Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    Në kërkim të titullit..

    Andej nga vitet 1987-1988 (NUK e mbaj mend vitin ekzakt), nje mbremje te bukur te shtune, CUDITERISHT, pas "koncertit variete" , TVSH-ja transmeton nje film (ishte ne gjuhe angleze, por ndofta ka qene dhe amerikan !!!). Ishte hera e PARE qe TVSH-ja transmetonte nje film, ne darkë, te shtunen ! Qe prej asaj dite, u be "tradite" qe te transmetohej nje film, te shtunen ne mbremje dhe pergjithesisht, ishin filma qe ne i quanim asokohe "modernë".

    Pikerisht, titullin e atij filmi kerkoj ! Me kujtohet fare mire ngjarja: jane vetem dy personazhe, nje plakë dhe nje djale i ri. Gjithshka ndodh gjate nje udhetimi ne tren, dhe ne fakt, nuk ndodh "asgje", pervec dialogjeve te djalit te ri disi arrogant dhe zonjes ne moshe te thyer. Në fund te filmit, zonja e moshuar arrin ta "përkulë" djalin "arrogant".

    Ishte filmi i pare "modern" qe shikoja ne jeten time, ne kalalin e TVSH, dhe transmetimi i filmit u komentua askohe.
    Gjetja e titullit... do ishte kryeveper !!

    Nëse dikush ka ndonje ide, FALEMINDERIT !!

  2. #2
    bitter girl Maska e marsela
    Anëtarësuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    Kam vene re qe je i terhequr e ne kerkim te filmave te shfaqur heret, ne ate kohe kur filmi ishte "luks"..Ka pasur vertet filma te bukur,po jo shume ne Tv,neper kinema(ato te improvizuarat )Mami e babi me kane folur per nje "Ne cdo kilometer "pershembull e mua me ka mbetur ne mend.Sikur te kishim mundesine ti gjenim keto filma..
    Une s'te ndihmoj dot per filimin me lart (kam qene akoma e vogel) po uroj ta gjesh pergjigjen shpejt..
    Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Marsi ai film qe te kane folur mami me babin ka qene nga vitet 70-71, ndofta 72 apo 74. Ka qene film bullgar me lufte dhe ka pasur nje personazh kryesor te quajtur "Mitko Bomba"

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    hehe, per te qene edhe më te sakte, ai ka qene film rumun, dhe titullohej "Na kazhdi killometer" (falje per ortografinë)

  5. #5
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Ne për bullgar e dinim filmin me Mitko Bombën dhe Sergein.
    Po 4 tankistët, polak apo edhe ky rumun?

    Beteja e Algjerit ( Ali Pyka) ishte "my favorite" .

    Autor, po më dhe më shumë hollësira edhe mund ta gjej atë filmin me "tren". Psh..për çfarë bisedonin kryesisht? Për yjet, për dashurinë apo....
    Where does a thought go when it's forgotten?

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    MI CORAZON,

    "Beteja e Algjerit", ne fakt, eshte film I MADH, nga ata qe quhet filma antollogjie !! Ne kemi patur nje fat te çuditshem duke patur mundesi ta shikonim, po, duke qënë se NUK mund te shikonim pjesen tjeter te kinemase boterore te asaj kohe, nuk arrinim ti kuptonim vlerat qofte dhe atyre filmave qe shihnim.
    Ne France, "Beteja e Algjerit" ka qene film i ndaluar deri nga fundi i viteve 70 (per arsye qe kuptohen), ndesa para pak javesh, ka ridalë i restaururar (pelicula) dhe kritika kinematografike e ka cilesuar si film kult, dhe ashtu eshte !

    Tani, diç me shume per filmin "me tren":
    biseda midis plakës dhe djalit te ri eshte e tillê: djali i ri eshte arrogant, sillet ndaj zonjes se vjeter me ç'perfillje... etj etj. Por "ngjarjet" rrjedhin ne menyre te tillê qe, plaka, me qetesi dhe mençuri, arrin ti tregoje vendin djaloshit, biles, NESE NUK GABOHEM, ne fund te filmit, arrin ta detyroje te zbrese nga treni. Personazhet jane moderne, pra ngjarja e filmit presupozohet te zhvillohet ne kohet moderne (vitet 80-të), dhe pikerisht, kjo habiti shume njerez . E gjitha kjo, asokohe tingellonte aq surrealiste dhe moderniste sa qe shume njerez u habiten se si ky film u shfaq ne tvsh (shto ketu faktin qe ngjarja ndodhte në nje vend perendimor kapitalist - po te perdorim terminologjine e kohes. Por siç e kam thene më lart, duke filluar nga ajo e shtunë, tvsh-ja filloi te transmetojë rregullisht nje film artistik te shtunave, gjë qe me pare ishte herezi (jemi andej nga vitet 1986- 87).

    Une jam i bindur se transmetimi i atij filmi ishte kyç per fillimin e ndryshimeve ne tvsh, dhe pervec historise se filmit qe mund te konsiderohej asokohe si "surrealiste" dhe "abstrakte", po aq i guximshem ishte fakti qe ngjarja zhvillohej ne nje vend perendimor "ne ditet tona" (ne vitet '80, dmth), pra ne nje vend "kapitalist".

    gjithmone faleminderit !
    tung !

  7. #7
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Autor .... e di cke ti a nuk na i tregon te gjithe filmin .... me detale .. dhe te shikojme se cmund te bejme per te gjetur titullin ... ndoshta dhe ta gjejme

    ore po ai djali i ri cdonte me plaken njehere ?
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga MI CORAZON
    Ne për bullgar e dinim filmin me Mitko Bombën dhe Sergein.
    Po 4 tankistët, polak apo edhe ky rumun?

    Beteja e Algjerit ( Ali Pyka) ishte "my favorite" .

    Autor, po më dhe më shumë hollësira edhe mund ta gjej atë filmin me "tren". Psh..për çfarë bisedonin kryesisht? Për yjet, për dashurinë apo....
    4 tankistet ishte polak me duket, por ne cdo kilometer ishte bullgar me mitko bomben.

    Ne kete kohe tek italiani jepej Sandokani

  9. #9
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku

    Ne kete kohe tek italiani jepej Sandokani
    NCUK !
    Jepej "Kapiteni KLOS" !
    Where does a thought go when it's forgotten?

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Kapitenin Klos e jepnim ne tek tvsh-ja. i RDGJ-se ishte ky moj?

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ekstradohen dy shtetas te shpallur ne kerkim per vrasje
    Nga AlbaneZ në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-03-2007, 05:47
  2. Armiqtë e shqiptarëve: Në kërkim të themelit të politikës
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-01-2007, 04:26
  3. Në kërkim të hebrenjve të vjetër të Sarandës
    Nga Hyllien në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-06-2004, 09:27
  4. Në kërkim të avangardës...'e PËR-7-SHME'
    Nga Dita në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-05-2004, 11:02
  5. programet dhe faqet me te mira per te bere kerkim ne internet
    Nga benseven11 në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-05-2003, 19:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •