Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1

    Paco de Lucia

    Paco de Lucia, nje nga kitaristat me te mire ne bote per muziken flamenko, ka lindur ne Spanje ne 1947. Emri i tij skenik eshte nje homazh per nenen e tij Lucia Gomez. I jati, punetor, i binte kitares darkave per te nxjerr para ekstra per te suportuar familjen.
    Influenca kryesore ne jeten e Pacos ishin vellai i tij. Ramon de Algeciras, dhe mjeshtri i flamenkos Ni–o Ricardo. Shfaqja e tij e pare ishte ne Radio Algeciras ne 1958. Nje vit me vone fitoi cmimin special “Jerez” ne nje konkurs te muzikes flamenco. Ne moshen 14 ai ishte duke bere turne me trupen e Jose Greco, me te cilen qendroi per 3 vjet. Ndersa ishte ne turne ne USA, Paco takoi kitaristin e njohur, Sabicas, i cili pati nje influence direkte tek Paco duke e shtyre ate drejt nje stili me origjinal. Nen keshillen e Sabicas, Paco beri debutin e tij te pare solo ne Carnegie Hall. Albumin e tij te pare e rregjistroi kur ishte 18 vjec. Ka rregjistruar disa albume me pjese te njohura, ku duket qarte mjeshtria e tij.
    Disa nga pjeset qe kam degjuar dhe me pelqejne me shume jane: Concierto de Aranjuez, Tango Flamenko, Granada etj
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Paco de Lucia ėshtė me tė vėrtetė njė nga talentėt mė tė mėdhenj muzikor.
    Kitara e tij ka tinguj magjepse.Unė e vendos nė vendin e dytė pėr muzikėn qė bėn pas tė madhit,mbretit De Angelis.
    De Lucia,ka spontanitet dhe sė bashku me kėtė edhe kompleksitet nė tinguj.Thjeshtė ndėgjimi i muzikės sė tij tė mahnit.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #3
    Paco de Lucia eshte i njohur per talentin dhe mjeshterine e tij ne interpretimin e muzikes flamenko. Flamenko eshte nje forme arti kompleks qe kombinon lojen e kitares, kengen dhe kercimin, duke percjelle vale te fuqishme emocionesh. Paco de Lucia arriti t’i kap keto nuanca, qe percjell Flamenco, ne moshe shume te re.

    Origjina e fjales “Flamenko” eshte disi e paqarte. Disa thone qe kjo fjale i referohet Flemingeve, banor qe erdhen ne Spanje ne shek. 16 dhe qe njehere e njekohe nenkuptohej si “i/e huaj” ose “jo – spanjoll”. Te tjere sugjerojne qe fjala Flamenko vjen nga shprehja arabe “felah mengu”, qe do te thote “i kendshem ne fluturim”. Cfare eshte e qarte eshte fakti qe Flamenko eshte nje perzierje e shume kulturave: cigane, myslimane, cifute – qe ne nje moment kohe u vendosen ne Andaluzi, ne jug te Spanjes.

    “Ne flamenco, kitaristi duhet te kete parasysh, qe te mos dal perpara apo pengoj kengetarin” – shprehet de Lucia. “Eshte si nje dialog qe vazhdon. Kengetari kendon lirikat. Flamenko nuk ka kenge te mirefillta, vetem lirika te shkurtra, keshtu qe kitaristi ndjek ‘drejtimin’ qe i jep kengetari. Nuk eshte pjese e tradites se flamenkos qe t’i biesh kitares shume fort apo me teper se c’duhet. Kitaristi duhet te mbeshtese kengetarin, ta ndihmoj ate”

    Disa kritikave qe de Lucia ka patur nga ‘konservatoret’ e flamenkos, se ka dal jashte stilit te saj, ai i pergjigjet se : “Une kurre nuk i kam humbur rrenjet ne muziken time, se ndryshe do te humbisja vetevehten. Une perpiqem qe ne njeren ane t’i qendroj besnik muzikes tradicionale dhe net e njejten kohe perpiqem t’i shtoj nuanca te reja flamenkos”
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #4
    joe lando
    Anėtarėsuar
    10-03-2005
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    13
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta

    Pako de Lucia,
    eshte mr perfect i arpexheve dhe kontrapunktit ritmik.
    sa zili ja kam gishtat.
    virtuoz me qetesi modeste

  5. #5
    Paco de Lucia ėshtė kitaristi i dytė pėr mua mė i miri nė botė,pas Carlos Montoyas.

    Mė ėshtė dashur 2 muaj qė tė mėsoj teknikėn e tijė dhe shpejtėsinė
    Tani nuk kam problem me ekzekutimin e pjesėve tė Pacos.

  6. #6
    Paco de Lucia e kam CD dhe ka pjese te bukura. Te ben per vete me tekniken dhe interpretimin. Nuk e kam degjuar Carlos Montoya me pare, do shoh mos e gjej pasi me pelqejne pjeset ne flamenco.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •