hej turp ,ajo vrasese duhet varur
hej turp ,ajo vrasese duhet varur
DENIANA
qe mashkulli te vrase nje mashkull per hir te nje femre, kam degjuar, lexuar dhe pare me syte e mi...por ama qe ta bente edhe femra!!!!!!!!
nejse, ashtu si e tregojne edhe shoqet e viktimes, paska qene LACE ajo fare. paska patur TE NDENJURA per tia drejtuar pistoleten tjetres, qe mbi te gjitha ka qene edhe shoqja e saj, dhe te terheqe kembezen!
~!UAU!~
uroj, qe te behet shembull, qe ne te ardhmen mos te perseritet ky gjest (krim) i shemtuar.
{^_^}
::|maDes!gn © 2009|::
Nuk shkoj qe ta vras, shkoj ti them qe ta gezoshe por me 1 keshille 'sic ma beri mua prit se ta ben edhe ty'...Tradhetimi ne lidhje,tregon qe ajo lidhje ka probleme,kshq mbase ajo shoqja/goca te ka bere nder (keshtu e shoh une,mbase jam edhe gabim ngaqe sme ka ndodhur ndonjehere qe te me tradhetojnePostuar mė parė nga Leila
)
Sa per temen ' budallik','turp' ...ke frik edhe te dashurosh tani...cncnncnc...Gjynah per gocen qe i iku jeta....![]()
How can she fall, if there is no one there to catch her
keto ndodhin vetem tek shqiptaret
DENIANA
Nuk ndodhin vetem ne shqiptaret keto gjera jo, ne tere boten ndodhin, mos ju duket cudi. Me vjen keq per kete vajzen qe i iku jeta kot se koti. Sa keq dhe per prinderit qe humben vajzen e tyre, nderkohe qe sipas artikullit me siper, kishin humbur edhe nje djale nje vit me pare.
Ngushellime, vetem kaq mund te them
Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!
Leila thote : C'na beni ju gocat e forumit si me te zgjuta! Juve ta dini qe ju tradheton i dashuri, nuk shkoni tek ai, por tek vajza tjeter e na beni si te forta, "meshkujt s'rezistojne dot, keshtu qe u falet." Pfff... Edhe kjo e shkreta, me mendt e juaja u nis, te bente pak sherr e ti shkulte pak floket kesaj tjetres, por ja qe pati mundesi per nje arme dhe krijoi nje tragjedi.
---------------------------------------------------------------------------------------
cfare ka ketu mi goc per te forta ???
ato budallackat bene si te "forta " .... se te kishin nje " fije " mend ... nuk arrinin deri aty .. te zihen per nje mashkull .
Ta di une qe po me tradhton i dashuri/ fejuari/ burri ... Po Po Po shkoj dhe e takoj ate " femren" tjeter ... dhe vallahi doren i jap dhe i them " bravo te qoftem moj cuce .. " ...
so te ishte nis me mendt e tona - sic thua ti ... do ishte duke bere qef tani ... dhe jo ne burg .. Debilja !!
ps: Aruno ..qe thua zotrote mentaliteti shqiptare ka ndryshuar bre burre ... a nuk jane ato te rinj dhe te reja qe dalin neper TV dhe flasim per bashkejetesen , per divorcet , per civilizimin .. nuk jane ato qe bejne emisione dhe show-s moderne , si portokallia , fiks fare , kafazi i arte etc etc .. he pra ? apo kur perballen me jeten reale ... beeep nuk i pelqen .. ( kalojne ne ekstreme ) .... he![]()
Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....
po ka ndryshuar shume ,por vetem ne teori se ne praktike ndryshojne shume gjonat , psh rroga mesatare ne shqiperi eshte aty te 150 euro , kuptoje vete ti se cfare do qe te kesh ne mendje ti nuk e e realizon dot sepse nuk ke para , cmimet ishin te cmendura fare , per jetese apo bashkejetese apo martese ,harroje fare se ishte nje enderr e larget ...................Aruno ..qe thua zotrote mentaliteti shqiptare ka ndryshuar bre burre ... a nuk jane ato te rinj dhe te reja qe dalin neper TV dhe flasim per bashkejetesen , per divorcet , per civilizimin .. nuk jane ato qe bejne emisione dhe show-s moderne , si portokallia , fiks fare , kafazi i arte etc etc .. he pra ? apo kur perballen me jeten reale ... beeep nuk i pelqen .. ( kalojne ne ekstreme ) .... he
ta kom zili aruni qe ke ik aq larg
lexo me poshte pinko
CMIMET SI NE EVROPE, JETESA SI NE SOMALI
Pjesa me e madhe e qytetareve shqiptare jane te varfer dhe shume syresh jetojne nen minimumin jetik. Statistikat e BB-se tregojne se ne Shqiperi ka ende zona ne te cilat banoret jetojne me 1 dollare ne dite. Kjo nuk arrin as ne vleren 30 mije leke ne muaj, nderkohe qe vlera e minimumit jetik nga institucionet nderkombetare eshte percaktuar 90 mije leke. Kjo tregon se qytetaret shqiptare jetojne 3 here me poshte se niveli i minimumit jetik.
Ndersa varferia ne Shqiperi behet e tejskajshme qeveria cdo dite e me teper rrit cmimet per produktet e domosdoshme qe qytetaret kane nevoje per jetesen e tyre. Ndersa listat per blerjen e bukes rriten gjithnje e me shume ne dyqane, qeveria pranoi rritjen e cmimit te saj. Po keshtu rriti gati 38 per qind cmimin e energjise. Buxhetit te varfer te familjeve shqiptare iu shtua edhe rritja e cmimit te telefonise fikse, madje rritje me te madhe pesoi pikerisht shtresa me e varfer qe e perdorin telefonin brenda per brenda qytetit. Zyrtaret shqiptare justifikohen per cmimet me faktin se po i pershtatemi kushteve te BE-se. Po harrojne se qytetaret e tyre, pra shtresa me e varfer jeton si banoret e Somalise. Nje ndryshim i madh vihet re edhe me shtetet fqinje me Shqiperine, ku prej tyre vijne shumica e mallrave te importit. Mallrat qe importohen nga Maqedonia ne Shqiperi jane shume te shtrenja ne tregun tone dhe ka mallra te cilet jane deri ne 30 per qind me shtrenjte se ne Maqedoni. Rrogat e shtetasve shqiptare jane rreth 38 per qind me te uleta se Kosova e Maqedonia dhe 40 per qind me te vogla krahasuar vetem me Maqedonine. Po te krahasosh nivelin e pagave per disa profesione mes Shqiperise dhe Maqedonise vihet re nje raport deri ne 70-80 per qind me i larte se ne vendin tone. Profesioni i mesuesit ne Maqedoni paguhet 82 per qind me shume se ne Shqiperi.
Cmimet si ne Evrope, pagat simbolike
Te ardhurat e familjeve shqiptare jane minimale per te perballuar shpenzimet mujore, duke iu referuar cmimeve ne treg per te gjithe sherbimet. Statistikat zyrtare tregojne se shqiptaret shpenzojne rreth 60 per qind te te ardhurave vetem per ushqim, ndersa europianet harxhojne per t'u ushqyer 15-22 per qind te te ardhurave. Duke iu referuar statistikave shqiptare ne tregjet e vendit cmimet e produkteve ushqimore jane pothuajse te njejta me cmimet e vendeve te Europes. Por pagat e shqiptareve jane rreth rreth 15 here me te uleta se pagat e italianeve, grekeve apo gjermaneve. Diferenca e pagave theksohet me teper po te krahasohen ato te punetoreve, qe perbejne dhe pjesen me te madhe te popullise. Keshtu, nje punetor i thjeshte shqiptar merr ne vit vetem 68 mije leke. Ndersa ne vendet e ndryshme te Evropes paga e nje punetori varion nga 4 milione leke deri ne 1.3 milione leke. Ndersa diferenca e pagave mes shqiptareve dhe shtetasve te tjere te Europes vjen jithmone e duke u theksuar, e kunderta ndodh me cmimet e produkteve ushqimore, te cilat kane nje diference shume te vogel, madje cmimet e disa produkteve qe shiten ne vendin tone jane thuajse te njejta me cmimet e Italise apo Greqise.
Ekspertet e ekonomise theksojne se cmimet ne tregun shqiptar jane thuajse te njejta me tregun europian, pasi pjesa me e madhe e produkteve ushqimore importohen nga vendet e Europes.
Raporti i SKZHES
Sipas nje raporti zyrtar te Strategjise se Zhvillimit Ekonomik dhe Social, mbeshtetur ne treguesin e nivelit relativ te varferise, 29.6 per qind e shqiptareve jane te varfer, ndersa gjysma e tyre jetojne ne kategorine e varferise ekstreme. Varferia eshte e perqendruar kryesisht ne zonat rurale. Nder 5 te varfer, 4 jetojne ne fshat. Nese merret ne konsiderate niveli absolut i varferise, 1 ne cdo 6 familje jetojne me me pak se 1 dollar ne dite per person dhe pothuajse nje ne dy familje jetojne me me pak se 2 dollare ne dite per person.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ATMAN : 11-01-2005 mė 12:39
Ardian Klosi
Jemi mėsuar qė ēdo ditė tė lexojmė nė gazeta e tė shohim nė TV pėr vrasje tė ndryshme. Tani nuk na bėn mė pėrshtypje qė diku, dje, sot ndodhi njė vrasje, por vetėm mėnyra se si ndodhi vrasja dhe kush vrau kė. Burri vrau bashkėshorten pse e kapi nė flagrancė, vėllai vrau vėllain se ishte i dehur, djali vrau nėnėn pse kjo punonte si prostitutė; vrasja u krye me pistoletė, me automatik, me djegie pėr sė gjalli, me thika, me tritol etj. Dhe pėr ēudi sa vijnė e shtohen variacionet, a thua se vrasėsit janė nė njė valė me mediat dhe kėrkojnė me ose pavetėdije qė vrasja mė e re tė jetė sa mė spektakolare, qė fisit tė tė vrarit a tė sė vrarės t'i ngrihen flokėt pėrpjetė kur ta mėsojė ngjarjen nė darkė nga ekrani.
Duam ta lėmė mėnjanė kėtu aspektin mediatik, njėfarė buje ose reklame qė u bėjnė padashur gazetat dhe ekranet tona ngjarjeve tė tilla (dihet qė mediat kėrkojnė elementin tronditės pėr t'u pėrhapur sa mė shumė nė publik). Por edhe kur e heqim kėtė aspekt realiteti mbetet: nė Shqipėri ndodhin jashtėzakonisht shumė vrasje dhe akte tė dhunshme, krahasuar me numrin e popullsisė, krahasuar edhe me popujt fqinjė me ne. Jo vetėm atij tė huajit qė e percepton Shqipėrinė pėrmes shtypit e ekranit, por edhe neve vetė qė jemi lindur e rritur kėtu, na duket se jetojmė nė njė realitet tė dhunshėm dhe se dhuna kohėve tė fundit ka ardhur duke u shtuar. Nuk duam tė bėjmė kėtu krahasime me vite tė jashtėzakonshme tė historisė sonė tė re, si 1991-92 ose 1997, por nė njė realitet paqėsor si ky europian qė jetojmė sot, e pėrsėrisim, dhuna nė Shqipėri ka marrė pėrmasa dramatike.
Mė sė pari duam tė ndajmė ndėr vrasjet qė ndodhin pėrditė, ato qė janė "emocionale" prej vrasjeve mafioze. Kėto tė fundit, si p.sh. qėrime hesapesh mes bandave, ndodhin nė ēdo vend ku ka varfėri dhe mungesė shteti, ndaj nuk ka ndonjė vlerė tė zgjatesh me to. Mbetet njė numėr i madh vrasjesh nė gjaknxehtėsi, ato qė nė gjuhėn juridike quhen "pėr motive tė dobta".
Kemi pastaj njė sėrė vrasjesh pėr gjakmarrje, dmth. pėr kanun; tė parat lidhen ngushtė me tė dytat, dhe me tė dyja palėt do tė merrem mė hollėsisht pak mė poshtė. Por desha tė theksoj qė nė fillim, se nė Shqipėri dhuna nuk shprehet vetėm nė vrasje ose plagosje, atė e ndeshim pėrditė nė mėnyrėn se si sillen shumė qytetarė ndaj komunitetit:
- njė numėr i madh bashkatdhetarėsh bėjnė veprime force, pa pyetur se kjo gjė dėmton komunitetin. E zėmė, dikush zgjeron apartamentin e vet, duke nxjerrė njė xhungė mbi lulishten ku dikur loznin tė gjithė fėmijėt e bllokut. Njė tjetėr qė ka hapur njė lokal shqyen tubin e pėrbashkėt tė ujėsjellsit, prish me kėtė rast edhe rrugėn, merr ujė vetė dhe nuk pyet nėse fqinjėt tani do tė marrin mė pak ujė dhe do tė pėrdorin njė rrugė mė tė keqe. Njė i tretė bllokon kolektorėt e ujėrave tė zeza, sepse do tė ndėrtojė njė garazh ose njė restorant etj. etj. Janė tė pafund shembujt e dhunės indirekte qė ushtrojnė qytetarėt "e fortė" shqiptarė ndaj qytetarėve tė dobėt shqiptarė. Kėta, qė pėrbėjnė edhe shumicėn, janė tė dobėt sepse s'dinė tė mbrohen, por edhe pse shteti ose qyteti i tyre nuk i merr nė mbrojtje;
- e dhunshme ėshtė edhe mėnyra se si ngasin makinat njė numėr bashkatdhetarėsh kokėnxehtė. Parakalime nė mes tė qytetit nė rrugė tė ngushta, kapėrcime kryqėzimi me dritė tė kuqe, goma qė ulėrasin nga gazi i tepėrt, bori kanosėse ja disa shfaqje tė pėrditshme tė dhunės nė trafikun e qyteteve tona. Ndoshta autorėt janė prapė pakicė, por ka nga ana tjetėr njė shumicė shoferėsh, qė, e zėmė, kur marrin kthesėn, asnjėherė nuk presin tė kalojė kėmbėsori i cili ecėn nė vijė tė drejtė dhe ka pėrparėsinė me ligj! Ja edhe njė shembull i pėrdorimit tė dhunės ndaj mė tė dobtit (sipas logjikės: "unė jam mė i fortė sepse kam makinė, unė tė shkel"). Sa pėr vete, e pranoj qė kam frikė t'u tėrheq vėrejtjen kokėnxehtėve nė trafik, sepse ma merr mendja se e kanė gati nė kofano njė pistoletė, e pakta njė thikė.
- nė njė kuptim mė tė pėrgjithshėm, e dhunshme ėshtė edhe vetė gjuha shqipe, ashtu siē e pėrdorin shtresa tė gjera tė popullsisė. Shprehje si "tė hėngėrt mortja", "tė shpėlaftė njė kolerė", "tė lėrofsha nėnėn", "tė bėfsha gropėn" etj. etj. janė fare tė zakonshme te ne dhe tė papėrkthyeshme nė gjuhė tė tjera, tė paktėn europiane. Ėshtė e vėrtetė qė nė pėrgjithėsi gjuhėt ballkanike kanė shumė shprehje tė dhunshme sikundėr shqipja, megjithatė mua mė duket se jemi i vetmi vend ku nėna i thotė fėmijės (me pėrkėdheli): "hajde kėtu, mor tė bėfsha gropėn!", ose shoqja shokut "uh, tė rėntė pika, sa i lezeēėm qė je, uh tė nxjerrēin sytė!" (gjuhėt europianeperėndimore as qė e kanė mėnyrėn dėshirore me "ta ...fsha"). Provoni tė kaloni bri ndonjė grupi tė rinjsh qė rrinė kot nė ndonjė bordurė, veshėt do t'ju kapin sa tinguj fėrkimorė vėrshėllyes si "shsh" "fsh" "ifsha" etj. Tė tilla grupe, edhe pse mund tė pėrbėhen nga "ēuna tė mirė", pėr mua rrezatojnė dhunė njė orė larg.
S'ka dyshim qė gjuha nė kėto raste ėshtė mjaft larg nga realiteti, se nėna kurrė nuk do t'ia bėnte gropėn fėmijės, se e dashura nuk pret qė i dashuri tė pėsojė hemorragji cerebrale, se dy shqiptarė tė nxehur mund t'i lėshojnė njėri-tjetrit lumenj me kėrcėnime tė lemerishme dhe nė fund tė mos ndodhė asgjė, as edhe njė grusht, megjithatė violenca nė gjuhė dhe nė shfaqjet e tjera qė pėrmenda mė sipėr flet pėr historinė tonė dhe ka arsye mė tė thella seē i dėften realiteti qė jetojmė.
Rrėnjėt e sė keqes
1. Sikurse e kanė nėnvizuar edhe kolegė tė tjerė, ndėr tė cilėt do tė veēoja shkrimet e Fatos Lubonjės te "Pėrpjekja" dhe "Shekulli", njė pjesė e madhe e popullsisė shqiptare vjen nga njė realitet i vrazhdė fisnor. Ndarja e shoqėrisė nė fise, bajraqe, klane, me gjithė rregullat gjakatare qė e qeverisnin kėtė ndarje, nuk ėshtė mė shumė se dy-tri breza larg nesh. Nė Shqipėri, sidomos nė zonėn e Veriut ka pasur enklava tė tėra, qė kanė jetuar pėr shekuj nė bazė tė kodit tė tyre zakonor, pa njohur asnjėlloj autoriteti tjetėr tė jashtėm. Kjo ndodhte nė kushtet e njė terreni tepėr tė thyer malor, i cili ndoshta nuk do tė kishte mjaftuar pėr tė ushqyer brezat e shqiptarėve edhe sikur kėta tė kishin jetuar nė paqe mes njėri-tjetrit. Prandaj veē blegtorisė sė pakėt, veprimtaria tjetėr e banorėve kish tė bėnte kryesisht me dhunėn: ose fitohej jetesa si mercenar duke luftuar pėr Turqinė etj., ose pėrmes vjedhjes sė bagėtisė nė ultėsirat mė tė begata tė perėndimit, drejt bregut Adriatik, ose tė lindjes, matanė ujėrave tė Drinit. Mungesėn e njė komuniteti tė ngushtė, qė do t'i jepte fund individualizmit tė rrezikshėm shqiptar dhe ushtrimit tė dy zanateve tė dhunshme qė pėrmendėm, e tregon edhe mėnyra e ndėrtimit tė banesave nė krahinat nė fjalė: gjithmonė veē e veē e larg nga njėra-tjetra, me mure mė shumė prej kėshtjelle se prej shtėpie, me tė ēara mė shumė frėngji se dritare. Nuk dua tė zgjatem mė shumė nė kėtė linjė, sepse ėshtė trajtuar mjaft mirė, sidomos nga albanologė tė huaj dhe sepse nuk dua tė prek pėrkatėsinė krahinore tė askujt (nė fund tė fundit tė gjithė nga ato enklava tė izoluara burojmė, pėrndryshe do tė ishim asimiluar si popull). Po citoj kėtu vetėm Theodor Ippenin, albanologun e madh, ish-konsull i perandorisė austro-hungareze nė Shkodėr nė fund tė shek. 19, qė veē studimeve tė panumėrta pėr Veriun e Shqipėrisė ka edhe meritėn, me njohuritė e tij, si pėrfaqėsues nė Konferencėn e ambasadorėve nė Londėr, qė shumė treva shqipfolėse nuk iu "falėn" fqinjve: pasi flet pėr krahinat e ndryshme, Ippeni jep shkurtimisht karakteristikat e banorėve tė tyre. "Varfėria e madhe e popullsisė nuk shpjegohet nė mėnyrė tė mjaftueshme nga terreni gjeografik. Njė popullatė qė do tė merrej me zell e seriozisht me bujqėsi e blegtori, qė do tė ishte punėtore, do mund tė krijonte nė M. [emri i krahinės] njė ekzistencė ekonomike tė pranueshme, pa varfėri e skamje. Ka tri rrethana qė shkaktojnė gjendjen e sotme tė mjeruar: gjakmarrja, prirja e pakėt e popullsisė pėr punė si dhe padituria dhe shkalla e ulėt kulturore nė tė cilėn ndodhen" ("Malėsia e Shqipėrisė Veriperėndimore", Vjenė 1908, f. 36). Po kėtu, kur flitet pėr njė krahinė fqinje me M., qė fillon gjithashtu me M., lexojmė: "Popullsia nuk pranon tė rekrutohet dhe as tė paguajė taksa moderne shteti. Administrata shtetėrore juridike nė M. gjithashtu nuk funksionon, popullata respekton tė drejtėn e vet kombėtare zakonore. Gjendja e sigurisė kėtu ėshtė, siē mund tė pėrfytyrohet pėr njė vend ku gjakmarrja zbatohet nė mėnyrė rigoroze, tepėr e brishtė. Kreu i kėtushėm, pashai i M. gėzon njėfarė autoriteti, por as ai nuk mund tė pengojė qė m-t tė hidhen pėr grabitje nė krahinat fqinje, sidomos nė qarqet qė ndodhen nė drejtim tė detit Adriatik (f. 64-65).
Ky libėr, i cili sė shpejti do tė dalė edhe nė shqip, na mėson shumė pėr kėto pjesė tė errėta tė historisė sonė, tė cilat as nuk mund tė rrimė pa i njohur as, s'di mend, nuk duhet t'i idealizojmė; sepse nuk kanė munguar pėrpjekjet pėr ta idilizuar Kanunin e Maleve, pėr ta shfrytėzuar madje si model Kushtetute (orvatja qesharake e Berishės para kushtetutės sė 1994-s). Kanuni, jo vetėm si pjesė e jashtme qė vazhdon tė gjejė zbatim nė treva e vendbanime tė caktuara tė Shqipėris, por edhe si pjesė e brendshme jona, me pėrcaktimet e tij brutale, ku praktikisht ēdo fyerje lahet vetėm me gjak, arrin tė shpjegojė shumė nga kėto ndodhitė tona tė pėrditshme.
Sepse praktikisht shumica e vrasjeve qė dėgjojmė kėto kohė ndodhin pėr shkak fyerjesh. Fyerje e nderit ėshtė edhe kur bashkėshorti sheh bashkėshorten nė shtrat me njė jaran. Cili ėshtė reagimi i tij? Dora qė shkon menjėherė te revolveri. Natyrisht njė veprim prej frikacaku nė gjaknxehtėsi, pasi qėllon mbi njerėz tė paarmatosur, por edhe pse mungon gjithmonė kurajoja pėr ta prishur publikisht njė kurorė e pėr tė filluar njė jetė tjetėr. Veē burracakėrisė nė veprime tė tilla ėshtė pas gjithmonė Kanuni, pasi ai parashikon tė tilla dėnime pėr gratė ("Pėr dy punė e ka fishekun nė shpinė grueja: a) pėr kurvni; b) pėr mik tė prem" - Kanuni i Lek Dukagjinit, nye i tridheteparė).
2. Ka shumė vetė te ne qė kujtojnė me nostalgji regjimin e Enver Hoxhės, "sepse ai i mblodhi tė gjitha armėt, ai vuri rregull dhe qetėsi, ai ndaloi gjakmarrjen etj.". Natyrisht njė gjykim krejt i cungėt, qė tregon vetėm njėrėn anė tė sė vėrtetės. Ai regjim e ndaloi gjakmarrjen me dhunė dhe jo me emancipim, ai nuk ofroi as ndonjė moral tjetėr qė do t'i zinte vendin moralit tė hakmarrjes. Fakti qė gjakmarrja mori vrull sapo ra regjimi komunist, tregon qė ndryshimi kishte ndodhur vetėm nė sipėrfaqe, nė cipėn e realitetit, dhe jo nė thellėsi.
Veē kėsaj diktatura e veēantė shqiptare ndaloi me gjithsejt fenė, qė ėshtė historikisht ekuilibruesja ose kundėrpesha mė e natyrshme kundėr krimit - kujtoni vetėm dekalogun e tė krishterėve. Nė vend tė kėsaj u shpall botėrisht se "feja e shqyptarit asht shqyptaria", njė moto qė edhe sot mbahet pėr tė madh. Si mund tė jetė shqiptaria fe? Unė mendoj qė vargje mė tė dyshimta dhe mė ngatėrrestare nė historinė e letėrsisė sonė nuk gjen, edhe pse Pashko Vasa i shkroi ato nė kushte tė caktuara, pėr tė bashkuar shqiptarėt e pėrēarė.
Mė anė tjetėr, regjimi i Hoxhės ishte vetė tepėr i dhunshėm, si nė veprime ashtu edhe nė fjalor. Njerėzit mė me autoritet tė regjimit ishin pikėrisht ata qė kishin bėrė mė shumė krime gjatė luftės dhe pas saj. "Do t'ua bėmė kėmbėt direkė", "do t'u derdhim plumb tė shkrirė nė grykė", "t'i fshijmė me fshesė tė hekurt" etj. etj. kanė qenė shprehje tė preferuara tė propagandės sė asaj kohe. Kėngėt popullore qė pėlqeheshin mė shumė ishin ato ku thuhej se "korbat mė nxorėn sytė" ose "mora rrugėn pėr Janinė, copė e ēikė ma bėnė mėlēinė etj."
Rrugės para se tė zbresėsh nė Himarė ka qenė gjithmonė njė gur pėrkujtimor pėr njė betejė, ku shkruhej "Luftė qė bėtė atė ditė/ Me plumb ia gristė mėlēitė". Ka nja dy-tri vjet qė njė dorė e mbarė e ka fshirė tekstin makabėr. Nė vend tė tij disa metra mė tutje ėshtė vendosur njė kuvlizė me figurėn e njė shenjtorit dhe njė qiri tė ndezur. Janė shenja qė tė bėjnė tė shpresosh, aq mė shumė nga njė vend i tillė, i cili historikisht zeje kryesore ka pasur luftėn.
Po tani?
Mendoj se debatet e shumta, konferencat, qoftė dhe aktet simbolike me aktorė tė Hollivudit, edhe pse mund t'u kthejnė mendjen disa pak vetėve, nė plan tė pėrgjithshėm pak sjellin. Ka, pėr mendimin tim vetėm dy rrugė: e para, shteti duhet tė mbledhė, pa mėshirė dhe me dhunė ligjore, tė gjitha armėt qė i mbajnė pa leje shqiparėt, pa dallim feje, krahine dhe ideje. Ēdo ngurrim i mėtejshėm, tregon frikė tė kėtij shteti dhe burracakėri tė krerėve tė tij, e cila do tė sjellė pasoja tė rėnda e ēdo ditė mė tė rėnda, pasi te ne vazhdojnė tė mbajnė armė edhe pesėmbėdhjetėvjeēarė. Gjyqėsori i kėtij shteti duhet tė japė dėnime drastike pėr ēdo krim ndaj jetės, ku mos ketė vend as pėr amnisti e as pėr rrethana lehtėsuese. Rruga e dytė, paralele, qė natyrisht ėshtė mė e gjatė dhe mė e vėshtirė, ka tė bėjė me ndryshimin e mentalitetit kanunor tė shumė bashkėkombasve. Kėtu roli i parė i takon shkollės (tekstet e tė cilave vazhdojnė tė jenė tė mbushura me njerėz qė vringėllijnė shpatat dhe pushkėt), por edhe mediat, botime e gjithēka publike do duhej tė pėrpiqej qė nė patriotėt tanė tė zėrė gjithmonė e mė shumė vend shpirti paqėsor.
Pse te djeg, mi Pinku? Pse e perfshin veten me zor kur une po perpiqem te tregoj pak takt dhe sensibility duke i rene nga Kina... aq sa mundem, natyrisht, se kam difekt ne gen qe s'me lejon shume. Le qe kjo eshte e tmerrshme... mos rente njeri ne dashuri me dike qe e do nje femer tjeter. Do thoja, "femer psikopate," po psikopatet kuptohen shume vone, pasi behet gjema.
trendafila manushaqe
ne dyshek te zoterise tate
me dhe besen e me ke
dhe shega me s'me nxe
Cfare me djeg mi Leila ? he ?Postuar mė parė nga Leila
e pse duhet te me djegi valle ... a nuk eshte ky nje forum i hapur per te gjithe .. pavaresisht se ka dhe mosperputhje mendimesh /opinionesh ?
Te erdhi keq ty qe u perfshiva une ... po ku ta di une qe ju i thoni gjerat terthorazi dhe i bini nga Kina ... se jo per gje i bie gjate e gjate ... me shkurt next time .
Ti e dashur pergjithesove ne postin tend ... dhe besoj eshte e drejta ime ta them dhe une opinionin tim ... besoj ti nuk i merr shume personalisht se dhe qellimi im me shume ishte diskutues-shoqerore dhe jo te shkoj kundra teje personalisht .
Besoj me kupton apo jo ?
Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....
Krijoni Kontakt