Close
Faqja 3 prej 15 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 145
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Krishti i pergjigjet: Ata qe mundohen per te mbajtur porosite e Mia, do jene miqte e Mi ne mbreterine Time, ndersa te tjeret vetem do i meshiroj!
    Dhe megjithate une nuk mora nje pergjigje te sakte nga kjo histori! Cdo te thote qe disa te jene miqte me te mire dhe disa te tjere te jene thjeshte te meshiruar? Pernedia na e ka bere te qarte se Ai na ka biresuar ne Krisht, dhe ne jemi bijte e Tij dhe pjestare te familjes se Tij.

    Mendime te tilla kam degjuar nga disa ortodokse se edhe myslimanet kane mundesi te shpetohen. Nuk them se po i thote Matrix keto fjale, por se mendime te tilla jane antiungjillore. Vetem nepermjet Krishtit merret shpetimi.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  2. #22
    Po e shtroj pyetjen ne lidhje me vargjet ne tjeter forme. Ku e kuptojme qe na eshte dhene kjo dhurate e shpetimit? Nuk ka dyshim qe shpetimi eshte dhurate nga Perendia, por ku e kuptojme qe na eshte dhene kjo dhurate?
    Per mua pergjigje eshte: "Nuk me keni zgjedhur juve mua, por une ju kam zgjedhur juve; dhe ju caktova te shkoni dhe te jepni fryt dhe fryti juaj te jete i qendrueshem, qe, cfaredo gje qe t'i kerkoni Atit ne emrin tim, ai t'jua jape. Kete ju urdheroj: ta doni njeri-tjetrin" Gjoni:15:16,17

    Zgjedhja e Krishtit eshte e pandare nga fakti qe ne jemi zgjedhur qe te japim fryt dhe te duam njeri-tjetrin! Shpetimi eshte i pandare nga dashuria qe ne na eshte urdheruar! Per dike te thote qe eshte i shpetuar, por jeta tregon se nuk eshte, eshte si te thuash jam i gjalle, por jetoj ne boten e te vdekurve.
    Pershendetje.
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar mė parė nga Manulaki

    Amen! Ja se si kam thene edhe une ne nje shkrimin tim me te meparshem qe eshte e ngjashme me keto qe thua ti, Manulaki:
    Te krishteret e vertete, femijet e vertete te Tij, jane te sigurte per shpetimin e tyre. Kjo nuk do te thote se cdokush qe thote se eshte i shpetuar, mund tejete i shpetuar, por ata qe jane me te vertete bijte e Tij, e dine mire se jane te shpetuar. Ata nuk kane frike te quajne njeri tjetrin TE SHENJTE.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Edhe dicka tjeter! Ke shume te drejte kur thua se nuk jemi ne qe e kemi zgjedhur Ate, eshte Ai qe na ka zgjedhur. Eshte Ai qe na ka dashur dhe ne e duam me pas nepermjet dashurise se Tij. Amen.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  5. #25
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Cdo te thote qe disa te jene miqte me te mire dhe disa te tjere te jene thjeshte te meshiruar?
    Ndoshta nje pergjigje mund ta japin vargjet ne fund te cdo letre te Zbuleses:

    Zbulesa 2
    1-) 7 Kush ka veshe, le te degjoje ate qe u thote Fryma kishave: kujt fiton do t`i jap te haje nga pema e jetes, qe eshte ne mes te parajses se Perendise``.

    2-) 11 Kush ka veshe, le te degjoje ate qe Fryma u thote kishave: kush fiton nuk do te preket nga vdekja e dyte``.

    3-) 17 Kush ka veshe, le te degjoje ate qe Fryma u thote kishave: kujt fiton do t`i jap te haje nga mana qe eshte fshehur; dhe do t`i jap nje gur te bardhe, dhe mbi gur eshte shkruar nje emer i ri, te cilin s`e njeh askush, perveη atij qe e merr``.

    4-) 26 Dhe kujt fiton dhe i ruan deri ne fund veprat e mia, do t`i jap pushtet mbi kombet;
    27 dhe ai do t`i qeverise ata me nje shufer hekuri dhe ata do te thyhen si ene argjile, sikurse mora edhe une pushtet prej Atit tim;
    28 dhe une do t`i jap atij yllin e mengjesit.
    29 Kush ka veshe, le te degjoje ate qe Fryma u thote kishave

    Zbulesa 3
    5-) Kush fiton do te vishet me rroba te bardha dhe une nuk do ta fshij emrin e tij nga libri i jetes, por do te rrefej emrin e tij perpara Atit tim dhe para engjejve te tij.

    6-) 12 Kush fiton do ta bej shtylle ne tempullin e Perendise tim, dhe ai nuk do te dale me perjashta; dhe do te shkruaj mbi te emrin e Perendise tim, dhe emrin e qytetit te Perendise tim, te Jeruzalemit te ri, qe zbret nga qielli nga Perendia im, dhe emrin tim te ri.
    13 Kush ka veshe, le te degjoje ate qe Fryma u thote kishave``.

    7-) 21 Kujt fiton do t`i jap te ulet me mua mbi fronin tim, sikurse edhe une fitova dhe u ula me Atin tim mbi fronin e tij.

    Keto letra i jane derguar Kishave te Azise se Vogel dhe nepermejt tyre, gjithe Kishave te botes. Ne to ka nje thirrje!
    Keto letra u dergohen te krishtereve, atyre qe kane hyre ne meshiren e Krishtit, por qe te rrethuar nga pasionet e mishit, kane filluar ta harrojne. Ne Kisha ka hyre apostazia. Kush eshte fajtor per kete?
    Askush pervecse te krishterve, atyre qe rreth 30-40 vjet me pare Pali i kishte quajtur "shenjtore". Dhe ata ishin vertet te tille. Por ndoshta pas shume vitesh pritjesh, kur Krishti ende nuk po kthehej per te gjykuar boten, filluan ta harrojne dhe t'i rikthehen botes!

    Tani eshte rradha per nje fitore tjeter!
    Kjo fitore nuk eshte si e para. Nuk eshte fitorja e largimit nga bota, dhe e marrjes se Krishtit. Tani eshte rradha e fitores per te VAZHDUAR te qendrojne larg botes, dhe te VAZHDUARIT te qendruarit ne Krisht.
    Megjithate apostulli i plakur nuk i quan ata te braktisur nga Krishti, por perkundrazi ben thirrje qe te shpetojne gjerat qe po vdesin. Kisha ne kete kohe ka pare shume. Ka pare ungjillezimin e paganeve, shkaterrimin e Jeruzalemit, ka pare te ngjallen te vdekurit, por Ajo ende nuk ka pare Rikthimin e Tij. Ndaj shume te krishtere, kane filluar te mendojne se me largimin e Apostujve, humben dhe shpresat e tyre. Por Apostulli i Fundit therret per qendrese. Ai nuk vazhdon t'i inkurajoje ata si bente Pali duke u treguar si duken shenjtoret para Perendise, por t'u rikujtoje Ate dhe t'i paralajmeroje se ata po e harrojne, dhe t'u beje te qarte se rikthimi i Tij eshte shume afer.

    Ja amenti i fundit qe u vjen kishave permes ketij libri:
    11 Kush eshte i padrejte, le te vazhdoje te jete i padrejte, kush eshte i ndyre le te vazhdoje te jete i ndyre, kush eshte i drejte le te vazhdoje te praktikoje drejtesine, dhe kush eshte i shenjte le te vazhdoje te shenjterohet.
    12 Dhe ja, une vij shpejt, dhe shperblimi im eshte me mua, per t`i dhene gjithsecilit sipas veprave qe ai ka bere.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 19-01-2005 mė 15:58
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #26
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Dua te theksoj dy gjera:

    1-) Nevoja per fitore te reja

    Ajo qe dua te them eshte se ato letra ku behet thirrje per te fituar, u jane drejtuar te krishtereve. Nuk jane letra per paganet ku t'u thuhet te fitojne duke pranuar Krishtin, por dhe te krishteret kane nevoje per fitore. Pa kete fitore, fitorja e pare s'do kishte asnje kuptim. Cdo fitore e re, eshte plotesim, berje reale e fitoreve te meparshme.
    "Persosmeria do te thote te behesh gjithmone e me i persosur!" - thoshte nje shenjtor.

    2-) Dy natyrat e Kishes
    E dyta qe une kuptoj nga keto vargje eshte se Kisha eshte nje entitet Hyjnor - Njerezor
    Pra ne te ekzistojne dy natyra: ajo hyjnore( e cila vjen si rezultat i Hirit) dhe ajo njerezore
    Po keshtu ne Te ekzistojne dy vullnete: ai hyjnor(i ushtruar permes Hirit qiellor te gjithmone ndodhur ne Kishe) dhe ai njerezor
    Ne rast se natyra dhe vullneti njerezor i kishes nuk i nenshtrohet vullnetit hyjnor, Kisha lokale merr fund.
    Ne rast se Kisha do kishte vetem vullnetin hyjnor, atehere nuk do kishte nevoje per thirrje per qendresa, sepse Kisha do ishte e qendrueshme nga natyra, por duke pasur dy vullnetet, apostulli kerkon qe vullneti njerezor te udhehiqet duke u shenjteruar vazhdimisht nga vullneti hyjnor.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    I dashur vella Matrix,

    Nuk kam marre akoma nje pergjigje te sakte. Ti ke sjelle disa vargje nga Zbulesa, por dihet shume mire se Zbulesa eshte libri me i veshtire per t'u kuptuar i Bibles. Megjithate une do sjell ne forum te perkthyer librin qe ti e ke lexuar Ortodoksia e Kishes, dhe aty do shohim me qarte cdo varg te interpretuar nga W. Nee.

    Ajo qe une dua te theksoj edhe nje here eshte se ne nuk duhet te diskutojme ketu thjesht per te diskutuar dhe per te thene mendimet tona nese humbet shpetimi apo jo. Nese kjo teme do behte qellim ne vete, atehere ne do fillojme te grindemi secili duke mbeshtetur mendimin e vet me fanatizem. Ajo qe per mua ka rendesi ne cdo diskutim eshte qe qellimi i diskutimit te jete per tu fokusuar ne Krisht.

    Qe te behen biseda te tilla ndertuese duhet me pare te largojme cdo lloj mesimi qe eshte kunder ungjillit. Pa bere kete gje, nje diskutim i tille do deshtoje. Dhe nje mesim i tille i rrezikshem eshte se te krishteret nuk dine nese jane shpetuar apo jo, nuk dine nese jane te shenjte apo jo. Ne librin e W. Nee, Ortodoksia e kishes, i cili komenton kapitujt e pare te Zbuleses, duket qarte se nje gje e tille nuk qendron.

    Tani, une dua te theksoj se fitorja e te krishterit ne jeten e tij ka nje sekret te vogel. Fitorja e te krishterit behet gjithmone NE TE. Nese ne nuk mesojme kete mesim, ne kurre nuk do ecim perpara. Ajo qe dua te them eshte se ne te krishteret shpesh, akoma edhe ne kete teme, harrojme dhe ne vend qe te qenderzohemi ne Krisht, ne vend qe te qenderzohemi ne cfare Ai ka bere te mundshme per ne, ne vend qe te qenderzohemi ne faktin se cilet jemi ne NE TE, gje e cila do na bente patjeter fitimtar ne jeten tone te krishtere, ne qenderzohemi ne ate qe eshte armiku kryesor i yni, NE VETEN TONE. Ne qenderzohemi ne mundesite tona, ne perpjekjet tona, ne gjerat qe ne bejme apo duhet te bejme per Perendine. Ne shpesh harrojme se ne jemi te pamundur per ta kenaqur ATe. Nese duam ta kenaqim Ate, kjo do arrihet vetem NE TE. Dhe ne e kenaqim Atin tone Ne Te pasi Krishti banon ne ne, dhe ne jemi biresuar, jemi blere me gjakun e Tij dhe kete nuk mund ta ndryshoje dot asgje.

    Do sjell sa me pare te jete e mundur edhe librin Ortodoksia e Kishes. Besoj se do jete nje teme shume ndertuese per te gjithe ne.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e ndreu
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    105
    Pershendes debatikasin qe jeton ne parajse duke qene ne toke. Kete gje perpiqet te percjelle edhe me ane te pseudonimit te tij. Me mire do te ishte te krijoje bosht tresh: Rome-Berlin-Tokio. Nese e ben kete do te na mundosh me pak. Do te te quaj pirostia.

    Sa per temen ne fjale, po te shtroj pyetje logjike si njeri i paditur qe jam dhe qe kerkoj nje pergjigje te bindshme me qellim qe te di nese u shpetova diten qe u pagezova dhe te fle mendjen apo shpetimi eshte dicka qe arrihet me progres dhe ka mundesi, tek rri kembe mbi kembe, ta humbas.

    A mund te me japesh nje pergjigje te bazuar ne Sh. Sh., ku te mos bjere ne kontradikte me: letren drejtuar Romakeve, ku thuhet se me ane te besimit shpetohemi, letren drejtuar Efesianeve ku thuhet se shpetohemi me ane te hirit nepermjet besimit dhe ate te Jakovit, ne te cilen thuhet se besimi pa vepra eshte i vdekur?

    Dhe perse ti thua se, qe ne momentin qe besova dhe u pagezova u shpetova, nderkohe qe Jakovi thote se nuk mjafton vetem besimi, por duhen fakte te prekshme per te demonstruar besimin tend te Krishti? Se shpetimi nuk eshte produkt zyre, por perpjekje e vazhdueshme per t'u realizuar.

    Mendoj se ata qe mendojne se e kane ne xhep shpetimin duhet te gjejne nje pergjigje me te logjikshme brenda Shkrimeve. Sepse vetem Perendia eshte ne gjendje te thote se kush mund te shpetohet. Shpetimi eshte mister dhe i takon vetem Shpetimtarit te caktoje dhe te dije ata qe shpetohen.

    Cdo perpjekje e tille eshte vecse nje veprim arrogant dhe jo serioz.

  9. #29
    Te pershendes Ndreu!
    Dua te them se shpetimi nuk merret ne pagezim, pagezimi eshte thjesht shpallje e besimit dhe shpetimit tone. Ashtu si nje cift qe kane vendosur te martohen dhe bejne dasme, keshtu eshte dhe pagezimi, eshte "dasma" jone me Krishtin. Shpetimi na jepet si dhurate ne momentin qe ne kuptojme ne zemer se jem mekatare dhe se kemi nevoje per Krishtin te na i laje mekatet dhe te na udheheqe ne jeten qe ai e dhuron te plote dhe te begate. Shpetimi fillon me pendim dhe vazhdon ashtu si thua ti me vargun qe sjell: "Nuk mjafton besimi pa vepra!" Pra ne shpetohemi, por nese nuk ushqehemi ne shpetim dhe nuk qendrojme ne shpetim do te jemi si ata njerezit ne ajo shembelltyra qe solli Krishti me ate njeriun qe mbolli faren dhe qe ra ne asfalt, ne toke te ceket, ne ferrat, ne toke te mire. Besoj se te gjithe e dime kete shembelltyre dhe nuk ka nevoje te sjell me teper detaje. Shpetimi na jepet dhurate. Jemi ne ata qe duhet te dine ta mbajne kete dhurate.
    Nese Shpetimi eshte nje dhurate qe gjendet vetem ne Rrugen qe eshte Krishti, atehere duhet ecur ne Ate Rruge. Te gjesh shpetimin dhe te mos ecesh ne rrugen e shpetimit, nuk me duket c'ka Perendia kerkon nga ne.
    Vete Krishti kur sheroi, kur fali, u thoshte te gjitheve: "Shko dhe mos mekato me!"
    E pra shpetimi eshte ashtu sic thote Ndreu, nje Fitore e dhene nga Perendia qe na takon neve ta mbajme!
    Pershendetje
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar mė parė nga ndreu
    Pershendes debatikasin qe jeton ne parajse duke qene ne toke. Kete gje perpiqet te percjelle edhe me ane te pseudonimit te tij. Me mire do te ishte te krijoje bosht tresh: Rome-Berlin-Tokio. Nese e ben kete do te na mundosh me pak. Do te te quaj pirostia.
    Ha, ha, ha, me shkrive se qeshuri u Ndreu. Me behet qefi shume qe e ke kuptuar edhe pseudonimin tim. E pra qe te te bej t'i lutesh me shume Perendise po te them se ne keto caste une jam edhe ne qiell edhe ne toke. Une rri ne vendet qiellore, pikerisht tani qe po flasim dhe jam edhe ne karrigen perpara kompjuterit duke t'u pergjigjur ty. Zoti te bekofte Ndreu! E them me gjithe mend Ndreu dhe jo si nje zakon fetar.

    Citim Postuar mė parė nga ndreu
    Sa per temen ne fjale, po te shtroj pyetje logjike si njeri i paditur qe jam dhe qe kerkoj nje pergjigje te bindshme me qellim qe te di nese u shpetova diten qe u pagezova dhe te fle mendjen apo shpetimi eshte dicka qe arrihet me progres dhe ka mundesi, tek rri kembe mbi kembe, ta humbas.
    Ate nuk e di une. Si kerkon ta di une kur ti vete nuk je ne gjendje ta dish? Une do te te quaja te shpetuar nese ti do deklaroje nje gje te tille. Ti edhe mund te mos ishe, por nga casti qe ti do ta pranoje une do isha i detyruar ta pranoja, pasi nuk jam une qe shoh zemrat e njerezve, por Zoti. Nga ana tjeter, nga shkrimet e tua me jep pershtypjen se nuk e ke shijuar Hirin e Tij.

    Citim Postuar mė parė nga ndreu
    A mund te me japesh nje pergjigje te bazuar ne Sh. Sh., ku te mos bjere ne kontradikte me: letren drejtuar Romakeve, ku thuhet se me ane te besimit shpetohemi, letren drejtuar Efesianeve ku thuhet se shpetohemi me ane te hirit nepermjet besimit dhe ate te Jakovit, ne te cilen thuhet se besimi pa vepra eshte i vdekur?

    Dhe perse ti thua se, qe ne momentin qe besova dhe u pagezova u shpetova, nderkohe qe Jakovi thote se nuk mjafton vetem besimi, por duhen fakte te prekshme per te demonstruar besimin tend te Krishti? Se shpetimi nuk eshte produkt zyre, por perpjekje e vazhdueshme per t'u realizuar.

    Mendoj se ata qe mendojne se e kane ne xhep shpetimin duhet te gjejne nje pergjigje me te logjikshme brenda Shkrimeve. Sepse vetem Perendia eshte ne gjendje te thote se kush mund te shpetohet. Shpetimi eshte mister dhe i takon vetem Shpetimtarit te caktoje dhe te dije ata qe shpetohen.

    Cdo perpjekje e tille eshte vecse nje veprim arrogant dhe jo serioz.
    Sa per pyetjen llogjike qe me ben, dua te them se megjithese te duket se ke bere nje pyetje te veshtire per t'u pergjigjur, dua te them se eshte shume e qarte ne mendjen jo vetem timen por edhe te te gjithe te krishterevet te rilindur. Dhe per t'u bindur per kete, do shohesh se si te tjeret do t'i pergjigjen kesaj pyetjes sende. Nderkohe, edhe une sa po te gjej kohe do te te pergjgjem megjithese ne principel nuk u pergjigjem atyre qe i bejne pyetjet thjeshte per te sfiduar dhe jo per te mesuar.

    Pershendetje nga ai qe jeton ne dy bote.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga marcus1 : 20-01-2005 mė 11:56
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

Faqja 3 prej 15 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kur “tė gjithė” i dhuronin vargje Enver Hoxhės
    Nga Coli-i-vogėl nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 22:20
  2. Shėrbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  3. Shqipėria pėrballė ndėrgjegjes sė gjymtuar tė saj
    Nga Shėn Albani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 22-09-2005, 12:27
  4. Kur “tė gjithė” i dhuronin vargje Enver Hoxhės
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 21-04-2005, 10:00
  5. Njėtrajtshmėri
    Nga SkenderRusi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-12-2004, 06:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •