Manulaki, ja pra ti qe e ke Shpetimin, qe e ke Hirin, e ke bere kete, e ke marre Kryqin tend, i ke braktisur te gjitha per hir te Krishtit?
Manulaki, ja pra ti qe e ke Shpetimin, qe e ke Hirin, e ke bere kete, e ke marre Kryqin tend, i ke braktisur te gjitha per hir te Krishtit?
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
Marrja e Kryqit eshte "veper e perditshme" dhe une nganjehere e marr, here e rrezoj, here e harroj, me Hirin e Krishtit kthehem dhe filloj nga e para.Postuar mė parė nga Matrix
Psalmisti thote: "Meshirat e Perendise jane te reja cdo mengjes!" Meshira eshte ne Kryqin. Nuk ka Meshire pa Kryqin dhe as Kryq pa Meshire!
Pershendetje
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Manulaki : 21-01-2005 mė 11:54
Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!
Po keto vargje si komentohen?
Mateu 7
21 Jo cdo njeri qe me thote: "Zot, Zot" do te hyje ne mbreterine e qieve; por do te hyje ai qe kryen vullnetin e Atit tim qe eshte ne qiej.
22 Shume do te me thone ate dite: "O Zot, o Zot, a nuk profetizuam ne ne emrin tend, a nuk i debuam demonet ne emrin tend, a nuk kemi bere shume vepra te fuqishme ne emrin tend?".
23 Dhe atehere une do t`u sqaroj atyre: "Une s`ju kam njohur kurre; largohuni nga une, ju te gjithe, qe keni bere paudhesi".
Mateu 25
14 ``Mbreteria e qiejve i ngjan gjithashtu nje njeriu, qe, kur po nisej per nje udhetim, i thirri sherbetoret e tij dhe u besoi pasurite e veta.
15 Njerit i dha pese talenta, tjetrit dy dhe nje tjetri nje; secilit sipas zotesise se tij; dhe u nis fill.
16 Tani ai qe kishte marre te pese talentat shkoi, dhe beri tregti me to dhe fitoi pese te tjere.
17 Po ashtu edhe ai qe kishte marre dy talenta fitoi edhe dy te tjere.
18 Por kurse ai qe kishte marre nje, shkoi, hapi nje grope ne dhe dhe e fshehu denarin e zotit te vet.
19 Tani mbas nje kohe te gjate, u kthye zoti i atyre sherbetoreve dhe i beri llogarite me ta.
20 Dhe ai qe kishte marre te pese talentat doli perpara dhe i paraqiti pese te tjere, duke thene: "Zot, ti me besove pese talenta; ja, me ato une fitova pese talenta te tjere".
21 Dhe i zoti i tha: "Te lumte, sherbetor i mire dhe besnik; ti u tregove besnik ne gjera te vogla, une do te te ve mbi shume gjera; hyr ne gezimin e zotit tend".
22 Pastaj erdhi edhe ai qe kishte marre te dy talenta dhe tha: "Zot, ti me besove dy talenta; ja, me ato une fitova dy talenta te tjere".
23 Dhe zoti i tij i tha: "Te lumte, sherbetor i mire dhe besnik; ti u tregove besnik ne gjera te vogla; une do te te ve mbi shume gjera; hyr ne gezimin e zotit tend".
24 Ne fund erdhi edhe ai qe kishte marre vetem nje talent dhe tha: "Zot, une e dija se je njeri i ashper, qe korr atje ku nuk ke mbjelle dhe vjel ku nuk ke shperndare,
25 prandaj pata frike dhe shkova dhe e fsheha talentin tend nen toke; ja, une po ta kthej".
26 Dhe i zoti duke i pergjigjur i tha: "Sherbetor i mbrapshte dhe pertac, ti e dije se une korr atje ku nuk kam mbjelle dhe vjel aty ku nuk kam shperndare;
27 Ti duhet t`ia kishe besuar denarin tim bankiereve dhe keshtu, ne kthimin tim, do ta kisha marre me interes.
28 Prandaj ia hiqni ketij talentin dhe ia jepni atij qe ka dhjete talenta.
29 Sepse atij qe ka do t`i jepet edhe me e do te kete me bollek te madh, por atij qe nuk ka, do t`i merret edhe ajo qe ka.
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
Mateu 13
1 Tani po ate dite, Jezusi doli nga shtepia dhe u ul ne breg te detit.
2 Turma te medha u mblodhen rreth tij keshtu qe ai hipi mbi nje barke dhe u ul; dhe gjithe populli rrinte ne kembe ne breg.
3 Dhe ai u paraqiti shume gjera ne shembelltyre, duke thene: ``Ja, nje mbjelles doli per te mbjelle.
4 Ndersa po mbillte, nje pjese e fares ra pergjate rruges; dhe zogjte erdhen dhe e hengren.
5 Nje pjese tjeter ra ne gurishte, ku nuk kishte shume toke, dhe mbiu shpejt sepse terreni nuk ishte i thelle;
6 por kur doli dielli u fishk dhe u tha sepse s`kishte rrenje.
