"Problemi nuk eshte kur kendon nje kokosh, pasi ai mund te jete duke i therritur dhe mengjesit, problemi mund te krijohet kur ka shume pula perreth dhe duan s'duan ato i japin atmosferes nje arome qymezi. Perdite mund te vijne sorrake te rinj e te kujtojne se i kendohet qymezit e jo mengjesit dhe fatkeqesisht nje ritual i natyrshem mund te kthehet ne kacafytje mes glasave"
Une fare mire mund te kisha trajtuar ndonje bicim eseje e ta vija ketu a diku tjeter te lexohej, por problemi eshte se do te kishte pasur te njejtin fat qe kane pasur dhe shkrime e mendime shume me te shkelqyera, nga mendimtare te vertete...do te anashkaloheshin pa u prekur. Sic jane anashkaluar plot te tilla rrjedhimisht duke pasur vlera vetem per autoret e tyre te shkrete. Jam i bindur qe kjo eshte ceshtje pertacie, ne te kundert, askush nuk do te pretendonte me aq nxitim se dijen e merr prej atyre qe thone te tjeret neper debate, por do te shkonin e te lexonin vete prej burimit. Ca do te picerronin syte, ca mendjet, shumica do i quante maja e malit e do t'u falej. Dikush tjeter fare mire mund te provonte te ngjitej per atje, e pasi te arrinte (ne arrifte), per te justifikuar vete mosekzistencen e kulmit, te kercente pupthi maje majes, deri sa t'i vinte sahati e te linte eshtrat aty... e keshtu maja sa vjen e lartesohet, me eshtra alpinistesh... dhe jeta rrjedh, e rrjedhur, neper rrjedhen e saj...
Keshtu pra, per te mos vene nje ese te pavlere thashe ta shnderroj ne debat, sepse jam i bindur qe per shkak te pertacise vetem ashtu mund te kishte dhe ndonje cope vlere, sic ka qene dhe titulli origjinal.
Por jo, e kane thene shume me pare te lashtit (qe mua sa vjen e po me duken te leshte e me te leshte) : Kai hgaphsan oi anthrwpoi mallon to skwtos h to fws edhe pse une rrefuzoj ta besoj.
Nen kete drite, po e them me 2 fjale ate qe duhej te dilte prej bisedes sepse po afron koha per t'u larguar, duke shpresuar se nje bicim vlere gjysmake do te dale ne nje fare menyre.
Debatet ne forum ka shume te ngjare te kene vetem nje vlere kryesore: secilit i japin mundesine te lexoje se cfare mendon mbi nje teme apo argument te caktuar. Njesoj si syri qe nuk e sheh dot veten, vecse ne pasqyre, po ashtu edhe debatet (ne pergjithsi, por kam dashur te flas disi per keto ne forum mbase per te dhene shkaqe disi me specifike), degjimi a leximi i atyre qe themi i japin mundesine trurit te analizoje ato c'ka mendon. Me pak fjale te jep mundesi te perpiqesh ta njohesh veten, ta dish veten, te jesh i vetedijshem. Kjo eshte vlera reale e debatit ne forum, e cila nuk do shume mend e as sy per t'u pare se eshte nje vlere e humbur perderisa une nuk po arrikam dot ta ndaj me askend prej jush. Leximi i atyre cka shkruan vete njeriu pra eshte hapi me i afert qe mund te hidhet ne drejtim te vetedijes se tij.
Keshtu pra te dashur bashkeforumas, te tjeret lexojini se c'ka shkruajne por me shume lexoni se cfare shkruani vete. Dhe ky ishte mesazhi qe duhej te dilte prej debatit me shpresen se mund te kishte me shume vlera nese debatohej dhe jo thjesht servirej ne pjate.
Krijoni Kontakt