
Postuar mė parė nga
Manulaki
A quhet Davidi "njeriu sipas zemres se Perendise"? E pra ndonese ai beri nje mekat kunder Perendise, ai u fal per pendimin e tij te vertete, por ai i jetoi pasojat e mekatit te tij ne kete jete. Titulli i tij si "njeriu sipas zemres se Perendise" nuk iu hoq asnjehere, por ai i jetoi pasojat e mekatit qe te mos pergojosej Emri i Perendise nga te pabeset.
Keshtu eshte dhe me ne, na eshte dhene shpetimi, na eshte dhene vullneti i Perendise dhe Krishti, rruga ku duhet te ecim. Si njerez qe jemi, Perendia e di qe edhe mund te gabojme, te pengohemi, te harrohemi ne veten tone. Per ata qe e njohin pendimin e vertete dhe e praktikojne pendimin e vertete, gabim dhe rrezim, nuk eshte shkak per humbjen e shpetimit, por shkak per mos shijimin e plote te miresise se Perendise. Ashtu si Davidi, te cilit i ishte dhene gjithcka, jetoi kusurin e jetes se tij ne pasojen e mekatit te bere, ashtu edhe neve, na eshte dhene gjithcka qe te jetojme kusurin e jetes ne bollekun e miresise dhe hirit te Perendise, por nese rrezohemi, pasojen e rrezimit do ta jetojme ne, pavaresisht se Perendia do te na fale nqs pendohemi.
Si nje femije qe vret gjurin, kur mjekohet plaga dhe kur dizinfektohet me alkol, ajo djeg. Dhe ndonese ajo plage do filloje te sherohet, pasojat jane akoma aty, gjaku, gervishtja, lekura e hequr ...etj. Gjuri do te shpetoje, por dhimbja do te ndihet derisa te zhduket plaga.
Pershendetje
Krijoni Kontakt