7 Nje pjese tjeter ra midis ferrave dhe ferrat u rriten dhe ia zune frymen.
8 Nje tjeter ra ne toke te mire dhe dha fryt duke dhene njera njeqindfish, tjetra gjashtedhjetefish dhe tjetra tridhjetefish.
Veprat 24
24 Pas disa ditesh Feliksi, qe kishte ardhur me gruan e vet Druzila, qe ishte jude, dergoi ta therresin Palin dhe e degjoi lidhur me besimin ne Jezu Krishtin.
25 Dhe, duke qene se Pali fliste per drejtesi, per vetekontroll dhe per gjyqin e ardhshem, Feliksi, shume i trembur, u pergjigj: ``Per tani shko, dhe kur te kem rast, do te dergoj te te therrasin``.
26 Njekohesisht ai shpresonte se Pali do t`i jepte para qe ta lironte; dhe prandaj e therriste shpesh dhe bisedonte me te.
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
I dashur vella Matrix, ke shume te drejte, sa nga ne e kane bere kete?Postuar mė parė nga Matrix
Eshte e verete se sa me shume e njohim Krishtin, sa me shume e perjetojme Ate, aq me shume kuptojme kotesine e gjerave tokesore. Eshte pikerisht kur fillojme te njohim Ate, qe fillojme te mbledhim pasuri per ne Qiell, dhe jo ketu per ne toke.
Por a do te thote kjo se nuk jemi te shpetuar, se nuk jemi te shenjte?! Une per veten time jam dakort se per Hir te Krishtit ja vlen te braktisesh cdo gje ketu ne toke. Dhe historia na ka treguar se shume persona e kane bere kete gje me kenaqesi te madhe. Shume veta jo vetem kane vuajtur me gezim per hir te Krishtit, por e kane quajtur se Ai po u ben nder atyre qe i lejoji te vuajne. Por kjo eshte nje stad shume me i thelle, ku keta njerez duke i qendruar besnik Atij, dhe duke pasur nje dashuri te pakufishme per Te, ka ardhur casti qe Ai u ka kerkuar qe ata te braktisin cdo gje nga pasurite e tyre.
Fatkeqsisht, ne nuk kemi arritur ne ate nivel besimi dhe dashurie ndaj Tij. Por dua ta theksoj, pamvarsisht nga mosha jone e vogel, ne perseri jemi bijte e Tij. Mendo pak te krishteret e Korinthit. A kishin braktisur ata cdo gje per hir te Krishtit? Jo! dhe megjthate ata ishin te shenjte dhe te shpetuar.
Dua te sjell edhe nje shembull tjeter nga Korintasit. Ja se si u drejtohet Pali atyre: "Dhe une deshiroj qe ju te jeni pa merak. I pamartuari merakoset per gjerat e Zotit, si mund t'i pelqeje Zotit; por i martuari merakoset per gjerat e botes, si mund t'i pelqeje gruas se tij. Ka dallim gruaja nga vergjeresha; e pamarturara kujdeset per gjerat e Zotit qe te jete e shenjte ne trup e ne fryme,kurse e martuara kudjeset per gjerat e botes, si mund t'i pelqeje burrit."
Pra sic e sheh, edhe Pali e pranon se eshte pothuajse e pamundur te braktisesh cdo gje kur dikush krijon familje. Familjaret kane edhe pergjegjesi te tjera, per t'u kujdesur per pjestaret e tjere te familjes, keshtu qe nuk mund tja kushtojne jeten e tyre vetem Zotit. Pra nuk jane te gjithe te thirrur qe te braktisin te gjitha gjerat dhe te ndjekin Zotin. Dhe megjthate edhe keta familjare jane te shenjte.
Ne nje vend tjeter, Pali ankohet se kishat nuk e kishin ndihmuar aq sa duhet Palin nga ana ekonomike. Dhe megjithate ato te krishtere ishin te shenjte.
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
Manulaki:LiveinTwoPlaces:Marrja e Kryqit eshte "veper e perditshme" dhe une nganjehere e marr, here e rrezoj, here e harroj, me Hirin e Krishtit kthehem dhe filloj nga e para.I dashur vella LiveInTwoPlaces dhe moter ManulakiUne per veten time jam dakort se per Hir te Krishtit ja vlen te braktisesh cdo gje ketu ne toke...Fatkeqsisht, ne nuk kemi arritur ne ate nivel besimi dhe dashurie ndaj Tij...
Me duket se ketu flitet per dy lloje te ndryshme Kryqesh. Manulaki flet per nje Kryq te perditshem (qe me sa kuptoj eshte nje disiplinim i vetes, pa nenkuptuar patjeter braktisje totale te cdo gjeje tokesore) ndersa LiveInTwoPlaces flet per nje Kryq tjeter qe eshte braktisja e cdo gjeje qe kemi ketu, duke perfshire dhe familjen. (A nuk bene te njejten gje te dymbedhjetet?), dhe me te drejte pranon se nje Kryq te tille asnjeri nga ne nuk guxon ta marre.
A jane keto dy Kryqe te ndryshme, apo aspekte te te njejtit Kryq?
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
I dashur vella, pergjigja ime ishte e bazuar ne kete pyetje:
Jo me kot te kam sjelle edhe shembullin e te shenjteve te Korinthit kur Pali u flet per martesen. Jo te gjithe jane te thirrur te braktisn cdo gje dhe, jo te gjthe kane arritur ne ate faze sa qe te braktisin cdo gje. Ka njerez qe e kane bere ne nje cast te jetes se tyre, por ne pergjithesi keta jane ata qe jane thirrur t'i sherbejne Perendise dhe te punojne per Te. Nepermjet punes se ketyre njerezve, Perendia ka sjelle shume veta ne Krisht. Por keta te tjeret nuk kane braktisur cdo gje per hir te Perendise, pasi nuk jane thirrur t'a bejne nje gje te tille.Postuar mė parė nga Matrix
Kam shume deshire te sjell ketu ne forum, nje liber qe quhet "Vuajtjet" nga nje besimtar dhe punetor nga Nepali qe queht Prem Predhram, por koha ime eshte shume e zene. Mbase Matrix, nese do te me ndihmoje me perkthimet qe kam nisur, do ta sillja edhe kete liber. Nese nderkohe qe po perkthej kapitullin e pare te "Ortodoksia e Kishes", ti te perktheje kapitullin e dyte. Ne kete menyre do gjeja pak kohe te perktheja edhe librin e Prem Predhram. Megjithate e di se nuk ke mundesi pasi pervec oreve te gjata te punes, po ben edhe perkthimin e "Clirimi i Frymes".
Se fundi, dua te them se ata qe vuajne shume, ne pergjithesi jane punetoret e kishes dhe ata persona vuajne per hir te Kishes.
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
Cdo njeri ka Kryqin e vet. Ate Kryq qe me eshte dhene mua, nuk mund ta mbaje dot dikush tjeter. Une jam e pergjegjshme per Kryqin tim, jo per Kryqin e dikujt tjeter. Secili ne Mbreterine e Perendise ka Talentin-Kryqin e vet. Dhe Krishti do te me kerkoje llogari per ate Kryq qe me ishte dhene mua, jo Pavlit. Cdo kush ka thirrjen e vet nga Perendia dhe eshte pergjegjesi e gjithesecilit te dallojne c'kerkon Perendia nga ata. Nese une shkoj neser dhe mbaj Kryqin e Ndreut, Perendia nuk do te me lavderoje pasi une nuk kam mbajtur barren time, nuk kam kryer pergjegjesite e mija.
Dikush eshte thirrur te jete familjar, dikush beqar, dikush te shkoje ne mes te Afrikes, secili ka Kryqin-talentin e vet. Talenti im dhe Kryqi im eshte kjo jete qe me eshte dhene. Perendia e di shume mire se une mund te perpiqem te bej dicka tjeter, te bej mrekulli, apo te shkoj e te jap jeten time. Por fakti eshte qe nese une e bej nje gje te tille dhe ai Kryq nuk eshte per lavdine e Perendise por timen, atehere ai kryq eshte i pavlere. Une e njoh Kryqin qe mua me ka dhene Perendia dhe them eshte veper e perditshme te mbash Kryqin sepse jemi njerez te dobet dhe ashtu sic e mohoi Pjetri, ashtu sic kerkonin lavdi dy dishepujt e tjere (qe tani nuk me kujtohet emri, qe donin te ishin te ulur prane Krishtit ne te djathte te tij), ashtu si u tunduan dhe i qendruan tundimit te gjithe te krishteret perpara nesh, ashtu kemi dhe ne rrezimet dhe humnerat tona.
C'pergjigje u dha Krishti atyre dy dishepujve: "A mund ta pini ju kupen time?" dhe ata u pergjigjen po dhe Krishti perseri u tha: "Juve mund ta pini kupen time, por nuk eshte per mua te vendos kush do te ulet i pari ne te djathten time."
E pra mund te pime kupe vuajtjesh, por a eshte ajo kupe qe na ka vene Perendia perpara per lavdine e tij, apo eshte nje kupe qe ne duam ta kemi per lavdine tone.
Pershendetje
Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!
Sekreti ne keto vargje qendron te fjala kurre. Pra ata nuk ishin asnjehere bijte e Perendise.Postuar mė parė nga Matrix
Kesaj shembelltyre nuk mund t'i jap shpjegim. Eshte me mire disa here te pedorimi fjalen Nuk e di! Por fakti qe nuk dime t'i japim shpjegim nje shkrimi te Bibles nuk do te thote se jemi patjeter gabim ne bindjet tona.Postuar mė parė nga Matrix
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
Nuk e kuptoj pse e ke sjelle kete shembull. Nuk cenon aspak bindjet e mia.Postuar mė parė nga Matrix
Kjo pjese eshte qe nuk e kuptoj fare perse e ke sjelle! Clidhje ka me temen ne fjale?Postuar mė parė nga Matrix
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
Krijoni Kontakt