Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    Denoncimi i atyre qe kane keqperdorur Luften e UCK-se

    Viti 2005 - Vit i Denoncimeve te atyre qe kane keqperdorur Luften e UCK-se ne Kosove

    Shkruan: Bardhyl Ajeti

    Ish-Komandanti i Shtabit te Pergjithshem te UCK-se, Sylejman Selimi, i njohur me nofken e luftes, "Sulltani," gati gjashte vjet pas perfundimit te Luftes ne Kosove, me ne fund shpalos "luften intime," dhe tregon te verteten e luftes se UCK-se. Ai me ne fund nuk mundet me te fsheh luften e drejte heroike te UCK-se.

    Ky Komandant ka filluar te tregoj te verteten dhe te distancohet nga aktet e liga te Kosoves se para dhe pas luftes ne Kosove.

    Ai nje interviste dhene nje gazete ditore ne Kosove, ka treguar qarte se Hashim Thaci, Xhavit Haliti dhe Jakup Krasniqi, gjate kohes se luftes ne Kosove, me shume kane qendruar ne Zvicer, Shqiperi dhe ne ato pjese te Kosoves ku nuk ka pasur lufte, se sa kane qene ne zonat e rrezikshme, apo aty ku nuk kishte lufte. Ne po paraqesim vetem disa nga thekset e Sylejman Selimit gjate nje interviste ne nje gazete ditore ne Kosove.

    "Hashim Thaci dhe Kadri Veseli e dime mjaft mire se pse ata nuk jane takuar me Adem Jasharin"

    Sylejman Selimi ne kete interviste dhene nje gazete ditore ka treguar qarte se si Hashim Thaci ne vitin 1997 ishte futur ne Kosove nje here, por me Adem Jasharin nuk ishte takuar.

    Ne kete kontekst Sylejman Selimi thekson: "Hashim Thaci dhe Kadri Veseli e dime mjaft mire se pse ata nuk jane takuar me Adem Jasharin. Shkuarja ne Perendim e Hashim Thacit dhe e disa shokeve te tij, ka shkaktuar ftohje te raporteve ne mes Adem Jasharit dhe Hashim Thacit e disa shokeve te tij.

    Pse keta te fundit nuk kane mundur te qendojne ne Kosove, kurse Ademi e Hamza, Sahit Jashari, Fadil Kodra - po." ka thene Sylejman Selimi.

    Po ashtu Sylejman Selimi tregon se si me 5 Mars te vitit 1998 eshte sulmuar familja e Komandantit legjendar te UCK-se, Adem Jasharit dhe se si Hashim Thaci, Xhavit Haliti e te tjere gjate kesaj kohe nuk kane qene fare ne Kosove.

    Sylejman Selimi tregon se si Jakup Krasniqi e Xhavit Haliti kane percare Popullin Shqiptar te Kosoves dhe berthamen e UCK-se, duke i injoruar ne teresi Forcat e Armatosura te Republikes se Kosoves, te dala atehere nga Qeveria Bukoshi.

    Sipas Sylejman Selimit, Qeveria e Bukoshit ka ndihmuar disa here me shuma te medha te hollash UCK-ne, por kane qene pikerisht Jakup Krasniqi, Hashim Thaci dhe Xhavit Haliti ata qe kane urdheruar Radion "Kosova e Lire," qe te thuhet se Bukoshi po e manipulon luften.

    200 mije markat e Qeverise se Bukoshit, te cilat ai ia ka dhuruar UCK-se kane bere qe Jakup Krasniqi te inatoset thelle dhe urdheroj drejtuesit e Radios "Kosova e Lire," te injorojne Qeverine Bukoshi.

    Sipas Sylejman Selimit, Hashim Thaci dhe Xhavit Haliti mbajne barren me te madhe, pse ne si Shqiptare nuk jemi bashkuar.

    "Cfare qellimesh kane pasur nuk e kemi ditur, por po shieht qarte se ata na kane demtuar," ka thene Sylejman Selimi.

    "Ne fund te fundit, luften e kemi nisur pa Hashim Thacin, dhe pa ata pjesen tjeter te Rambujese (Xhavit Halitin, Jakup Krasniqin e Rame Bujen)"

    Po ashtu, ish-numri nje i UCK-se ne Kosove, thekson se gjate kohes sa Delegacioni i Kosoves ishte ne Rambuje, e bashke me ta edhe disa drejtues te UCK-se, ai gjate nje bisede telefonike me Hashim Thacin, atij i ka thene prerazi: "Ju mund te nenshkruani dokumentin, por ne rast se e beni nje gje te tille, atehere me mire mos u ktheni fare ne Kosove.

    "Ne fund te fundit, luften e kemi nisur pa Hashim Thacin, dhe pa ata pjesen tjeter te Rambujese (Xhavit Halitin, Jakup Krasniqin e Rame Bujen)," ka thene Sylejman Selimi.

    Sylejman Selimi po ashtu those ai gjate kohes sa ka qene Komandant i UCK-se ka pasur kontakte me njerezit e Bukoshit, por me Bukoshin jo, sepse sipas tij ai nuk ka mundur te kontaktoj me te.

    Por, kur ai kishte pasur kontakte me njerezit e Bukoshit, ata i kane thene Sylejman Selimit, se Bukoshi eshte i gatshem qe te ndihmoj, por per fat te keq, sic thote edhe vete Sylejman Selimi, Shtabi i Pergjithshem i UCK-se, nuk ka qene i gatshem ne kete drejtim.

    Ushtaret dhe popullata kane qene per bashkim te faktorit ushtarak, por jo edhe Shtabi i Pergjithshem i UCK-se, me ne krye Hashim Thacin, Xhavit Halitin, Jakup Krasniqin...

    "Shtabi i Pergjithshem i UCK-se nuk ishte Shtab, por nje grup prej 7-8 shokesh"

    Sylejman Selimi, i cili tash eshte zevendes-Komandant i TMK-se, eshte bere Komandant i Shtabit te Pergjithshem te UCK-se ne kohen kur Hashim Thaci, Xhavit Haliti, Jakup Krasniqi dhe Rame Buja ishin ne Rambuje.

    Me pas kater te fundit e kishin akuzuar Sylejman Selimin, se ky ka bere puc ne zgjedhjen e tij si Komandant, dhe si kunderpergjigje ndaj kesaj ata me vone kishin sjelle Komandant te Pergjithshem te UCK-se, Agim Cekun.

    Ne lidhje me keto akuza te lartepermendura, ne intervisten ne fjale dhene nje gazete ditore ne Kosove, Sylejman Selimi thekson se ai nuk ka bere puc.

    "Emerimin e Komandantit te Pergjithshem te UCK-se kemi mundur ta bejme edhe para kesaj kohe, pra kur keta (Hashim Thaci, Xhavit Haliti, Jakup Krasniqi v.j.) nuk kane qene fare ne Kosove, por kane qene here ne Zvicer, here ne Shqiperi, por edhe ne Kosove ne zonat ku nuk ka pasur rrezik, pra ku nuk eshte luftuar," ka thene Sylejman Selimi.

    Sylejman Selimi po ashtu tregon se Shtabi i Pergjithshem i UCK-se nuk ishte Shtab, por nje grup prej 7-8 shokesh qe kane qene te izoluar edhe perkunder faktit se zhvillohej lufta.

    Cka thote Sylejman Selimi per Xhavit Halitin?

    Sylejman Selimi po ne kete interviste tregon se Xhavit Haliti pas perfundimit te luftes ne Kosove eshte thirrur si anetar i Shtabit te Pergjithshem te UCK-se, dhe per me shume kete njeri nuk e kam pare kurre ne Kosove.

    Ai ka qene ne Zvicer, Shqiperi apo ku e di une... Tash po del se ai pas luftes ka qene njeri shume i rendesishem dhe ideator i UCK-se...

    Po te mos ishte Adem Jashari, ketu nuk do te behej lufte. Le te harrojne keta njerezit e Shtabit te Pergjithshem te UCK-se se do te mund te zhvillonin lufte, po te mos ishte flijimi i Adem Jasharit," ka thene Sylejman Selimi.

    Sylejman Selimi duke folur ne ate interviste, po ashtu ka bere disa pyetje:
    Pse nuk kane qene ne gjendje pas vitit 1993, Jakup Nura, Sami Lushtaku, Hashim Thaci, qe te takohen me Adem Jasharin?

    Ne kete kontekst Sylejman Selimi ka potencuar se te lartepermendurit eshte mire qe te pergjigjen per kete.

    Me tej ai ka shtuar se Hashim Thaci dhe Kadri Veseli e dine mjaft mire se pse ata nuk jane takuar me Adem Jasharin.

    Sylejman Selimi po ashtu thekson per keqperdorimet e shumta qe ka bere fondi "Vendlindja Therret," dhe per ate se si as sot e kesaj dite askush nuk ka dhene llogari per kete fond. Pra, keto kane qene disa nga thekset e Sylejman Selimit.

    Ne besojme se Sylejman Selimi ka edhe shume gjera te tjera per t'i thene, por jo vetem ai, por edhe te gjithe Komandantet e tjere te cilet gjate kohes se luftes ne Kosove ishin te dalluar. Andaj, eshte koha dhe momenti i fundit qe t'i denoncojme te gjithe perdhunuesit dhe perfituesit e luftes ne Kosove.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    .

    Eh,shyqyr Zotit,
    me ne fund zuni te flas dikush drejt,e pa frike!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    HAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa aaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

    Po kujna po mundohesh tia shet ket RRRRRRRREN ore Arb?????????!!!!!!!!!!

    Po cila gazet koka kjo ore djal?????!!!!!!!!

    Po ket e kam lexue qe 100 here neper forume qe e keni shpernda shoket e bardhylit se boll berllog eshte bardhyli dihet ma fare mier kush eshte por i shkreti e ka demantue qe nuk eshte intervista prej ti ore bal.por eshte intervist e imagjinueme ore bal.

    Perpos hajrie-spikerices-rugova (RTP) nuk te beson kush jo te past bali ty haaaaaaaaaaaaaaa

    Dhe i lus Administratoret e Moderatoret qe ta mbyllin ket tem qe nuk ka kurrfar baze perpos nji genjeshtre pa burim as burimi nuk i dihet kesaj rrene .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Llapi : 12-01-2005 mė 09:15
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Se Rrena i ka kembet e shkurta kjo ska dyshim
    une reagova qe ne fillim se ajo intervist ishte nji rrene e kullueme e pa fije krype pa tregue se ne cilen gatet a po burimin e vertet qe nuk ju hit hiq Arbit

    Po e sjell intervisten e Sylejman Selimit Sulltanit dhan Gazetes se perditshme qe del ne Kosove "Kosova sot" dhe shifne vet se qfar falcifikimi u munduan ti bejn kesaj interviste keta sllavo-komunistat e ldk-ucat-titista te ushtruar per fallcifikime ne shkollat e UDB-es e KOS-it serbosllav

    --------------------------------


    Intervistė me Sylejman Selimin -Sulltanin



    Intervistuar nga Shkėlzen Gashi

    Sylejman Selimi - Sulltani ka qenė fillimisht Komandant i Zonės sė Drenicės, e mė pas edhe Zėbvendės- Komandant i Pėrgjithshėm i UĒK-sė. Bashkėluftėtar i Komandantit Legjendar Adem Jashari. Sulltani aktualisht ėshtė zėvendėskomandant i TMK-sė…

    Pėr ēka ėshtė nisur lufta e UĒK-sė?

    Tani nuk dua tė hy nė histori se si gjatė tėrė shekullit XX ne kemi qenė tė shtypur apo se si shqiptarėt kanė luftuar edhe para luftės sė UĒK-sė. Pra, lufta e UĒK-sė ėshtė nisur sepse nuk kemi qenė tė lirė! Pėr fat tė keq, duhet thėnė se nuk kemi qenė tė bashkuar pėr ta bėrė luftėn ishte tentimi pėr tė formuar edhe njė ushtri tė quajtur FARK. Ta zėmė, ėshtė bėrė luftė nė Drenicė fillimisht, por nė pjesėt tjera ka qenė gjendje, tė them me kusht, e qetė dhe bėheshin “Zgjedhje tė lira dhe demokratike” me 23 mars 1998 . Kjo na ka pėrcjellur gjatė gjithė historisė - pėr shembull, lufta e Azem Galicės, sė cilės nuk i janė bashkėngjitur edhe zonat tjera, apo lufta e Shaban Polluzhės ose edhe lufta e Ēetave tė Llapit, tė cilat nuk e kanė pasur mbėshtetjen e zonave tjera. Lufta e UĒK-sė ka qenė e pashmangshme... edhe sot tentohet tė qeveriset pa Drenicėn zemrėn e Kosovės. As dje (23 mars 1998) nuk brengoseshin pse Drenasi, Skėnderaj, Malisheva e Klina nuk kishin dal nė zgjedhje demokratike dhe tė lira) !!!!

    Do tė thotė lufta e UĒK-sė ėshtė nisur pėr ta ēliruar Kosovėn?

    Po!

    E a ėshtė ēliruar Kosova?

    Jo! Definitivisht nuk ėshtė ēliruar! Sė bashku me NATO-n kemi ēliruar Kosovėn nga forcat Serb !Mbetet ndėrtimi i Pavarsisė si kurorzim i ēlirimit tė plotė.

    Ju jeni njėri nga njerėzit qė nuk jeni pajtuar me atė qė ka ndodhur nė Rambuje!

    Po! Ne e kemi stopuar nėnshkrimin e Marrėveshjes sė Rambujesė nė afatin e parė. Kur them ne - kjo do tė thotė se e kam fjalėn pėr disa komandantė tė zonave. Ne nuk e kemi ditur se ēfarė po ndodhė nė Rambuje. Kemi qenė nė fronte tė luftės dhe kemi qenė tė painformuar, kėshtu qė, patėm kėrkuar qė tė dimė se ēfarė pėrmban ai dokument; ēfarė po nėnshkruan delegacioni ynė atje. Herėn e parė, pra siē tė thashė, ne kemi arritur qė tė avancojm pėrmbajtjen e Marrėveshjes sė Rambujesė. Ne kemi kėrkuar sqarime se po qe se ata nėnshkruajnė diēka pa e ditur ne, pra tė gjithė komandantėt e zonave, njerėzit qė mbanim barrėn pėr luftėn qė bėhej, atėherė pėrgjegjėsia mbetet mbi ata...

    Atėherė ju nuk keni pėr ta pėrfillur atė dokument dhe keni pėr ta vazhduar luftėn...?

    Ashtu! Por, pėr mė tepėr se kaq, u kemi thėnė edhe se do tė kenė pasoja sepse nuk ka besim nė nėsnshkrimin e srbėve ! Pra, u kemi thėnė se duhet ta ta kujtojn edhe gjakun e dėshmorėve tė rėnė... Kemi pasur edhe probleme pėr tė komunikuar ishte i vėrshtirė komunikimi !

    Kush kanė qenė komandantėt qė s’janė pajtuar me Rambujenė?

    Tė gjithė komandantėt e zonave kanė qenė kundėr! Ne si komandantė tė zonave kemi qenė kundėr dhe kur kemi komunikuar mes veti gjithherė e kemi shtruar kėtė problem: ēfarė pėrmban ajo marrėveshje?! Ne, nė njėfarė mėnyre, kemi bėrė presion qė tė mos nėnshkruhet kjo marrėveshje dhe deri ka ardhe versioni i fundit tė cilin e aprovuan...

    Pėrveē presionit e keni bėrė edhe njė “puē” ?

    Kjo nuk ėshtė e vėrtetė! Ne nuk kemi bėrė puē! Kjo gėnjeshtėr ėshtė lansuar nga Veton Surroi nė letrėn dėrguar Adem Demaēit ! Kėta thonė se ėshtė “puē” ngase emėrimi i zėvendės-Komandantit tė Pėrgjithshėm ėshtė bėrė nė kohėn kur ata kanė qenė nė Rambuje. Por, ne emėrimin e zėvendės-Komandantit tė Pėrgjithshėm kemi mundur ta bėjmė edhe para kėsaj kohe, pra kur kėta nuk kanė qenė nė Kosovė - por kanė qenė herė nė detyra konkrete nė Shqipėri, apo nė relazione diplomatike para njohjes ndėrkombėtare tė UĒK-sė si organizat pėr bisedime me faktorin ndėrkombėtar . Komandantėt e zonave kanė qenė me Shtabin e Pėrgjithshėm dhe me Drejtorin Politike tė UĒK-sė … Ne si komandantė zonash kemi pasur kontakte shumė tė mira me pėrfaqėsuesin politik tė UĒK-sė, Adem Demaēin, por edhe me zyrėn nė pėrgjithėsi, pra me Albin Kurtin dhe tė tjerėt. Nga populli dhe ushtarėt ėshtė kėrkuar shumė herė qė tė dihet se kush ėshtė Komandanti i Pėrgjithshėm i UĒK-sė sepse tashmė lufta jonė njihej edhe nga ndėrkombėtarėt. Thuhej se ėshtė Komandanti i Pėrgjithshėm i UĒK-sė, por njė pjesė e ushtarve nuk e dininin se kush ėshtė ai....

    Ushtarėt nuk e kan ditur se kush i ka udhėhequr?

    Nuk e kan ditur sepse deri me 1998 ne kemi pas luft guerile, jo luft frontale! Si rrjedhojė e krejt kėsaj jemi detyruar qė tė ndėrmarrin iniciativėn si komandantė tė zonave, por edhe njė pjesė e Shtabit tė Pėrgjithshėm, qė tė njoftohen ushtarėt definitivisht se kush ėshtė Komandant i Pėrgjithshėm...

    Edhe s’i kanė ra nė fije se kush ėshtė Komandant i Pėrgjithshėm i UĒK-sė?

    Ushtarėt ishin shumė tė interesuar qė ta dijnė se kush ėshtė Komandanti i Pėrgjithshėm i UĒK-sė. Tash dua tė tė tregoj diēka qė ma merr mendja se ėshtė me rėndėsi tė thuhet: Nė Likoc, nė mbledhjen e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė, qė ėshtė mbajtur para nėnshkrimit tė Rambujesė, ku kanė qenė tė pranishėm Fatmir Limaj, Rexhep Selimi, Sokol Bashota, Bislim Zyrapi... nga ushtarėt ėshtė kėrkuar qė tė dihet komandanti, por ky takim nuk ka rezultuar i suksesshėm dhe pas disa ditėve e kemi mbajtur njė takim tjetėr, por jo nė Likoc, pėr shkak tė rrezikut, por nė Obri. Aty kanė qenė komandantėt e tė gjitha zonave, kurse prej Shtabit tė Pėrgjithshėm kanė qenė Rexhep Selimi, Bislim Zyrapi... - gati harrova ta pėrmend se njėri nga komandantėt e zonave qė nuk ka marrė pjesė nė takim ka qenė komandanti i Zonės sė Karadakut, Ahmet Isufi... Pra, kanė qenė tė gjithė tjerėt: Ramush Haradinaj, Rrustem Mustafa, Rrahman Rama, Drini i Zonės sė Pashtrikut dhe unė si Komandant i Zonės sė Drenicės... Tema e vetme ka qenė: Tė njoftohen populli dhe ushtarėt kush ėshtė Komandanti i Pėrgjithshėm?! Nė atė mbledhje kemi ardhur nė pėrfundimin se s’ka ardhur ende koha pėr publikimin mė tė gjėrė tė emrit dhe strukturave tjera Komanuese nė UĒK. Thonim se ai ekziston, por angazhimet nė teren dhe nė diplomaci pėr momentin nuk bėhej publik. Jemi dakorduar aty qė ta zgjedhim zėvendės-Komandantin e Pėrgjithshėm dhe ai tė jetė njėri nga komandantėt e Zonave tė UĒK-sė... Pra, na ėshtė dukur mė e arsyeshme qė dikush nga komandantėt e zonave tė jetė zėvendės-Komandant i Pėrgjithshėm... Nuk ka pasur puē!

    Pra ju vetėm e keni zgjedhur zėvendės- Komandantin e Pėrgjithshėm dhe nuk keni bėrė asfarė puēi?

    Po, pikėrisht kėtė dua ta them! Por, ajo qė mė habitė mė sė shumti ėshtė se edhe pas zgjedhjes sė zėvendės-Komandantit tė Pėrgjithshėm ne kemi pasur kontakte me kėta njerėz dhe gazetar tė “Kohės ditore”, qė sot na akuzojnė se kemi bėrė puē, e, njė gjė tė tillė s’e kanė pėrmendur me ne kurrė! Kemi biseduar me ta dhe asnjėherė nuk na kanė thėnė se ėshtė puē!

    Tash dua ta shpjegoj se si jam zgjedhur zėvendės-komandant: Unė as qė kam menduar se do tė zgjedhem zėvendės-Komandant , por, po ashtu, as qė kam dashur ta kem njė funksion tė tillė. Ideja ka qenė se ėshtė njė vakum pėr ne si UĒK tė mos e kemi Zėvendės-Komandantin tė UĒK-sė kur Komandanti Azem Syla ishte nė Delegacionin e Rambujesė... Prej fillimit ushtarėt dhe ne komandantėt e Zonave e kemi ditur se kanė qenė dy zėvendės tė Komandantit tė Pėrgjithshėm: Jakup Krasniqi dhe Sokol Bashota (edhe kta ishin nė Delegacionin nė Rambuje) , kurse ne komandantėt e zonave atėherė s’kemi qenė anėtarė tė Shtabit tė Pėrgjithshėm, por me insistimin tonė mė vonė jemi bėrė anėtarė tė Shtabit tė Pėrgjithshėm...

    Kush kanė qenė anėtarė tė Shtabit tė Pėrgjithshėm para se ju, komandantėt e zonave, tė bėheni anėtarė tė SHP-sė?

    Nė bazė tė asaj qė unė e di - se pas luftės kanė dalė disa qė kanė thėnė se kanė qenė anėtarė tė Ministrisė sė Mbrojtjes e Shtabit tė Pėrgjithshėm, por unė s’e kam ditur sakt se ata kanė qenė anėtarė tė Shtabit tė Pėrgjithshėm sepse unė isha nė teren dhe nuk isha nė hierarkin e UĒK-sė... njėherė thuhej Ministria e Mbrojtjes….

    Kush janė ata?

    Po, po i pėrmendim me emra: Ahmet Krasniqi - unė s’e kam ditur qė ky ka qenė Komandant i Shtabit tė Pėrgjithshėm i UĒK-sė, herė thuhet FARK-u herė UĒK-sė kėtė njeri s’e kam parė kurrė nė Kosovė. Ai ka qenė nė Shqipėri, nė Zvicėrr, Gjermani apo ku e di unė... Tash pas luftės po del se ai paska qenė njeri shumė i rėndėsishėm dhe ideator i Mbrojtjese institucionale... Po tė mos ishte Adem Jashari kėtu dhe luftarėt e UĒK-sė nuk do tė bėhej luftė! Le ta harrojnė kėta njerėzit e Ministrisė se do tė mund tė zhvillonin luftė, po tė mos ishte flijimi i Adem Jasharit. Adem Jashari ka qenė motorri kryesor pėr zhvillimin e luftės nė Kosovė dhe pėr bashkimin tonė...

    Ti e ke pasur shok Adem Jasharin, apo jo?

    Po! Kam pasur fatin ta njoh qė nga viti 1990, kurse prej vitit 1991, kur ėshtė plagosur axha im duke i shkuar nė ndihmė Adem Jasharit - me siguri e dini qė Adem Jashari ėshtė rrethuar nė vitin 1991, e njėri ndėr njerėzit qė i ka shkuar nė ndihmė Adem Jasharit ka qenė edhe axha im, Vesel Selimi - e kemi thelluar miqėsinė me Adem Jasharin. Njė pjesė e shokėve tė Ademit pėr njė kohė kanė qėndruar nė shtėpinė time. Pra, prej vitit 1991 kemi pasur miqėsi me Adem Jasharin dhe grupin e Prekazit - Sami Lushtaku, Jakup Nura, Fadil Kodra. Nė kėtė grup tė njerėzve qė kemi qenė tė gatshėm pėr ta bėrė luftėn kanė qenė, pėrveē Adem Jasharit dhe shokėve tė tij, edhe Hashim Thaēi, Kadri Veseli, Azem Syla... - kemi qenė njerėz qė ishim tė gatshėm ta fillonim luftėn...

    Nė aksionet tė cilat kanė ndodhur nė Drenas, por edhe aksionet tjera, njė pjesė e shokėve tė Adem Jasharit dalin nė fakt edhe ilegalisht nė kėto aksione dhe pastaj, pas njė periudhe shumė tė shkurtėr kohore dalin nė perendim pėrkohėsisht. Nė vitin 1992 unė e kam pėrcjellur Adem Jasharin prej Prekazit pėr Shqipėri me njė veturė (kombi) tė babait tim. Ademi ėshtė kthyer shumė shpejt nga Shqipėria, kurse shokėt e tij kanė qėndruar njė kohė mė tė gjatė, e disa edhe kanė dalur jashtė nė perendim prej ku na kan ndihmue nė logjistikė...

    Para 28 nėntorit tė vitit 1997, pra paraqitjes publike tė UĒK-sė, a e ke njohur ti Hashim Thaēin?

    Jo, nuk e kam njohur pėr nga funksioni nė UĒK-sė! Nė fakt mė herėt e kam njohur vetėm si nxėnės tė shkollės sė mesme qė ishim...

    E a e din a e ka njohur Adem Jashari Hashim Thaēin?

    Po, e ka njohur! Nė nė vitin 1996 gjykata serbe ngrit padi kundėr Adem Jasharit dhe Hashim Thaqit tė gjith nė mungesi dėnohen nga 20 vjet.. Hashim Thaēi nė vitin 1997 ėshtė futur nė Kosovė, por me Adem Jasharin nuk e di a ėshtė takuar.. Shkuarja e Hashim Thaēit dhe disa shokėve tė tij nė perėndim ka shkaktuar vėshtėrsi komunikimi nė mes tė Adem Jasharit dhe Hashim Thaēit e disa shokėve tė tij, nga arsyeja e konspiracionit…

    Adem Jashari ėshtė vrarė nė mars tė vitit 1998! Ēka i ke ndihmuar ti kur ai ėshtė rrethuar nga forcat serbe?

    Mė 4 mars tė vitit 1998, pra njė ditė para fillimit tė aksionit tė forcave serbe mbi familjen e Jasharajve, unė me disa shokė kemi qenė nė Llaushė bashkė me Adem Jasharin, deri nė mesnatė. Nė mesnatė unė jam nisur pėr Aēarevė - unė e kam pasur grupin tim, por edhe Sandukani e ka pasur grupin e tij, pra kemi filluar tė zhvillohemi nė kėtė kohė... por edhe nė fshatėrat tjera patėm krijuar baza dhe prej Klinės deri nė Skenderaj e patėm krijuar zonė tė lirė dhe aty nuk ka pasur mė lėvizje tė forcave serbe, por vetėm ne kemi lėvizur. Pra, siē tė thashė mė herėt, unė jam nisur nė mesnatė pėr nė Aēarevė, kurse Adem Jashari ka mbetur edhe pak nė Llaushė, ngase aty i ka nipat. Nė fshatin Aēarevė ne kemi pasur roje dhe pak para mėngjesit ata mė kanė njohtuar se po dėgjohen krisma. Kam bėrė pėrpjekje tė kontaktojė me Prekazin, por s’kam mundur dhe atėherė kam kontaktuar me Llaushėn dhe i kam njohtuar se ėshtė rrethuar Prekazi. Unė jam nisur menjėherė pėr t’i ndihmuar Ademit. Me mua ka qenė Avni Haxha, Miftar Qerimi dhe disa tjerė... Kam kontaktuar nė tė njėjtėn kohė edhe me Abedin Rexhėn dhe ai mė ka thėnė se ėshtė i gatshėm qė tė mė bashkėngjitet. I kam thėnė tė mė pres qė tė nisemi bashkė. Abedini pat dalė para meje nė asfaltin e Turiqecit, te “Lisat e Lutanėve”. Kur kam dalė edhe unė nė asfalt, kanė ardhur kolona me tankse e autoblinda nga Klina. E, nė atė moment, unė jam larguar nga asfalti dhe i kam thėnė Abedinit qė tė largohet edhe ai nga asfalti, se kanė ardhur kolona me tankse nga Klina. Abedini ėshtė larguar nga asfalti dhe gjatė largimit ėshtė gjuajtur me ta!

    Para 5 marsit, forca tė shumta kanė ardhur nga Peja nė Jashanicė - Jashanica ėshtė afėr fshatit Aēarevė - dhe aty kanė bėrė bazė, pra, te Fabrika e Kėpurdhave. Ne kemi qenė nė dijeni tė kėsaj, sepse mė herėt kanė ardhur forca tė shumta edhe nė Fabrikė tė Municionit. Gjithmonė e kemi pėrcjellur ardhjen dhe shkuarjen ēdoditore tė forcave serbe nga Fabrika e Municionit. E tash, nė mėngjesin e 5 marsit, pra pak para se ne tė afrohemi nė Prekaz, forca tė shumta serbe kanė ardhur edhe nga Jashanica dhe na janė futur nė mes, qė do tė thotė se s’ka pasur kurrfarė gjasash qė ne t’i ndihmojmė Ademit sepse jemi sulmuar menjėherė dhe shumė ashpėr. Nuk kemi mundur as tė kontaktojmė me radiolidhje. Ky ka qenė realiteti! Ne nuk kemi mundur ta ēajmė rrethimin sepse forcat serbe e kanė ditur qė ne jemi tė pėrgatitur dhe janė organizuar pėr tė na sulmuar. Jo qė nuk kam mundur t’i ndihmojė Ademit, por as Sandokanit qė ka qenė nė anėn tjetėr, e as ai mua.

    E kėtu me Sandokanin i keni luftuar forcat serbe goxha shumė a?

    Kėtu ka pasur luftime tė ashpra dhe nuk janė ndėrprerė asnjėherė! Prej tyre ka pasur shumė tė vrarė dhe kjo mund tė dėshmohet po qe se futemi tash nė internet dhe kėrkojmė nė web site tė serbėve. Po e pėrsėris aty ka pasur luftime tė pandėrprera.

    E, a ka mundur Ademi qė ta ēajė rrethimin dhe tė shpėtojė?

    Ademi ka mundur tė ēajė rrethimin e tė largohet, por ka qenė tepėr i vendosur pėr tė luftuar, pra pėr tė vdekur pėr Kosovėn dhe...

    E kėta shokėt tjerė tė Ademit ku kanė qenė kur ka ndodhur sulmi nė Prekaz?

    Rexhep Selimi, Rrahman Rama dhe Rrustem Mustafa kanė qenė nė Aēarevė te unė...

    Edhe Remi a?

    Po, edhe Remi ka qenė! Remi ka ardhur qė tė bisedojė me ne rreth organizimit tė luftės. Remi ka qenė civil, kurse Rrahman Rama ka qenė i armatosur. Rrahman Rama dhe Rrustem Mustafa kanė shkuar nė Llaushė, ndėrsa unė e Sandokani jemi ballafaquar me forcat serbe. Po tė mos na kishin dalur forcat serbe nė pritė neve, do tė kishim shkuar nė Prekaz, por nuk mund tė them tash se do ta kishim ēarė rrethimin. Ka qenė shumė problem, pėr shembull, as lagjja e Lushtakėve, qė ėshtė shumė afėr me lagjen e Jasharajve, nuk ka mundur t’i shkojė nė ndihmė Ademit. As unė s’kam mundur! Mė e mira ėshtė qė t’i pyesni fshatarėt aty dhe ata e dijnė se sa e vėshtirė ka qenė qė t’i ndihmohet Ademit sepse, mbase unė po e zbukuroj kėtė rrėfim...

    E ēka po ta merr mendja a kemi mundur tė bėjmė luftė edhe mė? Tė mos e pranojmė Rambujenė dhe ta vazhdojmė luftėn...

    Kemi mundur ta vazhdojmė luftėn, por kemi qenė shumė tė izoluar. Luftėn kemi mundur ta vazhdojmė gjithsesi, por ka qenė njė hendikep se e kemi pasur krejt popullatėn jashtė - po flas tash pėr Zonėn e Drenicės... Megjithkėtė, po e pėrsėris, luftėn kemi mundur ta vazhdojmė! Ne si luftėtarė do ta kishim vazhduar luftėn pa asnjė problem, por problem e kemi pasur popullatėn civile. Pas ofensivės sė shtatorit, ne jemi ndarė nė skuadra tė pėrbėra nga dhjetė persona dhe kemi funksionuar mirė. Unė nuk mund tė them se e kishim ēliruar shpejtė, por, pėr njė gjė jam mė se i sigurtė - ata nuk do tė kishin mundur kurrė qė tė na asgjėsojnė. Ne kemi pasur shumė pėrparėsi, e mė kryesorja ka qenė terreni. S’ka pasur pėllėmbė qė s’e kemi shkelur! Unė mendoj se me njė pėrkrahje mė tė madhe tė shtetit shqiptar ne do ta kishim ēelur korridorin - ky ka qenė plani i operacionit Shigjeta, tė cilin e organizue Shtabi i Pėrgjithshėm i UĒK-sė! Pra, e kemi pasur planin qė ta ēelim korridorin nga Kosharja deri te Pashtriku, do tė thoė ėshtė paraparė ēelja e korridorit pėr tė futur armatim mė tė rėndė, por edhe pėr civilė. Me dije qoftė se do tė kishim pasur viktima mė shumė, por do ta kishim ēliruar - kjo ėshtė e rėndėsishme!

    Unė s’kam dilema rreth Rambujesė: ajo marrėveshje fillimisht ishte katastrofale! Kam dilemė se a kemi mundur ta vazhdojmė luftėn dhe tė...

    Lufta ka mundur tė vazhdohet! Unė kam qenė kundėr Rambujesė! Unė kam qenė kundėr shkuarjes nė Rambuje pėr ta nėnshkruar atė, por pėr hirė tė hierarkisė nuk kam dashur qė tė thej rregullat, kam respektuar vendimin e Shtabit tė Pėrgjithshėm dhe tė Drejtorisė Politike tė UĒK-sė! Ne para nėnshkrimit vetėm kemi dashur tė dimė se ēka po nėnshkruhet …....

    E si e sqaronte udhėheqėsi i Delegacionit nė Rambuje Hashim Thaēi, kur e ke pyetur se ēfarė pėrmban dokumenti qė doni ta nėnshkruani? A thoshtese ėshtė siguruar referendumi pas tri viteve?

    Po, Hashim Thaēi dhe tė tjerėt qė ishin me tė nė Rambuje na kanė thėnė se pas tri viteve do tė kemi referendum dhe do tė kryhet kjo punė ashtu si ėshtė mė sė miri, e kryesorja do tė bombardohen caqet Serbe nė krejt Serbin dhe do tė largohen forcat Serbe nga Kosova. Ata thonin se s’kemi rrugė tjetėr. NATO kėrkon nga ne qė ta nėnshkruajmė dhe duhet tė nėnshkruhet... Lufta ka vazhduar dhe forcat tona shkonin e rriteshin, kėtė e ilustron mė sė miri Batalioni Atlantiku - kėta njerėz e kanė lėnė jetėn luksoze nė Amerikė dhe kanė ardhur pėr tė luftuar, pėr tė vdekur pėr Kosovėn. Neve na ka dėmtuar dalja nė sken e gjoja FARK-ut dhe Policisė Lokale tė gjitha tė mbėshjellura me njėfar legalizmi nga “Zgjedhjet e Lira dhe Demokratike” tė 23 marsit 1998…. Zgjedhje kėto qė mbaheshin nėn ombrellėn e Millosheviqit dhe nuk pėrfshihej gjysma e Kosovės…. Edhe sot nė Kosovė udhėheq ajo garnitur nė krye me Ibrahim Rugovėn por pa votėn e Drenicės…



    E tash po mė intereson diēka pėr mundėsinė e unifikimit tė faktorit ushtarak: Sa ke qenė Komandant i Pėrgjithshėm, a ke bėrė pėrpjekje pėr t’u bashkuar...

    Po! Unė kam pasur kontakte me njerėzit e Bukoshit, por me Bukoshin jo sepse s’kam pasur se si tė kontaktoj me tė. Kur kam pasur kontakte me njerėzit e Bukoshit, ata mė thonin se Bukoshi ėshtė i gatshėm qė tė na ndihmojė, por, pėr fat tė keq ku tė ndihmonin kur ata ishin nė Germani ose nė Shqipėri me tė ashtuquajturin FARK. U kam thėnė gjithherė urdhėroni nė Kosovė , kėtu bėhet lufta ! Kosova nuk ėshtė vetėm imja, por edhe e juaja! Kur kanė ardhur oficerėt si Kemal Shaqiri, Shaban Dragaj e shumė oficerė tjerė... Unė i kam pritur shumė mirė: Kemal Shaqirin e kam bėrė automatikisht Shef tė Shtabit tė Zonės sė Drenicės. Unė jam munduar tė punoj pėr bashkimin shqiptar...

    Do tė thotė qė Ministria e Mbrojtjes e Bukoshit ka faj pse nuk jemi bėrė bashkė pėr ta luftuar okupatorin?

    Po! E ashtu quajtura Ministria e Mbrojtjes e Bukoshit ka faj, por me siguri ka faj edhe faktori politik nė krye me Ibrahim Rugose.. Barrėn dhe pėrgjegjėsinė pse nuk jemi bėrė bashkė nė luftė, e mbajnė Ministria e Mbrojtjes e Bukoshit dhe udhėheqja politike e Ibrahim Rugovės. Ushtarėt, por edhe popullata, kanė qenė pėr bashkim. Unė nuk e kam pasur tė qartė se pse nuk jemi bashkuar. Tash dua ta tregoj njė ndodhi nė lidhje me Bukoshin: Bujar Bukoshi pėrmes dy profesorėve - Shaban Hoxhės dhe Ymer Halimit, por edhe njė njeriu tjetėr, qė mė vonė e kam marrė vesh se ka qenė Mujė Krasniqi, na kanė ndihmuar me tė holla. Ata paraprakisht ishin takuar me Sami Lushtakun, e mandej me mua. Na kanė dhėnė 200 mijė marka gjermane - kjo ka qenė nė vitin 1999 dhe mund tė dėshmohet sepse qė tė tre janė gjallė. E 200 mijė marka i ka dhėnė vetėm njė qytet me bashkatdhetar nė Germani. Jan grumbulluar Miliona DM nė emėr tė Drenicės dhe Luftės… po sa u ndihmua ajo…

    Na kanė ndihmuar shumė edhe shoqata humanitare Nėnė Terezė. Ėshtė mirė tė thuhet se para se t’i marrė tė hollat, e kam thirrur Jakup Krasniqin nė Shtab tė Pėrgjithshėm dhe i kam treguar se nga Qeveria e Bukoshit kanė ardhur 200 mijė marka dhe kam kėrkuar tė dijė se cili ėshtė sugjerimi i tij. Ai ėshtė dakorduar qė t’i marrim ato tė holla…. edhe pse ishin ndihma minimale….

    Unė e kam nėnshkruar se i kam marrur ato para. Mė pas e kam thirrur Bujar Bukoshin nė telefon nė Gjermani dhe mė ėshtė lajmėruar gruaja e tij, e pastaj mė ka vėnė nė lidhje me Bukoshin. I kam treguar se kush jam dhe e kam falemnderuar pėr tė hollat - po mė vjen mirė qė po kam mundėsi t’i them kėto gjėra publikisht pėr herė tė parė. Ai mė ka thėnė: jam i gatshėm t’u ndihmojė! Pra ka qenė bisedė e shkurtėr dhe kjo ka qenė biseda ime e parė dhe e fundit me Bukoshin.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Sė bashku me NATO-n kemi ēliruar Kosovėn nga forcat Serbe... thote selim sulltan murati..

    a thue se po flet per betejen e torviollit..qe asht ba me 1444 afersisht e ne lexuesit po i besojm meqe ska pas Tv as ka mbet deshmitar i gjall prej torviollit..

    Pse rren ky selim futboleri..

    Kosoven e ka clirue Nato e vec NATO..prej ushtri-policise serbe ..pik..

    UCk e Selimit nuk mujti me clirue as Kosoven as drenicen as qyrezin as Malisheven as Camerine as Medvegjen e as Skenderasin..

    ushtria serbe e masakroj Adem jasharin me 40 fmi e gra e ky Selim bashk luftari i ademit sdi ku ka qen at dit..

    rozafen e mjer e tradhtun kunatat.. edhe Adem Jashar qyqarin e tradhtun bashk luftaret..

    hajt bac se po te qesin ne kamer qe te shiqoj Bota cfar trimit je.. e dul i ngrati ne kamer e videon e pau dhe UDBA.. se ja tregoj melaim tregtari videove tan botes e nxurr licens me qen aj shitsi qatyne viedoeve me Adem.. e u nis udba me e kap bac Demen.. e Adem jashari mbet pa shok e i ngrati ne vend me shku ne mal e atje me e terhek ushtri-policin Serbe.. qe plumbat e asaj ushtrie me i ra gurve e drurve.. shkon i mjeri hin ne shpi te vllaut ku jetonin 40 gra e fmi te vegjel qe nuk kishin shpall as UCk as Komunikata.. e i hangren ata plumbat e Serbise e ata "shpallsa Clirimtarsat" e komunika-rsat.. u mshefen si lepuj e gjarpij ne m.ut te sames e bani qejf katundari i Shumadis (Serbia) mbi trupa te fmive shqiptar..

    Ehh sa dredhi jan ba..
    hajt se tana do dalin..
    Ska EPOk e Klos e tos e qos e Demac-oks.. e Mavro e Osek -ship fols e dreqos qe e mblon m.utin me lule..

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Brari
    Perse nuk po me pergjigjesh tek 5-6 tema qe po te pres qe sa dit por kot.
    a ku ka tema qe jan pjestaret e UĒK-se vrapon si miza ne m.... i pari me i sha e ofendue
    e mashkull i thue veti edhe ti bravo te qoft .
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Post Nė mes tė idealeve dhe biznisit...

    Citim Postuar mė parė nga Llapi

    Intervistė me Sylejman Selimin -Sulltanin




    Na kanė ndihmuar shumė edhe shoqata humanitare Nėnė Terezė. Ėshtė mirė tė thuhet se para se t’i marrė tė hollat, e kam thirrur Jakup Krasniqin nė Shtab tė Pėrgjithshėm dhe i kam treguar se nga Qeveria e Bukoshit kanė ardhur 200 mijė marka dhe kam kėrkuar tė dijė se cili ėshtė sugjerimi i tij. Ai ėshtė dakorduar qė t’i marrim ato tė holla…. edhe pse ishin ndihma minimale….

    Unė e kam nėnshkruar se i kam marrur ato para. Mė pas e kam thirrur Bujar Bukoshin nė telefon nė Gjermani dhe mė ėshtė lajmėruar gruaja e tij, e pastaj mė ka vėnė nė lidhje me Bukoshin. I kam treguar se kush jam dhe e kam falemnderuar pėr tė hollat - po mė vjen mirė qė po kam mundėsi t’i them kėto gjėra publikisht pėr herė tė parė. Ai mė ka thėnė: jam i gatshėm t’u ndihmojė! Pra ka qenė bisedė e shkurtėr dhe kjo ka qenė biseda ime e parė dhe e fundit me Bukoshin.
    Nga kjo del se Bukoshi paska qenė i gatshėm tė ndihmojė... Po 8 milion DM qė i ka marrė Xhavit Haliti... ishin poashtu ndihmė minimale...?
    Po pėr ē'do helikopter (3 sish) qė i fali njė shoqatė humanitare zvicerane e qė Xhavit Haliti kėrkoi nga 1 milionė DM qė ti lente tė hynin e tė shpėtonin jetėrat e ushtarėve Tuaj tė plagosur keni biseduar nė ate qė Ju e quani SHTAB? Ajo nuk u bė sepse Xhavit Haliti, si oficer i sigurimit shqiptar, kishte mundėsinė tė mos e lejonte...
    Nė fund tė fundit, pėr dikė lufta doli si biznesi mė i mirė...pėr tė tjerė (ata qė i harruat ende pa pėrfunduar mirė lufta) ishte njė kob...
    E dini Ju qė Xhaviti ėshtė shpallur i sėmurė mental nga autoritetet mjekėsore tė Zvicrės? Ju e bėtė edhe deputet...
    Folėt edhe pėr Ahmet Krasniqin. Unė nuk e di se cili Ministėr i Mbrojtjes ėshtė vrarė deri mė tani nė luftė apo afėr saj? Dini Ju ndonjė emėr? Ai u vra afėr luftės dhe nga njerėzit Tuaj...!

    laguna blu e pret me padurim njė pėrgjigje tė sinqertė...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga laguna blu : 12-01-2005 mė 18:56
    "Nuk mund tė mbash gjarpinj nė kopshtin tėnd, me shpresėn se ata do t'i kafshojnė vetėm fqinjėt..."

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Llap,

    Intervista qe ke postuar nuk eshte bere ne janar te ketij viti. Me siguri intervista qe ke postuar me larte eshte bere vite me pare (me siguri disa muaj pas luftes).

    Intervista e Sylejman Selimit qe kam postuar me larte eshte botuar si fejton ne gazeten ditore "Kosova Sot."

    Bazuar ne kete fejton/interviste, gazetari i "Botes Sot," Bardhyl ka pershkruar shkurtimisht thekse me me rendesi te intervistes se Sylejman Selimit, ku ai per here te pare denoncon haptas ata (Hashim Thacin, Jakup Krasniqin, Xhavit Halitin me shoke...) per keqperdorimet qe i kane bere luftes se UCK-se ne Kosove.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Arb : 12-01-2005 mė 20:39
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Arb
    kjo eshte ajo qe paske nije e lej ti falcifikimet e bardhylave e bylbylave tjer se nuk ju ka shit hiq marre per ju per bes dhe su mbet ma te vazhdohet me ju autonomistave as dialog as muhabet me ba
    po qka do te beni o mjerana kur do tu shterren ato burime antikombtare qe kan mbet si mbeturinat e fundit te sllavokomunistve qka ???
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nėpėr Botė
    Postime
    528
    D afishoj me 2005-01-12 19:34 :
    Intervistė me Sylejman Selimin - SULLTANI

    T

    Intervistuar nga Shkėlzen Gashi

    Sylejman Selimi - Sulltani ka qenė fillimisht Komandant i Zonės sė Drenicės, e mė pas edhe Zėbvendės- Komandant i Pėrgjithshėm i UĒK-sė. Bashkėluftėtar i Komandantit Legjendar Adem Jashari. Sulltani aktualisht ėshtė zėvendėskomandant i TMK-sė…

    Pėr ēka ėshtė nisur lufta e UĒK-sė?

    ...

    [ Ky afishim u ndryshua nga: D mė 2005-01-12 23:43 ]


    Ky Llap..... , shkresėn ( intervistėn ) qė e ka sjellė kėtu pari e ka marė nga forumi Kosova.de .
    Intervistė e pėrpunuar enkas pėr ate forum , nga njė psikopat i quajtur Shefqet Cakiqi Llapashtica ,vetėm pėr tė ēorientuar e dezinformuar njerzit .


    Intervista origjinale ( qė gati nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me kėtė tė ma lartėn ) ėshtė dhėnė nė gazetėn '' Kosova Sot '' .


    .................

    Pra Sulltani ,me kėtė intervistė korbave politik tė kosovės ( Hashimave, Jakupave, Xhavitave e tjerėve ) ua ēkulėn puplat dhe pendlat e zogjve egzotik ,qė patėn menduar se do i mbajnė pėr gjithmon .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 13-01-2005 mė 23:41

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Vazhdon Denoncimi i atyre qe kane keqperdorur Luften e UCK-se
    Nga Arb nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 20-02-2012, 18:58
  3. Pse Rugova nuk e donte luften?
    Nga I-amėshuar nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 05-11-2008, 23:07
  4. Intervistė: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-04-2006, 12:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •