Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 28 prej 28
  1. #21
    ga ga Maska e bunny
    Anėtarėsuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935
    Jo mo jo nuk ka aspak....
    ato akuza qe SHBA po i lexon Sadamit ne gjykate sot...mund tia lexonte para se tu fuste edhe te vriste aq sa ka vrare Sadami...(pasi numri i viktima nuk jane aq ndryshe nga te 2 palet)ky ishte ndryshimi...Qe Sadami mund tu rrezonte ne thyrje te drejtave te njeriut(pasi keto jane edhe akuzat qe po e denojne) ....
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  2. #22
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Citim Postuar mė parė nga kolombi
    drejtesia eshte perdhunuar si fjale qe nga dita qe u shqiptua.
    ..................................

    Une deri para pak kohesh kam qene kundra nderhyrjes amerikane ne irak.Tani nuk jam,per me teper pergezoj inciativen e ketij shteti si dhe ndihmen qe i eshte ofruar nga vendet evropiane duke mos lene pa permendur edhe shqiperine.Nuk po zgjatem se tepermi te shkruaj per menxyrat e semitit me te shpifur qe ngrohu dielli.Sadam huseini kucedra qe per te dyten here perflaku me gojet e saj lindjen e mesme.Besoj qe i dini manovrat kriminale qe beri me popullsine e pambrojtur kurde,krimet e shemtuara neper fshatrat e iranit,dhe goditja pa asnje shkak popullsine civile ne tel-aviv te israelit.Lindja e mesme eshte problemi me i fuqishem qe shqeteson boten.Me problematiket nder shkretinoret jane arabet.Ata kane qene gjithmone te paret qe e kane ndezur zjarrin.Po te zhytesh icik nder librat antike te historise lindjes mesme do te shikosh se si muslimanet arabe i perzune me dhune hebrenjt nga banimet e tyre.I detyruan te leshojne vendin e shenjte te jeruzalemit dhe ne vend te tyre futen kolonet palestineze.Te qenit me problematiket kushtezohet nga dy gjera qe duhen te perfillen

    1-Ideologjia qe permban feja e arabeve nxit urrejtje ndaj atyre qe nuk i perkasin asaj.Ne kete ideologji shprehet qarte urrejtja qe duhet te kete cdo arab ndaj cifuteve.Nder te tjera ne kete fe thuhet qe cdo pabesimtar nuk duhet lejuar te jetoje ne gadishullin arabik.Tashme jeni deshmitare edhe vete per katrahurat e pengmarrjeve per pretekstin qe permenda me siper.
    Bota perendimore reflekton sepse eshte e regjur me perndjekjet e revolucionet.Perendimoret e dine qe nje ideologji e tille mund te jete problem per etnite e tjera qe jetojne ne rajon.

    2-Problemi tjeter eshte se nder beduine ka rritje te madhe te analfabetizmit,mungese lirie,si dhe grupe qe pergatiten dita dites per te shkaterruar tolerancen dhe paqen ne bote.

    Iraku ishte nje prej vendeve qe pat dhene prova te mjaftueshme agresiviteti ne rajon.Nese do te fuqizohej do te behej problem per paqen boterore.Ndoshta jo ne menyre direkte por nuk ka dyshim qe do te ndihmonte grupe qe i shpallin lufte perendimit.

    .....dhe populli yne trim thote "gjarprit shtypja koken sa eshte i vogel se po u rrit...e dini vet me tutje.Cfare iu duhen armet kimike.....kur ka gjera me te rendesishme.

    Pse thu te jene aq budallenj amerikanet qe per te mos u dukur genjeshtare ndaj botes te mos vinin ca arme te prodhuara ne Usa mbrenda shkretires irakut.
    Shkurt muhabeti armet kimike te irakut u tranportuan nga qeveria e sadamit ne Iran....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga FLORIRI : 21-01-2005 mė 10:50
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061
    Islamizmi apo bota Islamike?

    Douglas E. Streusand

    Nėse pamja e zymtė e Osama Bin Laden-it personifikon aspektin mė kėrcėnues tė myslimanizmit pėr amerikanėt, nė Evropė e barabarta e kėsaj do tė ishte njė grua myslimane me fėmijėt e saj. Evropa ka shifra tė ulėta lindjesh dhe popullsi nė moshė tė vjetėr. E kombinuar me shifrat nė rritje tė emigrantėve myslimanė dhe shifrat mė tė larta nė lindjet e tyre, kontinenti mund tė pėrballet me njė transformim demografik dhe kulturor gjatė dy brezave tė ardhshėm. Megjithėse Evropa nuk ėshtė e paprekshme nga dhuna totalitare islame, perspektiva a largėt e shkrirjes kulturore ia kalon rrezikut tė menjėhershėm tė terrorizmit. Regjimet Evropiane, madje edhe ato tė cilat janė kritike ndaj politikės sė Shteteve tė Bashkuara nė Irak, po bashkėpunojnė nė mėnyra tė ndryshme nė luftėn globale kundėr totalitarizmit islamik. Por kjo luftė ėshtė anėsore nė krahasim me pėrpjekjet e qeverive tė Bashkimit Evropian, individualisht dhe kolektivisht, pėr t’u marrė me pjesėn nė rritje tė popullsisė sė tyre myslimane.

    Print
    Mail a Copy
    Comment on this article
    Subscribe
    Permission to Republish
    Numri i lindjeve tė popullsive indigjene tė vendeve tė Bashkimit Evropian ndodhet tani poshtė niveleve tė zėvendėsimit me 2.1 fėmijė pėr ēdo femėr. Pa emigracion, popullsia e Bashkimit Evropian mund tė bjerė deri nė 100 milion nė vitin 2075. Pėrveē uljes sė numrit, popullsia e Bashkimit Evropian po plaket, gjė qė do tė thotė se gjithnjė e mė pak punėtorė do tė mbajnė sistemet e pensionit dhe tė sigurimeve shoqėrore Evropiane. Si rezultat, qeveritė e Bashkimit Evropian ndodhen para njė nxitjeje tė madhe financiare pėr tė forcuar krahun e tyre tė punės duke pranuar sa mė shumė emigrantė.

    Pėr momentin, popullsia e Bashkimit Evropian ėshtė rreth 5% myslimane; ndėrsa Franca ėshtė 10% myslimane. Pa marrė parasysh pranimin e mundshėm tė vendeve me popullsi tė madhe myslimane si Turqia dhe Bullgaria, pjesa myslimane e popullsisė sė Bashkimit Evropian ka mundėsi tė rritet nė 10% nga viti 2020, nesė vazhdojnė tendencat e tanishme. Megjithatė, nėse shifrat e emigracionit rriten, pjesa myslimane do tė rritet shumė mė shpejt. Disa besojnė se rritja e popullsisė myslimane mund tė sjellė ikjen e tė krishterėve dhe hebrejve nga Evropa. Debatet nė Francė dhe gjetkė rreth vėnies sė shamiave tė kokės nė shkolla publike ėshtė vetėm idioma momentale e diskutimit rreth sė ardhmes sė Evropės.

    Skenaret e mundshme tė sė ardhmes sė Evropės mund tė pėrmblidhen nė dy ekstreme: evolucioni i njė Evrope islamike, nė tė cilėn institucionet dhe kultura myslimane zėvendėsojnė institucionet dhe kulturėn laike dhe kristiane; dhe zhvillimi i njė islamizmi Evropian, ku myslimanėt e Evropės mbajnė tė njejtin identitet Evropian tė zhvilluar nga katolikėt, protestantėt dhe hebrejtė e Evropės. Mė se dy shekuj mė parė, Eduard Gibbon, shkroi pėr fitoren e Charles Martel nė Tours nė 732, se “ndoshta interpretimi i Kuranit do tė mėsohej nė shkollat e Oksfordit dhe platformat e saj mund t’i tregojnė njerėzve tė bėrė synet shenjtėrinė e sė vėrtetės dhe zbulimet e Muhametit.” Vizioni i njė Evrope islamike nėnkupton shpėrbėrjen e ndikimeve tė triumfit Karolinian. Nė tė kundėrt, njė islamizėm Evropian do t’ia shtonte islamin programit tė Oksfordit pa hequr asgjė tjetėr.

    Ideja e islamizmit Evropian nuk ėshtė vetėm produkt i dėshirave tė liberalėve perėndimorė. Intelektualė tė mirėnjohur myslimanė kanė bėrė thirrje pėr pėrshtatjen e islamizmit me stilet shoqėrore dhe kulturore Evropiane. Bassam Tibi nga Universiteti i Gottingenit thotė se myslimanėt e Evropės duhet tė pajtojnė islamizmin me pluralizmin fetar dhe politik, ndarjen e fesė nga shteti, dhe tė drejtat e njeriut nė mėnyrė qė t’i pėrshtaten shoqėrisė Evropiane. Njė studiues tjetėr mysliman, Tariq Ramadan, i cili jeton nė Zvicėr, ka sugjeruar nė librat Tė Jesh Mysliman Evropian: Njė Studim i Burimeve Islamike nė Kontekstin Evropian, dhe Myslimanėt Perėndimorė dhe e Ardhmja e Islamizmit, se vendosja e komuniteteve myslimane nė perėndim, veēanėrisht nė Evropė, krijon mundėsinė pėr zhvillimin e njė larmie tė re dhe tė dallueshme islamike. Tradicionalisht, ligji islamik e ka ndarė botėn nė dy zona: Dar al-Islam (Shtėpia e Islamit) dhe Dar al-Hab (Shtėpia e Luftės); ndėrsa zoti Ramadan sugjeron njė kategori tė re Dar al-Shahada (Shtėpia e Dėshmitarit) pėr shoqėritė pluraliste ku myslimanėt mund tė jenė dėshmitarė tė besimit tė tyre, por gjithashtu tė marrin pjesė plotėsisht nė elementet e tjera tė mjedisit tė tyre tė ri.

    Pėr arritjen e kėtij qėllimi, zoti Ramadan nxit rishqyrtimin e teksteve kryesore islamike pėr tė bėrė dallimin e (thabit) “tė pėrhershmes dhe qenėsores” nga (mutaghayyir) “e pėrkohshmja dhe e rastėsishmja”, qė ndan islamizmin nga mjedisi i tij tradicional shoqėror dhe kulturor i Lindjes sė Mesme. Punimet e tija hedhin supozime tė tilla se nė mėnyrė qė islamizmi tė lulėzojė, ai duhet tė kontrollojė tė gjithė hapėsirėn e vet politike, shoqėrore dhe kulturore. Pėr zotin Ramdan, myslimanėt qė jetojnė sipas Dar al-Shahada duhet tė pranojnė privilegjet dhe pėrgjegjėsitė civile si detyrėn e tyre.

    Doktrina e zotit Ramadan pėrfaqėson njė shkėputje domethėnėse nga pikėpamjet e mendimtarėve tė tillė myslimanė si Hasan al-Banna, themelues i Vėllazėrisė Myslimane Egjiptiane, i cili ka konstatuar se “doktrinat dhe mėsimet e islamit janė tė gjithė-kuptueshme dhe drejtojnė punėt e njeriut nė kėtė botė dhe pėrtej”. Mendimet novatore tė zotit Ramadan kanė bėrė qė revista Time ta quaj atė njė nga novatorėt kryesorė tė botės pėr vitin 2000 dhe vitin 2004. Por artikulli i vitit 2004 nė Time kishte nėntitullin “I Moderuar apo Ekstremist?” Ēėshtja sigurisht qė mbetet e hapur, dhe jo vetėm pėr faktin se Ramadan ėshtė nipi i Hasan al-Bannait. Pavarėsisht nga argumentat e dhėna mė sipėr zoti Ramadan ka bėrė deklarata publike duke lėvduar ekstremistė islamikė dhe duke dėnuar terrorizmin. Nuk ėshtė pėr t’u habitur qė qeveritė perėndimore janė treguar tė kujdesshme: Nė vitin 1996 Franca nuk e lejoi zotin Ramadan tė hynte nė atė vend pėr shkak se ai dyshohej tė kishte lidhje me terrorizmin islamik totalitar algjerian; ndėrsa raporte tė tjera sugjerojnė se ai ka lidhje me al-Qaeda-n. Departamenti pėr Sigurimin e Atdheut e ndaloi atė kohėt e fundit tė hynte nė Shtetet e Bashkuara pėr tė marrė njė titull prestigjioz profesori nga Universiteti i Notre Damit.

    Tė dhėnat e paqarta tė zotit Ramadan i hapin rrugė besimit se islamizmi Evropian nuk ėshtė gjė tjetėr veē njė vazhdim i totalitarizmit islamik. Nė kėtė kontekst, koncepti i islamizmit Evropian ka disa ngjashmėri me Euro-komunizmin e brezit tė kaluar. Nė atė kohė, tė ashtuquajturit Euro-komunistė pretendonin se Partitė Komuniste tė Evropės perėndimore ishin tė pavarura nga Bashkimi Sovietik dhe i kishin flakur tutje mėnyrat e tyre Staliniste. Jean-Franēois Revel i hodhi poshtė me shumė elegancė tė dy kėto argumente nė njė artikull tė botuar nė revistėn Foreign Affairs nė vitin 1978. A tregojnė lidhjet e Tariq Ramadanit me totalitarizmin islamik se islamizmi Evropian nuk ėshtė asgjė mė shumė se sa mashtrim? Disa totalitarė islamikė, dhe ndoshta edhe vetė zoti Ramadan, mund ta shohin nė atė mėnyrė. Por islamizmi ėshtė fenomen shumė mė kompleks dhe i larmishėm se Marksizėm Leninizmi. Siē ka thėnė edhe Robert C. Tucker, nėse Marksizėm-Leninizmi ėshtė herezi kristiane, atėherė totalitarizmi islamik i Ayatollah Khomeini-t, Sayyid Qutb-it, Abu ‘l A’la Mawdudi-t dhe sė fundi Osama Bin Laden-it mund tė karakterizohet si herezi myslimane. Ai nuk pėrfaqėson rrymėn historike tė mendimit politik islamik. Si rrjedhojė, pėrplasja me stilin modern qė prodhoi totalitarizmin islamik mund tė ēojė edhe nė pėrshtatjen e islamizmit me qeveritė laike dhe shoqėritė pluraliste. Cilatdo qofshin qėllimet e vetė zotit Ramadan, koncepti i tij i Dar al-Shahada-s mund tė bėhet mjaft tėrheqės pėr shumė myslimanė tė Evropės. Nuk ėshtė pėr t’u habitur qė udhėheqėsit politikė jo-myslimanė nuk kanė paraqitur ndonjė vizion tė saktė tė islamizmit Evropian, megjithatė politikat e tyre parashikojnė qartė integrimin e popullsive tė tyre islamike nė rritje, nė rregullat politike dhe shoqėrore ekzistuese. Ndalimi i debatuar francez ndaj simboleve fetare nė shkolla publike, kishte kryesisht pėr qėllim ndalimin e shamiave tė kokės sė vajzave myslimane (pavarėsisht se u pėrfshinė simbole tė tė gjitha feve, si kryqet e mėdha, kapelat hebraike, etj.), dhe kjo pėrfaqėsonte qėndrimin e Francės nė lidhje me kėtė ēėshtje. Shoqėria franceze e pranon pėrfshirjen myslimanėt nėse ato pėrshtaten, simbolikisht dhe institucionalisht, me politikėn publike tė laicitetit.

    Ndalimi nga ana e Francės i shamiave tė kokės ka zgjuar shumė kritika brenda dhe jashtė Francės, por qeveria franceze ka bėrė edhe shumė lėshime domethėnėse ndaj popullsisė sė saj myslimane qė ėshtė nė rritje. Pėr shembull, politika e laicitetit nė pėrgjithėsi ndalon mbėshtetjen e qeverisė ndaj insitucioneve fetare. Nė parim, fondet publike mund tė pėrdoren vetėm pėr mirėmbajtjen e ndėrtesave fetare ekzistuese. Por, gjatė pesė viteve tė fundit Parisi ka lejuar pėrdorimin e fondeve qeveritare pėr ndėrtimin e xhamive tė reja dhe qendrave kulturore myslimane. Duhet tė vihet nė dukje se mjediset publike myslimane praktikisht as qė ekzistonin nė Francė kur u miratua ligji i laicitetit nė vitin 1905. Tani, duke qenė rreth shtatė milion, myslimanėt pėrbėjnė komunitetin e dytė mė tė madh fetar nė Francė, dhe interpretimi i rreptė i ligjit tė laicitetit do t’i kishtė lėnė ato nė njė dizavantazh tė madh. Elasticiteti i treguar nga qeveria franceze pasqyron njė ndryshim delikat nė politikėn laike nė favor tė komunitetit mysliman tė Francės dhe, deri nė njė farė mase, mund tė ekuilibrojė ndalimin e simboleve fetare nė shkollat publike. Kjo bėn mė tė lehtė krijimin e hapėsirės sė shenjtė tė rezervuar pėr myslimanėt duke ruajtur nė tė njėjtėn kohė laicitetin e hapėsirės publike franceze.

    Tė paktėn disa nga myslimanėt francezė kanė shprehur dėshirėn pėr tė funksionuar brenda atyre parametrave. Sheib Bencheikh, myftiu i Marsejės, ka deklaruar se “mund tė jesh mysliman dhe tė jetosh pa problem nė hapėsirėn laike franceze”. Njė nxėnėse shkolle myslimane nė Francė u citua nė Washington Post tė ketė thėnė se ajo e heq shaminė e kokės para se tė hyjė nė shkollė: “Unė e vė shaminė pėr shkak tė fesė, por pastaj e heq sepse ashtu thotė ligji”. Ajo dhe shumė nxėnės tė tjerė myslimanė ankohen pėr ligjin, por ankesat e tyre u ngjajnė mė shumė ankesave tipike tė nxėnėsve tė shkollave tė mesme pėr veshjen si kudo tjetėr. Pėrgjigja e myslimanėve tė Francės ndaj rrėmbimit tė dy gazetarėve francezė nė Irak nė gusht tė kėtij viti ka pėrforcuar pėrshtypjen se islamizmi Evropian ka filluar tė zhvillohet nė Francė. Rrėmbyesit, tė cilėt janė vetquajtur “Ushtria Islamike e Irakut,” kanė kėrkuar t’i jepet fund ndalimit tė shamiave tė kokės. Myslimanėt francezė, edhe ata tė cilėt kanė ngritur zėrin kundėr ndalimit tė shamiave, i kanė dėnuar rrėmbyesit. Muhammad Bechari, zėvendės president i Kėshillit Francez pėr Fenė Myslimane, i cili ka shkuar nė Irak me shpresė pėr tė siguruar lirimin e gazetarėve, u mundua ta ndante ēėshtjen e pengjeve nga ēėshtja e ndalimit tė shamiave tė kokės. “Beteja politike pėr lirinė fetare, e cila ėshtė ēėshtje vetėm e Francės, do tė rifillojė prapė mė vonė,” tha ai. Olivier Roy, njė nga autoritetet kryesore franceze tė islamizmit, i tha gazetės New York Times se, “ne kemi parė njė shfaqje tė jashtėzakonshme bashkimi kombėtar nga ana e komunitetit mysliman. Ata thonė, ‘Ne jemi francezė nė radhė tė parė.’Ata mund tė mos jenė dakort me ligjin por thonė: ‘Kjo ėshtė lufta jonė dhe mos ndėrhyni.’ Ky ėshtė moment shumė i rėndėsishėm.”

    Siē shprehet edhe zoti Roy, kėto pėrgjigje vėnė nė pyetje kontradiktat e pretenduara mes identitetit francez dhe fesė myslimane dhe sugjerojnė se myslimanėt e Francės janė tani grup qytetarėsh francezė lidhjet e tė cilėve janė mė tė forta me francezėt e tjerė sesa me myslimanėt jashtė Francės. Ky konstatim i identitetit francez nė krizė mund tė pėrmirėsojė perspektivėn e heqjes sė ndalimit tė shamiave tė kokės.

    Sigurisht qė kėto zhvillime nuk nėnkuptojnė se islamizmi Evropian do tė triumfojė. Shumė myslimanė nė Evropė, edhe kur nuk mbėshtesin dhunėn, akoma mbajnė nė zemėr vizionin e Evropės si Dar al-Islam. Dhe shumė Evropianė i shohin parimet islamike si tė papėrputhshme nė thelb me shoqėrinė laike. Por tė gjithė ata qė besojnė se evolucioni ėshtė i pamundur, nėnvlerėsojnė dinamizmin e islamit si traditė fetare. Myslimanėt janė ata qė do tė pėrcaktojnė tė ardhmen e islamizmit dhe jo tekstet e shkruara, ashtu siē e pėrcaktojnė dhe do tė pėrcaktojnė tė ardhmen e historisė dhe fesė sė tyre tė krishterėt dhe hebrenjtė.

    Douglas E. Streusand ėshtė profesor i studimeve islamike, historisė ushtarake dhe historisė botėrore nė Universitetin Ushtarak Amerikan dhe Drejtor i Seminarit tė Strategjsė Globale nė Qendrėn pėr Studime tė Sigurisė. Publikimet e tij pėrfshijnė “Formimin e Perandorisė Mughal” dhe mė shumė se 30 artikuj dhe analiza.

  4. #24
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Citim Postuar mė parė nga Redi
    Hektor, nese do te shkruash dicka, jep mendimin tend per ate Dicka dhe jo te hedhesh nje fjale ketu e nje atje dhe pastaj te komentosh shkrimet e te tjereve.

    Titulli i temes tende eshte: SHBA deklaron: I forti te rreh dhe nuk te le te qash!
    .


    Cfare deshen amerikanet dhe britaniket, Hektor, sipas mendimit tend???

    Cfare deshen dhe duan te arrine ata ne Irak???

    Keto gjera eshte mire qe te na i zberthesh dhe te tjerat i lexojme perdite ne media. Pra JO cfare thojne ata, por cfare mendon ti per arsyet e verteta te kesaj lufte.

    Jo cdo teme hapet per te thene mendimin tend. Ka tema te cilat hapen per te bere nje pyetje ose thjeshte per te kerkuar ndihme. Ka tema (shumica ketu) qe hapen per te tall fiqte e thate. Ka dhe tema si kjo me lart, qe hapen per te rikujtuar debatet qe dikur u zhvilluan ketu, per ti bere te ditur njeres pale qe kane gabuar ne c'kane thene kohe me pare dhe per te justifikuar tere ate kohe qe harxhuam ketu, duke diskutuar rreth kesaj lufte dhe pa-drejtesise qe ajo mbarte.
    Ke me experience se une ne forum dhe me duket pune angari te te shpjegoj arsyet per te cilat hapen temat, ose dhe arsyen e kesaj ne fjale.

    Persa i perket mendimit tim, me buzen ne gaz te kam lexuar. Ka njerez qe thone ate qe 'dine' dhe ka nga ato qe thone ate qe 'mendojne' vete. Ajo kategoria e pare me krijon alergji. Kjo alergji ndoshta me ka bere qe 'mendimin' tim ta kem shprehur gjithnje te paster ketu ne kete forum. Kjo, ka qene dhe arsyeja qe disave u erri syte dhe sot shkruaj ketu me nje nick tjeter. Besoj se kupton! (?)

    Cfare deshen dhe cfare duan amerikane e britanike ?
    Me duket me teper si pyetje ngacmuese kjo qe me drejton. Sepse, ta kam bere te ditur kohe me pare dhe ato pergjigje jane te rregjistruara ne librarine e ketij forumi (tendit). Hapi sirtaret dhe shfleto. Do gjesh pergjigjen time dhe te shumteve si une, te cilet nuk shohin pikturen me syzet e interesit, kopillekut, dhe djallezise (ndoshta dhe me syzet e naivitetit), por drejte...'drejte' dhe sic eshte!
    Neper postimet qe te kam lexuar nuk me je dukur ndonjehere kaq naiv sa te me drejtosh keto pyetje! Dhe do te te respektoj, duke shkruar dy fjale rreth mendimit tim!

    Duke shmangur pretekstin 'kryesor' qe coi ne pushtimin e Irakut (perralla me Sindbad detarin) po kapem vetem tek pikat me te rendesishme.

    Amerika dhe Anglia, sic do pushtues tjeter ne historine e njerezimit, kishin dhe kane vetem nje qellim, qe te gjithe e dine. Ai qellim eshte ...POWER...
    Aman c'na the - thua zotrrote! Nuk do te them me - them une - se kam thene shume nese e analizon.

    Amerika humbi qindra jete te rinjsh, sepse nuk duronte dot tiranine dhe tmerrin qe Sadami po shkaktonte mbi popullin e tij, prandaj hapi lufte - thote njeri.
    (uhahahahahaha - qeshin salla me te madhe)

    Amerika nuk kishte menyre tjeter me te rrafinuar dhe pa shkaktuar jete njerezish dhe tere ato para, per te ulur Sadamin nga froni, prandaj bombardoi dhe pushtoi, duke e pare si te vetmin opsion te mundshem - thone prape ca te tjere!
    (muuhahahahhahahaaa - ulerasin nga e qeshura prape salla)

    Amerika nuk ka interes ne arin e zi te Irakut. Nuk ka as interes territorial. Qellimi i tyre ishte thjeshte human dhe bamires. Ata thone qe jane atje per ti sjellur demokracine Irakut, per te shpenzuar biliona dollare duke e rindertuar nga themelet dhe biles nafta qe do nxirret do i takoje vetem Irakeneve. Amerika humb jetet e ushtareve te saj, per te shpetuar jete bythzinjsh iraken. Amerika humb biliona para per te pasuruar popullin e nderuar irakien - thone ata!
    (kesaj here te gjithe kane dal komplet jashte sallen dhe planeti po tundet nga e qeshura )

    Ka shume...
    ...por...
    Nuk zgjatem me se s'ja vle te perseris gjera qe kam thene dikur, plus qe duke imagjinuar te qeshuren e salles, kam fillu dhe vet tu qesh ketej, me ...jo me ty jo lol!

    PS: Titulli i temes...eshte i sakte!

  5. #25
    Hektor, pikerisht se nuk jam naiv te bera ato pyetje sepse e pashe qe tema jote nuk eshte as per ti marre mendimin te tjereve dhe as per te shprehur mendimin tend ne menyre te qarte, por e ke bere me nje sarkazme dhe ironie qe eshte bere e modes tashme ku dynjaja nuk ka forca e argumenta per te mbrojtur bindjet e veta dhe thjesht injoron vendimet apo mendimet e te tjerave.

    Jane shume rryma e persona sot ne bote qe jane kunder luftes ne Irak. Secila mbeshtet nga nje teori te veten qe jane bere te qarta tashme.

    Po vazhdoj mendimin tend:

    Pra ka nga ata qe nuk e duan ate lufte pasi e shohin Ameriken si imperialiste qe do te pushtoje te gjithe Boten (planeti doli nga orbita).

    Ka nga ata qe jane kundra luftes ne princip, pra qe cfaredo lloj arsye nuk e justifikon luften; te ashtuquajturit pacifiste. (planetet e sistemit diellor nderruan kurs) etj etj qe ke thene dhe ti.

    Pra jane gjera qe dihen dhe lexohen e degjohen perdite. Ketu ne forum eshte me interes se cfare mendon ti dhe te tjeret, pasi se cfare mendon salla apo planeti dihet tashme.

    Nejse, te tjerat me vone.

    Shendet

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061
    Poezi dhe jete ne Irak .

    Nga Muhsin Al-Ramli


    --------------------------------------------------------------------------------

    21 Marsi eshte dita boterore e poezise.Po dhe ne ne kohe lufte ,
    ka kohe per poezine ! Muhsin Al-Ramli , nje nga novelistet dhe
    dramaturget me te rendesishem Iraken , perkthyes i gjuhes Arabe ne
    Spanjishte , eshte i lindur per kete.Ne kete artikull shprehet mbi
    rendesine dhe aktualitetin e vjershes ne kohe baruti

    "Ne Irakenve , ne pergjithesi , dhe intelektualeve ne vecanti , na
    trishton e indinjon fakti qe sot flitet per Irakun vetem si nje
    problem Te vetmet gjerat qe thuhen per te jane : "Hyn ne boshtin e te
    keqes " Ka arme te shkaterrimit masiv , eshte diktature , dhe ka nje
    det me naft
    Asnje nuk flet me per Irakun, si vend i" Njemije e nje neteve"
    Djepi i pare i qytetrimit: Sumer, Akkad, Nimrud, Uruk, Asir,
    Babilonez! Iraku si Mesapotamia, vendi ku mbi 5000 vjet me par lindi
    shkrimi , kalendari i pare, feja e pare, demokracia e pare , poemat e
    para epike si "Epi i Gilgameshit"
    Poezia ne te cilen grat Irakene kane pasur nje rol esencial ,
    eshte , poetesha e pare e botes Angiduana
    Nazik Al-Malaika, njihet si pionieria e poezise Arabe .moderne
    Pas gjithe kesaj , eshte shum e trishtueshme , qe njerzit te njohin
    e te njesojne figuren e Irakut me ate te mustaqeve te diktatorit .Na
    trishton fakti qe disa persona dalin neper televizore dhe bejne sekur
    dine c'do gje mbi Irakun .imagjinoj ,qe shume nga ata nuk kan lexuar
    kurre nje novele apo poeme Ato qe dine shume mire , jane numuri i
    puseve te naftes.Ne vendin tim , poesia nuk eshte nje shtojce apo nje
    luks , eshte nje nevoj .Nuk eshte vetem nje menyre e te shprehurit te
    emocioneve , por dicka me shume .Eshte vazhdimesia e jetes .ne saj te
    poezise , njeriu jeton ate , qe nuk mund te jetoje dhe nuk i lejohet
    ta jetoj.

    Gjat luftes ne Golfin Persik, ishim neper llogore dhe poezia na
    udhehiqte .Ishte nje ushtar .Para c'do bombardimi me thoshte :
    Muhsin , po vdiqa , publikoje poezine time "
    A nuk shihte ai ushtar ne poezine e tij vazhdimesine e jetes se vet?
    Disa dite me pare neper gazeta lexova lajmin , qe nje grup poetesh i
    ka derguar 13.000 poema kunder luftes Presidentit Bush, te shkruara
    nga e gjithe Bota .A mundet poezia te ndalonte luften?
    Poezia , pasuron Irakun , me shume se nafta , e kjo e fundit solli
    vetem fatkeqesi Gadishulli Arabik dhe Iraku jane te vetmet vende te
    botes , ku festohet lindja e nje poeti sepse eshte bere zedhenes i
    nje tribuje Ligji , historia , mesimet shkruhen ne formen e
    poezise .Edhe sot ne vendin tim , letrat shkruhen ne kete forme .

    I vetmi vend ne bote ku egsiston nje treg i poezise , eshte ai i
    Mirbadit dhe i Basores , qe frekuentohet nga njerez ,qe vine nga
    vendet me te largeta per te blere ( sidomos te dashuruarit) ose per
    te mesuar apo kritikuar poezine.
    E megjithate , megjith vuajtjet qe po heq tani populli Iraken nga
    luftrat, krijimet vazhdojne ne nje menyre te
    admirueshme.Eshte e mjaftushme te arrij nje liber nga jashte , qe ky
    te fotokopjohet e te shperndahet menjehere.Forma me e perdorur eshte
    ajo e poemes.Poeti flet ne veten e pare , por jo se flet per
    vetveten , por sepse mban pergjegjesine e zedhenesit te nje populli,
    te qytetareve te tij , te tokes se tij e te umanitetit te saj

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061
    Sadami kriminel I luftes

    Me 1 korrik te ketij viti u zhvillua séanca e pare e gjykimit te ish diktatorit gjakatar dhe shtypes te Irakut Sadam Huseijn.Ky gjykim nga dy aspekte ka terhequr vemndjen e teoricienteve dhe opinionit publik.Aspekti I pare eshte se diktatori iraken I cili per 35 vjet me radhe ka kryer krime te medha kunder popullit iraken dhe vendeve fqinje,perfundimishte u ule pas tavolines se gjyqit .Por aspekti I dyte I rendesishem eshte menyra e gjykimit te tije sepse lajmet nga ky gjykim pershkak te influnces se Amerikes cencurohen shume dhe me e rendesishmja eshte mosperfshirja e sulmit te regjimit te Sadamit ndaj Iranit ne aktakuzen ndaj tije.

    Lideri supreme I revulucionit islamik Ajetolla Khamenei,kohe me pare gjate nje fjalimi vuri theksin mbi gyjkimin e Sadam Huseijnit.Ai deklaroi se imponimi I luftes 8 vjecare kunder Iranit, eshte tema me e rendesishme ne aktakuzen e Sadamit.Ne te vertet kjo lufte shkateruese ju imponua edhe popullit Iranian edhe popullit iraken.Lideri supreme I revulucionit islamik te Iranit ne kete drejtim thekson:”Sadami kete lufte na imponoi edhe neve edhe popullit te Irakut I cili nuk deshironte lufte,por Sadami 8 vjet me radhe me dhune mori te rinjet iraken nga shtepit e tyre dhe I dergoi ne front.Pastaj ata I ktheu te vrare dhe ne disa raste trupat ua derzoi familjeve ndersa ne disa raste jo.”Realiteti eshte se gjate luftes se imponuar te Sadamit ndaj Iranit,mijra persona rane viktim e deshires per pushtim dhe ekspansionizmit te Sadamit.Si rjedhim, jo vetm populli Iranian por edhe populli iraken duhet qe gjate gjykimit te Sadamit,luften e tije kunder Iranit ta parashtrojn si krimin me te madh te Sadamit.Sulmi ushtarak I Sadamit,ndaj Iranit nuk shkaktoi vetm vrasje dhe plagosje te njerzeve por pati edhe shkaterime te medha per Iarnin dhe irakun,gje qe rendon edhe me teper krimin e tije.Lideri supreme I revulucionit islamik kete e shpjegon ne kete menyre:”Kjo lufte ju imponua popullit te irakut dhe Sadami ne kete lufte e privoi popullin iraken nga pasurite e medha te tij.Eshte e vertet se kjo lufte per ne shkaktoi deme te shumta dhe keto deme I shkaktoi Sadam Huseini ,por edhe per popullin iraken nuk pati pak deme,por pati me shume.”

    Megjithe luften e gjate mes Iranit dhe Irakut,popujt e ketyre dy vendeve kane ruajtur lidhjet e thella fetare,historike dhe kulturore dhe kjo ceshtje tregon se kjo lufte u eshte imponuar te dy popujve nga ana e Sadamit.Pas rezimit te Sadamit,ne Prill te vitit 2003 u krijuan kushte me te mira per thellimin e mardhnjeve vellazerore mes popullit iranian dhe atij iraken.Ajetolla Khamenei,mardhenjet e mira mes popullit Iranian dhe atij iraken I shpjegon keshtu:”Ne mes popullit Iranian dhe atij iraken nuk egzikston asnje mosmarveshje,ne gjithmone kemi qene dy popuj shoke,vllezer dhe gjithmone te afert me njeri tjtrin.Me vite te tera populli yne ka shkuar per vizit ne Nexhef dhe Qerbela.Edhe ata kane ardhur ne Mesh’hed dhe Kom,ne kemi qene te afert dhe kemi respektuar njeri tjetrin,ralle ndodhe qe dy popuj fqinje te jene kaq shok me njeri tjetrin.”

    Megjith se Sadami eshte fajtor dhe kriminel lufte pershkak te sulmit ndaj Iranit dhe duhet patjeter te gjykohet ne nje gjykat te drejte ,por ky diktator I pameshirshem ka patur edhe bashkepuntore te cilet e kane ndihmuar ate ne krimet ndaj popullit Iranian dhe atij iraken.Ne luften qe Sadami filloi kunder Iranit,Amerika dhe shume vende evropiane e ndihmuan ate.Madje disa nga ata moren pjese edhe ne prodhimin e armeve te shkatrimit ne mase te ish regjimit iraken.Nga perkrahesit me te rendesishem te Sadamit ne luften kunder Iranit,ishte qeveria amerikane e cila I vu ne disponim Sadamit ndihma financiare ,ushtarake, informative dhe propagandistike.Ne baze te nje shkrimi qe koheve te fundit u publikua ne gazten Australiane”Green Golf”,qeveria e asaj kohe amerikane e presidentit Ronald Regan ka ndihmuar Sadamin edhe ne fushen e ndertimit te armeve kimike.

    Lideri supreme I revulucionit islamik te Iranit ka vene theksin edhe mbi kete ceshtje dhe deklaron;”Nese deshirojne te gjykojne Sadamin me kete akuze (sulmin ndaj Iranit),duhet edhe shume te tjere te gjykohen ne kete gjykate.Nje nga fytyrat me kriminele qe duhet te gjykohet ne ket gjykat do te jete regjimi amerikan,sepse ata ishin qe ndihmuan Sadamin.Ata ishin ,ata te cilet I dhane driten e gjelbert Sadamit per perdorim te armeve kimike.”Ajetolla Khamenei per te ndricuar me teper kete ceshtje dhe per te vertetuar dyftyresin e funksionareve te shtepise se bardhe ve theksin mbi viziten e ministrit luftenxites te mbrojtjes amerikane Donald Ramsfeld,ne Irak ne vitin 1983,qe u zhvillua me qellim zgjerimin e mardhenjeve dhe bashkepunimve mes Sadamit dhe Washingtonit.Si rjedhim Amerika dhe disa qeveri te tjera perendimore duhet te gjykohen se bashku me Sadamin per pjesmarje ne krimet e tije te luftes.Gjykimi I Sadamit si shtypes dhe agresor mund te shqyrtohet nga dy aspekte.Brenda Irakut, Sadami ka kryere krime te pa numerta kunder popullit iraken gjate periudhes se gjate te sundimit shtypes ne Irak.Ai nje numer te madh te popullit te ketij vendi vrau ,burgosi dhe keqtrajtoi.Por krimet e Sadamit jashte kufive te Irakut gjithashtu ishin te rendesishme.Ai sulmoi vendet si Irani dhe Kuvajti,ku pervec shkatrimeve te medha vrau dhe plagosi nje numer te madh nga populli I ketyre vendeve.Pasioni per lufte I Sadamit shkaktoi pasoja te medha njerzore dhe ekonomike per popullin iraken.Si rjedhim gjykimi I ish diktatorit iraken do te jete I plote atehere kur te shqyrtohen edhe krimet e brendeshme edhe ato te jashtme dhe nderkombetare te tij ne nje gjykate te panvaruar dhe te paaneshme.Sidoqofte gjykimi I Sadamit,diktatorit gjakderdhes iraken duhet te jete mesim per te gjithe shtypesit dhe agresoret te cilet mendojne se munden pergjithmon te ushtrojne dhune dhe shtypje ndaj popujve te pafajshem.Ajetolla Khamenei ne lidhje me kete ceshtje terehq verejtjen keshtu:”Mjerimi I Sadamit sot do te jete edhe fati I te gjithe shtypesve dhe dhunueseve ne bote si Amerika dhe regjimi sionist.

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-10-2003
    Postime
    153
    Megjith se Sadami eshte fajtor dhe kriminel lufte pershkak te sulmit ndaj Iranit dhe duhet patjeter te gjykohet ne nje gjykat te drejte ,por ky diktator I pameshirshem ka patur edhe bashkepuntore te cilet e kane ndihmuar ate ne krimet ndaj popullit Iranian dhe atij iraken.Ne luften qe Sadami filloi kunder Iranit,Amerika dhe shume vende evropiane e ndihmuan ate.Madje disa nga ata moren pjese edhe ne prodhimin e armeve te shkatrimit ne mase te ish regjimit iraken.Nga perkrahesit me te rendesishem te Sadamit ne luften kunder Iranit,ishte qeveria amerikane e cila I vu ne disponim Sadamit ndihma financiare ,ushtarake, informative dhe propagandistike.Ne baze te nje shkrimi qe koheve te fundit u publikua ne gazten Australiane”Green Golf”,qeveria e asaj kohe amerikane e presidentit Ronald Regan ka ndihmuar Sadamin edhe ne fushen e ndertimit te armeve kimike.



    prodhimi made in usa qe eshte dhene irakut u zhduk ,sepse ato nuk jane perdorur te gjitha gjate luftes me iranin,ka numeruar mire amerika sa jane gjuajtur kunder popullit te pafajshem iranian ,tani i ka mbet vetem te mbaroj numerimin


    Mjerimi I Sadamit sot do te jete edhe fati I te gjithe shtypesve dhe dhunueseve ne bote si Amerika dhe regjimi sionist.

    ah ata kane sy po nuk shofin ,ah ata kane vesh po nuk degjojne,ah ata kane zemer por nuk ndiejne

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parė i Republikės sė Kosovės
    Nga Albanino nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. "Skandali Pango": Gjykata denon "Top Channel" me 450,00 euro
    Nga digital nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1004
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 15:18
  3. Gazeta Shqiptare veteinskenon "bllokim te gazetes" per te krijuar sensacion
    Nga Bledari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 13:45
  4. Moisiu deklaron datėn e zgjedhjeve, opozita kundėrshton
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 29-01-2007, 11:45
  5. Riēard Hollbruk deklaron: Kosova mund te mbijetoje e pavarur
    Nga StormAngel nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 22-12-2004, 10:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •