Close
Faqja 8 prej 15 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 145
  1. #71
    Citim Postuar mė parė nga Astrit77
    Amen moter Manulaki!

    Shpetimi eshte nje moment nje cast, kur ne kuptojme peshen e mekatit tone dhe i kerkojme ndihme Perendise te na cliroje nga mekati. Dhe Perendia ka pergatitur gjithshka tashme per shpetimin tone, mjafton qe ne te pranojme dhuraten e Tij, flijimin e Tij ne kryq per mekatet tona dhe te besojme ne emrin e Birit te Tij dhe ne marrim shpetimin e perjetshem qe nuk humbet kurre, ne rilindim nga uji dhe Fryma.
    Me pas vjen shenjterimi yne, rritja jone ne Krisht. Ashtu sikurse foshnja e sapolindur ka nevoje per qumeshtin e nenes te rritet edhe ne kemi nevoje per qumeshtin e paster te Fjales qe te ushqehemi dhe te rritemi. Nje foshnje asnjehere nuk mbetet e tille, ajo ka vetem nje rruge te ushqehet dhe te rritet, edhe njeriu yne i brendshem duhet te ushqehet dhe te rritet. Ushqimi yne frymeror eshte Fjala e Perendise, eshte Jezu Krishti.
    Falenderoj vella livein qe ne nje shkrim te tijin te meparshem citon nga letra drejtuar Efesianeve qe me kujton pozicionin tim ne te cilin une ndodhem tani me Krishtin, "ne vendet qiellore". Me trup ndodhem ne toke por fryma ime eshte me Perendine e bekuar ne vendet qiellore. Fizikisht ende po ecim neper shkretetire, por destinacioni yne final eshte Jeruzalemi qiellor. Nje dite te gjithe do ta kalojme lumin Jordan (do te vdesim fizikisht), por do te hyjme ne prehjen e Tij perjetesisht. Ata qe kane Krishtin nuk do te shkojne ne gjyq, por do te hyjne ne prezencen e Perendise, me pelqejne shume keto fjale te Jezu Krishtit kur Ai po fliste me judenjte, Gjoni 5:24:

    Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them: Ai qė e dėgjon fjalėn time dhe beson nė atė qė mė ka dėrguar, ka jetė tė pėrjetshme, dhe ai nuk vjen nė gjyq, por ka kaluar nga vdekja nė jetė.

    Eshte me te vertete nje diskutim i mrekullueshem dhe uroj qe te kemi sa me shume te tilla qe me te vertete jane per ndertim dhe inkurajim.
    Zoti ju bekofte!
    Shpetimi eshte fillimi i ecjes me Perendine. Pa qene i shpetuar nuk mund te ecesh me Perendine dhe pa ecur me Perendine nuk mund te qendrosh ne shpetim. Shpetimi nuk eshte vetem nje cast pendimi, por nje jete e jetuar ne Kryq.

    Ashtu si ai femija qe ia pastron plagen, po e beri perseri pise dhe po harroi ta pastroje, gjuri do te semuret perseri, po e harroi rrezimin, do te rrezohet perseri, por jo te gjitha rrezimet te vrasin gjurin, disa te vdesin fare.

    Pershendetje
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar mė parė nga ndreu
    Hyjlindesja dhe Gjithmonevirgjeresha Mari, eterit hyjmbajtes dhe shenjtoret e hyjnizuar qofshin ndermjetesit e tu ne procesin e misterit te shpetimit perballe Perendise Triadik. Naten e mire bre byrazer!
    Ndermjetesi im eshte Jezu Krishti dhe vetem Ai! Ai eshte Avokati im sa here qe Djalli shkon perpara Atit Perendi per te me akuzuar.

    Ndreu, Zoti te bekofte. Une terhiqem nga kjo bisede. Cfare kisha per te thene i thashe.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  3. #73
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Citim Postuar mė parė nga ndreu

    Por kjo dhurate duhet ruajtur dhe ne asnje menyre nuk mund te konsiderohet si e fituar kjo beteje me djallin. [/B]


    Hyjlindesja dhe Gjithmonevirgjeresha Mari, eterit hyjmbajtes dhe shenjtoret e hyjnizuar qofshin ndermjetesit e tu ne procesin e misterit te shpetimit perballe Perendise Triadik. Naten e mire bre byrazer!
    Vella Matrix dhe Livein!
    Ja ku kini shembullin me te qarte, se cdo te thote te shpallesh ungjillin , kur vete je i pa siguri.
    E kuptoni se cdo te thote per nje te krishtere, i cili ende nuk di nese ka fituar ndaj djallit apo jo. Po sjell nje shembull te shkurter, por qe eshte shume i sakte. Kur Davidi mundi Goliathin ne dyluftim, mendoni se ne radhet e ushtrise se izraelit, kishte ndojne ushtar i cili mendonte se beteja ishte ende e pafituar?!
    Une me plot goje deshmoj dhe them se, nje mendim te tille mund ta kishte vetem ai person i cili nuk ishte PREZENT dhe PJESE e FITORES se Davidit.
    Cfare eshte kryqi dhe cfare mesazh jep ai ne zemren e ketij te krishteri?, Cfare eshte Fitorja e Krishtit ne kryq dhe cfare pjese ka ky i krishtere ne FITOREN e Krishtit ne kryq? Ja pra te tilla doktrina, jo vetem qe mbjellin pasiguri, por jane nje rrezik per cdo kend qe i beson dhe i shpall. Nese nje i krishtere nuk ka arritur me ane te Krishtit FITOREN ndaj Djallit dhe mbreterise se tij, atehere si mundet ky i krishter, te luftoje ndaj principatave dhe pushteteve te erresires, per te cilat Pali flet tek Efes:6.12.??? Shikoni pasojen qe sjellin keto doktrina tek i krishteri. Shiko se ke ka NDERMJETES ky i krishtere (Marien, shenjtoret, eteri. dmeth njeriun) kur vete Pali thote tek Romaket se vetem njeri eshte ndermejtesi yne tek Perendia, Krishti.
    Ja pra MAtrxi perse une them se i pasigurti kurre nuk mund te deshmoje siguri, dhe ku nuk ka siguri nuk ka paqe, dhe ku nuk ka paqe nuk eshte Krishti, paqja dhe siguria jone. Amin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 25-01-2005 mė 22:48

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e ndreu
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    105
    Deshmues, je me damblla nga c'kujtoja. Doktrina protestante rreth shpetimit eshte me qesharake se vete Deshmues analfabeti. Reagimi juaj revolucionar, o protestantuce, erdhi si pasoje e kundervenies me pasion kunder indulgjencave te Papes. Kjo nuk do te thote se, meqenese eshte krejtesisht kunder pozicionit te papeve te Mesjetes, eshte edhe e drejta.

    Dhe mos me thuaj se nuk i thurrni argumentet tuaja mbi keto baza, sepse do me detyrosh te te sjell nje tog me doreshkrime autoresh protestante qe mbeshtesin tezen e Hegelit: teze, antiteze, sinteze.

    Domethene, sipas jush, qendrimi i Papes ishte i gabuar (teza). Ne iu kundervume me antitezen dhe, si rrjedhoje, erdhi sinteza, ajo e drejta dhe me e verteta d.m.th.

    Cfare logjike skandaloze! Ju nuk beni buje per hir te se vertetes, por per hir te kontradiktes. Doni te justifikoni ekzistencen tuaj.

  5. #75
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Citim Postuar mė parė nga ndreu
    Deshmues, je me damblla nga c'kujtoja. Doktrina protestante rreth shpetimit eshte me qesharake se vete Deshmues analfabeti. Reagimi juaj revolucionar, o protestantuce, erdhi si pasoje e kundervenies me pasion kunder indulgjencave te Papes. Kjo nuk do te thote se, meqenese eshte krejtesisht kunder pozicionit te papeve te Mesjetes, eshte edhe e drejta.

    Dhe mos me thuaj se nuk i thurrni argumentet tuaja mbi keto baza, sepse do me detyrosh te te sjell nje tog me doreshkrime autoresh protestante qe mbeshtesin tezen e Hegelit: teze, antiteze, sinteze.

    Domethene, sipas jush, qendrimi i Papes ishte i gabuar (teza). Ne iu kundervume me antitezen dhe, si rrjedhoje, erdhi sinteza, ajo e drejta dhe me e verteta d.m.th.

    Cfare logjike skandaloze! Ju nuk beni buje per hir te se vertetes, por per hir te kontradiktes. Doni te justifikoni ekzistencen tuaj.
    I nderuar Ndreu.
    Une po flas per doktrinen biblike dhe aspak per protestanizma apo papizme e tjera.
    Perpiqu te kesh argument prej fjales se Pernsie dhe jo prej qellimeve te pafrutshme. Nese flet per protestanizma e papizma, te siguroj dhe te them se, edhe une jam kunder tyre. Per mua religjonet fanatiko fetare jane "pranga te florinjta", dhe punen e bejne njesoj si "prangat e ndryshkura".
    Qellimi im nuk eshte te them se kush eshte Ndreu e kush eshte deshmuesi, qellimi im eshte qe gjithsecili te njohe dhe te jetoje me Krishtin, pasi vetem ne te ka paqe dhe shpetim.
    Faktikisht une solla fjalen biblike te thene nga apsotulli Pal dhe Gjon, per te cilet ju thoni se jeni vazhduesit e tyre. Nuk te solla fjalet e M. Luterit, apo te Papes, qe te japesh nje pergjgije te tille.
    Perpiqu te shohesh objektin e bisedes, dhe jo qellimin tend.
    Deshmuesi

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e ndreu
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    105
    Ndermjetesi im eshte Jezu Krishti dhe vetem Ai! Ai eshte Avokati im sa here qe Djalli shkon perpara Atit Perendi per te me akuzuar.
    A nje minute! Nuk mund te leshosh nga goja jashteshqitje prej protestanti te Mesjetes dhe te ikesh si zoteri. Prit te degjosh kembanat.

    Sigurisht qe "nje eshte ndermjetesi midis Perendise dhe njerezve, njeriu Jisu Krisht" (I Tim. 2, 5). Megjithate duhen sqaruar disa gjera: origjinali ne greqisht kur i referohet kesaj fraze biblike perdor ate qe ne themi ndermjetes me mesitis.

    Per shkak te pamundesise se shqipes, ne kete rast, per te shpjeguar fjale per fjale fjalen e mesiperme, eshte perkthyer ndermjetes. Ne fakt eshte ambasador, por kjo fjale nuk eshte dhe aq e pershtatshme ne rastin konkret.

    P.sh., kur do te thuash mesiteuei, qe eshte perkthyer ndermjeton, si mund ta perkthesh ndryshe duke patur si baze fjalen ambasador?

    Ose ne nje nder hymnet referuar Hyjlindeses: "Tais presbeies ths Theotokou..."- "Me ndermjetimet e Hyjlindeses...", perseri verehet ky fenomen.

    Keshtu qe duam, s'duam ne kete menyre do ta perkthejme. Megjithate, ne menyre qe te te mos skandalizoj do ta perdor ndryshe.

    Le ta bejme keshtu: Krishti eshte ndermjetes dhe shenjtoret, te drejtet, jane ambasadore (presbeis) dhe lutes (iketes).

    Tani nuk me mbetet gje tjeter vecse te te mbush mendjen duke iu referuar Bibles- sic thote dhe Deshmuesi.

    Engjejt behen lutes ose ambasadore perpara Perendise ne favor te njerezve: Jobi 33, 23-24; Tobia 12-12; Zak. 1, 12.

    Te drejtet behen lutes apo ambasadore perpara Perendise ne favor te njerezve: Zan. 18, 22-32; 20, 7; Eks. 32, 11-14; Num. 14, 13-20; Jobi 42, 8; Vep. 7, 60; 12, 5; Rom. 15, 30; Efes. 1, 15-19; 6, 18-20; Kol. 4, 3; I Tim. 2, 1-4; Jak. 5, 16-18; II Kor. 1, 11; etj.

    Shenjtoret jane miq te Perendise sipas porosise te Krishtit, i cili tha se kush ben ato qe them une, eshte miku im. Dhe "shume fuqi ka lutja e te drejtit" (Jak. 5, 16).

    Tani ti qe beson vetem ne Bibel, a nuk duhet te me kthesh nje pergjigje bindese, po nga Bibla, ne menyre qe te me mbushesh mendjen se doktrina e Kishes se Krishtit (ajo Orthodhokse) nuk eshte korrekte dhe ajo e verteta?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ndreu : 27-01-2005 mė 07:32

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e ndreu
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    105
    Sa shkrova me siper i drejtohen edhe Deshmues skandalozit.

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar mė parė nga ndreu
    Tani ti qe beson vetem ne Bibel, a nuk duhet te me kthesh nje pergjigje bindese, po nga Bibla, ne menyre qe te me mbushesh mendjen se doktrina e Kishes se Krishtit (ajo Orthodhokse) nuk eshte korrekte dhe ajo e verteta?
    I dashur Ndreu, nuk kam zakon t'u pergjigjem atyre qe pyesin per te treguar se sa shume dine. Kete ta kam thene edhe ne nje nga pergjgijet e mia. Per arsye se jam terhqur nga kjo teme, nuk do te te bej qefin duke t'u pergjigjur. Megjithate nese me te vertete kerkon te dish me shume, mund te lexosh mbi temen tjeter qe kam hapur; "Ortodoksia e Kishes" Aty do marresh me te vertete pergjigjet e sakta.

    Pershendetje
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar mė parė nga ndreu
    Sa shkrova me siper i drejtohen edhe Deshmues skandalozit.
    Ai Deshmues qe ti e quan skandaloz duhet te dish se eshte bere i shenjte nepermjet gjakut te Krishtit. Keshtu qe do ishte mire te kesh pak kujdes kur shan te shenjterit e Tij, pasi cdo gje qe ben kunder me te voglit te mbreterise se Tij eshte njesoj sikur e ke bere kundra vete Krishtit.

    Zoti te bekofte! (nuk e them si nje zakon fetar)
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e ndreu
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    105
    Me duket se duhet te zgjidhesh ca hesape me veten, i dashur! Shkrimet mos i perdor sipas qejfit; te kam thene dhe here tjeter.

    Per sa i perket epiteteve qe me adresove, nuk mund te them asgje. Jam mekatar dhe nuk jam shenjtor, sic je ti dhe Deshmuesi. Kam pasione plot dhe, he per he, nuk gjendem ne qiell, vazhdoj betejen time me kembe ne toke. Rruges, te uroj te gjesh te verteten.

Faqja 8 prej 15 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kur “tė gjithė” i dhuronin vargje Enver Hoxhės
    Nga Coli-i-vogėl nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 22:20
  2. Shėrbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  3. Shqipėria pėrballė ndėrgjegjes sė gjymtuar tė saj
    Nga Shėn Albani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 22-09-2005, 12:27
  4. Kur “tė gjithė” i dhuronin vargje Enver Hoxhės
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 21-04-2005, 10:00
  5. Njėtrajtshmėri
    Nga SkenderRusi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-12-2004, 06:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •