-
i/e regjistruar
Ylli I Krishlindjes
(shpjegim i mundshem astrologjik)
Shpirti njerzor kerkon brenda shekujve shkakun e shume gjerave. Disa besonin(deri ne shek.19)se per cdo gje mund te jepnin shpjegim, ishte thjesht ceshtje kohe. Sot vertetohet se nje mendim i tille eshte nje ender e bukur por e pa realizueshme. Pervoja jone nga fizika moderne na bind se tek njohja ka kufi. Vecse, megjithese, e dime se nuk mund te japim shpjegim ne cdo gje, dicka na shtyn te hyjme me thelle ne misteret e natyres. Eshte vecse e lejushme te kerkojme shpjegime ne ceshtjet e besimit? Mesjeta me siguri te plote dhe duke perdorur denimin me vdekje tha jo, mijera vdiqen ne zjarr sepse germuan ne dije, ne zona qe ishin afer dogmes. I lidhur ne dogmen e pa gabueshme fetare, mendimi njerzor mundte te levizte ne kufij te percaktuar.
Cdo te ndodhte nese dikush perpiqej te jape shpjegim tek ylli i Krishlindjes? Me mire te mos ta mendojme pergjigjen. E megjithate edhe sot ekziston mendimi «Mos kerko ne zonen e veprimit te Perendise per shpjegime te natyrshme, sepse ato qe realizon Perendia jane jashte natyres, domethene te mbinatyrshme. Sigurisht, problemi se ceshte e natyrshme dhe cfare e mbinatyrshme gjithmone ekziston, por me seriozja e ketij mendimi eshte pengimi qe i behet Perendise per te mos perdorur natyren. Besojme vecse pikerisht te kunderten, Perendia e perdor natyren per qellimet e Tij sa here deshiron. Pra mund te kerkojme ne nderhyrjet e Perendise zgjidhje natyrore, kjo nuk do te thote pikerisht se do ti gjejme patjeter dhe sa se shpjegimi do te jete absolut, kemi vecse te drejten e kerkimit, vetem se hapat tane duhet te jene te mbushur me respekt dhe perfundimet tona asnjehere absolute.
Me kete lloje mendimi do te perpiqemi te bejme disa mendime per Yllin e Krishlindjes.
Fillimi: Bibla nuk pershkruan peralla per dijetare dhe yje magjike por te verteta historike. Nga pershkrimi i ungjillit(Mt.2:1-12)mund te nxjerrim 6 perfundime paraprake.
1.Ylli duhet te ishte dicka e pazakonshme per njohurit e astrologve te asaj kohe, qe sigurisht nuk ishin magjistare por shkencetare te vecante me shume njohuri per yjet, kjo ishte arsyeja qe u terhoqi vemendjen.
2.Ky fenomen duhet te kishte nje periudhe te gjate jete meqenese dijetaret pershkuan nje largesi te madhe duke e ndjekur.
3.Ylli duhet te ishte mjaft i padallueshem per njerezit e tjere sepse sic duket nuk e vune re, vecanerisht ne Izrael.
4.Ne kohen qe u shkruan ungjijte njerezit quanin yje cdo gje qe shihnin ne qiell, keshtu pra me fjalen YLL mund te mendojme se ishte nje fenomen i cfaredoshem qiellor.
5.Ylli ishte ne Lindje «...pame yllin e tij ne Lindje» dhe meqense dijetaret ishin ne Lindje kur pane yllin, udhetuan drejt Perendimit qe te arrijne ne Betlehem.
6.Megjithese sot e festojme Krishlindjen ne 25 Dhjetor nuk duhet te jete kjo data e lindjes se Krishtit. Saturnalet dhe Brumalet, festa Romake, e shtyne Kishen e meparshme te caktoje si dite lindjeje 25 Dhjetorin qe ishte festa kryesore e lindjes se diellit te pathyeshem (e njohut si, Dies Natails Invicti) per te kthyer festat e Paganeve ne te Krishtera. Fakti se barinjte ishin jashte, ne fusha dhe naten duke ruajtur kopete e tyre(Luk.2:8) do te thote se ngjarja ndodhi ne pranvere, kete mendim e mbeshtesin edhe studimet meteorologjike qe thone se Betlehemi ne Dhjetor eshte i mbushur me te ftohte dhe shi dhe si perfundim eshte e pa mundur ne nje kohe te tille barinjte te rinin jashte duke ruajtur delet.
Do te mundemi te shohim vecse qiellin yjor sic ishte ne kohen e lindjes se Krishtit, nje mendim i tille do te ishte thjesht nje shaka perpara disa vjetesh, sot vecse jemi ne gjendje te dime pamje yjore te qiellit ne cdo periudhe kohore dhe pikerisht ashtu si duket nga cdo pjese e tokes. Ne kete menyre funksionon planitari(kompjuteri) qe mund te jape pamjen e qiellit ashtu sic e sheh gjithsecili nga cdo vend dhe ne cdo kohe, ne te kaluaren apo ne te ardhmen.
Pra si perfundim jemi ne gjendje te shohim si ishin yjet ne kohen kur lindi Krishti. Kur ndodhi vecse lindja e Krishtit? Historiku shekullit te pare Flavio Josipo permend se ne vitet e vdekjes se Herodit ndodhi eklipsi i henes, me ndihmen e komputerve elektronike mundemi te saktesojme se kjo ndodhi ne vitin e 4 p.k. ,pra Krishti lindi ne vitin 4 Pr.K. ose dhe me shpejt. Sa me shpejt vecse? Nje shkrim i lashte qe u gjend me 1920 informon se u bene 3 regjistrime nen pushtetin e Cezar Augustit. Ne 18Pr.K., 8Pr K., dhe 14Ps.K., regjistrimi i vitit 8Pr.K. mbledh mundesite me te medha per te qene ai qe permendet ne Bibel si perfundim ne vitin 8Pr.K. u nenshkrua urdhri ne Rome dhe ne Betlehem u be ne vitin e 7 ose 6Pr.K. Per fat te keq Dionisi i vogel nga Skithi, murg qe beri kalendarin ne shek. 6Ps.K. nuk i kishte keto te dhena dhe keshtu gaboi te pakten 5 vjet. Doktor Takerman, me ndihmen e kompiuterave llogariti me saktesi vendet dhe levizjet e planeteve ne vitet 7 dhe 6Pr.K. keshtu ne vitet 7 dhe 6Pr.K. planetet Jupiter dhe Saturn moren nje pozicion teper te jashtzakonshem duke shoqeruar njeri tjetrin dhe kur planeti Mars iu afrua formuan keshtu nje trekendesh barabrinjes.
Por le ti marrim vecse gjerat me radhe. Ne pranveren e vitit 7Pr.K. Jupiteri dhe Saturni ndiqnin mormalisht rrugen e tyre drejt Lindjes (planetet levizin nga Perendimi ne Lindje). Levizja e Jupiterit eshte me e shpejt se ajo e Saturnit sepse ndodhet me afer diellit, ne kete shpejtesi Jupiteri dhe Saturni shoqerojne njeri tjetrin (d.m.th kalojne njeri - tjetrin) cdo 20 vjet. Nje shoqerim i tille u be ne 27 Maj te vitit 7 Pr.K. Menjehere me pas Jupiteri vazhdoi te ece dhe keshtu planetet u larguan nga njeri - tjetri, ne Qershor, Saturni dhe Jupiteri ngadalsuan shpejtesine e tyre dhe ne nje cast filluan te levizin mbrapa. E marrim me mend se ky fenomen do te kete bere pershtypje dijetarve qe vezhgonin vazhdimisht levizjen e planetve. Megjithse njohurite e tyre ishin te medha nuk mund te shpjegonin perse leviznin mbrapa.
Sot natyrisht e dime se ky fenomen ndodhi se toka jone kish filluar te kaloj planetet Jupiter dhe Saturn, prandaj 2 planetet dukeshin se leviznin mbrapa, pikerisht ashtu si ndodh me trenin kur parakalon ndonje makine. Keshtu Jupiteri dhe Saturni erdhen prape bashke ne 5 Tetor, toka vazhdonte rrugen e saj dhe planetet ngadalsonin prape shpejtesin e tyre. Me pas vazhduan perseri rrugen e tyre te zakonte drejt lindjes, ne kete menyre kaluan prape njeri tjetrin ne nje Dhjetor, keshtu fenomeni qe ndodhte cdo 20 vjet u be 3 here ne periudhen me pak se nje vit. E marrim me mend habine e dijetarve meqense levizja e yjeve ishte e lidhur me te ardhmen. Por qielli pergatiste edhe nje suprize tjeter per dijetaret, ndersa gjendeshin ne Vitin e Ri, 6 Pr.K. Nje planet i trete, Marsi, filoi te levizte ne te njejten zone dhe madje me afer diellit. Ne 25 Shkurt, Marsi gjendej ne nje pozicion te siperm dhe ndermjet Jupiterit dhe Saturnit duke formuar keshtu nje trekendesh te shndritshem barabrinjes, i cili ishte finalja e fenomeneve te cuditshme qe kishin pare ndonjehere dijetaret. Nese tani dikush pershtat faktin se ne ate kohe tek astrologet ekzistonte shpjegimi se nje treshe e tille nenkuptonte lindjen e nje mbreti te ri dhe se te gjitha keto ndodhen ne yllesine e Peshkut qe sipas dogmes SE astrology perfaqson kombin cifut, mundet te kuptoj perse dijetaret kerkuan per mbretin e ri ne Jude.
Nuk ishte sigurisht dicka e shdriteshme si yll por nje fenomen qiellor, madje ne te njejten zone ishte edhe dielli me perfundim qe ky fenomen te jete i dukshem pas perendimit ne oret e para te mbremjes ne anen Perendimore ndersa planetet ndiqnin diellin qe perendonte. Se fundi fakti se kjo ngjarje ndodhi ne pranvere te vitit te 6 Pr.K., perputhet kronologjikisht dhe epokisht me tregimin e ungjillit. Te ishte ky valle ylli i Krishlindjes? Te ishte perfundimi i nje tresheje planetare? Besimtari i Bibles do te pyese: « Perse Perendia nuk mundi te kete nje fenomen te jashtezakonshem dhe te mos kishte nevoje bashkimin e tre planeteve?» Ne nuk do te dogmatizojme duke u mbeshtetur ne ndonje mendim absolut, ekziston vecse nje pergjigje e qarte shkencore dhe dokumentare per te gjithe ata qe gjithmone ne Bibel duan te gjejne peralla fetare.
Ylli i tregimit ungjillor ekziston, nese nuk munden te besojne nje yll te jashtezakonshem, jane te detyruar te pranojne yllin e natyrshem te treshes planetare qe e llogariti i pari i njohuri Kepler.
Per ate qe njeh teorine e rastesive eshte e pamundur ti besoje rastesise se ketyre ngjarjeve shume te ralla historike. Perfundimi per besimtarin e mire eshte i thjeshte, Bibla eshte besnike ne hollesite shkencore, perse te mos ta besojme edhe ne referimet e tjera te saj. Kam pershtypjen se pas pershkrimit te natyres, syte tane duhet te kthehen jo me tek ylli ose tek treshja planitare apo tek cilido fenomen tjeter, por tek foshnja e Betlehemit. Tek Ai qe erdhi te na sjelle Paqen ne zemren tone dhe ne bote. Pse jo, te leme rrugen qe kishim marre dhe te ndjekim pas barinjte «Dhe barinjte u kthyen, duke perlevduar dhe lavderuar Perendine per te gjitha gjerat qe kishin degjuar dhe pare, ashtu sic u ishte thene atyre»(Llu.2:20)
P.S. Ne kete material u perdoren mjaft te dhena nga programi i Planetarit. Ekzistojne edhe mendime te tjera shkencore per Yllin, si per yllin «nova» ose yll «meteorit» qe jane vecse te dobeta nga faktet.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt