Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Videolojrat, kënaqësi e frikë për fëmijët

    Këshillë për prindërit: Angazhohuni edhe vetë në lojërat e të vegjëlve, pasi shumë prej programeve janë të shoqëruara me përmbajtje seksuale apo sharje që dëmtojnë psiqikën e fëmijëve

    Industria e lojërave video shpërthen në të gjithë botën. Shqipëria është pjesë e kësaj “harte”, por teknologjia që vjen në vendin tone është në nivel të ulët dhe kostoja tepër e lartë


    Rudina Seseri

    Programet televizive në Shqipëri përbëjnë pjesën kryesore të argëtimit. Kjo deklaratë disi absolute është mbështetur thelbësisht jo vetem nga trashëgimia historike e diktatures, por edhe nga e tashmja. Në Shqipëri ekzistojnë dhjetra televizione private dhe një shtetëror, për një popullsi prej 3.4 milionë njerëzish! Për më tepër, mungesa e theksuar e aktiviteteve kulturore – e ato pak që zhvillohen janë të përqëndruara në Tiranë – përforcon këtë obsesion apo “ngulje” para ekranit televiziv. Ndërkohë që për momentin, ky është lajm i mirë për televizionet shqiptare, për firmat që reklamojnë në to, si edhe kompanitë e abonimit, trendi i të ardhmes mund të jetë shumë ndryshe.

    Fëmijët dhe lojrat video

    Fëmijët dhe adoleshentët shqiptarë, ndryshe nga prindërit e tyre, po rriten në një periudhë zhvillimi teknologjik, ku format e argëtimit dixhital shtrihen përtej televizioneve. Shumë prej tyre e shohin ekranin televiziv vetëm si një nga disa prej mundësive të argëtimit, e pse jo një formë disi të vetmuar – informacioni dhe argëtimi u është destinuar vetëm atyre, pa u dhënë mundësinë të rinjve që të reagojnë apo të përgjigjen. Në këtë mënyrë, shumë adoleshentë zgjedhin të kalojnë kohë duke naviguar faqet e internetit në kompjuterat e tyre në shtëpi apo në kafe-internetit. Këto të fundit deri më sot jane të parregulluara me ligj, duke i dhënë adoleshentëve nën moshë akses të paktrolluar në çdo lloj faqeje, duke përfshirë edhe ato pornografike. Ca të tjerë luajnë bashkarisht në një kategori të gjerë, të quajtur videogames. Megjithëse pak është shkruar për këtë industri botërore – po është një industri e tërë – në shtypin shqiptar përhapja dhe popullariteti i saj është në rritje. Videogames ndahen në dy kategori të mëdha: lojra që bëhen për t’u luajtur në kompjuter apo internet (PC/Online games) dhe ato që luhen në pajisje me konsol si PlayStation, Xbox apo Nintendo. Këto lloj pajisjesh, në veçanti, kanë një përhapje relativisht të madhe në Shqipëri, sidomos mes djemve. Popullariteti i tyre shpjegohet nga fakti që ato janë disa herë më të lira se kompjuterat (15,000 – 20,000 lekë të reja), duke iu dhënë mundësinë prindërve “të bien viktimë” e lutjeve pafund të fëmijëve të tyre. Për të blerë një lojë të re kushton 200 – 1000 të reja, kështu që mundësitë për të luajtur lojëra të ndryshme janë të mëdha. Për më tepër, ato shumë shpesh mund të luhen nga një deri në gjashtë lojtarë njëkohësisht, duke krijuar një ambjent dinamik mes shokësh. Së fundi, interneti apo linjat telefonike nuk janë të domodoshme, megjithëse ata që i kanë mundësitë t’i lidhin ato me internetin mund të luajnë të njëjtat lojra me lojtarë që gjenden në vende të ndryshme të rruzullit tokësor.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Industria botërore e videogames

    Tregu botëror i videogames i ka të ardhurat vjetore rreth 20 miliardë dollarë. Ndryshe nga Shqipëria, ku lojërat janë të përqëndruara mes djemve adoleshentë, përqindja e të rriturve që luajnë konsol videogames ia kalon fëmijëve, ndërkohë që sipas revistës BusinessWeek, ndarja meshkuj-femra është 60%-40%. Dizenjot grafike të lojërave janë aq të avancuara sa ato i bëjnë konkurrencë edhe filmave. Sipas CNET, në 2004, për herë të parë në historinë e industrisë së lojrave elektronike dhe asaj kinematografike, Halo 2 – vijim i një lojë të mëparshme – solli të ardhura prej 125 milionë dollarë vetëm në ditën e parë të shitjeve, duke ia kaluar edhe filmave më të suksesshëm për nga vlera ekonomike si Spider-Man, që mbërriti deri në 114 milionë dollarë. Në anën tjetër, për të krijuar skenarin, dizenjon, marketingun etj. të një loje të re apo “titulli” siç i referohet termi i industrisë, shpenzohen mesatarisht rreth 15 deri 20 milionë dollarë. E, duke pasur parasysh që mes qindra lojërave që krijohen në vit vetëm 5 apo 10 janë të sukseshme – përhapen në masë – rreziku i dështimit pas një investimi të madh është i lartë. Në rastin e lojrave me tastierë, tituj të caktuar zhvillohen për platforma të caktuara dhe ndërveprimi i tyre nuk ekziston. Me fjalë të tjera, një titull i krijuar për Xbox-in nuk mund të luhet tek PlayStation 2 ose Nintendo, apo e anasjellta. Si rrjedhojë, zgjedhja e pajisjes zbavitëse përcakton edhe lojrat që një individ/konsumator mund të luaj. Në Perëndim, çdo lojë-titull i shitet konsumatorëve për rreth 50 dollarë në vitin e parë të krijimit, e me më shumë ulje në vitet që vijojnë.

    Industria e videogames në Shqipëri

    Shqipëria, si shumë vende në zhvillim, është disi larg angazhimit masiv me lojëra me tastierë për disa arsye. Në radhë të parë, ato aparate që gjenden në Shqipëri janë kryesisht 1-2 gjenerata më të vjetra se sa ato në Perëndim. Dhe faktori kosto nuk është aq determinues, pasi kostoja e aparaturave të gjeneratës së fundit në SHBA dhe Bashkimin Europian është rreth 150 dollarë, pothuajse e njëjtë me vlerën e aparaturave që shiten në Shqipëri, por që i përkasin gjeneratave të mëparshme. Shpjegimi i kësaj ndarjeje teknologjike qëndron tek mos-konsolidimi i shpërndarjes të shitjeve dhe kostoja e lojrave-tituj. Mungesa e distribucionit të organizuar dhe ajo e kontratave për t’i importuar në masë këto lojëra bën që biznese të vogla t’i sjellin individualisht aparatet e lojërave. Për shkak se ata nuk blejnë me volume të mëdha, të natyrës qindra mijëra aparate, ato nuk arrijnë t’i marrin aparatet me çmime të volitshme. Pasoja- ato i kthehen aparateve të gjeneratave më të vjetra, me çmimet më të ulta dhe i tregtojnë në Shqipëri me vlerë 2 -3 herë më të madhe për të nxjerrë fitimet e tyre. Më e rëndësishme se kjo është çështja e kostos së lojërave. Siç u përmend më lart, nëpër botë këto lojëra kushtojnë rreth 50 dollarë amerikanë. Një çmim që tregu shqiptar nuk do ta përballonte dot. Atëherë, zgjidhja informale që i është bërë në Shqipëri dhe vende të tjera në zhvillim, është tregtimi i versioneve pirate të lojërave. Më shumë se 95% e lojërave që tregtohen në Shqipëri, janë kopje pirate të cilat, ashtu si DVD-të dhe videot, importohen kryesisht nga Kina dhe Rusia. Rezultati është çmimi prej 200 lekësh për lojë, ndërkohë shumicës së aparateve që shiten në Shqipëri ju instalohet një “chip” për të bërë të mundur funksionimin e versionit pirat. Por, kjo lloj praktike – përveç faktit që është e jashtëligjshme pasi thyen çdo lloj ligji mbi “copyrights”, të drejtat e autorit – ngadalëson hyrjen e lojrave më të avancuara në tregun shqiptar. Të “thyesh” kodet kompjuterike të lojërave kërkon njohuri të thella kompjuterike dhe kohë. Në fakt, për çdo lojë të re që krijohet, bëhet një garë mes zhvilluesve të kodit të lojës, të cilët mundohen ta vështirësojne kopjimin dhe “hackers” (piratëve informatikë), të cilët mundohen ta shpejtojnë procesin e thyerjes së kodit.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Për prindërit shqiptarë…

    Lojërat video në Shqipëri përbëjnë një sfidë të re për prindërit shqiptarë. Në njërën anë, studime botërore kanë provuar se shumë lojëra zhvillojnë aftësitë koordinuese dhe mendore të lojtarëve, sidomos lojërat e strategjisë. Në anën tjetër, tregu shqiptar i lojërave nuk ka asnjë lloj sistemi të zhvilluar kategorizimi. Fëmijët duan një lojë të re, prindërit u japin lekët e ata e blejnë atë. Loja mund të jetë wrestling apo garë makinash apo një luftë me armë. Ajo mund të jetë krijuar për fëmijë e mund të mos paraqisë asnjë problem. Por në një pjesë të madhe të rasteve, duke parë statistikat botërore, krijuesit zgjedhin më të rriturit si klientë për këto lloj lojërash që do të thotë se niveli i dhunës, fjalori i përdorur apo konotacionet seksuale janë të pranishme gjithnjë. Për ta keqësuar situatën, ato janë shpeshherë në anglisht – gjuhë që shumë prindër mund të mos ta flasin, por që fëmijët e kuptojnë. Rezultati: monitorimi i aktivitetit të fëmijëve dhe elementët me të cilët ekspozohen ata mbeten një mister për prindërit. Shto kësaj faktin që, për të pasur një eksperiencë të kënaqshme loje, duhen minimalisht 2 ose më shumë orë, kohë kjo që vidhet nga aktivete të tjera, ndoshta edhe më frutdhënëse për fëmijët. Herën tjetër që fëmija juaj fillon lutjet pafund për një lojë të re, angazhohuni në procesit e zgjedhjes së lojës e konsultohuni me shitësin për përmbajtjen e saj. Ndoshta luani edhe ju pak atë lojë, pasi mbrojtja më e frytshme mund të jetë vetë angazhimi juaj.

    Shënim: Mendimet dhe pikëpamjet e shprehura në këtë artikull i përkasin vetëm autores dhe jo institucioneve apo firmave me të cilat ajo ka lidhje kontraktore
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Videolojrat, Jan Nje Rrezik shum i math per Femijet Shqipetare Qe ne moshen 12 vjec Femijet Shqipetare te Heqin Trurin kur flasin me nje fjalor shum te Papershtacem per Shoqerine dhe qe ne ate moshe Vai halli kur te Rriten CA do bahet , Po din me shum se ne !!!!

  5. #5
    Per mendimin tim ka edhe lojra qe ndikojne pozitivisht tek femijet.

  6. #6
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar më parë nga BaLLaKumi
    Videolojrat, Jan Nje Rrezik shum i math per Femijet Shqipetare Qe ne moshen 12 vjec Femijet Shqipetare te Heqin Trurin kur flasin me nje fjalor shum te Papershtacem per Shoqerine dhe qe ne ate moshe Vai halli kur te Rriten CA do bahet , Po din me shum se ne !!!!

    Hihihi

    Knej kur takohen dy kalamoj apo edhe 15-16 vjecar, pysin njeri tjetrin "ckemi plako, ke bo naj vrasje?". "yyyyy sa te dush" - ja kthe tjetri.


    Ehhh ske ci bo, tpakten keto lojrat i bejne trima :P

Tema të Ngjashme

  1. Një epidemi e rrezikshme
    Nga Apolloni31 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 16:08
  2. Disa nga Ilacet me te zakonshme dhe efektet e tyre
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  3. Atropina
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:11
  4. Nderto fort folene tende. Martesa
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2007, 14:05
  5. Të mësosh aktrimin njëherësh me abetaren
    Nga TiLoNcE në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-09-2005, 09:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •