Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 28
  1. #11
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Per te qene me i qarte rreth hapjes se kesaj teme:

    Lufta u nis (Iraku u pushtua) sepse USA ishte e bindur qe Sadami zoteronte arme te tilla dhe perbente nje kerrcenim te jashtzakonshem per njerezimin mbarebotes, sidomos ate amerikan. Pra shkaku ishin ARMET!

    Shkaku doli i SAJUAR!
    Lufta u be PA te drejte!
    Pjeset e ardhshme te telenoveles ndiqini vet...

    ...une kaq doja te vija ne dukje!
    Meqe kam harxhuar pak kohe dikur duke ju mbushur mendjen dhe me keni kundershtuar me zjarr dhe me pasion duke mbajtur krahun e te drejtit, USA. Kjo me shtyu te hap temen dhe jo se mu ul rroga per sonte!

    Hajt luftra te mbara...

  2. #12
    ga ga Maska e bunny
    Anėtarėsuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935
    Citim Postuar mė parė nga Toro
    Sipas jush amerikanet duhet ti kerkojne falje Sadamit dhe ta rikthejne ne pushtet! Kete doni ju?
    Te pakten te pranojne GABIMET,te thojne qe kemi qene GABIME per armert berthamore...(pasi ky ka qene argumenti qe gjith Amerika u ngrit ne kembe, gati per lufte)Ohh po edhe rrezimi i Sadamit...pasi nuk kishte metoda te tjera...(gjith ai Burre...veshtersi te medha do kishin pasur...me intelegjencen sot..cncncnc)

    Por mesa duket ky qenka vetem fillimi i Xhobanit Bush...pasi ne shinjester tani eshte Syria...(kuptohet besohet qe ato po fshehin anetare te Alkaides/Alchahides (nuk jam e sigurte me spellimin)..sipas informacioneve te sakta Amerikane)

    Lufta kunder terrorizmit vazhdon....
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-10-2003
    Postime
    153
    SHBA deklaron: I forti te rreh dhe nuk te le te qash!
    ka edhe ma keq, i dobeti te xigilon dhe nuk te lejon te qeshesh

  4. #14
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Xhobani?Mos e ke fjalen per cobanin qe ruan stanet?
    Nese po si zakonisht ngaterrohesh me kembet e tua,Bushi nuk eshte coban,nese BOTA eshte stan sipas shembellimit tend,eshte ujk.
    Dhe sa te kete dele ne kete bote do kete edhe ujqer.

    Arme berthamore prodhonte Enveri ne Skrapar,e jo me Iraku .
    E sic tha Toro,qe se paske lexuar u zbuluan sot pas 15-vjet demokraci.
    Cilat menyra do zotrote te rrezohet kolera me emrin Sadam,me lule,me parakalime ,me mitingje paqesore.
    Keshtu eshte ndertuar kjo bote,i forti ben ligjin,nuk ka drejtesi,drejtesia eshte perdhunuar si fjale qe nga dita qe u shqiptua.
    Te gjithe vrisnin e prisnin,qe nga Cezaret e deri tek Bushi.
    Po me tragjike eshte kur te vret e rrjep pjella jote,quam Stalin,Pinocet,Caushesk,Enver apo Sadam.............
    Qe jo vetem te rrahin,te vrasin,te burgosin e nuk te lene te qash,po te ngrijne dhe buzet qe te dukesh i qeshur para botes.
    Nga keto kemi vuajtur ne.Hallet dhe plaget e Shqipes jane pa fund te qajme hallet e haureve te Irakut.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  5. #15
    ga ga Maska e bunny
    Anėtarėsuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935
    Ne argumentin tend metafore jote ishte ujqer...per arsyjet qe dhe...kurse per mua...eshte coban...per faktin sse mendon qe gjith bota eshte bagetija e tija...edhe cobani Bush duhet te kujdeset per ate...(ky ishte kuptimi im qe kisha)kishte sarkazm ne te aq shum sa kishte metafore..Persa i perket kembeve te mia...me keto kam ndenjur deri tani...(akoma nuk jam rrezuar)...

    Me te vertete e tregoni koncept qe keni per kete,pasi cdo argument qe beni e coni tek Shqiperia....(Cfare ka bere USA per ate Shqiperi)....Dmth edhe pse Bushi duhet te mare gjith lindje e mesme ne radhe...akoma ne Shqiptaret duhet te themi qe ai ka te drejte ...pasi jemi Shqiptare.Jo pergje po skeni sesi ta mbroni tjeter llojsh...
    Zoti Kolombo mund te me thuash cfare akuzash po i lexohen Sadamit ne gjykate sot???Edhe me thuaj sa ndryshe jane ato akuza me Milloshevicin???...

    athere vazhdojme...nqfse akoma nuk e kupton..
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  6. #16
    Hektor, nese do te shkruash dicka, jep mendimin tend per ate Dicka dhe jo te hedhesh nje fjale ketu e nje atje dhe pastaj te komentosh shkrimet e te tjereve.

    Titulli i temes tende eshte: SHBA deklaron: I forti te rreh dhe nuk te le te qash!
    .


    Cfare deshen amerikanet dhe britaniket, Hektor, sipas mendimit tend???

    Cfare deshen dhe duan te arrine ata ne Irak???

    Keto gjera eshte mire qe te na i zberthesh dhe te tjerat i lexojme perdite ne media. Pra JO cfare thojne ata, por cfare mendon ti per arsyet e verteta te kesaj lufte.

  7. #17
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Citim Postuar mė parė nga bunny
    Ne argumentin tend metafore jote ishte ujqer...per arsyjet qe dhe...kurse per mua...eshte coban...per faktin sse mendon qe gjith bota eshte bagetija e tija...edhe cobani Bush duhet te kujdeset per ate...(ky ishte kuptimi im qe kisha)kishte sarkazm ne te aq shum sa kishte metafore..Persa i perket kembeve te mia...me keto kam ndenjur deri tani...(akoma nuk jam rrezuar)...

    Me te vertete e tregoni koncept qe keni per kete,pasi cdo argument qe beni e coni tek Shqiperia....(Cfare ka bere USA per ate Shqiperi)....Dmth edhe pse Bushi duhet te mare gjith lindje e mesme ne radhe...akoma ne Shqiptaret duhet te themi qe ai ka te drejte ...pasi jemi Shqiptare.Jo pergje po skeni sesi ta mbroni tjeter llojsh...
    Zoti Kolombo mund te me thuash cfare akuzash po i lexohen Sadamit ne gjykate sot???Edhe me thuaj sa ndryshe jane ato akuza me Milloshevicin???...

    athere vazhdojme...nqfse akoma nuk e kupton..
    Ujk,eshte njelloj epiteti,qe i vura Bushit,nuk jemi ne shkolle te te mesoj c'eshte metafora.
    Mos fole me fjale te medha kur nuk e ke idene se si zakonisht bastardon shqipen dhe ngaterrohesh serisht me kembet e tua.Nuk ka burre nene te kuptoje ato qe shkruan ti.

    Nuk ka nevoje per akuza per kancerozet diktatore si Sadam ,varret dhe kockat e atyre qe ka vrare e prere flasin vete mes hirit te heshtjes se tyre.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kolombi : 20-01-2005 mė 11:52
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  8. #18
    ♥Electronics♥ Maska e ^TIRONA^
    Anėtarėsuar
    10-01-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    45
    Pse aq budallenj jane ata qe te tregojne qe kane gjetur.I kane ndare bashke ato dhe nuk tregojne . Pastaj ku humben gjitha ato lende explozive. Me ton u zhduken gjithe ato arme apo u zhduken me frymen e shejte. Prit se do i bien edhe IRANIT shume shpejt per te njetin motiv.

    Alby
    KI I VETMI
    ALBY

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    "Faleminderit" Presidenti Bush

    Nga Paulo Coelho


    Faleminderit, o udhėheqės i madh, George W. Bush. Faleminderit qė i treguat gjithsecilit mbi rrezikun qė pėrfaqėson Saddam Hussein-i. Shumė prej nesh mund tė kishin harruar qė ai pėrdori armė kimike kundėr popullit tė vet, kundėr kurdėve e kundėr iranianėve. Hussein ėshtė njė diktator gjakatar dhe njė prej shprehjeve mė tė qarta tė sė keqes nė botėn e sotme. Por nuk ėshtė kjo e vetmja arsye qė po ju falenderoj. Gjatė dy muajve tė parė tė vitit 2003 ju i hapėt sytė botės pėr njė numėr gjėrash tė tjera, dhe unė pėr kėtė ju shpreh mirėnjohjen time. Kėshtu, duke sjellė nė mendje njė poezi, tė cilėn unė e kam mėsuar qysh kur kam qenė fėmijė, unė dua t’ju them faleminderit. Faleminderit qė i treguat gjithsecilit, qė populli turk e parlamenti i tyre janė nxjerrė nė treg pėr shitje, dhe nuk kushtojnė mė shumė se 26 miliardė dollarė. Faleminderit qė nxorrėt faqe botės hendekun qė ekziston midis atyre qė kanė pushtet dhe dėshirave tė popujve tė tyre. Faleminderit qė na i bėtė tė qartė se, as Jose Maria Aznar, as Tony Blair nuk dėshmuan vlerėsimin apo respektin minimal pėr votat qė kanė marrė. Aznar ėshtė pėrsosurisht i aftė tė injorojė faktin, qė 90% e spanjollėve janė kundėr luftės, dhe Blair ėshtė i pakondicionueshėm nga demonstrimi mė i madh publik qė ka bėrė vaki ndonjėherė tridhjetė vitet e fundit nė Angli. Faleminderit qė e shtrėnguat Tony Blair-in tė shkonte nė parlamentin britanik me njė dossier tė fabrikuar tė shkruar nga njė student dhjetė vjet mė parė, dhe ta paraqiste kėtė dossier si “dėshminė e pakundėrshtueshme tė gjetur nga Shėrbimi Sekret Britanik”. Faleminderit qė e lejuat Colin Powell-in tė bėnte figurėn e njė budallai, ndėrsa i tregonte Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė fotografi, tė cilat njė javė mė pas u sfiduan publikisht nga Shefi i Inspektorėve tė armėve nė Irak, Hans Blix. Faleminderit qė e morėt kėtė pozicion, dhe na bėtė tė shihnim se si, nė sesionin plenar, fjala antiluftė e Ministrit tė Jashtėm Francez, Dominique de Villepin, u pėrshėndet me duartrokitje – gjė qė, me sa di unė, ka ndodhur vetėm njėherė nė historinė e OKB-sė me fjalimin e Nelson Mandelės. Faleminderit gjithashtu, ngaqė pas tė gjitha pėrpjekjeve tuaja pėr tė nxitur luftėn, kombet normalisht tė pėrēara arabe, pėr herė tė parė, nė takimin e tyre nė Kairo nė javėn e fundit tė shkurtit, ishin tė njėzėshėm nė qėndrimin kundėr ēdo invazioni. Faleminderit pėr retorikėn tuaj, ndėrsa deklaroni se “tashmė, OKB-ja ka rastin tė demonstrojė rėndėsinė e vet”, gjė qė i bėri edhe qeveritė e ndėrdyshura tė deklaroheshin mė nė fund kundėr luftės nė Irak. Faleminderit pėr politikėn tuaj tė jashtme, e cila e nxiti Ministrin e Jashtėm Britanik, Jack Straw, tė deklarojė se nė shekullin XXI “pėr tė bėrė njė luftė do tė mjaftonte justifikimi moral i saj”. Faleminderit qė u pėrpoqe ta pėrēash Europėn, e cila kėto kohė po vijonte me pėrpjekjet pėr t’u bashkuar; ky ish njė paralajmėrim, se asgjė nuk do tė kalojė pa u vėnė re. Faleminderit qė keni arritur atė, qė vetėm pak njerėz e kanė arritur nė kėtė shekullin e fundit: bėtė sė bashku miliona njerėz nė tė gjitha kontinentet nė luftėn pėr tė njėjtėn ide, s’ka gjė se kjo ide ėshtė e kundėrt me tuajėn. Faleminderit qė na bėtė tė ndjejmė edhe njėherė tjetėr qė, edhe pse fjalėt tona mund tė mos dėgjohen, ato tė paktėn janė thėnė – kjo do tė na bėjė mė tė fortė nė tė ardhmen. Faleminderit qė s’na i vutė veshin tė gjithė neve qė s’biem dakord me vendimin tuaj, pasi e ardhmja e planetit u takon kėtyre tė pėrjashtuarve prej vendimmarrjes. Faleminderit, ngaqė (pa ju) nuk nuk do tė bėheshim tė vetėdijshėm mbi aftėsinė tonė tė solidaritetit e mobilizimit. Kjo mund tė mos vlejė kėtė radhė, por pa asnjė diskutim do tė vlejė mė vonė. Tash, qė duket se asgjė nuk mund t’i pushojė daullet e luftės, unė do doja t’ju thoja atė qė njėherė e njė kohė njė mbret europian i tha pushtuesit tė vendit tė vet: “Ndoshta ky agim ėshtė i bukur pėr ty, ndoshta ky diell qė po lind, po ndriēon vėrtet armaturėn e ushtarėve tė tu, por kur kjo ditė tė jetė nė tė ngrysur, unė do tė tė kem mundur”. Faleminderit qė na lejove neve – ushtri e njerėzve anonimė qė derdhen rrugėve nė pėrpjekje pėr tė frenuar procesin qė ka marrė rrugė me urdhrin tuaj – tė marrim vesh se ē’do tė thotė tė jesh i papushtetshėm dhe tė mėsojmė se si duhet tė pėrleshemi me kėtė ndjesi dobėsie e se si ta shndėrrojmė atė. Dhe kėshtu, gėzoju agimit tėnd tė pushtetit e tė lavdisė. Faleminderit edhe njėherė qė s’na dėgjove e qė s’na more seriozisht, por dije qė edhe ne po ju dėgjojmė dhe qė nuk do t’i harrojmė fjalėt tuaja. Faleminderit, o udhėheqėsi i madh George W. Bush. Faleminderit shumė.

    Pėrktheu: Mustafa NANO

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029
    Syndromi i luftes se Gjirit, cfare ndodh me pas



    Ne 2 Gusht 1990 trupat irakiene pushtojne Emiratet e Kuvajtit. OKB e denon kete akt si agresion ndaj nje vendi te lire. Me pas vijojne formacione te medha ushtarake te Sh.B.A dhe aleateve ne rajonin e Gjirit. Me kete filloi operacioni Mburoja e Shkretetires i cili me 16 Janar 1991 u pasua nga operacioni masiv ajror Stuhi ne Shkretetire. 39 dite me vone pasoi lufta tokesore prej kater ditesh. Me 8 qershor 1991 ne Uashington u shpall fitorja e aleateve mbi Sadam Husein. Ne kete lufte morren pjese 30 Shtete, ku vetem amerikanet kishin 700000 ushtarake.
    Sot eshte bere e njohur qe veprimet luftarake kishin pasur shume me pak te vdekur sesa pritej. Dhe perdorimi i armeve bio-kimike sikur ne luften Irak-Iran per friken e aleateve nuk ndodhi. Per hir te kesaj shume profesioniste dhe nje pjese e medias u morren me simptomat e pasqarueshme dhe semundjet deri tash te panjohura qe vuanin disa nga veteranet e luftes ne Golf. Keto semundje u cilesuan ne fjaloret mjeksor dhe ne media si „Sindromat e luftes se Gjirit“.

    Lufta Vdekjet te shkatuara nga veprimet luftarake Shkaqe te tjera

    Lufta e II.Boterore 292'131 115'185

    Korea 33'629 20'617

    Vietnam 47'244 10'446

    Lufta e gjirit 96 133

    Numri i vdekjeve te ushtareve amerikan ne luften e Gjirit.

    Semundjet mbas luftes se Gjirit

    Mbas luftes ishte praktike te kuroheshin ato semundje qe mund te diagnotizoheshin tek veteranet. Por nje numer ne rritje e veteraneve qe kerkonte ndihme mjeksore kishin probleme shendetsore te panjohura. Nga siptomat me te ndeshura ishin renia e lekures, keputje (lodhje), dhimbje muskujsh dhe gjymtyresh, dhimbje koke dhe humbje te kujteses (shih tab.2). Numri i pacienteve vleresohej sipas ministrise se mbrotjes ne vitin 1994 me qindra dhe nga departamenti i veteraneve madje ne mijera. Ne fillim dukej sikur ishin prekur vetem ushtaraket amerikane nga kjo semundje e rralle. Me vone raste te numerta u ndeshen ne Kanada, Angli dhe France.
    Nga vete shifrat e ndryshme te te prekurve kuptohet qe nga grupet pjesmarrese (qeverite, veteranet, politikanet, ushtaraket, shkencetaret, organizatat qytetare, komisionet dhe mjeket specialist) nuk behet fjale per vetem nje semundje. Te ngerthyer nga pasiguria per te karakterizuar ate c’ka po ndodhte u perdoren koncepte te tilla si Taktika mbulimi, ekzagjerime, simulime dhe mungese bashkepunimi. Pushtetaret dhe ushtaraket dyshoheshin per ndershmerine e tyre ne kete pune.
    Fakt eshte se qe nga fundi i luftes kane vdekur rreth 2000 veterane te luftes se Gjirit.

    Shqetesimet %
    Renie e lekures 15
    Lodhje 14
    Dhimbje muskujsh dhe gjymtyreve 13
    Dhimbej koke 11
    Humbje kujtese 11
    Nderprerje te frymemarrjes 7
    Diare 5
    Kolle 4
    Te ndryshme 4
    Dhimbje ne kraharor 3
    Pa shqetesime 17

    Dhjete shqetesimet me te shpeshta te mbi 7000 veteraneve.
    Shkaktare te mundshem te semundjes
    Qe ne fillim u kerkua me kembengulje per shkaqet e semundjes. Arsyet me te mundshme do i cilesojme vijojne me poshte.
    Ilace parandaluese per gazin nervor.
    Dihej qe Iraku kishte arme Bio-kimike, ne to edhe helme per sistemin nervor dhe gjasat ishin se mund ti perdorte. Pervec ne perdorimet ekstreme, nje barne e quajtur Pyridostigmin mund te shtoj shanset e mbijeteses. Per kete arsye ushtria amerikane ka ne dispozicion sasi te konsiderueshme. Organizatat e konsumatoreve kishin paralajmeruar kunder perdorimit te tij qe perpara luftes. Per kete arsye edhe nuk ishte lejuar nga administrata e ushqimit (Food and Drug Administration (FDA). Sidoqofte dihet se Pyridostigmin perdoret ne doza te larta kunder disa semundjeve dhe ne doza minimale ndihmon jashtqitjen. Meqe ilacit nuk ka pasoja deri me tash te njohura u lejua te perdorej nga FDA. Si rrjedhim Pyridostigmin-a iu dha 400'000 ushtarakeve.

    etje etje. per me teper kerkoni tek google ne Golf syndrom.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parė i Republikės sė Kosovės
    Nga Albanino nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. "Skandali Pango": Gjykata denon "Top Channel" me 450,00 euro
    Nga digital nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1004
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 15:18
  3. Gazeta Shqiptare veteinskenon "bllokim te gazetes" per te krijuar sensacion
    Nga Bledari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 13:45
  4. Moisiu deklaron datėn e zgjedhjeve, opozita kundėrshton
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 29-01-2007, 11:45
  5. Riēard Hollbruk deklaron: Kosova mund te mbijetoje e pavarur
    Nga StormAngel nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 22-12-2004, 10:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •