Pikerisht ketu eshte edhe ndryshimi themelor qe ne kemi. Falenderoj Zotin qe edhe ne kishen Ortodokse ka njerez qe nuk i pranojne keto mesime.Shpetimi eshte mister dhe i takon vetem Shpetimtarit te caktoje dhe te dije ata qe shpetohen.
Pikerisht ketu eshte edhe ndryshimi themelor qe ne kemi. Falenderoj Zotin qe edhe ne kishen Ortodokse ka njerez qe nuk i pranojne keto mesime.Shpetimi eshte mister dhe i takon vetem Shpetimtarit te caktoje dhe te dije ata qe shpetohen.
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
Ne kryejme vepra lavderimi per Perendine sepse na eshte dhene Shpetimi, jo per ta fituar ate. Fitoren na i ka dhene Krishti, ne duhet ta mbajme ne Krishtin!
Nese nuk do e dinim qe na eshte dhene shpetimi, atehere besimi yne nuk do te ishte ndryshe nga ai i atyre qe nuk besojne ne Krisht, por besojne ne Muhamedi, Buda, spiritualizmat..etj.
Po ju sjell nje fjale te Krishtit nga ungjilli i Gjonit: " Jezusi i tha: Sepse me ke pare, Thoma, ti ke besuar, lum ata qe nuk kane pare dhe kane besuar."
Keshtu eshte edhe me Shpetimin tone.
Pershendetje
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Manulaki : 20-01-2005 mė 11:59
Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!
AMEN!Postuar mė parė nga Manulaki
Edhe nje here e lavderoj Zotin me gjithe fuqine e shpirtit tim qe edhe kisha Ortodokse ka njerez te tille.
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
I dashur Ndreu,Postuar mė parė nga ndreu
Po i pergjigjem edhe pyetjes sende! Ne radhe te pare dua te them se fjalet e Palit dhe te Jakobit nuk bine aspak ne kundershtim me njera tjetren. Ne besojme se shpetimi eshte dhurate nga Perendia dhe ai nuk mund te fitohet ne asnje menyre nga perpjekjet tona, sado te medhaja te jene ato. Te mundohesh te fitosh me perpjekje njerezore shpetimin, eshte nje genjeshter e madhe pasi njeriu nuk mund te beje nje jete te shenjte, njeriu nuk mund t'i pelqeje Perendise sado te mundohet ta beje kete gje.
Te besosh se shpetimin mund ta fitosh me meritat e tua eshte njesoj sikur te thuash se Krishti vdiq kot ne kryq. Po cfare eshte shpetimi? Shpetimi eshte rilindja e frymes se njeriut, pa te cilen njeriu nuk mund te adhuroje dhe te komunikoje me Perendine. Perendia eshte Fryme dhe si i tille vetem nga fryma jone mund te adhurohet. Shpetimi eshte banimi i Perendise ne ne dhe mundesia qe na jepet nepermjet Tij ta kenaqim Ate. Shpetimi eshte kalimi nga vdekja ne jete, dhe si te tille mund te jetojme dhe te ecim ne rrugen qe Perendia ka pregatitur per ne. Nese ne nuk jemi te gjalle ne fryme, as nuk kemi mundesine te komunikojme me Te, as te degjojme Ate, as te mesojme vullnetin e Tij dhe as te kenaqim Ate dhe te bejme nje jete te shenjte ashtu sic do Ai.
Pra, si kusht per te jetuar nje jete te kenaqeshme ne syte e Tij duhet qe me pare te jemi vulosur me Frymen e Shenjte, te jemi biresuar ne Te, te jemi bere pjestare te familjes qiellore. Pa kete, ne nuk mund te bejme asgje dhe ne nuk na njeh fare Perendia.
Po si shpjegohen atehere vargjet e Jakobit? Shume lehte. Ne ate kohe duket se disa persona filluan te shkojne ne anen e kundert te legalizmit, pra te zbatimit te ligjit si kusht per shpetim, gje qe shihet qarte ne letren e Galatasve. Ky lloj kategori njerezish thonin se mjafton te besojme ne Krisht dhe me jemi te lire te bejme cte duam, te vazhdojme te jetojme si me pare te zhytur ne nje jete plot me mekate. Ne kemi besuar ne Krisht dhe kjo gje na mjafton.
Ky mesim eshte shume i rrezikshem, dhe ajo qe ve ne dukje Jakobi nuk eshte se besimi eshte i pamjaftueshem per shpetimin, por se nese ke besimin do kesh patjeter edhe vepra, pasi besimi pa vepra eshte i vdekur. Pra ti qe thua se beson, dhe nuk ke vepra, ne fakt nuk beson, por vetem e thua nje gje te tille.
Le ta illustroj pak qe te behet me e qarte. Pali, ne letren e tij drejtuar Galatasve thote se fryti i Frymės ėshtė: dashuria, gėzimi, paqja, durimi, mirėdashja, mirėsia, besimi, zemėrbutėsia, vetėkontrolli. Vere re se c'thote Pali: fryti. Le te marrim mesim nga natyra. A duhet pema qe te sforcohet ne menyre qe te nxjerre fryte te shendosha? Sigurisht qe jo. Nese pema eshte e lidhur me rrenjet dhe eshte e shendoshe, edhe frytet ne stinen e caktuar do dalin ne menyre spontane. Nese e presim pemen ajo nuk do kete me jete dhe keshtu nuk do te nxjerre fryte. E njejta gje eshte edhe me ne te krishteret. Vetem nese jemi te lidhur me rrenjet, pra, me Krishtin mund te prodhojme fryte, vetem nese kemi jete brenda nesh ne mund te prodhojme fryte, dhe madje ne menyre spontane. Nese jemi te vdekur eshte e pamundur te prodhojme fryte.
Te kujtohet se cfare thote Pali ne letren e Romakeve? Ai thote se ne ishim dege nga pema e eger dhe Perendia na shartoi ne pemen e bute, ne menyre qe ne te kemi jete. Duke qene pra nje dege e eger ne nuk mund te prodhonim jete, duhej qe te shartoheshim dhe te bashkoheshim me Krishtin ne menyre qe te prodhojme jete.
Ajo qe dua te them pra eshte se ashtu si besimi pa vepra eshte i vdekur, qe do te thote se ne fakt nuk ke besim pasi nuk je ne gjendje te kesh edhe vepra, ashtu edhe veprat pa besim jane vecse nje imitim i veprave te frymes, por jo produkt i jetes se Krishtit. Pra, nese ne me te vertete kemi besuar do kemi edhe vepra, por veprat ne vete nuk vertetojne se dikush ka besuar. Mund te kemi dy persona qe bejne disa vepra. Ne pamje te pare duket sikur keta te dy jane ne rregull. Por ne fakt njeri i ka veprat si pasoje e jetes se tij me Perndine dhe tjetri i imiton. E pra ky i dyti nuk njihet nga Perendia. Dhe gjithmone vjen momenti qe ky i dyti te zbulohet, pasi nuk mundet gjithmone te imitoje.
Edhe dicka tjeter para se ta mbyll! Eshte me te vertete per t'u cuditur qe jane pikerisht Katoliko-Ortodokset qe shpallin besimin nepermjet veprave, por pikerisht jane ata qe bejne te kunderten. P.sh. ne Greqi, te gjithe pretendojne se jane te Krishtere, te gjithe shkojne ne kishe, te gjithe ndezin qirinj, te gjithe zbatojne disa rregulla fetare, dhe te gjithe pranohen si te krishtere edhe nga vete prifterinjte. Dhe megjithate eshte jeta e tyre, pra veprat e tyre te perditshme qe vertetojne te kunderten, qe ata nuk jane te krishtere. Thuaja po te duash atyre se nuk jane te krishtere, thuaji po te duash prifterinjve se Greqia nuk eshte nje shtet i krishtere, apo se pjesa derrmuese e grekeve nuk jane te krishtere, dhe do shohesh se cfare pergjigje do marresh.
E kunderta ndodh me te krishteret e vertete, qofshin ata katolike, ortodokse apo protestante. Ata e dine se shpetimi falet dhe e sine se jane te krishtere dhe bij te Perendise. Ata e dine se shpetimi merret nepermjet hirit dhe jo nga veprat, por po te shohesh jeten e tyre, do shohesh se eshte plot me vepra te mira.
A e sheh i dashur Ndreu se megjithese themi se shpetimi te jepet falas, dhe jemi te sigurte per shpetimin tone, ne kemi edhe veprat?
Shpresoj te jesh sqaruar sado pak nga ai qe jeton ne dy bote.![]()
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
Nje mangesi e pergjithshme e diskutimit tone eshte se secili ketu hedh idete e tij, i justifikon keto ide me disa vargje nga shkrimi.
Ne duhet te ndryshojme metoden e diskutimit. Nqs vazhdojme keshtu ne s'do bejme gje tjeter vecse do e "detyrojme" shkrimin te thote ato qe duam ne te thote.
Ajo qe une sugjeroj eshte qe cdo kush qe mbron nje mendim, ta mbroje kete duke sjelle shkrime nga te krishtere te hershem. Nga ata qe u rriten ne kembet e apostujve. Te krishtere te tille ka shume, te cilet kane lene shkrime te bollshme. Perse te mos kerkojme shkrime te tilla dhe t'i sjellim ketu?
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
Matrix, nuk po te kuptoj. A duhet une te marr mendimin e te krishtereve te pare ne menyre qe te mesoj nese jam i shpetuar apo jo? Une jam i sigurte per shpetimin tim dhe nuk kam nevoje qe te m'a thone ata.
Nese te kam keqkuptuar, me fal, por te lutem shpjegohu me mire.
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
Po sjell vetem faktet e vepres se Krishtit kur ai ishte ne toke, fakte te cilat jane shkruar ne ungjijte. Te gjithe njerezit qe ai preku, sheroi, fali...ishin njerez ne mekat, ishin njerez me jete te varfer shpirterore, ishin njerez te humbur. Asnje nga ata nuk ishte njeri "i drejte" me vepra te mira, me jete te pasur shpirterisht. Te gjithe ishin te uritur per sherim, per falje, per vete Perendine te mbushte jetet e tyre. E pra erdhi Krishti atehere kur jeta e tyre ishte e vdekur plotesisht dhe ME HIRIN E TIJ AI I SHPETOI DHE I UDHEHOQI PER NJE JETE TE RE!
Te gjithe atyre qe "ishin te drejte dhe qe benin vepra te drejta dhe qe ndiqnin Ligjin pike per pike" Ai u tha: "Doktori duhet per te semuret jo per te shendoshet."
E pra derisa ta kuptojme qe jemi te semure, Krishti nuk do te vije te na sheroje dhe te na jape shendet dhe jete te perjetshme.
Eshte HIRI pastaj VEPRAT.
Pershendetje
Dua te shtoj se keto NUK jane mendime personale te miat dhe, as interpretime, por Vete Shkrimi i Shenjte deshmon, vete jeta dhe puna e Krishtit deshmon per sa kam shkruar.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Manulaki : 21-01-2005 mė 11:08
Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!
Mos harro se Krishti tha dhe "Merr Kryqin tend mbi shpine e me ndiq", "Leri te gjitha dhe eja pas meje", sa nga ne ekane bere kete?
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
Pikerisht: "Leri te gjitha dhe eja pas meje; Merr Kryqin tend mbi shpine e me ndiq" fillon mbas HIRIT.
Si mund te kemi PENDESE nese mendojme se po bejme cdo gje "mire", se cdo veper e jona eshte "e drejte", se Hiri i Perendise vjen "nga miresia jone" dhe jo e Zotit?
Pershendetje
Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!
Liveintwoplaces, ajo qe une them eshte: Cfare besonte Kisha e hershme mbi shpetimin?
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
Krijoni Kontakt