MOORE:"LUFTA KUNDER KRIMIT - PRIORITET I KOSOVES"



PATRICK MOORE
REL: Zoti Mur, pse Beogradi heziton te bashkepunoj me Tribunalin e Hages?

P. MOORE: Mendoj qė ajo qė po shikojmė kėtu ėshtė thjesht pjesė e kapitullit tė fundit, apo e njė rrefimi qė ka kohė qė vazhdon. Ėshtė e qartė se praktikisht askush nė udhėheqjen e Serbisė nuk ka qendrim te sinqerte sa i perket pėrgjegjėsisė pėr luftėn edhe krimet e luftės, dhe faktin se Serbia duhet tė reformojė veten dhe kulturėn e vet politike, ashtu siē u desh tė bėnin gjermanėt pas luftės sė dytė botėrore. Kjo qeshtje me gjase trajtohet vetem nga nje grusht i limituar intelektualesh ne Serbi…….
Sipas mendimit tim Koshtunica dhe njerėzit rreth tij, janė pėrgjegjės pėr dėshtimin nė pėrmbushjen e afateve tė caktuara nga Kongresi amerikan, qė duhet tė konfirmoheshin nga Sekretari i Shtetit Kolin Pauell se Beogradi po sillet sipas standardeve ndėrkombėtare tė civilizuara.
Tani pse po e bėjnė kėtė?
Bashkėpunėtorėt e Koshtunicės mendojnė se ende luhet loja pėr pushtet politik e shekullit tė 19-tė, se mund tė luajnė lojėn e pushteteve kundėr njėri tjetrit, ashtu siē bėri Serbia dhe fqinjėt e saj nė shekullin e 19 dhe 20, ashtu si veproi Tito. Ata mendojnė se mund tė injorojnė amerikanėt, pėrsa kohė janė “djem tė mirė” nė sytė e Bashkimit Evropian.
Le tė rikujtojmė se ēfarė ndodhi nė Mars. Autoritetet e Beogradit bėnė paqe me Bashkimin Evropian duke pranuar propozimet e Havier Solanės dhe duke i nėnshkruar ato me Gjukanoviēin. Patėn incidentin e shėmtuar qė pėrfshiu njė diplomat amerikan dhe ish gjeneralin Perishiē, me tė cilin treguan se “tani qė i kemi evropianėt nė xhep mund t’i injorojmė amerikanėt”. Ky ishte mesazhi.
Dhe tani mesazhi qė kemi ėshtė ky:“nuk na intereson se ēfarė mendojnė amerikanėt, ne kemi evropianėt nė xhep”. Nga ana tjetėr Bashkimi Evropian ka rikonfirmuar se do tė vazhdojė t’i japė Beogradit ndihmė financiare, pavarėsisht nga qėndrimi i tij ndaj Tribunalit tė Hagės dhe kėshtu njerėzit rreth Koshtunicės mendojnė se mund tė vazhdojnė tė luajnė kėtė lojė tė balancės sė pushteteve. Gjinxhiēi i di pak mė mire gjerat, por nuk shoh se si do tė mund tė vazhdojnė me tej, duke injoruar kėrkesat amerikane. Amerikanėt nga ana e tyre nuk do tė pranojnė mė premtimet e pėrjetshme tė Koshtunicės qė “sot do ta miratojmė njė ligj dhe nesėr do ta miratojmė njė ligj”.

REL: Zoti Mur shefi i UNMIK-ut, Mihal Shtajner kete jave vizitoi Beogradin. Si e komentoni kete vizite?

P. MOORE: Per dallim nga paraardhesi i tij Hakerup, Michael Steiner tha qė nė fillim se ēėshtjet e Prishtinės zgjidhen nė Prishtinė dhe ēėshtjet e Beogradit zgjidhen nė Beograd. Ai nuk do tė pėrzihet nė politikėn serbe dhe nė tė njėjtėn mėnyrė nuk do qė Beogradi tė pėrzihet nė punėt e Kosovės. Kjo ishte njė deklaratė mjaft e nevojshme dhe e rėndėsishme dhe shpresoj qė do t’i pėrmbahet esencės sė saj.
Personalisht mendoj se nuk ishte i dobishėm fakti qė ai i zhvilloi bisedimet pėr pėrbėrjen e strukturave qeverisėse tė Kosovės, pėrfshirė pėrbėrjen e zyrės sė tij nė Beograd, nė vend qė t’i diskutonte publikisht nė Prishtinė, edhe pse ato i zhvilloi privatisht nė Beograd. Shpresoj qė gjėrat do tė trajtohen nė mėnyrė mė diplomatike nė tė ardhmen, nė mėnyrė qė tė mos u krijohet pėrshtypja shqiptarėve nė Kosovė, serbėve nė Serbi dhe lidershipit nė Beograd, se vendi ku zgjidhen dhe diskutohen ēėshtjet e Kosovės ėshtė Beogradi. Kjo ėshtė shumė e gabuar. Nga ajo qe e dij dhe e kam degjuar eshte e qart se shumė njerėz tė politikės nė Serbi janė koshientė se e kanė humbur Kosovėn, pavarresisht qe kete nuk mund ta thone publikisht dhe as votuesve. Megjithatė sa mė shpejt tė largohen votuesit serbė nga iluzioni se kanė pushtet mbi Kosovėn, mė mirė do jetė pėr tė gjithė.
Mendoj se ėshtė shumė e rėndėsishme qė Serbia tė mos humbi mė kohėn dhe energjitė e veta nė Kosovė apo Mal tė Zi, por tė fillojė tė pėrqėndrohet nė problemet e veta. Ky do tė jetė njė hap i rėndėsishėm drejt reformės sė kulturės politike tė Serbisė, apo asaj qė disa intelektualė pėrparimtarė e quajnė denacifikim i Serbise. Pra, sa mė parė qė serbėt tė largohen nga iluzioni se ende luajnė rol nė Kosovė mendoj se ėshtė mė mirė pėr tė gjithė, sidomos pėr Serbinė.

REL: Kryeministri i Kosoves Bajram Rexhepi ka deklaruar se lufta kunder korrupsionit dhe krimit eshte nje nga prioritetet e qeverise se tij. Cdo te thote kjo qeshtje per Kosoven?

P. MOORE: Mendoj se kjo do tė thotė gjithcka. Siē e dimė ēėshtjet qė populli i Kosovės i ka mė afer zemres janė progresi, prosperiteti dhe pavarėsia dhe tė gjitha varen nga mposhtja e krimit dhe e korrupsionit. Ėshtė evidente se nė rast se elementet kriminale dominojnė ekonominė dhe strukturat sociale, do tė ketė pėrfitime kolosale pėr ta dhe pak pėrfitime pėr njerėzit e thjeshtė. Nė rast se ekonomia klasifikohet si e ndėrlidhur me krimin jashtė vendit, investorėt e huaj nuk do tė duan tė investojnė dhe do tė ketė mė pak vende pune pėr njerėzit. Sa i pėrket pavarėsisė jam i sigurt se tė gjithė ne Kosove e dijnė shumė mirė se ka shumė njerėz nė komunitetin ndėrkombėtar dhe jo vetėm mbeshtetesit e Beogradit, qė u besojnė argumenteve tė pėrhapura nga Beogradi gjatė viteve, se Kosova ėshtė nė tė vėrtetė vendi i korrupsionit, i trafikantėve tė drogės dhe njerėzve, i trafikantėve tė armėve dhe cigareve, etj. Dhe njė nga argumentet mė tė forta tė nxjerra nė qarqe shumė serioze perėndimore kunder pavaresise, ėshtė se nėse Kosova bėhet e pavarur pa e pastruar veten nga krimi, do tė jetė njė lloj “Shteti i Al kapones,” dhe se kjo paraqet nje kercenim per sigurine. Pra nė rast se kosovarėt nuk do japin prova se mund tė luftojnė krimin nė shtėpinė e tyre, dhe tė zgjidhin ēėshtjet e tyre, tė paktėn sa vendet e tjera nė Ballkan, atėhere askush nga komuniteti nderkombetare nuk do t’i mbėshtesė kėrkesat e tyre pėr pavarėsi. Kosoves askush nuk do t’ja ofrojė pavarėsinė nė pjatė argjendi, sepse ajo duhet tė fitohet. Dhe mėnyra e parė se si mund tė fitohet, pėrveē krijimit tė strukturave tė qėndrueshme politike, sistemit demokratik, ėshtė lufta kundėr krimit dhe korrupsionit. Dhe i uroj qeverisė shumė suksese nė kėtė drejtim sepse nga kjo varet e ardhmja e Kosovės.