Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2

Tema: Amnesia

  1. #1
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088

    Amnesia

    Buza e poshtme mė dridhet nga shqiptimi i fundit. Dua t’a kafshoj ose te pakten te kumboj ndonje “spell”, jo vetem per te ndaluar luhatjet, por mė teper per te shnderruar urdher-dhenesin ne nje bretkose qafetrashe me sy te zhytur ne qeskeza dhjami. Kot nuk thone qe kafsha zgjedh njeriun- mund te plasi nga inati ky bark-rrumbullakti para meje, po s’behet dot pantere trupholle. Vete pantera nuk shembellehet dot ne gjeresine e tij, dhe rrjedhimisht, ai s’merr formen e kesaj kafshe -eshte jashte ēdo ligji te metamorfozes. Bretkosa, ne krahun tjeter, anatomikisht e lejon kete barkderrin te shnderrohet ne te. Dhe duke e lejuar ATE anatomikisht, e lejon VETEN vullnetarisht te jape formen e saj si “blue print”. Qetesi hutuese. He, ndodhi transfigurimi? Ahhh….

    Stalaktit frymor varet nga goje-shpella ime. I hapa syte?? Ashtu besoj, perderisa po kerkoj per librin e fjaleve magjike midis jastekeve. Te jete shuar valle? Sa inat! Po fundja sendet e humbura jane me funksionalet. Befas, shoh dy kepuce kokezeza qe ngrejne kryet siper kuvertes. Kaq shpejt u rrebeluan, se paskam fjetur me ēizme? Pune e madhe- pertoja t’i hiqja mbreme. Pertoja apo s’me lane? Prit njehere, ē’eshte ky pickim? Edhe mushkonjat mergojne keto kohe. Eh, sa veshtire eshte te percaktosh vendodhjen e dhimbjes, aq me teper me syte hapur. Me duket se kam nje mine ne prag te kafazit te kraharorit. Mine? Ah, jo, qenka . . . ēibuk duhani!!! Po pse? Une duhanxhije jam, po s’fle me ēibuk. Kaq e dehur te kem qene nga party i djeshem? Pse isha ne party une dje? S’mbaj mend. Cudi! Sa eshte data sot? Instiktivisht, syte me shigjetojne drejt kalendarit te paflete. Kaq jete-shkurtra jane ditet? Ndoshta. Sa eshte ora tani? Rrotulloj koken t’a shoh, por ora e murit eshte kthyer permbys. Dikush ka qene ne shtepi patjeter. Dikush, nuk e di kush, por ai dikushi me ka bere diēka mua. Mua??? Kush jam une? Si quhem? Mbase kam lindur e paemert. O Zot! Me vjen per te vjell. Kafshoj prap buzen- te sipermen kesaj here. Ah, t’a gjeja ate te shkrete liber te qetesoja kalerimet e kraharorit ēibuk-djegur. Sa me dhemb! Dua te vrapoj, te rend pas diēkaje, jo, jo, larg diēkaje. E njejta gje. Ne kerkim te keqbereseve ose ne harrim te tyre. E di ēfare?? S’besoj se ata ishin… “human”. Kur ēohesh nga amnesia sikur te kujtohen gjerat fillestare- sy te shndritshem, teper te shndritshem, fosforeshente. Vershimet e adrenalines me thone te braktis shtepine. Papritur, teksa kthej kemben, ndjej nje kersheritje ne thember. Menjehere zberthej zinxhirin e ēizmes. Gjej nje leter te kruspullosur ne topth. E hekuros me duar derisa lexoj ne shkronja kacavjerrse: Vanesa Opinum.

    Une jam ajo???

  2. #2
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Eh, sa veshtire eshte te percaktosh vendodhjen e dhimbjes, aq me teper me syte hapur.


    Dua te vrapoj, te rend pas diēkaje, jo, jo, larg diēkaje. E njejta gje.


    Me pelqejne te mesipermet , Rebele !
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •