qe i ben nje pjese te kishes se Krishtit , dhe pas kesaj do te kesh nje paqe dhe mardhenie me Krishtin. dhe do te kesh mundesi qe te duash jo vetem te afermin tend, por edhe armikun tend.
    Ju thoni se portestantet adhurojne Perendine neper banja.
    Kjo eshte fale fetarizmit tend fanatik e te verber, sepse i krishteri e adhuron dhe falenderon dhe i lutet Zoti ne cdo vend , Bibla thote se Zoti eshte i kudondodhshem. Por nese nje i krishtere eshte ne rrezik per jeten ,ai edhe ne banje ja drejton lutjen Perendise. Davidi u xhvesh lakuriq perpara ushtrise se tij, dhe e adhuraoi Perendine, duke perulur veten para te madhit Perendi.
    Klodi perpiqu te gjesh nje bibel dhe ta lexosh , dhe me pas do te kuptosh dhe do te njohesh se kush eshte Perendia dhe Zoti Krisht , si dhe cfare kerkon ai nga ty.
    Me nderim Deshmuesi i Krishtit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 15-08-2002 mė 19:55

  2. #12
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    klodit

    o klod vellai me fal qe po ta them por ti je fanatik edhe jo i krishtere. Te jesh i krishtere do te thote qe te deshmosh krishtin edhe jo njerezit e fese qe i perkete. me trego nje te vetemin qe eshte biblen nder te gjithe atyre qe besuan ne Jezusin. asnje nuk ka shpallur nder njerezit pjetrin, marine, gjonin, etj. por vetem njerin JEZUSI!!! Te keshilloj vellai qe ti ti thuash Zotit qe te te tregoje se per ke duhet te flasesh edhe qe ti ta njohesh me mire.
    Mos harro se Jezusi vdiq per ty edhe jo njerezit(kushdoqofshin ata), po nuk beson lexo 1 korintasit 3:1-11!!!

    Zoti te bekofte. do te lutem per ty!!!
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  3. #13
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Deshmues!

    Satanike eshte perpjekja juaj per te nxjerre shkrimet kopje te mia. Nuk kemi ardhe per te treguar fillosofira personale. Sjam PROTESTANT.

    Une DHIATEN E RE e kam patur 10-zoterote, ne shkolla ku nuk e merrte njeri kollaj ate note. Ti madje as qe besoj te kesh ndonje arsimim fetar.

    Madje te siguroj edhe per gjera te tjera qe kam rezervim te te shprehem, se nuk dua tju njoh juve te gjitheve personalisht.

    Po shkrimet e mia jane te Eterve, se keshtu flasim ne si Kishe, nje trup, e jo me "tallnta" personale qe ju mendoni se i keni dhurate prej larte, tallanta heretike te pashkolluara!

    Nuk i je pergjigjur pyetjeve serish, por ke vazhduar me llafazanerine tipike! Nuk u pergjigjesh dot! Ju keni nje koncept te gabuar te te folurit me bibel, kujtoni se flisni me te edhe per te , por e verteta eshte sic ua kam thene gjithnje e kunderta maksimale e saj! Pergjigju pyetjeve, ndryshe s'ju kam ftuar ne debat, se artikulli s'ka mbaru, as ty e as te tjeret si ty!

    ==============================================

    I ke pare mire pyetjet? Po pati mundesi, mos te lesh as edhe nje pa iu referuar, nuk jane shume pro vec disa!

    Pergjigja jote i ngjan me teper nje reagimi se sa nje pergjigje!

    edhe njehere!

    1) Perse njerezit edhe apostojt e adhuruan Krishtin si Nje, te pandare nga natyra e tij njerezore?

    Kur i referoheshin hyjnise se tij, qe nuk e shihnin dot fizikisht, por shihnin vetem natyren njerezore, mishin e tij, mos mekatonin ne baze te ligjeve te DHV? Pra duke i treguar te tjereve trupin e Krishtit, personin fizik, a ishte mekat qe te thoje Ky eshte Perendia Krisht?

    Kaq fillimisht!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 12-08-2002 mė 05:13

  4. #14
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Edhe ti i krishtero, pash nerin me lej rehat se nuk do merrem me ty ta kam thene para disa muajsh! Po pati mundesi, kur dikush nuk te drejtohet ty, sidomos une, as mos mu drejto!

    Sa per komentet e tua vari ebet, keshtu e ka kjo pune u be deti kos, e Niku kristian!

    =========================================

    edhe te gjitha akuzat qe ti ben per konfuzione te miat ne lidhje me biblen edhe se jam i teri vetem tradite, une pasi nuk kam kohe te pergjigjem me gjate po te them, se nuk jane vecse pjese te zinxhirit te perpjekjeve te tua satanike per tu justifikuar...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 12-08-2002 mė 05:17

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Klodi.

    E megjithse nga goja jote del Uje i hidhur pelin,une perseri do te vazhdoj diskutimin tim , per ata qe duan te njohin te Vertetein , dhe sa here qe ju dhe kushdo qofte te ndryshoni te verteten , une do te nderhyj, jo personalisht si deshmuesi , por me fjalen e Perendise GALAT:2:14.
    Se pari nuk e di se cila pyetjeve duhet ti pergjigjem .
    Se dyti, kam shtruar para jush nje sere argumenta qe vijne nga bibla, dhe ju nuk i jeni pergjigjur. Arsyen e kuptoj , kjo ndodh se ju nuk e njihni zbulesen e Bibles. Sa per dhejten qe ke mare te lumte , se nepermejt dhjetes tende , jam ne gjendje qe te njoh mesuesin tuaj.
    Sa per arsimimin tim , mendoj se nuk e vlen qe te mburem1Korinth:9:16. Per Krishtin jam thjesht nje ENE ne doren e tij.
    Ju beni nje pyetje: Perse Apstujt e ADHURUAN Kishen...?
    Kjo eshte pyetja me e gabuar qe mund te beje nje i krishtere. Ne asnje vend ne bibel nuk kemi mesim per te adhuruar kishen, dhe nuk kemi asnje besimtar ne bibel qe te kete bere nje veprimte tille.Shiko se si ju thote Pali Korinthasve 11:1:
    " Beni si bej une, sepse dhe une bej si Krishti"
    Pali eshte ARQITEKTI qe Perendia perdori per te hedhur THEMELIN e kishes: Jezus Krishtin 1Kor:3:10. Ai nuk thote: Adhuromeni mua ashtu si une adhuroj Krishtin, por perkundrazi ai thote: Beni( qe do te thote adhuroni) ashtu si une adhuroj Krishtin. Pra drejtuesi , episkopi apo prifti, e meson Kishen se si ajo te adhuroje Perendine Zotin Krisht dhe jo te adhuroje vetveten. Po keshtu JEzusi , i mesoi apostuj se si ata ti luteshin Atit Perendi. Lutja eshte elementi kryesor i ADHURIMIT. Ne asnje vend ne bibel, qofte ne DHJ.V apo ne ate te RE, nuk kemi mesim prej Perendise , ku Perendia ti mesoje besimtaret , se si ata te adhurojne OBJEKTET apo gjera te tjera te shenjta. E gjithe Bibla del ne nje perfundim te qarte dhe te vetem: ADHURIMI I TAKON VETEM PERENDISE. sepse Perendia eshte Xheloz dhe e krijoi gjithshka per vetene tij.
    Jezusi ne asnje mesim te tij nuk na tregon nje gje te tille, ai kure nuk i mesoi besimtaret qe ta THEMELOSIN besimine tyre mbi
    Kishen. Ai i mesoi Besimtaret qe ta themelosin besimin , mbi THEMELIN e kishes, dhe ky themel eshte Krishti. Ne jemi te themelosur mbi THEMELIN e apostujve, dhe jo mbi apostujt, dhe ky themel eshte Krishti. BESIM ka vetem ne emer te Krishtit. Kjo ka dhe kuptimin dhe arsyen e saj. Me lejoni qe tju pyes:
    Kush e beri sakrificen e shpetimit: Kisha apo Krishti?
    Ne emer te kujt ka Shpetim : ne emer te Krishtit apo te Kishes?
    Kisha zgjodhi Krishtin apo Krishti e formoi Kishen?
    Kisha udheheq Krishtin apo Krishti Kishen?
    Kisha eshte Autoriteti dhe pushteti , apo Krishti?
    Kisha i dha pushtet Krishtit apo Krishti kishes?
    Krishit i dha Kishes pushtet, por nuk eshte kisha pushteti. Jezusi tha se, gjerat qe do te lidhni ne toke , do te jen lidhur dhe ne qiell. Shikoje pra: Ne kerkojm , por Krishti e lidh, sepse ai eshte pushteti. Vertet Kisha eshte nje ne Krishtin por Krishti eshte KOKA, dhe kisha TRUPI, nese i vendos anasjelltas, humbet e verteta. Ketu ne kete pike nuk mund ti referohesh konceptit te aritmetikes ku 1=1. Ne jemi nje ne KRishtin, por ai eshte mbi te gjithe ne. Kisha duke e njohur kete mardhenie midis saj dhe Krishtit, e ndjek gjithmone Krishtin hap pas hapi, dhe asnjehere Krishti nuk e ndejk Kishen(gjithmone flas ne Pushtetin udheheqes). Ajo kishe qe nuke kupton kete mardhenie me Jezusin, humbet drejtimin, dhe shkon ne rruge te gabuar. Prandaj ka dhe shume kisha te reme. Konkretisht kisha e deshmimtareve te jehoves. Ajo eshte larguar nga DREJTIMI i Krishtit, per faktin se nuk e pranon Jezusin Perendi. Cdo kishe qe mohon kete fakt , nuk ben gje tjeter , vecse largon pushtetin drejtues te Perendise. Ju nuk jeni ne gjendje qe te kuptoni kete te vertete, sepse nuk e njihni Zbulesen e Bibles. Shiko se si i tha Krishti samaritanes Gjon:4:24:
    " Perendia eshte fryme, dhe ata qe e ADHUROJNE (dmth. kisha) e adhurojne ne Fryme dhe ne te vertete." E di cdo te thote : " ne FRYME dhe ne te VERTETE? Kjo do te thote: te kesh Frymen e Perendise, dhe te jesh i ndertuar ne te VERTETEN , dhe e verteta eshte Kirshit.Gjon14:6: Me gjej nje varg ne bibel , ku ju e mbeshtetni thenien tuaj. Jam ne pritje per kete gje dhe do tja u kerkoj me ngulm.
    Tani dua te di pronocimin tuaj ne lidhej me diskutimin e ikonave. Une ju kam sjelle plot argumenta biblike, rreth atyre qe ti pretendon, tani eshte radha juaj qe te drejtoni diskutimin tuaj , gjithmone i mbeshtetur ne "ETALON" Biblen e Perendise. Arsyeja se perse e kerkoj kete , ka te beje me faktin se ju , pas cdo diskutimi tim , dini vetem te shani me nje goje plote HELM, dhe perballe fakteve biblike , ju nuk sillni azgje, kjo menyre eshte DREDHUESE. Nje i krishtere nuk duhet ti dredhoje bisedes, por duhet te diskutoje me zemer te hapur duke deshmuar fjalen dhe diturine e Perendise. Po pres prononcimin tyuaj, konkrtetisht jemi tek diskutimi i Ikonave. Faktet Biblike ti kam sjelle , duke te vendosur arsyen se : perse Mojsiu nuk e mesoi popullin e Perendise qe te bente IKONA te Porfeteve te asaj kohe , si dhe tju perulej dhe ti adhuronta ato? Si dhe : Perse nuk ka me vend apo tempullt (fizik), te shenjte, por Tempulli i Perendise eshte vete i Krishteri i vertete? te gjitha referencat ti kam dhene simbas Bibles, pra ju kam argumentuar vetem mbas bibles, nese je kunder sill argumentin tend , por te mbeshtetur ne Bibel, jashte saj , do te thote , jashte "ETALONIT".
    Po keshtu:Perse Ikonat u shfaqen mbas ardhjes se Krishtit, dhe mesimi i tyre nuk vjen prej Shkrimit?
    Kjo eshte menyra me e mire per tu ballafaquar , ne menyre qe te shohim se si eshte e verteta.
    Ju thoini se , une kam nje koncept te gabuar ne te folur me biblen. Te siguroj kjo gje nuk me shqeteson , sepse ne te njejtin perfundim kane dale dhe myslimanet , te cilet me verberine e tyre ndaj fjales se Perendise , sa here qe kane sjelle shkrime plotesisht satanike ndaj KRishtit dhe fjales se Perendise, i kam kundershtuar jo me mendjen e deshmuesit , por me fjalen e diturine e Perendise. Ja se cfare thote Krishti per nje te krishtere, kur ai perballet me kundershtaret e Kirishtit Matte:21:15:
    " sepse une do tju jap nje goje e nje dituri te tille, te cilen te gjithe kundershtaret tuja nuk do te jen ne gjendje qe tju kundershtojne, ose ti rezistojne."
    Deshmuesi ka sjelle ketu vetem fjalen e Perendise, te ciles nuk ka mendje njerezore qe ti kundershtoje dhe ti rezistoje. Ky fakt ju ben juve qe te mos jeni ne gjendje qe te diskutoni sa here qe perballeni me fjalen e Bibles, prandaj dhe dini vetem te fyeni, te perndiqni dhe te ofendoni.
    Perpiqu qe te diskutosh me butesi, ky eshte virtuti i pare i te krishterit , dhe nese nuk je dakort me diskutantin sill argumentin tend , dhe te siguroj se sa here qe te sjellesh argument te mbeshtetur ne bibel , kurr nuk do te deshtosh, por do ti sjellesh njerezit tek Perendia, tek Krishti.
    Menyra jote e komunikimit dhe fjalori i juaja , nuk mund te vijne prej nje te krishteri, ato jane thejsht prej nje njeriu te botes. Njeriu vete nuk ndryshon, une per vete kur nuk njihjna Krishtin , isha me keq se ju, por Perendia me ndryshoi ne Karakter , duke me bere nje me Krishtin , dhe ky ndryshim vjen nese ti e lejon Jezusin qe nepermjet FJALES(BIBLES), dhe Frymes se Shenjte, tju ktheje ne nje ENE te vlefshme per Perendine. NDiq shembullin e apstullit Pal.
    Sa per kishen dhe Krishtin , ti ke nje koncept jo te qarte.
    Kisha e Krishtit jane vetem besimtaret "PURO", dmth. te gjithe shenjtoret e zgjedhur dhe te shpetuar, pavaresisht se cilit sekt kristjan i perkasin. Lexoi se si i mbyll Pali letrat e tij, drejtuar bashkesive te ndryshme te krishtere . Ai thote :Kishes qe mblidhet ne shtepine e atij apo ketij njeriu. Pra Kisha e Perendise , nuk ka kuptimin e nderteteses, apo shenjterine e gjerave fizike. Kisha eshte i Krishteri , i cili eshte tempulli i Perendise, ku ri dhe Fryma e Perendise1Korinth:3:16. Krishti banon ne zemer te njeriut Besimtar, dhe jo ne nje ndertese apo gjetke. Kur te kuptosh kete fakt , do kesh njohuri te plote tek Jezusi.
    Deshmuesi i Krishtit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 12-08-2002 mė 21:25

  6. #16
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Re: Apologji e Shen Joan Dhamaskinit, kunder atyre qe mohojne ikonat

    [QUOTE]Postuar mė parė nga klod
    [B]============================================

    Hyrje nga Klod

    Meqe heretiket jane te shumte edhe keta qe veshin lekuren e te qenurit qengja jane edhe me mistreca se ato qe nuk e bejne kete, edhe ngacmohen me pyetje te parespekta, po shoh te arsyeshme ti bej nje shtese te vogel hyrese artikullit.

    Sic e kam theksuar edhe ne shume artikuj edhe shkrime te meparshme ne lidhje me praktika edhe doktrina Kishtare per tema te ndryshme, me duhet te ritheksoj se :

    E Verteta iu shpall Kishes prej Krishtit gojarisht (kete mesim e mbeshtet mesimi Kishtar, tradita e saj edhe tradita e shkruar Bibla).
    pra Krishti nuk la vete ndonje liber te shkruar me doren e tij, perse? (sipas menyres qe protestantet e perdorin biblen me nje fare 'idhujtarie', kujtoj ketu se 'ligji u be per njeriun e jo njeriu per ligjin', i shkonte ketij koncepti me teper qe dhiata e re ti ishin shkruar prej vete Krishtit si nje liber "legjitim" e "i paprekshem"!

    Perse Krishti ia la Kishes ta shkruaje? Mos dote thote se autoriteti i Kishes eshte i barabarte me ate te Krishtit? Dmth se eshte njelloj si ta shkruaje Krishti apo Kisha! Kete autoritet te le te nenkuptosh edhe termi Kisha=Trup i Zotit!

    E Verteta qe Krishti i zbuloi Kishes, edhe nepermjet saj gjithe njerezimit, eshte nje e Vertete, eshte e gjitha e Vertete, edhe nuk ka pjese te "parendesishme" te saj! Cenimi i nje pjese cenon te teren!

    E theksoj kete, pasi sic do ta shihni heretike, te padenje e te pakualifikuar as per te qene te tille te pakten, parashtrojne se ndjekja e mesimeve te tilla eshte humbje kohe e kundra Zotit!

    Kujtoj se ne fillimet e tij, po ky person thosh-e kush jam une te gjykoj te krishteret, nusen e Krishtit, duke ua thene kete atyre qe gjykonin mesimet e mia, edhe duke qene se ai tashme i kishte gjykuar te krishteret ortodokse ne te vertete , me ato qe thote pasi une nuk iu pergjigja gjuhes se tij lakatare! HIPOKRIZI!!!!!!


    Kisha ka theksuar gjithnje, se mohimi i mesimit mbi nderimin e ikonave, eshte nje mohim direkt e indirekt i Trupezimit te Krishtit!!!!

    A do te mund te me thosh ndonje heretik, se perse mendon ai se Kisha e thote nje gje te tille?

    Ndoshta duke e vrare pak trurin tuaj te brumosur keq, mund edhe te mesoni pak!


    ==============================================
    Citm i pare i imi! A mund te me tregoje ndonje se ku kam pyetur une ne kete citim se apostojt kane adhyruar Kishen?

    Deshmuesi as nuk e sheh sa per cfare une pyes fare qarte!

    Kjo tregon pjekurine edhe "paqen" e tij te vertete kur lexon!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 13-08-2002 mė 04:31

  7. #17
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    =======================================

    PYETJE!!!! PO NUK U PERGJIGJE, POPULLI I THJESHTE THOTE - SE S'KENA NEVOJE PER GOMARRLLEQE!

    1)TRUPIN,MISHIN E KRISHTIT E ADHURUAN APOSTOJT E NJEREZIA E KOHES SE KRISHTIT, APO JO?

    2)NQS PO, SI KA MUNDESI TE ADHUROJNE MISHIN E KRIJUAR, MATERIEN?

    3) NQS TI THUA QE JO, ATEHERE DO TE SJELL PJESET NGA UNGJILLI, E ME PAS MOS NA HUMB KOHEN KOT!
    ===========================================

    Citim nr 2 i imi! A mund te me thote serish Deshmuesi, apo ndonje shok ku pyes une se apostojt adhuruan Kishen?

    Ti ende serish te them nuk di pyetjet e mia, edhe je lodh kot duke ja fut kot me pergjigje!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 13-08-2002 mė 04:33

  8. #18
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    S'eshte surprize, por sorrollatesh me tematika te mesuara permendesh ne oret e shumta te parazitizmit llafazn protestant!

    Verejtje-nqs Krishti se paska rrenuar ligjin, por plotesuar ate, perse mohoni temujt fizike, dmth godinat e shnjta Kishtare edhe shume mesime te tjera me ndikime nga ligji? Edhe keni per borxh ne menyre te parespekte te adhuroni edhe neper banja Zotin fale injorances shpirterore!

    Po misherimi i Krishtit pra, a eshte ne kundershtim me ligjet e DHV?

    Pse Thomai iu perul e adhuroi Krshtin ne mish? Adhuroi Krishtin njeri? Materien? Perese nuk i tha, une te adhuroj ty si Perendi jashte trupit tend te krijuar njerezor?!
    ======================================

    A mund te me thuash serish se ku e kam bere pyetjen per te cilen ti thua se une e kam bere?

  9. #19
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    postuar me pare nga deshmues




    Ju beni nje pyetje: Perse Apstujt e ADHURUAN Kishen...?
    Kjo eshte pyetja me e gabuar qe mund te beje nje i krishtere.

    ==============================================
    pergjigja e klod!


    Perse akuzohem une per nje pyetje te tille??!!

    Nuk perqendrohesh dot me ne lexim? Po te tundet themeli nder kembe, apo po e ben me kedashje qe te cosh te tjeret ne keqkuptim!

    Kjo tregon se artikujt e tu "pergjigjes" kane qene ne ajer, e s'kane dite per cfare flasin!

    Pergjigje

    edhe me cito pak pyetjet e tua 1, 2, 3, etj!

    Dhe mos dil serish nga tema, perqendrohu, se kohen se kam ne dispozicionin tend!

  10. #20
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Ēka bere vaki ketu ?

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mocioni, Berisha flet pėr gjithēka, por jo pėr Fazlliē
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  2. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Kryeministri i Kosovės jep dorėheqjen
    Nga rudo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •