Fitoreja dhe tre jo- tė
Shkaqet e fitores janė tė shumta, sikurse i pėrshkruan sureja Jusuf, disa i kemi pėrmendur, kurse kėtu do tė flas pėr disa, qė sipas meje, janė mė tė rėndėsishmet.
Prej shkaqeve mė tė mėdhaja tė ngadhnjimit tė Jusufit, alejhisselam, ėshtė: kompaktėsia e metodologjisė sė tij qė nga fillimi i jetės e deri nė fund tė jetės sė tij, ai tėrė kėtė kohė e kalon nė njė vijė tė drejtė.
Kėtė e themi sepse jemi tė vetėdijshėm pėr konfuzionin i cili gjindet te disa thirrės, kėtė konfuzion e shohim edhe nė jetėn dhe metodėn e disa organizatave dhe institucioneve islamike. Njė organizatė fillon me njė metodė tė caktuar, pas disa viteve e shohim se e ka ndėruar atė metodė, pas tredhjet viteve ose katėrdhjet viteve, ajo organizatė mė nuk ėshtė e njėjta sikur nė fillimin e vet, ndonėse i ka mbetur vetėm emri dhe disa simbole. Disa thirrės disa vite i thėrrasin njerėzit nė metodė tė shėndoshė, e kur tė bėhet i njohur dhe tė fillojnė fitoret e tija, fillon edhe ndryshimi i tij, ose pasi qė tė sprovohet, ndryshohet, ose pėr shkaqe tjera.
Jusufi, alejhisselam, nuk ndryshoi aspak qė nga fillimi jetės e deri nė fund tė saj:
"Andaj, ti pėrmbaju asaj qė po tė shpallet, e s'ka dyshim se ti je nė rrugė tė drejtė". (Ez-Zuhruf: 43).
Kjo kompaktėsi dhe mosndryshim ėshtė prej shkaqeve mė tė rėndėsishme tė fitores, mirėpo fatkeqėsisht e neglizhojnė shumica e thirrėsve, andaj edhe nė ankesė thonė: pse dėshtuam? Pse nuk fituam?
Sepse nuk ngadhnjyet ndaj vetes, nuk u kapėt pėr metodėn e vėrtetė sikur qė u kap pėr te Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, pronar i metodės qė nuk ndryshon as nė kohėra tė mira e as nė vėshtirėsi, kurse sprovat vetėm ia shtojnė fuqinė, qėndresėn dhe kompaktėsinė:
"A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?". (El-Ankebut: 2).
"Po ju menduat se do tė hyni nė xhennet, pa u provuar edhe ju me shembullin e atyre qė ishin para jush, tė cilėt i patėn goditur skamjet e vuajtjet dhe qenė tronditur, saqė i dėrguari thoshte, e me te edhe ata qė kishin besuar: "Kur do tė jetė ndihma e All-llahut"?! Ja (u erdhi ndihma) vėrtet ndihma e All-llahut ėshtė afėr"! (El-Bekare: 214).
Domethėnė fitoreja qenka afėr, mirėpo problemi ėshtė tek ne dhe tek kapja ynė pėr kėtė mtodė.
Prej komponenteve mė tė mėdhaja tė fitores ėshtė mosnxitimi, mos dhėnia koncesione nė fe, largimi nga tė qėndruarit, dėshpėrimi ose demoralizimi, unė kėto gjėra i quaj tre jo-tė. Nėse dėshiron fitore atėherė thuaji:
- jo nxitimit;
- jo koncesioneve;
- jo dėshpėrimit.
Kam studiuar realitetin e shumė xhemateve islamike dhe i parashtrosha vetvetes pyetjen: pse nuk kanė realizuar atė qė kanė premtuar?
Kuptova se kjo gjė ka shumė shkaqe, mirėpo prej mė tė dalluarave ėshtė se ekziston njė pjesė e njerėzve qė nxitojnė, dėshirojnė tė realizojnė fitoren pėr kohė rekorde, andaj pėr kėtė shkak ata veprojnė vepra qė janė nė kundėrshtim me metodėn, pėr shkak tė nxitimit.
Ka njerėz qė e thėrrasin popullin e tyre, e pasi tė kalon njė kohė e nuk pėrgjigjen, ngriten kundėr tyre dhe ballafaqohen me ta nėpėrmjet armės, e fillojnė luftė nė vend dhe kohė tė gabuar. Sa e sa e kanė dėmtuar ummetin kėta njerėz tė ngutshėm! Kurse tė zgjedhurit e pejgamberėve kanė duruar derisa u ka ardhur fitorja nga Zoti.
Kurse koncesionet shumė njerėz i kanė rėzuar. Xhemati i tyre e pėrcakton metodėn dhe ajo nė tė cilėn dėshiron ti edukon njerėzit, pasi qė tė kalon njė kohė dhe vėren se nuk ka arritur atė qė ka synuar dhe qė u ka premtuar tjerėve, fillon me koncesione me zullumqarėt gjersa ajo organizatė dhe shoqatė ose ai individ shėndėrrohet nė formė pa realitet dhe do tė vėrejmė nė fund se nuk ka dallim mes tyre dhe zullumqarėve pėrpos se nė pak gjėra. Kjo ėshtė koncension nė fe dhe mbėshtetje nė zullumqarė.
Grupi i tretė, ata punojnė nė dave, e kur tė kalojnė disa vite, ata nuk kanė nxituar e as qė kanė bėrė koncesione, mirėpo kur nuk e kanė parė pėrgjigjen e njerėzve, janė dėshpėruar dhe janė tėrhjekur nga skena!
Kurse Jusufi, alejhisselam, i ka luftuar kėto tre komponente:
" pse ai qė ruhet dhe bėn durim, s'ka dyshim All-llahu nuk humb shpėrblimin e punėmirėve". (Jusuf: 90).
Pra, pa nxitim, pa koncesione dhe pa dėshpėrim.
O ju thirės!
Ju qė keni institucione pėr thirje nė fe, sa jeni tė kapur pėr kėto ēeshtje tė mėdhaja? A nxitoni? Nėse keni shpėtuar prej kėsaj, urime. A bėni koncesione nė emėr tė interesit tė pėrgjithshėm, nėse nuk keni bėrė koncesione, urime. A ka depėrtuar dėshpėrimi nė zemrėn tuaj, nėse jo, urime.
Kėto komponente janė tė rėndėsishme nė fitoren e muslimanit dhe nėse i praktikon njė individ, njė institucion dhe njė ummet sigurisht se do tė fiton. Fitore me kuptimin e vėrtetė, e jo vetėm fitim tė pushtetit, sepse fitimi i pushtetit ėshtė njė lloj fitore, kurse fitoreja mė e madhe ėshtė fitoreja e metodės, andaj; vjen nė ditėn e kijametit Pejgamber me grup njerėzish, grupė tė vogėl, vjen Pejgamber me njė njeri, me dy njerėz, ose ndonjė Pejgamber vjen vetėm, pa askend, siē ka ardhur nė hadith tė vėrtetė.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotė:
"Kam parė njė Pejgamber tė cilit i kishte besuar vetėm njė njeri".
Duhet qenė tė bindur se tė gjithė pejgamberėt kanė fituar:
"Ne patjetėr do tė ndihmojmė tė dėrguarit tanė nė jetėn e kėsaj bote, edhe ata qė besuan, e edhe nė ditėn e prezentimit tė dėshmive". (Gafir: 51).
" Obligim Yni ishte tė ndihmojmė besimtarėt". (Er-Rum: 47).
Secili Pejgamber ka fituar, fitorja e tij ėshtė nė qendresėn e tij nė metodė, nė mos konfuzionin, nė kapjen pėr rregullat dhe pikėnisjet nė tė cilat thėrret, kjo ėshtė fitoreja e vėrtetė, e nėse pas kėsaj ndodh qė edhe njerėzit i pėrgjigjen ftesės sė tij, edhe kjo ėshtė fitore, e nėse arrin edhe nė pushtet, edhe kjo ėshtė fitore, mirėpo fitorja mė e madhe ėshtė fitoreja e metodės, e tjerat janė nafile.
Sa shumė kemi nevojė pėr kėto komponente me qėllim qė tė arrime fitore pėr ne dhe ummetin tonė. Kemi nevojė tė madhe pėr llogari tė vetvetes dhe autokritikė tė vėrtetė dhe tė ēiltėr: pse nuk fitojmė? Pse nuk ka fituar ummeti edhe pse ka ofruar mund tė madh nė historinė e vet, shtatėdhjet vjet i shohim organizatat islamike, institucionet islamike, tė cilat kanė dhėnė mund pėr tė cilėn falenderohen dhe kjo nuk mund tė u mohohet, kanė ofruar flijime, tė cilat janė bėrė shembull pėr flijimin pėr fenė dhe akiden, mirėpo vėrejmė se nuk ka arritur fitoren, as fitore nė metodė e as nė realitet, vallė pse?
Sepse nuk i ka plotėsuar komponentet e fitores, tė cilat i kishte marrė Jusufi, alejhisselam.
Kur Herakli e pyetke Ebu Sufjanin, radijall-llahu anhu: pasuesit e Muhammedit a shtohen ose pakėsohen? Tha: shtohen. Tha: kėshtu ėshtė puna e pejgamberėve derisa tė plotėsohen.
E njejta vlen edhe pėr thirrėsit edhe pėr xhematet, a shtohen anėtarėt ose paksohen. Disa xhemateve u paksohet numri, nė njė kohė u shtohet, e pastaj fillon tu paksohet. Andaj prej shkaqeve tė mosfitores ėshtė mosekzistimi i kėtyre komponeneve nė jetėn e thirrėsit, xhematit dhe ummetit, e pastaj e themi: pse nuk fitojmė?
"E kur juve u goditi njė dėshtim (nė Uhud) e qė ju ia patėt dhėnė atė dyfish (armikut nė Bedr), thatė: "Prej nga kjo"? Thuaj: "Ajo ėshtė nga vetė ju"! S'ka dyshim se All-llahu ėshtė i plotėfuqishėm pėr ēdo send". (Ali Imran: 165).
" Obligim Yni ishte tė ndihmojmė besimtarėt". (Er-Rum: 47).
"Ne patjetėr do tė ndihmojmė tė dėrguarit tanė nė jetėn e kėsaj bote, edhe ata qė besuan, e edhe nė ditėn e prezentimit tė dėshmive". (Gafir: 51).
"(nuk dėrguam tjetėr vetėm burra e ndihma u vonua) Derisa tė dėrguarit gati e humbnin shpresėn (se do t'i besojė populli), dhe menduan se u pėrgėnjeshtruan (pse ende nuk i kapi dėnimi), atėherė u erdhi atyre (tė dėrguarve) ndihma Jonė. Ne e shpėtuam atė qė deshtėm ". (Jusuf: 110).
Ajetet e ngadhnjimit janė tė qarta, kurse All-llahu nuk e then premtimin e Vet, atėherė bėhet e qartė se defekti ėshtė te ne, qoftė si individ, bashkėsi, institucion ose shoqėri, andaj nėse nuk arrijmė fitore duhet pyetur veten, sepse po iu referuam Kur'anit dhe Sunnetit do tė shohim se:
"Ju kam lėrė nė mesin tuaj qė nėse kapeni pėr to nuk do tė devijoni asnjėher: Libri i All-llahut dhe Sunneti im".
Nėse ne kapemi me tė vėrtetė pėr kėto burime do tė realizojmė fitore tė madhe nė kohėn e tashme dhe nė ardhmėri.
Ti qė je thirrės, ti qė je dijetar, ti qė je musliman, kapu pėr kėto komponente nė tė cilat aludon jeta e Jusufit, alejhisselam, nėse dėshiron fitore nė tė tashmen dhe tė ardhmen, me lejen e All-llahut.
Nėse fiton ndaj vetes, epsheve, dėshirave dhe pasioneve tuaja, nėse metoda ėshtė e shėndoshė, larg bidateve dhe gjėrave tė shpikura, nėse nuk nxiton, nėse nuk bėn koncesione, nėse nuk demoralizohesh, nėse nuk humb shpresė, pėrgėzo, sepse premtimi i All-llahut sigurisht se do tė realizohet:
" pse ai qė ruhet dhe bėn durim, s'ka dyshim All-llahu nuk humb shpėrblimin e punėmirėve". (Jusuf: 90).
All-llahun e lus qė ti realizojė kėtij ummetit fitoren qė ia shpresojmė, nė duar tė dijetarėve, thirrėsve dhe institucioneve tė veta. E lusim All-llahun qė tė na e kėnaq syrin me ngritjen e flamurit tė kėsaj feje dhe flamurin e xhihadit nė rrugė tė Zotit qė tė ngadhnjejė mbi armiqėt e vet, jo vetėm me shpresa boshe, por me fakte tė vėrteta.
Krijoni Kontakt