PO ama ka edhe talent shqiptar qe dijne te bejne videoklipe, pse te kerkohet ndihme nga te tjeret ?Postuar mė parė nga oliinter
PO ama ka edhe talent shqiptar qe dijne te bejne videoklipe, pse te kerkohet ndihme nga te tjeret ?Postuar mė parė nga oliinter
Leonora kendon bukur dhe asht vet e bukur, por asht e vertet qe pak ka marr ne thy...nuk ka stiliste te nivelit kjo asht pika a per per ta ba ate te ndihet mir ne trunin dhe menden e saj.
Vertet gjimon jemi viktim e bukuris dhe dijes son, duhet nji karakter i fort Luani apo drnice per ti perballu nderskomcat.
asht e re asht fragjile ska perkrahje ....
i deshiroj sukses dhe nji karakter si t'imin e pa gjunjezuar ...
"Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....
Pffffffffffffffffffffffffffff
Leonora Jakupi
edhe qa degjojn njerzit
ncnccncncnncncncnnc
Klipet e mira qe i bon Leonora nuk i bojn kto kengetaret e tjera te turbo folkut ( Adelina, Genta, Zanfina, Vesa luma, etj...
Mire jo keq, por tani kane ndrishuar shume kengetare shkojne mbas interesat personale nuk i intereson se kush ja jep testin apo kengen,interesimi eshte kush do te behet me i pasur dhe me Vip te shqipetaret eshte ne konkurim kjo mode tani.
Mua personalisht nuk me pelqen ne pamje te pare duket si nje katundare qe 10 vite qe e njof un ne sken kjo eshte e njejte se ndryshon stilin fare ( floket me dredha, ne fustane) dhe si person kam ndegjua qe eshte shum idiote e kam verejt nje her ne nje koncert ketu ne vendin tim ia shkeli me kembe nje goc fustanin e saj (padashje) dhe ajo aq bertiti thash se po e vret. Bohhhh mua s'me pelqejn personat e tille aq me shum ajo duhet te jete shum e dashur dhe e embel me publikun...
Mos jeto pa buzėqeshur...sepse dikush nė kėtė botė jeton nga buzėqeshja jote ...!
Leonora Jakupi zgjedh Durrėsin pėr pushime
Ėshtė zhvendosur nga Kosova, pėr tė kaluar disa ditė tė bukura nė Shqipėri. Vendi qė ka zgjedhur pėr tė pushuar ėshtė pikėrisht bregdeti i Durrėsit. Nuk dihet pse kėngėtarja Eleonora Jakupi ėshtė tėrhequr nga ky qytet, por ajo ēka mbetet e sigurt, ėshtė fakti qė ajo do pushojė nė njė vilė shumė pranė detit. Flitet se kėngėtarja e mirėnjohur, kėto ditė plazhi do ti kalojė me miqtė e saj, ku nuk i mungojnė edhe ata nga Shqipėria. Pėr tė, ky ėshtė njė muaj pauze pėr sa i pėrket kėngėve tė reja, ndėrkohė qė koncertet nė vende tė ndryshme brenda dhe jashtė Kosovės janė tė shumta pėr tė.
Gazeta Shqiptare
My silence doesn't mean I am gone!
E konsideron Shqipėrinė si vendin e saj, nuk mundet dot tė shkėputet nga ndjenja e tė qėnurit 100% origjinė shqiptare. Kjo ėshtė arsyeja qė kėngėtarja nga Kosova Leonora Jakupi prej 4 vitesh radhazi preferon Durrėsin pėr tė kaluar pushimet jo vetėm nė stinėn e verės.
E adhuruar pėr zėrin dhe bukurinė qė i ka dhuruar natyra, ndonjėherė e paragjykuar pėr shkak tė sherrit me kolegen e saj po nga Kosova Adelina Ismajli, Leonora rrėfen pjesė nga jeta, qė prej asaj profesionale deri tek ajo private pėr tė cilėn nuk nguron tė tregojė hapur se ėshtė ende nė pritje tė dashurisė. Nė njė intervistė pėr Bluetooth kėngėtarja nga Kosova zbulon se si e mendon ajo partnerin ideal apo njė lidhje, kush janė miqtė e saj dhe kush kujdeset pėr pamjen jo pak tė veēantė.
Leonorė, pėrse Durrėsi zgjedhja juaj pėr tė kaluar pushimet?
Kam shumė arsye qė jam kėtu nė Durrės. Kam shumė arsye. Prej 4 vitesh kam njė vilė, vilėn time personale te Mali i Robit. Pastaj preferoj tė kaloj pushimet nė atė qė e konsideroj si vendin tim, Shqipėrinė. Mendoj pse jo, se ėshtė dhe rast i mirė marketingu qė shqiptarė tė tjerė nga Kosova tė vinė kėtu pėr tė parė dhe pėr tė shijuar bregdetin shqiptar.
Kjo shkėputje nga Prishtina, i detyrohet ndopak punės apo krejtėsisht pushimeve?
Krejtėsisht pėr pushime. Jo pėr punė, ndodhem kėtu vetėm pėr tė kaluar pushimet.
Ndodheni vetėm me familjen apo dhe ndonjė shoqėri e vecantė?
Jo, jo, ndodhem vetėm me familjen. Duke qenė se kemi vilėn kėtu e shfrytėzoj maksimalisht. Mundohemi tė mos vimė nė vilėn tonė kėtu nė Durrės vetėm nė periudhė vere, por mundohemi tė vijmė ndonjėherė dhe nė periudhe tjetėr tė vitit, nė dimėr.
Sa do tė rrini kėtu?
Unė lėviz shumė, pėr shkak tė punės dhe profesionit tim mė duhet tė lėviz shumė. Gjatė sezonit tė verės, nė kėtė periudhė qė jemi tani unė gjithnjė pėrqėndrohem kėtu. Me siguri do rrimė, deri nė shtator besoj se do tė jem kėtu.
Keni miq qė ju shoqėrojnė? Ndonjė emėr konkret?
Jo,jam me familjen. Miq qė mė shoqėrojnė nuk kam. Me fqinjėt qė kemi kėtu pranė vilės kemi krijuar miqėsi, rrimė bashkė, nė mėngjes dalim bashkė nė plazh, pasi kemi 4 vjet qė kemi shtėpitė afėr. Ndėrsa pėr miq kėtu nė Shqipėri, por jo qė mė shoqėrojnė nė pushime kam disa, si pėrshembull kompozitorė dhe kėngėtarė, domethėnė kolegė. Kam mik kompozitorin Edmond Zhulali, nga kėngėtarėt kam miq Florin, Manjola Nallbani dhe disa tė tjerė. Nuk po vazhdoj tė pėrmend mė emra, por kam disa.
Lidhur me punėn tuaj, ndonjė kėngė tė re, album ose videoklip nė plan?
Kam ndėrmend njė kėngė dhe njė videoklip. Kam ndėrmend ti realizoj brenda njė kohe tė shkurtėr njė kėngė dhe njė videoklip. Por duke qenė qenė se unė lėviz shumė Kosovė-Shqipėri pėr shkak tė punės dhe angazhimeve tė mia, sikurse thashė mė sipėr, shpresoj ta realizoj nė njė kohė tė shkurtėr.
Realizimi i kėngės dhe videoklipit nė Kosovė apo nė Shqipėri?
Kėnga dhe videoklipi do tė realizohen nė Kosovė.
Ndonjė detaj pėr kėngė?
Jo.
Ēfarė do ti servirė Leonora kėtė verė publikut?
Ajo kėngė dhe videoklip tė cilat pėrmėnda mė sipėr dhe qė po mundohem tė realizoj pėr ti publikuar kėtė verė. Do tė jem e pranishme nė koncerte, mbrėmje rinore apo aktivitete. Do tė mundohem tė jem sa mė pranė ardhuruesve tė kėngės sime.
Kėngėt tuaja nė pėrgjithėsi kanė njė fabul, i pėrket jetės suaj personale?
Nė karrierėn time kam kėnduar disa kėngė. Njė kėngė ka patur si fabul historinė e babait tim, njė tjetėr ka patur historinė e 3 dėshmorėve tė Kosovės, njė kėngė tjetėr ka qėnė lirike , tė tjera kanė pasur si fabul gjėra qė u ndodhin njerėzve, tė pėrditshmet, gjėra tė natyrshme, jo dicka personale.
Kėngėt Ende tė dua dhe Zemra tė kėrkonduken si thirrje pėr rikthimin e njė dashurie tė vjetėr ose tė humbur, ėshtė Leonora nė pritje tė saj?
Natyrisht, jam nė pritje tė dashurisė. Aktualisht nuk kam njė lidhje, nuk kam njė tė dashur. Sikurse nuk kam njė tė dashur,jam nė pritje tė lidhjes.
Si e konsideron Lonorė kėtė lidhje?
Ia lė kohės. Kam patur shumė angazhime tė tjera, shumė punė. Edhe sikur tė kisha patur njė tė dashur, nuk do tė kisha mundur tė angazhohesha ndaj tij, ti pėrkushtohesha. Lidhja pėr mua duhet tė vijė natyrshėm, besoj atėherė kur njeriu gjen shpirtin binjak, atė qė i pėrshtatet mund tė jetė i gatshėm tė nisė njė histori dashurie. Nė lidhje me partnerin, do tė dėshiroja tė jetė inteligjent, i fortė nė karakter dhe tė kuptojė profesionin tim, mbi tė gjitha tė mirėkuptojė profesionin tim. Do tė dėshiroja shumė qė ai tė dijė tė ndajė jetėn private me atė publike.
Veshja juaj konsiderohet e zgjedhur dhe e veēantė, shije personale?
Pėr sa i pėrket veshjes, ėshtė shije personale, tėrėsisht shije personale. Ndonjėherė mė ndihmon dhe mami im duke mė kėshilluar. Natyrisht mė ndihmojnė dhe stilistėt qė punojnė e stilojnė veshje pėr mua, tė cilėt kujdesen pėr pamjen time, por nė fund mbetet shija ime.
Cilėt janė miqtė tuaj tė vėrtetė?
Miqtė e mi janė miqtė qė i kam pasur qė prej vegjėlie, qė i kam njohur nė shkollė fillore, nė shkollė 8-vjecare dhe ata qė kam njohur nė shkollė tė mesme. Ata i kam miq tė mi, me ta vazhdoj tė mbaj kontakte, flasim nė telefon, takohemi.
Pas konfliktit me Adelina Ismajlin, keni pasur mė kontakte me tė?
Jo, nuk kam pasur kontakte. Nuk besoj se do kem mė. Ajo punė ka pėrfunduar besoj pėrjetėsisht. Raportet mes meje dhe asaj kanė pėrfunduar.
GAZETA SHQIPTARE
My silence doesn't mean I am gone!
#VamosArgentina
...TE GJITHA RRUGET SHPIEJNE NE ROME.
Me nje citim te njohur,do filloja shkrimin mbi dicka qe vite te tera kishim para syve dhe nuk e shihnim dot.Influentimi i estrades serbe ne ate kosovare eshte me se i dukshem.A thua valle ne te gjitha rastet? Nuk do te thosha.Te mesuar te atakojme ata qe kane popullaritetin me te madh,gazetaria hulumtuese shqiptare me vite te tera ngecte ne vend duke kerkuar fajtoret aty ku nuk mund ti gjente.Dhe cdo gje ngelej "thashetheme".Tani kur lexuesi nuk arrin te dalloje me genjeshtren nga e verteta,eshte e rruges qe cdo gje te mbulohet me fakte.Pse zgjodha Leonora Jakupin si personazh te shkrimit tim?Jo per ndonje arsye te veqante.Thjesht,eshte njera nder fillestaret e kengetareve "gace e mbuluar",siq i quajne ne Kosove.E dalur nga fshati,me nje te kaluar te dyshimte,nje baba te vrare te cilin u perpoq ta etikonte si "deshmor" dhe arriti suksesin e pare dhe te vetem me kengen e cila per marketing kishte vrasjen e babait te saj,ne arrinim te njohim emrin e saj.Logjika "jam viktime,me mbroj",qofte ne serialet spanjolle,lajmet e pasdites,apo kenget,edhe kete here pati sukses.Ne thjesht nuk i duam luftetaret dhe fitimtaret.Duam lot.Askush nuk mban ne mend qe Leonora Jakupi te jete prononcuar qe ka te dashur edhe pse ka mbushur te tridhjetat.Asnjehere askush nuk guxoi te publikoje emrin e ndonje dashnori te Leonora Jakupit,sepse ne redaksi do arrinte kercenimi "nga lart",apo i ndonje krimineli ordiner dhe redaktori do te thoshte"prap ti?Nuk duam probleme,kemi mjaft.Bej dicka tjeter,ka kohe per kete teme".Menyra me e mire per te kamufluar te verteten-shaje ate.Vizitore e rregullt e Beogradit dhe Kalemegdanska Ulica ne te,protagoniste e shume xhirimeve intime kryesisht me njerez te nentokes dhe njerezve te rrezikshem Kosove-Shqiperi-Gjermani,shantazhuese e shume mediave ne Kosove dhe Shqiperi,kopje e ne Svetlana Raznatovic ne interpretimet skenike,stilin e flokeve,tekstet e kengeve,vallezimin,te gjithe e kishim para syve dhe nuk shihnim.Por,"Nora e Virgjer" (nofka e saj ne Prishtine) beri gabimin fatal,duke festuar nje ngjarjen tragjike te vrasjes se policit Triumf Riza,qe ndodhi ne Prishtine,e shoqeruar nga krimineli Tahir Berbatovci (Tahir Fushe-Kosova) ne ndejen e organizuar nga Enver Sekiraqa ne lokalin "Apolonia"-Kodra e Trimave.Duke pasur ne dore fotot nga kjo ndeje,shkova i revoltuar tek redaktori im dhe i thash qe eshte koha e fundit qe te zbulojme dhe te luftojme ate qe nuk eshte e mire.I thash:"Nuk dua qe femiu im te kete idhull dike si kjo".Duke shikuar fotot me tha:"Te gjitha rruget shpiejne ne Rome.Ne rastin e shqiptareve,te gjitha rruget shpiejne ne Beograd.Botoje".
I sigurt qe ky shkrim mund te jete fatal per mua,e shkrova dhe e botova.
Edhe nese mbetem gazetari i fundit i vrare ne Kosove i cili ne xhep mban fotot e simbolit te ndyre te kohes ku jetoj.
Leutrim Baxhaku-ArtInfo-shtator 2007
Krijoni Kontakt