Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 57
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Drini
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Dukagjin
    Postime
    50
    Citim Postuar mė parė nga RTP
    Na knaqet muhabet llap-aa-ha-haja!



    Te nderuar
    Diku pata lexuar njehere se njerezit e `vdekur`per tu ngjalle e kthy mendjen opinionit kah ata ,synojne dhe shajne ata qe jane lart!
    Kjo eshte puna e Qosjes,Sorrosit,ups Surroit,dhe te gjithe atyre qe i ka kap marimanga.

    Perndryshe,si eshte e mundur nje akademik te flas me nje gjuhe rruge?

    Njerin qe e kishte pas "kap marimanga", kishte pas vendos per te dal nga anonimiteti, e turr e ne pazar.

    - Ku po shko? e pyet nje mik i tij.
    - Dua te behem i njohur!
    - Si?
    - Do te dal ne pazar e ta shaj me te madhin e nahijes, qe te me njohe krejte shehri.
    - Jo ore mik, kjo nuk eshte zgjidhje, sepse bje ne sherr. Po beja disi ndryshe.
    - Si?
    - Dil ne midis te pazarit e nisja e pellit si magari, te siguroj se krejt mileti kan per te marre vesh se kush je ti.

    Ketij kademikut tone te famshem, kesaj kufome te pavarrosur, nuk i ka mbet tjeter vetem edhe te dale ne pazar e te pellase si magar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Drini : 13-01-2005 mė 20:33

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Post Armiqėsi tė vjetra dhe histori spiunėsh...

    Citim Postuar mė parė nga Drini
    Ketij kademikut tone te famshem, kesaj kufome te pavarrosur, nuk i ka mbet tjeter vetem edhe te dale ne pazar e te pellase si magar.
    I dashur Drini, do kisha dhėnė lekė vetėm qė kjo tė ishte njė pallje gomari e zakonshme por e keqja ėshtė pak mė e thellė...

    Bėhet fjalė pėr njė spiun tė UDB-sė (Qosja ka dy vila-njė nė Beograd e njė tjetėr e ka pasur nė bregdetin dalmatin me tė cilėn nuk di se ēfarė ėshtė bėrė kohėve tė fundit) si dhe spiun i Sigurimit Shqiptar. Ky nuk ėshtė rrėfim pėr poliagjentė nga historia e vonė dhe e dhembshme shqiptare por mė ėshtė thėnė nga njėri ndėr ish-njerėzit mė tė afėrt tė Azem Hajdarit nė Bolonja tė Italisė. Dhe pak a shumė (pėr aq sa mund ta ketė mbajtur kujtesa njė ēun tė ri) duket kėshtu:

    Me sulmet kundėr Rugovės ai ka filluar tė merret qė nė vitin 1972 (periudha e Kongresit tė drejtėshkrimit -nė Arkivin e Sigurimit tė Shtetit Shqiptar- egzistojnė ato letra). Ato nė fillim kanė qenė tė shkruara ekskluzivisht pėr atė Sigurim dhe nė pėrpilimin e tyre ka marrė pjesė edhe Resmije Kryeziu ( e shoqja e nji spiuni tjetėr, qė mė vonė ėshtė dėnuar gjoja me burg). Meqė mes tyre ka pasė edhe njė flirt, Sigurimi ka incizuar tė gjitha raportet e tyre, edhe ato mes dy dashnorėve, dhe e ka mbajtur peng Qosen a Qosiqin-quajeni si tė doni. Me lindjen e PD-sė , me urdhėr tė Ramiz Alisė, ai afrohet me Berishėn sa pėr sy e faqe pėr tė kuptuar qėllimet e tij dhe pėr t'i dhėnė thikė pas shpine mė 1993 apo 1994 me atė artikullin e tij "tė famshėm". Pikėrisht nė kohėn kur demokracia e brishtė shqiptare kish filluar tė konsolidohej.
    E njėjta gjė ka ndodhur edhe me Rugovėn por me gjithė tentativat e Ramiz Kelmendit pėr ti afruar Rugova nuk ka pranuar sepse ka qenė nė dijeni tė veprimtarisė antikombėtare tė Qosiqit. Mos harroni se bėhet fjalė pėr Kryetarin e Kosovės qė ka gjetė kohė e durim tė takojė edhe pėrfaqėsuesit e shumė shoqatave mė pak tė rėndsishme tė jetės shqiptare. Me Qosiqin ai sigurisht se do tė ishte takuar por nuk e ka bėrė kėtė pėr ēėshtje parimore...Nuk ka dashur tė kishte punė me spiunė ordinerė...Tė njėjtėn metodė ka pėrdorur pastaj para, gjatė dhe pas Rambuje-sė, pėr tė filluar fushatėn e diskreditimeve tė tė gjitha autoriteteve politike e kulturore tė shqiptarėve. Qėllimi i tij ka qenė mbjellja e disfatizmit ndėr shqiptarė, pėrēarja e kėtij faktori dhe mbjellja e farės sė dyshimit gjithkund e pėr gjithkė me qėllim qė shqiptarėt tė mos ishin nė gjendje tė ndėrtonin njė front tė pėrbashkėt antiserb, as tash kur po hyjmė nė njėrin nga vitet mė tė rėndėsishme pėr ardhmėrinė e vllezėrve tanė tė pėrtej kufirit. Kjo ėshtė e tėra, aq sa mbaj mend, rreth njė historie tė turpshme tė njė intelektuali tė cilėn nuk do tė kisha dashur kurrė ta dėgjoja... Besoj as Ti e as forumistėt tjerė por fatkeqėsisht ėshtė e vėrtetė duke pasur parasysh gurrėn e pastėr qė ma tha...

    Qė nga ai moment, ndonėse ka qenė i preferuari im nga shkrimtarėt kosovarė, nuk i'a kam lexuar asnjė nga plehrat e fundit...

    Ndėrkaq e di poashtu me siguri se ka qenė edhe anėtar i Partisė Komuniste Jugosllave (pėr ata qė shtruan kėtė pyetje mė heret).

    Me shpresėn se nuk tė kam lėnduar, kėrkoj ndjesė pėr sinqeritetin tim...
    Tė fala e pėrqafime
    laguna blu

    P.S. Faktet nuk janė tė miat, vetėm interpretimi i tyre!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga laguna blu : 13-01-2005 mė 21:48
    "Nuk mund tė mbash gjarpinj nė kopshtin tėnd, me shpresėn se ata do t'i kafshojnė vetėm fqinjėt..."

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar mė parė nga Llapi
    AAAA

    Idiot po ta kthej ty prapa e qoja ti........................ he pis e perfundova me ty he lahper se perpos sharjeve asgje nuk ke shenue kurr ne asnji postim baju

    Moderatoret nuk reaguan ne kete bukurshkrime te keti dylberit tone?
    Habitem!

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    LAGUNA i/e nderuem!

    Na kenaqe me keto `interpretime`te fakteve!
    Te lumte.

    Une i kam ndegjue shume nga keto ne Kosove,mirepo shpesh mendoj se duhet faleminderue kokes se Rugoves qe te gjitha keto i mban dhe nuk i vjell jashte.
    Perndryshe kjo do te ndikonte ne huti te populli,e bile-bile edhe ne trazira te ndryshme.
    Andaj mire thone,m... mos e prek se qelbet!
    (ai edhe hiq pa e prek qelbet,se lene ma..)


    te fala
    rtp-ja

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    E ti me qfar fjale me ofendon me shane mua ore po a mendon qe nuk e kuptoin te tjeret fjalen dylber a?
    Dhe perse nuk e citove ate AAAA se qfar me tha me pare qe ia ktheva ore P...r perkthim i dylberit
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anėtarėsuar
    08-09-2004
    Postime
    622

    REXHEP QOSJA-Muēė mbas daive!

    TRE GISHTAT E REXHEP QOSJES
    Maj 1997


    Intelektuali popullor Rexhep Qosja

    Kur e lexova nė gazetėn "Zėri i Popullit" tė Tiranės,artikullin e Rexhep Qosjes me titull:"Autokratėt nuk shkojnė lehtė...",e ku,pothuaj nė ēdo rresht,pėrdorej fjala popull,u binda pėrfundimisht se Rexhep Qosja ėshtė pandreqėshmėrisht i brumosur me veprat e klasikėve tė marksizmit!Fjala popull ėshtė fjalė manipulative qė asnjė analitik politik,qė nuk i takon sortės marksiste,nuk dėnjon tė pėrdorė nė retorikėn politike.Rexhep Qosja i ka tė vėrtetat e tij tė bazuara nė njė apo mė shumė fiksione tė cilat ai as qė i vjen ndėrmend t'i vejė nėn diskutim.Ai ka fiksion mė tė madh se sa sintagma "popull"?
    Me fjalėn popull nė botėn e qytetėruar nėnkuptohet turma,kurse nė botėn leniniste nėnkuptohet ZOTI (Zoti i tyre,natyrisht,nuk ekziston dhe kėtu ėshtė paradoksi).Pėr leninistėt populli,pra,ėshtė Zot (Revolucioni popullor,Lėvizja popullore,Hero i popullit,Nė emėr tė popullit etj.).Kjo ėshtė filozofia dhe retorika e Rexhep Qosjes,pėrkatėsisht e shokėve Lenin,Stalin e Enver.Natyrisht,fjala popull ėshtė njė gjė e papėrcaktuar dhe,sorta e leninistėve,si sorta e intelektualėve dhe politikanėve mė primitivė tė kohės sė re,e pėrdor si t'ia do qejfi.me popull,ata nė fakt,nėnkuptojnė veten e vet.Populli do atė qė do ai (leninisti).Populli ėndėrron dhe dėshiron atė qė ai (leninisti) ėndėrron dhe dėshiron.Natyrisht kėto gjėra nuk mund Øt'i shpjegohen Rexhep Qosjes.Puna e tij ėshtė si puna e bretkocės sė pusit.(Po e pyeste bretkoca e pusit shoqen e saj qė kishte qenė nė oqean se sa i madh ishte oqeani.Ajo iu pėrgjigj:shumė i madh.Po sa i madh,mė i madh se pusi!?Po shumė mė i madh se pusi.Po sa mė i madh,sa 10 herė pusi,sa 100 herė,sa...?Si t'ia shpjegonte madhėsin e oqeanit kur pėr masė matjeje e kishte madhėsin e pusit.)Si mund tė kuptojė Qosja problemin shqiptar dhe problemet rajonale e ndėrkombėtare,kur ai pėr masė matjeje ka "popullin" (veten).
    Pėr Rexhep Qosjen mund tė flasim si pėr njė shkrimtar,por jo edhe si pėr njė shkencėtar.Si mund tė quhet shkencėtar ai qė nė ēdo tė dytėn fjalė pėrdor fjalėn popull?Atij veē nė i thėnēim INTELEKTUAL POPULLOR.

    Cili ėshtė autoriteti i Qosjes?

    Kur pėrmendet emri i Rexhep Qosjes nė Tiranė,mendohet se ai ėshtė intelektuali mė i madh i Kosvės.Por,a ėshtė kėshtu nė tė vėrtetė?Rexhep Qosja namin e vet si intelektual,mė tepėr se me punėn e tij shkencore,e arriti pėrmes politikės.Ē'ėshtė e vėrteta,ai asnjėherė nuk u mor drejtėpėrsėdrejti me poltikė,por konformizmi i tij me politikėn do tė mbetet nė analet e historisė pėr njė zhdėrvjelltėsi tė pashoqe.Ai u konformua nė mėnyrė tė shkėlqyeshme me politikėn titiste nė Kosovė,gėzoi tė gjitha privilegjet mė tė rehatshme duke mos prekur askund nė nervat e kėsaj poltike dhe,nė anėn tjetėr,me veprėn e tij letraro-shkencore (ku titistėt nuk bėnin kujdes) i shkoi pėrshtati linjės politike tė Enver Hoxhės.Propaganda enveriste,vite me radhė,e prezentoi atė si intelektualin mė tė madh kosovar.Madje,madje,nė kushtet e censurės nėn tė cilat punonin letrarėt e Tiranės,botimi i veprave tė tij,tė cilat pėr shkak tė ambientit ku ato krijoheshin kishin njė frymė mė liberale,ofronte edhe argumente konkrete pėr "nivelin e lartė tė tij".Duke qenė i nderuar nga Tirana,autoriteti i tij nė Kosovė ishte i shumėfishuar.Nė ndėrkohė brezat e studiusėve tė rinj po shtoheshin nė numėr dhe cilėsi.Dolėn edhe ata mė tė guximshmit duke folur hapur pėr mangėsit e veprės sė tij.
    Doktorantura e Qosjes pėrmban 70 faqe libri pėr jetėn dhe veprėn e Asdrenit dhe nė kushtet e tanishme,kaq faqe nuk mjaftojnė pėr tė diplomuar nė fakultet,pėrkatėsisht pėr tė marrė titullin e profesorit pėr shkollat e mesme.Nė qarqet letrare tė Kosovės,vėshtirė se mund tė gjendet njeri qė ēmon lart veprėn e tij studiues.Ata qė e ēmojnė lart veprėn e tij janė njerėzit jashtė kėtyre sferave,ata qė nuk e kanė lexuar qoftė edhe njė studim tė tij.Thėnė shkurt veprėn e tij shkencore e "ēmon" vulgu dhe ky ėshtė paradoksi.Kėshtu,studiuesit letrarė tė thonė se vepra shkencore e Qosjes ėshtė e mangėt,por ai ėshtė njė figurė e madhe politike,kurse ata qė pretendojnė se marrin vesh nga poltika thonė se nuk u pėlqen poltika e Qosjes,por ai duhet respektuar si intelektual mė i madh shqiptar.
    Rėnia e sistemit komunist nė ish Jugosllavi dhe Shqipėri ndryshoi rrethanat me njė shpejtėsi marramendėse.Pėrpjekja e tij pėr t'u konformuar me poltikat e reja doli mė pak e sukseshme.Njėra prej arsyeve ishte lehtėsia pėr t'u bėrė shėrbime Enver Hoxhės e Fadil Hoxhės qė mund t'ishin baballarėt e tij pėr nga mosha,por ec e bėju shėrbime Sali Berishės e Ibrahim Rugovės qė ishin,pėr nga mosha,mė tė rinj se ai.Qosja jo se nuk u pėrpoq ta bėnte kėtė,por nė kėtė pėrpjekje e tėrhoqi shatin nga vetja mė tepėr seē i takonte.Derisa pėr partizanin Fadil Hoxha qė kishte tė kryer vetėm Normalen e Elbasanit,Qosja e kishte namin e shkencėtarit,kėtė trajtim nuk mund ta kishte edhe nga doktori i shkencave Ibrahim Rugova,i cili nga po ajo fushė studimi si e Qosjes,kishte doktoranturėn 5 herė mė voluminoze duke mos folur kėtu pėr cilėsin.Kėsisoji Qosja mbeti mbeti pa pėrkrahjen poltike tė pushtetit dhe u hodh nė pėrqafim tė opozitės,fushė nė tė cilėn ai u gjend mirė nė Tiranė por jo edhe nė PrishtinėArsyet e kėsaj janė kėto: e para,nė Tiranė pati njė opozitė tė fortė me propagandė akoma mė tė fortė,madje mė tė fortė se propaganda e pushtetit,kurse nė Kosovė nuk kishte opozitė e aq mė pakė propagandė opozitare dhe,e dyta,Prishtina pėr Tiranėn vazhdoi tė mbetet ajo qė ka qenė edhe mė pėrpara,por me hapjen e kufirit kosovarėt e panė se Tirana nuk ėshtė ajo tė cilėn ata e mendonin.

    Inatet me Sali Berishėn

    Kur pėr shkak tė kritikave me vend e pavend tė Rexhep Qosjes drejtuar sali Berishės,iu patėn vėrsul Qosjes,isha i pari qė u konfrontova me ta duke e mbrojtur tė drejtėn e Qosjes pėr tė kritikuar qoftė edhe pa tė drejtė.Por tani qė Qosja sulmon berishėn e vdekur politikisht,mendoj se nuk ka kurrfarė sensi.Nuk ka sens pėr shkakun se Berisha nuk ra pėr ato qė i numėron Qosja,por pėr gjėra tė cilat i kam numėruar nė njė shkrim tė mėparshėm dhe nuk dua t'i pėrsėris.Kjo ēfarė bėnė Qosja ėshtė vetėm shkarravitje e kufomės politike tė Berishės,shkarravitje kjo e denjė vetėm pėr politikanėt dhe intelektualėt e sortės primitive,pra asaj leniniste-staliniste-enveriste.Natyrisht,nuk do tė reagoja sikur shkrimi i Qosjes nė emėr tė triumfalizmit (Qosja ka pas thėnė se Berisha do tė bjerė edhe Berisha tani ra) tė mos i hidhte ca teza qė janė dezorientuese pėr lexuesit qė kanė informacion tė kufizuar pėr atė se ēfarė ndodh nė Shqipėri.

    Mosnjohje e Qosjes e historisė shqiptare dhe asaj serbe

    Nė shkrimin e pėrmendur Qosja arsyeton tre gishtat e protestave shqiptare duke thėnė se aniēka ato janė shenjė e ortodoksisė.Po se ē'hynte nė punė kėtu ortodoksia nuk e thotė.Sė pari simboli i tre gishtave tek sėrbėt nuk ėshtė vetėm simbol i trinisė sė shenjtė.Nė kohėn e Rilindjes sėrbe,tre gishtat kanė pasur,pos kuptimit tė trinisė sė shenjtė,edhe kuptimin e asaj qė Sėrbia duhet tė zgjerohet nė tri drejtime:nė Jug,nė Perėndim dhe nė Veri.Nė kohėn e luftrave ballkanike (tė parės,sė dytės dhe kėsaj tė fundit) tre gishtat kanė marrė edhe kuptimin e tri veprimeve:
    me dhunu,me vra dhe me djegė.Pėrdorimi i kėtij simboli nuk kishte tė bėnte fare me ortodoksinė shqiptare,sepse kjo as nuk sulmohej,as nuk mbrohej,thjesht nuk ishte objekt as subjekt i veēantė i kėtyre protestave.Nėse pėrdorimi i simbolit tė tre gishtave do tė ishte rastėsi,atėherė si tė shpjegohewn vrasjet,dhunimet dhe djegiet nė vijim tė tyre?
    Qosja tregohet se nuk e njeh as historinė shqiptare.Ēėshtja se kur dhe ku filloi Rilindja shqiptare ėshtė shumė mė komplekse se ajo ēfarė mendon Qosja.Qosja thotė se Rilindja shqiptare ka filluar nė Jug,ndėrsa unė do tė thosha se me ca elemente ka filluar nė Jug,por me ca tė tjera nė Veri dhe,marrė nė tėrėsi ka filluar,nė Jug e nė Veri,nė tė njėjtėn kohė.Ngjarja kulmore e Rilindjes shqiptare ka ndodhur nė Prizren mė 1878.Ėshtė tjetėr gjė qė nxėnėsit tanė mėsojnė histori tė fallsifikuar se "Abdyl Frashėri ka qenė udhėheqės i Lidhjes sė Prizrenit dhe nėn udhėheqėsi tė saj ishin edhe kosovarėt Sulejman Vokshi e Ymer Prizreni" (Teksti i historisė pėr klasėn e pestė tė tetėvjeēares,botim i viti 1995,Tiranė).Ose Abdyl Frashėri,ideolog i Lidhjes sė Prizrenit (fjala ideolog a nuk ju duket pakėz leniniste).E vėrteta ishte krejt ndryshe.Ilaz Pashė Dibra e Ymer Prizreni ishin udhėheqėsit e Lidhjes sė Prizrenit,Abdyl Frashėri e Sylejman Vokshi ishin ministra nė qeverinė e formuar prej saj.

    Qosja nė linjėn antihistorike

    Qosja nuk e ka kuptuar e ndoshta as qė do ta kuptojė ndonjėherė qė kėtu (nė Lidhje tė Prizrenit) nisin dy linja politike.
    Njėra linjė qė kėrkonte aleanca me shtetet jofqinjė,pėr t'u bėrė ballė shteteve fqinje,dhe tjetra qė kėrkonte tė bashkėpunonte me fqinjėt (sėrbėt e grekėt) kundėr agresorėve jashtėballkanikė.Qė tė dyja kėto rryma pėrfaqėsoheshin me patriotė tė dėshmuar qė nė instancėn e fundit dėshironin Shqipėrin etnike sovrane e tė pavarur,por ēėshtja ishte se u ndryshonin konceptet pėr rrugėt qė duhet ndjekur.Derisa tė parėt i jepnin pėrparėsi integritetit territorial e biologjik nė dėm tė sovranitetit,tė dytėt i jepnin pėrparėsi sovranitetit tė njė pjese tė vendit nė dėm tė integritetit. Nė tė parėn bėnin pjesė Ilaz Pashė Dibra e Ymer Prizreni,kurse nė tė dytėn Abdyl frashėri e Sulejman Vokshi.Tė parėt rrezikun e shihnin prej sėrbisė e Greqisė,tė dytėt prej Turqisė.Linja e parė vazhdon me Haxhi Zekėn e mė vonė me Hasan Prishtinėn (kujto pėrpjekjet e Haxhi Zekės qė Shqipėria (etnike) tė bėhet koloni e Anglisė pėr 20 vjet derisa shqiptarėt tė shkollohen e tė bėhen tė aftė t'i mbrojnė kufijtė dhe,pėrpjekjet e Hasan Prishtinės pėr aleancė me italianė,bullgarė e kroatė).Linja e dytė vazhdon me Ismail Qemalin e Isa Boletinin (kujto miqėsitė e tyre me serbė e grekė kundėr turqėve,si dhe kundėrshtimin e Isa Boletinit nismės sė Haxhi Zekės,me arsyetim se "venin tem dua ta sunoj unė e jo inglizi").Linja e parė (Ilaz Pashė Dibra e Ymaer Prizreni,Haxhi Zeka e Hasan Prishtina)vazhdon me Xhafer Devėn e Rexhep Mitrovicėn etj.(kujto bashkėpunimin e tyre me gjermanėt dhe krijimin e tė vetmes herė nė histori tė Shqipėris etnike)e mė vonė me Organizatėn Nacional Demokratike (kujto aspiratat e tyre perėndimore).Linja e dytė (Abdyl Frashėri+Sylejman Vokshi+Ismail Qemali+Isa Boletini) vazhdon duke u degėzuar nė dy linja:
    linja e Zogut dhe ajo e Fan Nolit.Linjėn e Zogut e vazhdojnė Zogistėt ndėrsa ajo e Nolit degėzohet nė dy linja tė mėtutjeshme:ballistė dhe komunistė.Kjo e fundit ėshtė degėzuar prapė nė dy linja:
    e majta e sotme shqiptare (Socialistja,Socialdemokratja,Aleanca,Uniteti Kombėtar etj) dhe e djathta e sotme shqiptare(Demokratikja,Balli etj) qė konvergjojnė nė vijėn tradicionale balliste.

    Cili ėshtė pozicioni politik i Rexhep Qosjes?

    Qosja sė bashku me Demaēin,me marksist-leninistėt dhe unicentristėt (unicentrist nė kuptimin shqiptar do tė thotė qė nė Tiranė duhet tė vendoset ēdo gjė pėr tė gjitha ēėshtjet shqiptare)i takojnė linjės politike qė historikisht pėrvijohet nga Abdyl Frashėri+Sylejman Vokshi+Ismail Qemali+Isa Boletini+Fan Noli+Enver Hoxha+Fatos Nano.Kjo ėshtė linja ekstreme e bashkėpunimit me fqinjėt kundėr jashtėballkanikėve (kundėr racistėve italianė qė na hodhėn anijen nė det thotė Rexhep Qosja)."Qė tė forcohet Shqipėria duhet ta ketė mirė me fqinjėt dhe,pėr ta pasur mirė me fqinjėt,duhet qė Kosova tė mos na nxjerr telashe me sėrbėt" i thoshte dikur Fan Noli Hasan Prishtinės dhe,ngjashėm i shkruante Mit'hat frashėri Bedri Pejanit,kurse pinjolli i tyre i sotėm Rexhep Qosja pohon se Shqipėria nuk ka probleme me Greqinė e Sėrbinė,e madje edhe thotė le tė ngrihen tre gishta.Natyrisht as problemet me Greqinė,as ato me Sėrbinė nuk e arsyetojnė paaftėsinė e Sali Berishės pėr tė udhėhequr shtetin,por kėtu Qosja pėrvjedhė njė tezė tė rrezikshme dhe tė njohur nė vazhdėn historike.

    vazhdon...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Harudi : 25-01-2005 mė 02:21
    Pijetoret janė vendet ku ēmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anėtarėsuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    "Krahinarizmi" i Berishės dhe unicentrizmi i Qosjes

    Qosja e akuzon Berishėn pėr "dy gjuhė letrare" dhe pėr krahinarizėm.Kjo ėshtė njė akuzė qė nuk qėndron.Berisha vėrtet ka ndjekur njė politikė pėrēarjeje si politikan,po jo mbi kėto baza.Pėrveē Berishės,pothuaj e gjithė klasa politike e Shqipėrisė ėshtė nga Jugu:
    ministrat,ambasadorėt,drejtorėt,kryeredaktorėt,e gjithė shtresa e mesme politike e kryeqytetit etj.Pėrēarjet e sotme krahinore janė tė natyrshme pas njė uniteti tė dhunshėm komunist,unitet tė cilin e predikon mė sė zėshmi Rexhep Qosja.
    Politikat reale dhe tė qėndrueshme i kanė themelt nė traditat politike,territoriale e socio-kulturore.Uniteti i njė kombi duhet tė bėhet nė mėnyrė tė vullnetshme dhe tė natyrshme.Ky unitet duhet t'i pranojė diversitetet lokale e krahinore e ji t'i ekskomunikojė ato duke pranuar vetėm traditėn,gjuhėn,kulturėn etj.,tė njė lokaliteti apo krahine.Nėse forca tė caktuara politike e intelektuale nė Jug tė Shqipėrisė kėrkojnė federalizimin e vendit kjo nuk ėshtė se atyre po u bėhet shpifje.Madje,do tė thosha se kėtu,nuk ka asgjė tė keqe.Edhe Gjermania,edhe Austria janė shtete federale dhe uniteti i tyre kombėtar ėshtė pėr tu lakmuar.Kur Qosja thotė se kurrė ka pasė njė kėrkesė tė tillė,tregohet injorant nė histori.Kėrkesa pėr federalizimin e Shqipėrisė ėshtė bėrė edhe nga ata qė donin ta coptonin Shqipėrinė,por edhe nga ata qė kėtė e shihnin si mėnyrėn mė tė drejtė pėr njė Shqipėri tė qėndrueshme e stabile.Madje Organizata Nacional Demokratike Shqiptare qė pėrfaqėsonte elitėn politike tė Kosovės kėtė e kishte nė programin e saj (Shqipėria tė pėrbėhej prej 4 njėsive federale:
    Kosova,Maqedonia Perėndimore,Veriu dhe Jugu i Shqipėrisė sė sotme).Kėrkesa aktuale e Jugut,pėr federalizim tė vendit,nuk vjen nga fakti se Jugu dėshiron t'i bashkohet Greqisė,por nga frika e dominimit tė Veriut pas zgjidhjes sė ēėshtje sė Kosovės,ēka ėshtė krejt normale.Intelektualėt jugorė janė mė patriotė dhe mė tė arsyeshėm se maloku Rexhep Qosja,sepse nisen prej njė fakti tė mirėqenė se Atdheun e don duke dashur sė pari shtėpin tėnde,fshatin tėnd,krahinėn tėnde dhe jo duke dashur fshatin e tjetrit,dialektin e tjetrit etj.,siē vepron Rexhep Qosja.Njė kulturė ėshtė mė e madhe sa mė i madhė tė jetė diversiteti mbrenda saj.Ēdo komb e ka njė gjuhė tė standardizuar (qė Qosja e quan letrare,e duhet thėnė gjuhė standarde ose e normuar),por ka edhe dialektet e saj dhe kėto janė pasuri e saj,janė burim i saj.Vetėm pėr trurin e Leninistėve,qė kanė aftėsi njėdimensionale tė tė kuptuarit (bardh e zi),kjo gjė komplikon punėt.Leninistėve tanė,si edhe leninistėve nė pėrgjithėsi,tė cilėt i thjeshtėsojnė gjėrat deri nė bastardim,pėr tė arritur deri te shqipja standarde u ka ardhur mė lehtė t'i zhdukin fare dialektet.Ndėr pjesėmarrėsit e kėsaj masakre ndaj gjuhės dhe kulturės shqiptare ėshtė edhe intelektuali popullor Rexhep Qosja.Nėse gjuha dhe kultura nė pėrgjithėsi nė emėr tė standardizimit reduktohet nė gjuhėn dhe kulturėn e njė krahine atėherė,ajo nuk ėshtė mė gjuhė apo kulturė kombėtare,por krahinore.Qosja e akuzon berishėn se ka dashur t'i bėjė dy gjuhė letrare!Tani duke dashur ta akuzojė Berishėn,Qosja i jep merita tė paqena Berishės.

    Rexhep Qosja-Muēė mbas daive,pėrkatėsisht Isa Boletin i ditėve tona

    Qosja bėn njė sugjerim tė shkėlqyer se si Berisha do tė duhej t'u kėrkonte falje qytetarėve tė tij pėr atė qė nuk i ka dalė siē ka menduar dhe,menjėherė,tė japė dorėheqje.Kėto gjėra i sugjerohen tė "pėrkohshmit" Sali Berisha.Kurse "i pėrjetshmi" Rexhep Qosja don qė gabimet dhe lėshimet e tij tė mbesin tė pėrjetshme dhe nuk e sheh tė rrugės tė kėrkojė falje pėr predikimet e tij brezave tė tėrė nė kursin antihistorik.Qosja e sheh "autokracinė" e Berishės,por jo kokėfortėsinė e tij pėr ta mbajtur kursin antihistorik(edhe atėherė kur kėtij kursi i del boja ashiqare) dhe kokėfortėsisė sė Berishės pėr tė mbajtur emrin e kryetarit tė shtetit (edhe atėherė kur nuk i mbeti nė dorė asnjė fije e pushtetit qoftė politik,qoftė moral).
    Kursi politik qė mban Rexhep Qosja ėshtė antihistorik sepse nuk i ka themelet nė njė traditė tė natyrshme sociologjike e krahinore.Nė planin kombėtar,shqiptarėve nga Kosova dhe viseve tjera nėn ish Jugosllavi,u bjen qė themelt e tyre politike t'i kenė nė linjėn e pasuar nga Ymer Prizreni,Haxhi Zeka,Hasan Prishtina etj., sepse kjo ėshtė linja historikisht e dėshmuar se u pėrgjigjet interesave tė tyre nė veēanti dhe interesave kombėtare nė pėrgjithėsi.Linja tjetėr,me gjithė degėzimet e saj,u dėshmua historikisht e paqėndrueshme.Dihet se ku na solli linja komuniste.Poashtu po shihet se ku na solli linja balliste (PD,Balli etj).Kėshtu qė,tė dyja kėto degėzime tė nolizmit u provuan deri nė dėshtimin pėrfundimtar.Nga linja e Ismail Qemalit,dega e Zogut del mė e sukseshme se ajo noliste dhe jo pėrfundimisht e dėshtuar.
    Nėse e shohim nga ana logjike,linja poltike e filluar nga Abdyl Frashėri dhe e pasuar nga Ismail Qemali,Zogu+Noli+Komunistėt+Ballistėt+Zogistėt,PS (Rexhep Qosja)+PD+BK etj,nė themel ka njė defekt.Defekti ėshtė ky:Nėse Fuqit e Mėdha janė Luani,Serbia e Greqia janė macja,Shqipėria ėshtė miu.Kjo linjė predikon qė miu tė bashkohet me macėn tė luftojė kundėr luanit.ky gjakim ėshtė i gjykuar tė dėshtojė.
    Linja tjetėr,e pėrfaqėsuar kryesisht nga klasa politike tradicionale e Kosovės,predikon aleancėn e miut me luanin kundėr macės,gjė qė pėrkon me ligjet e natyrės.
    Nėse Qosja dėshiron tė ketė identitetin e vet si intelektual dhe si personalitet politik,duhet t'u kėrkojė falje lexuesve tė vet dhe tė kthehet nė binarėt e natyrshėm historikė,e jo tė bėhet Isa Boletin i ditėve tona,qė nga gjuha politike pėrkthehet "muēė mbas daive"

    Qosja nuk shkon lehtė,atij i duhet treguar vendi

    Shqipėria tani po pėrjeton ditėt e anarkisė.Ajo po ballafaqohet me mungesėn e klasės politike,klasės intelektuale,ushtrisė,policisė etj.Problemi po rinis aty ku ka filluar,tek Lidhja e Prizrenit.Shqipėria u kthye pėr njė shekull mbrapa dhe po qėndron para po tė njėjtave dilema si atėherė.Tani duhet thėnė troē:
    Duhet ndjekur linja e Iliaz Dibrės,Ymer Prizrenit,Haxhi Zekės,Hasan Prishtinės,... dhe jo linja tjetėr,e cila nė tė gjitha degėzimet e saj dėshtoi.Dėshtoi sepse tė gjitha partitė politike shqiptare bashkė me presidentin,Parlamentin,Qeverinė u dorėzuan para anarkisė dhe pranuan se nuk kanė fuqi ta qeverisin vendin duke kėrkuar 5000 trupa tė huaja pėr tė vėnė rendin nė Shqipėri.Vallė,a nuk ėshtė ky rikonfirmim i urtėsisė politike tė Ymer Prizrenit,Haxhi Zekės e Hasan Prishtinės,qė qysh atėherė thonin se shqiptarėt duhet tė mbėshteten nė krahėt e njė shteti tė fuqishėm.ku do tė kishim arritur tani sikur tė ndiqej linja e tyre poltike?Por ja qė dalin Isa Boletinėt si atėherė dhe si tani (Rexhep Qosja),qė nė emėr tė krenarisė kombėtare prej maloku shajnė Italinė fashiste apo raciste dhe nuk kuptojnė se po i hapin rrugėn Greqisė.Shqipėria tė cilėn e imagjinon Rexhep Qosja nuk ekziston.Ajo as qė ka ekzistuar ndonjėherė.Shqipėria duhet tė ngrihet si shtet nga e para.Me servilizėm ndaj klasės inekzistente intelektuale e politike tė Tiranės (klasė kjo qė sipas tij duhet tė dirigjojė me gjithė trevat shqiptare),Rexhep Qosja nuk ndihmon as Kosovėn nė veēanti e as Shqipėrin nė tėrėsi.Nėse i hapen faqet e gazetave nė Tiranė nga vila e tij nė Prishtinė kjo nuk do tė thotė se ai po bėhet kreator i proceseve kombėtare (sepse kėtė nuk ia lejon kush nė Tiranė),por thjesht e luan rolin e Muēės mbas daive.Jo mė kot,shumė intelektual nė Tiranė thonė se ēfarė na duhet Kosova kur nuk nuk ka identitet tė vetin.Njė pordhė po ta bėjmė ne nė Tiranė atje e marrin pėr erė trėndafili.
    Kosova nuk mund ta ngrejė shqipėrinė as nė Tiranė,as nė Shkodėr as nė Vlorė.Kosova mund ta ngrejė Shqipėrinė nė Prishtinė,nė Mitrovicė,nė Prizren etj.Kosova duhet ta ketė identitetin e vet,identitet e vet shqipatr.Njerėzit si Rexhep Qosja janė pengesė e zhvillimit tė kėtij identiteti.Ata nuk shkojnė lehtė,atyre duhet treguar vendi.

    Maj 1997

    Marrė nga libri publicistik:
    EKUILIBRET SHQIPTARE (faqe 265-275)
    me autor:
    Nexhmedin Spahiu




    Njerėzit si Rexhep Qosja janė pengesė e zhvillimit tė kėtij identiteti.Ata nuk shkojnė lehtė,atyre duhet treguar vendi.
    Komenti im:
    Dhe,ky vend iu tregua,nė zgjedhjet e lira lokale dhe Nacionale tė pasluftės nė Kosovė!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Harudi : 25-01-2005 mė 02:18
    Pijetoret janė vendet ku ēmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  8. #38
    Populli e ka treguar ne dy votime sesa uje mban tenxherja e Qoses. Ai e ka te shpuar nga te katra anet dhe nga nje akademik eshte kthyer ne nje komentator i thjeshte i politikes shqiptare, si Mustafa Nano apo Fatos Lubonja.

    Ky person e ka te veshtire te ngrihet mbi inatet personale e te shohe disi me larg pasi nuk ja lejon ndergjegja prej marksisti te devotshem.
    Qosja flet ne emer te populli a thua se e ka ne pronesi ate dhe te tille ngaterrestare i kane turbulluar gjithmone ujrat e politikes shqiptare, duke shkruar shume e per lume e duke mos dhene kurre rrugezgjidhjen e problemeve, por vetem duke i treguar ato, njelloj si marksistet kudo ne bote, te cilet vetem akuzojne dhe asnjehere nuk shprehin alternativa efikase.

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Harudi
    Pa a pislluqe te keti Nexhmedin Spahiut qe po mundohet ti ndihmoi rugoves qe te krijoin nji komb te ri ne Kosove po na sjell ketu a?! ani edhe liber i shkreti po shkruen "Drejt kombit kosovar"ne mundim te krijimit te Kombit te ri Kosovar!Po kush po e keretikoika Ak.Prof. Rexhep Qosjes se ?!

    Ky Nexhmedin Spahiu ishte Funsionar i lart i Komitetit Komunist per Kosoven organizonte Koncerte te Bjello Dugmes dhe Zdravko Coliēit ne Prishtine dhe Mitrovice organizonte Aksione Vullnetare Vllazrim-Bashkim Iber - Lepenc etj

    urime ore edhe nje Minoritet ne Kosove qe rugova po e quan:Kombi Modern Kosovar


    Kosovearet
    Romet
    Serbet
    Hashkalit
    Egjiptianet
    Ashkali shqiptar
    Goranet
    Boshnjaket
    Turqit

    Ku mbeti Kombi Shqiptar a thua a veq ne Shqiperi ???!!!

    -------------------------------------------------------------------------------------





    Shkruan:

    Fadil SHYTI

    VIZIONI REAKSIONAR I NJĖ ANALISTI PACIFISTO RUGOVIST

    Duke shfletuar librin e Nexhmedin Spahiut "Drejt kombit kosovar", lexuesi aty do tė gjejė "zbulime epokale", qė jo rrallė i ka lexuar e dėgjuar nga elaboratet famėkeqe tė kishės dhe tė shkencės historike serbomadhe, nė raport me kombin shqiptar.

    Vet titulli i librit paralajmėron qė "analisti i famshėm", paska marrė mundimin qė prej njė kombi shqiptar siē ekziston nė shekuj, t“i bėjė dy kombe, por siē e shkruan edhe vet pa dorashka, kėtė do ta arrijė me ndihmėn e pushtuesve, sigurisht dje tė okupatorėve serbo-malazezė e maqedon, ndėrsa sot me pushtimin e Kosovės nga ushtritė e NATO-s.

    Nga kjo objektivė "vizionare" analisti po del hapur me qėndrimin se robėria paska qenė fatlume pėr shqiptarėt, sepse si burim i saj tani i kemi mundėsitė qė nga njė komb sa ishim, tani tė bėhemi dy, ose "nė dhashtė Zoti e me na prirė fati"- qė kjo robėri tė zgjatet mė tej, shikuar nga kjo optikė "shkencore", ne do t“mundemi tė bėhemi tri e mė shumė kombe, kuptohet pėr aq sa jemi tė copėtuar nga shtetet fqinje tė Ballkanit, po aq kombe do tė krijojmė!!!

    Ide tragjikomike e vizionarit reaksionar rugovist, apo jo?!...

    Autori i kėtij libri, qė s“ka redaktor as lektor, vetėm tregon vendin e botimit dhe vitin; Mitrovicė, 2004.

    Nė librin "Drejt Kombit Kosovar" - siē thotė autori, " kam pėrmbledhur nė rend gadi kronologjik disa analiza dhe komentet e mia politike tė botuara nė shtypin shqiptar e tė huaj nė periudhėn Maj 1999- Korrik 2004,

    analizat dhe komentet politike shprehin shqetėsimet e mia pėr rrjedhat politike nė Kosovė dhe pėrpjekėjet e mia pėr tė kontribuar drejt njė vizioni kombėtar, libri u kushtohet njerėzve tė vizionit dhe tė sakrificės, veprat e tė cilėve pėrbėjnė themelet e Kombit Kosovar".

    Secili ka tė drejtė t“i shprehė pikėpamjet e veta mbi tė kaluarėn, tė sotmen dhe tė ardhmen e kombit tonė, por nė emėr tė kėsaj lirie demokratike, sot po bėhen shkelje flagrante jo vetėm mbi tė gjallėt por edhe mbi dėshmorėt e kombit tonė.

    Dėshmorėt tanė nuk ranė si vizionarė tė Kombit Kosovar, ata ranė si vizionarė tė Kombit Shqiptar.

    Asnjėherė, nė historinė e kombit tonė, ne nuk i kemi ndarė heronjtė nė heronjė kosovarė e nė heronjė vlonjatė, nė heronjė dibranė apo nė heronjė ulqinakė, por i kemi pėrfshirė me njė emėr madhor, ata/ato ishin heronjė e heroina tė Shqipėrisė Etnike, ishin dėshmorė tė lirisė kombėtare.

    Jam i bindur qė pėr kėtė ndarje, dėshmorėt do ta mallkonin autorin dhe prijatarėt e tij "vizionarė" tė kombeve tė reja nėn ombrellėn e robėrive...

    "Kosova ē“ka qenė, ē“ ėshtė e ē“do tė bėhet dhe si do tė bėhet"

    (Editorial nė "Kohėn Ditore", 26 shtator, 1999.

    F. 2:

    "Nė qoftė se synimi shqiptar nė Kosovė ėshtė Kosova tė jetė shtet i Pavarur, atėhere kjo nuk mund tė arrihet pėr pa u formėsuar kosovarėt si komb.

    Kushtet ekzistuese pas okupimit tė saj nga ushtritė e NATO-s, janė ideale pėr kėtė. Vetėm se duhet ditur tė shfrytėzohen"- shkruan N. Spahiu.

    Unė, do t“i thosha "analistit ndėrkombėtar", a nuk po tė lejon verbėsia e "politikės sė hollė", ta shiqosh se shqiptarėt e Kosovės, prej kohėsh i kanė plotėsuar karakteristikat e formėsimit si komb, por jo tė njė kombi tė veēant i "shpikur" nga elaboratet reaksionare, por njė komb me tė gjitha atributet shqiptare.

    Komb- I, 1 m.sh -E, -ET. 1. Bashkėsi e qėndrueshme njerėzish, e formuar historikisht nė bazėt tė bashkėsisė sė gjuhės, tė territorit, tė jetės ekonomike dhe tė formimit psiqik, qė shfaqet nė bashkėsinė e kulturės.

    Kombi shqiptar, E drejta e kombeve pėr vetėvendosje, Baballarėt e kombit. vjet. deputetėt reaksionarė nė parlamentin e rregjimit zogollian.

    Fjalor i Gjuhės sė sotme Shqipe, f.852

    Kombėtar,-E mb.1. Qė ka tė bėjė me kombin, qė i pėrket kombit, i kombit qė ka tė bėjė me kombėsinė, i kombėsisė. Pavarsia kombėtare, Zgjimi (ēlirimi) kombėtar. Ēėshtja kombėtare, Festė kombėtare, Flamuri kombėtar.

    2. Qė shpreh veqoritė e njė kombi qė karakterizon pjestarėt e njė kombi, qė ėshtė krijuar nga pjestarėt e njė kombi. Kultura kombėtare, Gjuha kombėtare, Arti kombėtar, Valle (veshje) kombėtare, Vetėdija kombėtare, Veqori (tipare) kombėtare.

    Fjalor i Gjuhės sė sotme Shqipe, Prishtinė, 1981, f.853

    Ndėrsa, siē shkruan sociologu dhe juristi ynė Rexhep Ahmeti, i cili bukur gjatė ėshtė marrė me ēėshtje tė kombit tonė, Ay konstaton:

    1. "Kombi ėshtė grup i madh njerėzish me karakteristika tė pėrbashkėta si janė prejardhja (gjenetika), historia, gjuha, zhvillimi ekonomik, psikologjia, kultura, territori, organizimi "etj.

    2. "Kombi ėshtė populli nė shkallėn mė tė lartė tė zhvilimit ekonomik, social, shtetroro-juridik, kulturor" etj.

    Pastaj, del me qėndrimin e tij programatik, i bazuar nga pėrvoja jetėsore individuale dhe kolektive se:

    3. "Siē po e tregon pėrvoja, parakusht pėr zhvillimin normal tė kombit qenka edhe organizimi adekuat shtetėror i tij, ashtu siē dėshiron tė vendosė ai vetė pėr jetėn dhe fatin e tij".

    4. "Kur tė piqet kombi e realizon organizimin, vetėveten". (R. A.)

    Nga kėto sqarime modeste qė i parashtrova, lexuesit e nderuar le tė logjikojnė dhe tė konstatojnė drejt se a jemi ne shqiptarėt e Kosovės me karakteristika tė tjera, kombėtare siē dėshiruan e do tė dėshironin tė na paraqesin armiqtė tanė shekullorė dhe vazalėt e tyre tė hapur e tė maskuar prapa tezave tė tyre "kombėtare"?!

    Po, Kosova mund tė bėhet shtet edhe pa ndryshimin e kėtyre karakteristikave, qė e pėrbėjnė Identitetin e saj shqiptar, tipare kombėtare qė i barti nė shekuj, pa pėrēudnimet gjuhėsore, tradicionale, kulturore, vetėdijėsimore etj.

    Autori, mė tej shkruan:

    F.131; "Kombi ėshtė projekt politik. Projekti i rilindasve shqiptarė ėshtė realizuar vetėm pjesėrisht. Pavarsia e Kosovės e pėrkohėshme apo e pėrjetėshme, ėshtė shmangie nga ky projekt".

    Nga kėto teza mund tė konstatoj:

    E sqarova mė lartė, duke iu referuar fjalorit tonė shkencor dhe sociologut e juristit tonė tė nderuar, se ē“ėshtė Kombi.

    Por, nėse nga aspekti teoriko-politik, autori i referohet vizionit tė rilindasėve, tė cilėt luftuan pėr njė Shqipėri Etnike nė Ballkan, sipas tė drejtės natyrore, ashtu siē Zoti na krijoi, kėtu ka tė drejtė; sepse nuk ėshtė i kėnaqshėm as i drejtė krijimi i Republikave shqiptare nė Ballkan, kjo dihet nga tė gjithė se vėrtetė ėshtė njė tėrheqje nga presionet e faktorėve tė jashtėm; nga diplomacia ndėrkombėtare, nga ata qė tė parėt e tyre e krijuan dhe tani e konsiderojnė si tė pazgjidhur Ēėshtjen Shqiptare, pra ėshtė njė devijim ( me kompromise politike) nga projekti madhorė kombėtar.

    ...Dhe, pikėrisht pėr kėtė po na hakmirret ēdo ditė e nė ēdo orė, historia!

    Shikuar, nga ky prizėm historiko-politik, ( nėse s“po kemi mundėsi tani pėr tani tė bėjmė ndryshe) a nuk do tė ishte mė mirė qė tani tė pėrkrahet Unioni Shqipėri-Kosovė, kur politika shqiptare edhe me fajin e vet, momentalisht s“po ka mundėsi qė ta ēojė pėrpara deri nė fund, parimin e vetėvendosjes deri nė shkėputje nga shtetet e huaja.

    Shqipėria londineze, ėshtė shteti amė, pėrse tė mos bėjmė atė qė do tė ishte mė e mundshme pėrkohėsisht, Unionin, e kjo do tė ēonte drejt Ribashkimit territorial tė kombit; populli ynė thotė: "prej borgjlisė tė keq, merre bishtin e sopatės".

    Edhe kombi gjerman e "gėzoi" njė okupim gjysmėshekullor nga fuqitė e huaja, por tek ai komb me histori dhe me kulturė tė madhe, nuk doli asnjė analist i hollė politik e tė kėrkoj "krijime kombesh" tė reja gjermane.

    Pėrkundrazi, nė Kushtetutėn e parė gjermane, tė vitit 1949 shkruan:


    Kushtetuta e Bonit 1949 Preambel (prijfjala) * I vetėdijshėm pėr pėrgjegjėsinė para Zotit dhe njerėzimit, i cytur nga vullneti pėr ruajtjen e tėrėsisė sė vetė kombėtare dhe shtetėrore dhe si pjestar i barabartė nė njė Europė tė bashkuar pėr t`i shėrbyer paqes nė botė populli gjerman nė krahinat: Baden, Hamburg, Hesen, Nidazaksen, Nord-hain-Vestfalen, Rainland-Falc,Shlesvih-Holshtain, Vytemberg-Baden dhe Vytemberg-Hohencollern nė saje te dhunės ligjvėnėse me qellim qė jetės shteterore pėr njė kohėkapercyell t`i jipet njė rend (krahim) i ri, ka bestuar (vendosur) kėtė kushtetutė tė Republikes Federative Gjermane. Ai ka vepruar edhe pėr ata gjermanė, bashkėndikimi i tė cilėve ishte ndrydhur. Prej gjithe popullit gjerman kėrkohet nė njė vetėvendimmarrje (vetevendosje) tė lirė tė pėrfundojė bashkimin dhe ēlirimin e Gjermanise. * Das Bonner Grundgesetz, Dr. Hermann von Mangold, ripėrpunuar nga Dr. Friedrich Klein, Vėllimi i Parė, botuar nga Franz Vahlen GmBH, 1966, faqe 39. Dr. Dr. Miahel Saks vė nė dukje se vetėm pas 03.10.1990 u bė i nevojshėm njė ndryshim i kėsaj prijesfjale, shih Dr. Miahel Saks, Grundgesetz, Komentar, faqe 65, botuar nga C.H. Beck`sche Verlagsbuchhandlung München 1996. Ndėrsa verzionin i ri tė kėsaj prijesfjale nė kushtetutėn e tashme gjermane po e dhėmė kėtu me poshtė. Preambel (Prijfjala) * I vetedijshėm pėr pėrgjegjėsinė para Zotit dhe njerėzimit, i cytur nga vullneti si pjestar i barabartė nė njė Europė te bashkuar pėr t`i shėrbyer paqes nė botė populli gjerman nė saje tė dhunės ligjvėnėse ka dhėnė (qitur) kėtė kushtetutė. Gjermanėt nė krahinat: Baden, Vyrtemberg, Bajern, Berlin, Bradenburg, Bremen, Hamburg, Hesen, Meklenburg-Vorpomen, Nidazaksen, Nordhain-Vestfalen, Rainland-Falc, Zaarland, Zaksen,Zaksen-Anhalt, Shlesvih-Holshtain dhe Tyringen nė njė vetėvendimmarrje te lirė kanė pėrfunduar bashkimin dhe ēlirimin e Gjermanisė. Kėshtu qė kjo kushtetutė vlen pėr gjithe popullin gjerman. *Dr. Miahel Saks, Grundgesetz, Komentar, faqe 63, botuar nga C.H. Beck`sche Verlagsbuchhandlung München 1996.

    Politikanėt shqiptarė, do tė duhej tė mėsonin nga kjo kushtetutė, do tė duhej ta respektonin kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė, e pse jo edhe nė kushtetutėn e ardhshme tė Republikės sė Kosovės, kjo duhet tė sanksionohet dhe tė zbatohet, nėse kjo objektivė historike arrihet me sukses, pra nėse Kosovės do t“i njihet Pavarsia, nga shtetet e botės.

    Jo, okupimi i gjatė shekullor, kurrsesi nuk i jep tė drejtė autorit, N. Spahiu dhe prijatarėve tė tij, qė tani tė pėrfitojnė politkisht nga kjo fatkeqėsi gjithėkombėtare, e tė dalin me "teza historike", pėr krijimin e kombeve tė reja brenda kombit shqiptar.

    Kėta, siē po shihet, po fitojnė poste tė larta "pushtetore" dhe ēmime ndėrkombėtare, "Saharov", ėndėrrojnė pastaj edhe pėr ēmimin "Nobel" pėr paqe, nga tė huajt, por mos tė harrojnė se dėme tė pallogaritshme po i shkaktojnė Kombit Shqiptar.

    Prandaj, tė mos harrojnė se pėr kėtė, do t“i dėnoj historia!

    Nisur nga kjo ide madhore e rilindasve do t“jua pėrkujtoja "analistėve kosomopolitikė", vargjet poetike tė dy atdhetarėve tė mėdhenj rilindas; Ndre Mjedjes dhe tė Luigj Guarkuqit.


    Qoftė mallkue, kush qet ngatėrrime,

    Te kėta vllazėn shoq me shoq,

    Kush i ndanė me gjuhė e shkrime,

    Ēka natyra vet i pėrpoq!...

    (Ndre Mjedja).

    ...Dhe mė tej, atdhetari, "vigani liberator" siē do ta quante Noli, do tė shkruante:

    Kur e humb gjuhėn njė popull shqim mbaron,

    Nė njėmijė ēeta ka me u shpėrnda,

    Gjuha njerėzit i bashkon,

    I lidhė si vėllau me vėlla!...

    (Luigj Gurakuqi).


    I mllefosur nga rrethanat e reja qė u krijuan nė Kosovė, pas luftės sė lavdishme tė UĒK-sė, apartēiku rugovist, nuk harron pa i akuzuar padrejtėsisht, udhėheqėsit kryesorė tė kėsaj lufte, Thaqin dhe Haradinajn.

    Ky trumbeton, kinse janė Thaqi dhe Haradinaj ata qė e ndryshuan Flamurin tonė kombėtar!!!

    Kjo miopi politike s“ka aspak bazė tė vėrtetė.

    Po, a nuk e di i tėrė opinioni kombėtar dhe ndėrkombėtar se Ibroja, tėrėsisht pa mbėshtetje ligjore, prej vitesh po e mbanė nė rezidencėn e tij presidenciale, njė tjetėr flamur, do tė thosha njė flamur krahinorist, flamur qė se ka mbėshtetjen as tė Parlamentit as tė Qeverisė sė Kosovės, sepse atė flamur nuk e ka votuar, asnjėra palė.

    Pėr kėtė shkelje ligjore, sikur Kosova tė kishte kushtetutė e tė zbatoheshin ligjet, presidenti teknokrat do tė duhej tė nxirrej para gjyqit.

    Unė, do t“i pyesja lexuesit e nderuar; kur i ka parė dikush nga shqiptarėt apo ndėrkombėtarėt, liderėt e partive tė dala nga lufta ēlirimtare, tė jenė paraqitur me kėtė flamur apo me ndonjė flamur tjetėr, pa qoftė edhe partiak, nga zyret e tyre apo nė vende publike ( pėrveq me rastin e zgjedhjeve) hera tjera jo, kurrėn e kurrės?!

    Kėta burra tė mėdhenjė tė kombit e nderuan dhe i dolėn zot Flamurit Kombėtar qė sot e pėrfaqėson shtetin shqiptar.

    Kush po luan me fatet e kėtij populli, kush janė pėrēarėsit e vėrtetė tė tij, tani po shihet si nė dritėn e diellit...

    Mjerisht, qė edhe ti z. Spahiu, ke hyrė prej kohėsh nė kėtė valle tė rrezikshme e cila ēon nė pėrēarje tė thellė kombėtare, sipas motos politike berishjane, kinse jugu e urren veriun dhe anasjelltas, por lufta ēlirimtare e Kosovės me Vise tė robėruara tregoi se kėto ishin vetėm "gjepura politike", por fatkeqėsisht kombi ynė nga ato sllogane partiake, nuk kaloi pa pasoja...

    Po i rikėthehem citimit nga libri ,"Drejt Kombit Kosovar"

    F.2:

    "Sado qė pjesa e popullit (etnisė) shqiptare qė mbeti jashtė kufijėve tė shtetit shqiptar tė vitit 1913 u pėrpoq ta injoroj si fakt lėnien jashtė kufirit shtetėror gjatė kėsaj kohe dhe ta kuptoj tė qenėt jashtė kufijve si okupim tė pėrkohshėm, zgjatja e madhe e kėsaj "pėrkohėsie", bėri tė krijoheshin themelet edhe pėr njė komb tjetėr, nga gjiri i popullit shqiptar, pra themelet e kombit kosovar".

    Siē vlerėsova edhe mė lartė, do tė shtoja se:

    Nė teorinė politike tė pulicistit dhe "ekspertit pėr ēėshtje ballkanike", tė z. Nexhmedin Spahiut, okupimi dhe pėrshtatja ndaj tij krijojnė kombe tė reja!

    Rasti i Kosovės, sipas tij nuk paska nevojė fare tė hiqet okupimi, pasi qė ai po bėka "qė tė krijohen themelet edhe pėr njė komb tjetėr, nga gjiri i popullit shqiptar, pra themelet e kombit kosovar".

    Sipas kėsaj teorie reaksionare, shqiptarėt paskan bėrė gabime historike, me pėrpjekėjet dhe luftėrat e tyre qė prej vitit 1913 e deri mė 2004, se kanė luftuar pėr ēlirim e Ribashkim kombėtar!

    Paska qenė dashur ta shfrytėzonin (shqiptarėt) kushtin ideal pėr formimin e kombeve tė reja-okupimin dhe ja mbaroi puna e kombit!...

    Ironi e teorisė alla nexhmedinspahiane, apo jo?!

    Por, ja qė shqiptarėt e Kosovės dhe tė Viseve tė tjera tė robėruara nuk e dėgjuan "analistin ndėrkombėtar" dhe dirigjuesit e tij pacifisto-rugovistė, por i bėnė tri luftėra ēlirimtare nėn emblemat famėmėdha tė UĒK-sė, UĒK-re dhe UĒPMB-sė, tė cilat u betuan pėr Ribashkimin e trojeve shqiptare, ndėrsa, z. N. Spahiu, edhe pas kėtyre luftėrave po teorizon se themelet e robėrisė-okupimit, duhet shfrytėzuar pėr formimin e Kombit tė ri Kosovar!

    A nuk e kishte dalur dikur para kėtyre luftėrave edhe Serbia me kėtė ide, me parullat: "Albanci" e "Shiptari", kur aludonte se tė tjerė janė "Albancat", shqiptarėt e Shqipėrisė londineze dhe tė tjerė janė "Shiptart", shqiptarėt e Kosovės.

    S“ka dyshim se pėr ringjalljen e kėsaj ideje dhe tė tjera teorive tė saj antishqiptare Serbia, mesiguri njė ditė, z. N. Spahiun, do ta shpėrblejė me titullin "shiptar i ndershėm"!...

    F. 5:

    Ēėshtje tė strategjisė!!!

    E para:

    " Nėse synimi shqiptar nė Kosovė ėshtė qė Kosova tė jetė njė shtet i pavarur, atėherė kjo nuk mund tė arrihet pėr pa u formėsuar kosovarėt si komb. Kushtet ekzistuese nė Kosovė pas okupimit tė saj nga ana e ushtrive tė NATO-s, janė idele pėr kėtė. Vetėm se duhet tė shfrytėzohen".

    F. 6:

    " E dyta, klasa e mesme e shoqėrisė... Forcimi i kėsaj klase do tė thotė forcim i kombit kosovar dhe pėrkrahje e interesave strategjike tė Kosovės".

    Kėtu, z. Spahiu mund tė ketė kuptuar intelektualėt mikroborgjezė klasėn e vet dhe tė Ibro "trimit", qė aq shumė po lufton pėr identitetin kosovar, apo mė saktė pėr pėrēarjen e kombit shqiptar, e tė cilėve si duket "analisti ndėrkombėtar", ua kushton edhe librin, kuptohet tek parathėnja e vet autorit pėr librin e tij "tė famshėm".

    F. 129:

    "Cilin standard tė shqipes do ta mbrojė ligji kosovar?

    Krijimi i standardit kosovar tė shqipes do tė ishte ndoshta mė praktik nė kėtė drejtim .

    Nė fakt ky do t“mund tė ishte standardi themelor pėr Pavarsinė e Kosovės.

    Druaj, qė nė pritje tė njė standardi gjuhėsor tė pėrbashkėt nga Tirana, Prishtina dhe Shkupi, do tė zė rrėnjė akoma mė thellė anarkia gjuhėsore e bashkė me tė edhe anarkitė e tjera nė shoqėrinė shqiptare".

    Nga kjo mund tė konkludojmė qė sa frikė e paska ky pinjollė politk i pacifistėve, hapin madhor tė njėsimit tė gjuhės shqipe, vepėr kjo madhore e formuluar shkencėrisht, ēyshė nė Kongresin e Drejtshkimit tė Gjuhės Shqipe nė Tiranė, (1972), kjo kėrkohet tė pasurohet mė tej, por jo me "ndarje gjuhe kosovare" por me bashkim tė gjuhės shqiptare, sipas parimit "njėsim gjuhe, bashkim kombi"!

    Kėshtu, s“ka rrezik fare pėr kurrfarė anarkie gjuhėsore, pėrkundrazi!

    Profesor, Isa Bajēincės, i lumtė pėr inisiativėn e tij , qė standardi gjuhėsor tė mbrohet me ligj.

    E, kjo nuk do tė thotė qė ligji do ta mbrojė pikėrisht standardin gjuhėsor qė e parashikon "analisti gjuhėsor".

    Uroj, qė kurdoherė dhe nė ēdo rrethanė tė mbrohet standardi gjuhėsor qė shpie nga uniteti gjithėkombėtar e jo standardet politike gjuhėsore, qė shpiejnė drejt pėrēarjeve dhe pėrēudnimit tė gjuhės sonė tė bukur shqipe.


    Pėr t“i sqaruar lexuesit pėr prapėsitė e kėtij "analisti", pėr pėrpjekėjet e tij pėr tė hedhur mjegullnaja rreth krijimit tė kombit kosovar, do t“ju referohem ca tė dhėnave tė thukta tė politikologut atdhetar, Ukshin Hoti, i cili midis tjerash shkruante:

    ...historikisht, qė nga vetėdijėsimi politik nacional pėr shkak tė pozitės gjeopolitike - nė dyert e Otrantit, shqiptarėt ishin ndodhur midis synimeve strategjike tė dy grupacioneve tė popujve: tė sllavėve qė e synonin Persinė si treg dhe Adriatikun si rrugė dhe italo-gjermanėve qė dikur e synonin tė njėjtėn gjė dhe tė njėjtėn rrugė.

    (Republika dhe lufta nė kontekst tė Evropės, Shkup, 22 Dhjetor, 1991, "Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare", f.158).

    Heret datojnė fatkeqėsitė tona tė ndarjes sė territoreve shqiptare, ndėrsa tani disa po e hedhin vallen sė prapthi pėr ndarje tė kombit...

    Pastaj, mendimtari ynė i madh, Ukshin Hoti, vijon:

    "Shqiptarėt nė kohėn moderne, nė thelb kishin mbetur tė ndarė pėr shkak tė konfrontimit tė interesave strategjike tė kėtyre dy grupacioneve tė mėdha dhe perspektiva e bashkimit tė tyre qėndronte te zėvendėsimi gradual i botėkuptimeve tė tilla gjeopolitike me botėkuptimet mbi maksimalizimin e fuqisė nė mbėshtetje tė pėrsosjes sė resurseve tė brendshme dhe tė avancimeve teknologjike qė do t“i zhvlerėsonin botėkuptimet gjeopolitike mbi kontrollin e urryer tė territoreve tė huaja dhe tė pikave strategjike".

    (Republika dhe lufta nė kontekst tė Evropės), Po aty.

    Kėtu janė rrėnjėt famėkėqia por me kėto ide madhore mund tė gjenden shtegdaljet e ndritura nė perspektivėn historike, e jo tek akuzat e ndėrsjella brenda shqiptare, tek pėrēarjet lokaliste e krahinoriste, madje tek pėrpjekėja e disa mjeranėve politikė qė ta thellojnė mė tej ndarjen kombėtare, kur dihet qė nga kjo pėrfitojnė vetėm armiqtė.

    Krejt ndryshe do tė ketė vizione nė librin e tij N. Spahiu, kur thotė:

    "Kosova duhet tė bėhet e Pavarur nga Serbia dhe nga Shqipėria".

    Me konstatime tė tilla jo rrallė paraqitej edhe Ibroja, kur deklaronte:

    "Kosova duhet tė jetė e hapur si ndaj Serbisė ashtu edhe ndaj Shqipėrisė".

    Pastaj, me rastin e zgjedhjeve nė Kosovė, pa menduar gjatė deklaron:

    "Ne, i kemi zgjedhjet nacionale, shpresojmė do tė kalojnė mirė" etj, etj.

    Jo, nuk mund tė quhen zgjedhje nacionale, zgjedhjet kur mbahen nė Kosovė, sepse nė kėto zgjedhje nuk pėrfshihen tė gjitha territoret shqiptare, pra nuk pėrfshihet tėrė kombi shqiptar.

    Derisa, dihet shkencėrisht qė fjala nacional,-e mb, shih kombėtar- E Ēėshtja nacionale, Problemi nacional. Lėvizja nacionale. "Fjalori i Gjuhės Shqipe", Prishtinė, 1981, f. 1195.

    Paralelizma tė tilla antikombėtare, mund tė bėjnė veē maniakėt e verbuar tė politikės ditore, me "vizione tė larta"...

    Ndėrsa, i madhi atdhetar, Ukshin Hoti, do tė konstatonte:

    ...Prandaj, Republika e Kosovės nė njėrėn anė, pastaj statusi i pėrmendur i bartėsit tė shtetėsisė sė shqiptarėve tė sanksionuar me Kushtetutė nė Maqedoni si dhe tė drejtat e shqiptarėve tė garantuara nė Republikėn e Malit tė Zi, paralelisht me zhvillimin e proceseve integrative nė Evropė do tė duhej t“i krijonin kushtet e nevojshme pėr bashkimin e popullit shqiptar, veēse jo pėr inatin e tė tjerėve por pėr hir tė vetėvetes dhe tė interesave tė pėrbashkėta.

    Njė gjė e tillė presupozon harmonizimin e politikės sė faktorėve tė interesuar politikė dhe urojmė qė kjo tė shpejtohet.

    ( Republika dhe lufta nė kontekst tė Evropės) Po aty, f. 160.

    Kėshtu, shkruante me optikėn largpamėse atdhetari demokrat, Ay i cili doli me moton e qėndresės: "bėje ose vdis", Ay i cili u hodh pa rezerva pėr ta realizuar vėrtetė Ribashkimin territorial tė kombit.

    Ndėrsa, pėr katrahurat e brendshme dhe tė jashtme tė Shqipėrisė Etnike, Ukshin Hoti do tė shkruante:

    " Sindromi sadist dhe kompleksi i Prishtinės ishin nus-produkt tė presionit tė jashtėm por edhe i vlimeve brenda faktorit politik shqiptar".

    Vallė a nuk mund tė konstatojmė me tė drejtė qė edhe sot s“ kanė pushuar sė qeni kėto presione; kur tani nė Kosovė, po shfaqet si hijenė faktori "brahimist", gjegjėsisht i ngjajshėm me atė tė pashallėkut tė Durrėsit.

    Derisa, pashai i toptanėve po dekorohej me grada, nga Serbia dhe Evropa plakė, a nuk ndodhi kjo edhe me "pashain" nihilist Ibron.
    A nuk flasin pėr kėtė shumė dėshmi, shumė privilegje qė ia krijoi Serbia, (madje edhe gjatė luftės) kėtij "politikani", mallkuesi mė i mjerė i luftės ēlirimtare, nėn ombrellėn e pacifizmit, kuptohet nė bashkėpunim me ca vende tė Evropės; tė Italisė, Francės etj?!

    Ideatori i vlerave tė mėdha, Ukshin Hoti, mė tej do tė konstatonte:

    "Shqiptarėt me fjalė tė tjera pėr shkak tė pozitės sė tyre gjeostrategjike nė dyert e Otrantit vazhdimisht ndodhesshin nėn presionin e synimeve strategjike tė dy grupacioneve tė popujve: sllavėve dhe italo-gjermanėve qė e synonin Persinė (Iranin) si treg dhe Adriatikun si rrugė".

    ( Mė 5 Nėntor, 1992 nė Prishtinė organizuar nga forumi i Intelektualėve Shqiptarė u mbajt njė tryezė e rrumbullakėt, kushtuar ēėshtjes shqiptare,

    Ukshin Hoti, doli me qėndrimin e tij nė artikullin "Politikėn e drejtojnė interesat e jo emocionet), Po aty, f.164.

    Nga tė gjitha kėto sa u theksuan, le tė shpresojmė se lexuesit e nderuar do ta kuptojnė kėthjelltėsisht se pėrpjekėjet e kota tė "politikanėve modernistė" nuk janė aspak shpikje tė tyre tė reja, ato janė pėrpjekėje tė nxitura nga qarqe tė huaja qė tė fusin pyka brenda trupit shqiptar, sepse njė fjalė urtė jona popullore thoė: "Lisi (Shqipėria), mė sė miri ēahet me pykėn e vet"!...

    Uroj, qė kėto pyka tė jenė tė dobėta, tė kalbura nga tė reshurat e stuhive historike qė kurrė s“ju pėrballuan, apo tė mykura nga qėndrimi i tyre brenda bodrumeve dhe barakave tė instaluara enkas nga tė huajt pėr tė pėrhapur tymnaja nė rrugėn e gjatė dhe tė vėshtirė tė popullit tonė, drejt konsolidimit tė tij si komb i lirė dhe i Ribashkuar, e pėr kėtė janė pėrpjekur atdhetarėt e mėdhenjė tė tė gjitha periudhave tė historisė, qė nga koha e Rilindjes kombėtare e deri nė ditėt tona.

    Uroj, qė kjo ide madhore tė bėhet realitet; sa mė parė aq mė mirė, pėr tė gjithė faktorėt e brendshėm dhe tė jashtėm qė janė tė interesuar pėr stabilizimin e kėsaj pike neorologjike nė rajonin e Ballkanit, Shqipėrisė Etnike.

    Suedi, 05.01.2005



    Na duhet Ribashkimi kombetar ashtu sic e arriten gjermanet e jo ndarja e Shqiperise Etnike ne kombe te reja si kosovare, tetovare, ulqinake. dibrane, ēamriote, pra per aq sa jane teritoret tona te pushtuara nga te huajt aq kombe te shpikim ne. Kjo eshte verberi politike apo jo?
    Ēka mendoni ju te nderuar lexues?
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anėtarėsuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Citim Postuar mė parė nga Llapi
    Harudi
    Pa a pislluqe te keti Nexhmedin Spahiut qe po mundohet ti ndihmoi rugoves qe te krijoin nji komb te ri ne Kosove po na sjell ketu a?! ani edhe liber i shkreti po shkruen "Drejt kombit kosovar"ne mundim te krijimit te Kombit te ri Kosovar!Po kush po e keretikoika Ak.Prof. Rexhep Qosjes se ?!

    Ky Nexhmedin Spahiu ishte Funsionar i lart i Komitetit Komunist per Kosoven organizonte Koncerte te Bjello Dugmes dhe Zdravko Coliēit ne Prishtine dhe Mitrovice organizonte Aksione Vullnetare Vllazrim-Bashkim Iber - Lepenc etj
    Tung Llapi!
    Qosiqi Rexhep,e patė shkruar njė libėr me titull (nėse nuk gaboj."Gjashtė a shtatė persona ndjekin autorin").
    Tash po thuhet se Qosiqi Rexhep,qenka t'ue shkrujt njė libėr tjetėr:
    "Dy milion persona ndjekin autorin!"
    Do tė tjerė po thojnė jo,jo titulli i librit do tė jetė:
    "Autori ndjek dy milion persona!"
    Hec,e bjeru nė fije thashė e themėve!
    Pijetoret janė vendet ku ēmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  3. Pyetje pėr Besimtarėt Shqiptarė tė Krishterė dhe Islam
    Nga dodoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •