LĖVIZJA

shpall

KONKURS

Pėr plotėsimin e vendeve tė punės:



1. Kryetar tė Kosovės
2. Kryetar tė Kuvendit tė Kosovės
3. Kryeministėr tė Kosovės
4. Ministėr (14)
5. Deputet (120)

KUALIFIKIMET E PĖRGJITHSHME

Kandidatėt tė kenė kualifikim superior; magjistraturė apo doktoraturė (pėrparėsi kanė kandidatėt me tituj shkencorė tė fituar nė periudhėn 1991-2004 nė UP)
Tė mos kenė aftėsi komunikimi nė asnjė gjuhė tė huaj (madje as nė gjuhėn shqipe)
Tė kenė karakter tė dobėt dhe labil
Tė jenė servilė
Tė jenė tė pasionuar pėr udhėtime zyrtare jashtė vendit, qoftė edhe pa nevojė
Tė mos kenė lexuar kurrė: Marrėveshjen e Rambujesė, Marrėveshjen Tekniko-Ushtarake tė Kumanovės, Rezolutėn 1244, Kornizėn Kushtetuese tė Kosovės, si dhe Marrėveshjen Haekerup-Ēoviq
Tė kenė aftėsi dhe pėrvojė nė keqmenaxhimin e shumave tė mėdha tė parave pa evidentim, pa regjistėr, pa transparencė, pa llogaridhėnie dhe pa limit
Tė kenė ambicie tė pasurohen pėrgjatė ushtrimit tė mandatit pėrmes shpėrdorimeve financiare
Tė kenė farefis sa mė tė gjerė, nė mėnyrė qė tė kontribuojnė nė zvogėlimin e shkallės sė papunėsisė
Tė kenė pasaporta valide tė ish-Jugosllavisė
Tė kenė diagnozė mjekėsore qė vėrteton lėngimin nga vesi i tė gėnjyerit


DETYRAT DHE “PĖRGJEGJĖSITĖ” E PĖRGJITHSHME

Tė jenė tė papėrgjegjshėm
Tė merren me ēdo gjė tjetėr, pėrveē interesave kombėtare
Tė dėgjojnė dhe tė zbatojnė urdhėrat qė vijnė “nga lart”


PĖR POZITĖN E PARĖ (KRYETAR TĖ KOSOVĖS)

Tė pėrfaqėsojė pėrēarjen e popullit
Tė qeshė vazhdimisht pa nevojė, lidhje-palidhje
Tė mos i pėrzihet PSSP-sė nė asgjė
Tė mos jetė serioz
Tė dėrgojė fėmijėt e tij te dajėt me aeroplan privat (i paguar nga buxheti i Kosovės)
Tė mos ketė vizituar asnjėherė kompleksin memorial nė Prekaz, dhe familje tė tjera tė dėshmorėve
Tė ketė flamurin dhe himnin e tij personal
Tė dijė tė bekojė (s'ka lidhje ēka: mund tė jetė degė e partisė, Papė, kryetar shteti, KFOR, gurė etj.)


PĖR POZITĖN E DYTĖ (KRYETAR TĖ KUVENDIT TĖ KOSOVĖS)

Tė jetė i lajthitur pėr pagabueshmėrinė e tij
Tė jetė demagog
Tė jetė autokrat nė pėrdorimin e teknologjisė (ndaljen e mikrofonit)
Tė jetė dorėlirė: t'i qerasė gjithė deputetėt me nga njė kafe (paratė s'ėshtė e thėnė tė jenė nga rroga e tij)


PĖR POZITĖN E TRETĖ (KRYEMINISTĖR I KOSOVĖS)

Tė mos ketė parė as ėndėrr tė bėhet Kryeministėr
Tė mos ketė kompetenca
Tė jetė Kryeministėr kukull
Tė mos flasė me gjysmėn e ministrave tė kabinetit tė tij
Tė dėshirojė tė jetė Kryeministėr edhe njė mandat tjetėr (anipse do tė dėshtojė nė mandatin e parė)


PĖR POZITĖN E KATĖRT (MINISTĖR)

Tė mos “marrė erė” nė punėt e ministrisė qė drejton
Tė shpallė dhe rishpallė sa mė shumė tenderė; tė kujdeset vet pėr “mbarėvajtjen financiare tė tyre”
Sė paku gjysma e personelit qė do tė punėsojė nė ministrinė e tij tė jenė me tė njėjtin mbiemėr
Tė jenė tė shkathėt fizikisht nė “qėrimin e hesapeve” me personelin e ministrisė
Tė jenė entuziastė tė “takimeve joformale”, pėrurimeve dhe spektakleve
Tė mos dallojnė: statusin nga statuti, testin nga teksti, entitetin nga etnitetin, autoktonen nga autentikja