Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 59
  1. #41
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Varroset sot ne Perrenjas Suela Sina, studentja e vrare nga shoqja e dhomes


    PERRENJAS (11 Janar) -Suela Sina, studentja 20 vjecare nga qyteti i Perrenjasit e cila u vra nje dite me pare nga shoqja e saj e dhomes eshte percjelle sot per ne banesen e fundit.Familja Sina nuk u ka besuar lajmeve te dhena ne media per vajzen e tyre Suelen. Nje vit me pare nje tjeter tragjedi goditi familjen Sina kur djali i tyre i vetem humbi jeten gjate nje nderhyrjeje kirurgjikale ne Stamboll te Turqise. Ende pa u sheruar kjo plage vjen dhe humbja e femijes se dye per kete familje. Ne varrimin e studentes se anglishtes te universitetit Fan Noli kane marre pjese mijera vete nderkohe qe motra e saj e cila jeton ne Australi nuk ka mundur te mberrije para varrimit. Suela eshte varrosur e veshur si nuse prane vellait te saj i cili vdiq nje vit me pare. Nderkohe familja e Sueles nuk ka lejuar qe ne varrim krahas te afermve e miqve te familjes te merrnin pjese studente e pedagoge nga universiteti ku ajo studionte.Ata kane preferuar qe ne ceremonine mortore te merrnin pjese vetem shoket e shoqet e saj nga qyteti i Perrenjasit si dhe disa pedagoge miq te familjes Sina. Suela Sina,studente ne vitin e dyte ne fakultetin e gjuheve te huaja u vra nje dite me pare ne dhomen e saj pas nje grindeje me shoqen e saj Ornela Capollari.Te dyja vajza ishin shoqe te ngushta dhe shoqeroheshin shpesh me njera tjetren.Ne fillim te ketij viti Ornela kishte bere vizite ne familjen e Sueles me rastin e festave.Pas vrasjes policia arrestoi Ornela Capollarin nderkohe qe shoqeroi dhe disa persona te tjere.

  2. #42
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    KORĒE/ Ornela Ēapollari kishte lėnė edhe njė letėr lamtumire pranė shoqes sė saj studente

    Bar miu nė ēantėn e vajzės vrasėse
    Policia: Dyshime se donte tė mbulonte krimin si vetėvrasje


    --------------------------------------------------------------------------------

    Roland Beqiraj


    KORĒE

    Njė qese me fostoksinė e gjetur nė ēantėn e Ornela Ēapollarit, e akuzuar pėr vrasjen e shoqes sė saj tė dhomės, dhe letra e zbuluar nė dhomėn e krimit duket se i kanė intriguar edhe mė shumė hetuesit e policisė sė Korēės. Sipas hetuesve, kėto dy elemente janė pėrdorur nga studentja e vitit tė tretė pėr t'i bėrė ata tė besojnė se Suela Sina ishte vetėvrarė. Edhe gjatė ditės sė djeshme Ornela e ka mohuar plotėsisht autorėsinė e krimit. Gjatė marrjes nė pyetje, ajo ka shpjeguar se e kishte blerė barin e miut se do ta ēonte nė shtėpinė e saj, pasi aty kishin shumė minj. Por njė gjė e tillė nuk i ka bindur aspak inspektorėt, tė cilėt kanė ngritur edhe dyshimet e para, se vajza fillimisht ka dashur qė ta helmojė Suela Sinėn me fostoksinė, duke montuar njė vetėvrasje tė saj. Kjo mund tė ketė qenė njė mėnyrė qė Ornela tė hiqte ēdo dyshim nga vetja.

    Dyshimet
    Sipas burimeve nga policia e Korēės, Ornela Ēapollari e kishte menduar mirė eleminimin e shoqes sė saj tė dhomės, nė ēdo lloj mėnyre, madje duke pėrdorur edhe helmimin, gjė qė do ta bėnte mė tė vėshtirė zbulimin e vdekjes sė saj. Ajo qė i shtyu ata drejt kėtij dyshimi, ishte qesja me fostoksinė qė ata kanė gjetur nė ēantėn e tė akuzuarės. Por duket se ajo ka gjetur njė argument tė zakonshėm pėr tė justifikuar praninė e ilaēit vdekjeprurės nė ēantėn e saj. "Nė shtėpi kemi shumė minj dhe prandaj i kisha blerė", ėshtė motivuar ajo. Tė pabindur nga ky fakt, hetuesit kanė hedhur dyshimin se mos ajo ka pasur qėllim helmimin e Suelės. Po kėshtu, atyre u ka lindur edhe dyshimi tjetėr se ndoshta Ornela mund tė kishte shkaktuar njė vrasje tė dyfishtė. Pas ekzekutimit me pistoletė tė 20-vjeēares Sina, ajo tė ketė dashur t'i jepte fund edhe jetės sė saj. Por duket se Ornela nuk ka pasur guxim qė, pasi kishte vėnė dorė mbi shoqen e ngushtė, tė vetėhelmohej.

    Letra
    Njė tjetėr element qė i ka bindur edhe mė shumė ekspertėt e krimeve se autoria e vrasjes ėshtė Ornela Ēapollari, ėshtė njė letėr e gjetur mbi krevatin e viktimės. Nė letėr shkruhej: "Baba unė kėtė e bėra. Shkaku pėr kėtė ėshtė Ilir Cano. Ju nuk keni asnjė lloj pėrgjegjėsie". Sipas burimeve tė policisė, nė letėr nuk ishte shkruar asgjė qė tė tregonte pendesėn e vajzės pėr krimin e kryer. Por edhe kėtu inspektorėt kanė parė njė tjetėr inskenim tė Ēapollarit. Ndoshta ajo mund tė ishte edhe njė letėr qė mund ta shkruante Suela, para vetėhelmimit tė mundshėm, pasi nė letėr nuk kishte asnjė emėr se kujt i drejtohej. Por edhe ekzistencėn e letrės ajo ka vazhduar ta mohojė, duke mos pranuar se e ka shkruar ajo. Megjithatė letra ėshtė dėrguar nė laborator pėr tė vėrtetuar edhe njė herė se kush ėshtė shkruesi i saj. Shkrimi i njė letre para njė vrasjeje, sipas ekspertėve, ėshtė njė mėnyrė e frymėzuar nga telenovelat dhe Ornela e ka pėrdorur si njė element pėr tė futur hetimet nė njė tjetėr rrjedhė.


    Ornela urinoi para prokurorėve

    Dyzetetetė orėt e fundit tė 21-vjeēares Ornela Ēapollari nuk kanė qenė aspak tė lehta. E gjendur nė situata dhe nė presione nga mė tė ndryshmet, ajo e ka pasur shumė tė vėshtirė pėrballjen me pėrfaqėsuesit e akuzės. Gjatė marrjes nė pyetje ditėn e djeshme, ajo u bė protagoniste e njė situate aspak tė kėndshme. Nga stresi dhe tensioni i madh, e ndodhur pėrpara hetuesve, ajo pati njė jashtėqitje tė pavullnetshme. Tė gjendur pėrballė kėsaj situate, hetuesit e dėrguan ata nė dhomat e paraburgimit pėr ta pyetur mė pas. Pasi e kanė lėnė pėr disa orė tė qetėsohej, Ornela ėshtė marrė sėrish nė pyetje nga pėrfaqėsuesit e akuzės. Qė nga momenti qė ėshtė arrestuar, vetėm njė orė e gjysmė pas vrasjes, studentja e vitit tė tretė nuk e ka pranuar pėr asnjė ēast vrasjen. Ajo madje nuk ka pranuar as tė ketė shkruar letrėn, ndėrsa pėr fostoksinėn e gjetur nė ēantė ka dhėnė njė argument jo fort bindės.

  3. #43
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Nata e parė pas vrasjes nė godinėn e vajzave

    Frika pushton konviktin, studentet kthehen nė shtėpi


    --------------------------------------------------------------------------------



    KORĒE

    Njė qetėsi varri ka mbretėruar gjatė gjithė ditės sė djeshme nė godinėn e vajzave tė Qytetit Studenti. Lajmi i vrasjes sė Suelės dhe imazhet e policėve qė transportonin kufomėn, e kanė bėrė tė tyren. Gjatė orėve tė pasdites sė tė hėnės, shumė prej prindėrve qė kanė mėsuar pėr vrasjen nė konvikt, kanė rendur nė qytet me lutjen qė e keqja tė mos kishte trokitur nė derėn e tyre. Por edhe pasi ėshtė mėsuar emri i viktimės, njė pjesė e mirė e prindėrve kanė vendosur qė t'i marrin me vete nė shtėpi vajzat e tyre. Ndėrkohė, vajzat qė nuk e kanė pasur kėtė fat, kanė preferuar tė kalojnė natėn nė dhomat e shoqeve tė tyre, sa mė larg katit tė pestė ku ndodhi edhe vrasja. Deri nė orėt e vona tė natės, kur janė fikur edhe dritat e fundit nė dhoma, nė hyrje tė godinave ka qėndruar njė ambulancė dhe njė ekip mjekėsh tė urgjencės, tė gatshėm pėr tė ndėrhyrė nė rast tė ndonjė tė fikti apo shqetėsimi tjetėr shėndetėsor tė vajzave.

    Ndėrpritet mėsimi
    Mėngjesi i sotėm e ka gjetur tė mbyllur katin e pestė tė godinės. Tė mbyllura janė edhe dhomat e katit dhe studentet kanė rėnė dakord qė ta hapin derėn vetėm pasi tė dėgjojnė njė kod trokitjeje tė vendosur mes tyre. Gjurmėt e tronditjes dhe frikės nuk janė fashitur ende dhe, si pėr tė kujtuar gjithēka ka ndodhur njė ditė mė parė, shėrben edhe prania e ekspertėve tė policisė, qė po mbledhin detaje tė ndryshme si prova nė vendin e ngjarjes. Ndėrkohė, studentėt e anglishtes sė vitit tė dytė, shokėt e klasės tė Suelės, nuk zhvilluan mėsim. Njė grup djemsh dhe vajzash u paraqitėn nė dekanat dhe kėrkuan qė dita e martė pėr ta tė ishte ditė pushimi. I gjithė kursi vendosi qė t'i jepte lamtumirėn e fundit shoqes sė tyre nė Pėrrenjas. Kėshtu, rreth orės 10.00 njė autobus i prenotuar nga studentėt u nis drejt qytetit tė Suelės. Njė nga shoqet e saj u shpreh se gjatė gjithė natės ishin nė dilemė nėse do tė shkonin apo jo nė varrim. Kjo pasi familjarėt ishin shprehur se nuk kishin asnjė lloj dėshire qė nė varrimin e vajzės sė tyre tė ishin studentėt, pasi sipas tyre ishin kėta studentė qė e kishin marrė vajzėn e tyre nė qafė dhe qė kishin hedhur baltė mbi tė. Duke menduar se kėto deklarime kanė qenė vetėm emocionale, ata vendosėn qė tė niseshin. Ndėrkohė, edhe studentėt e tjerė tė universitetit dukej qartazi se nuk kishin ndonjė dėshirė pėr mėsim pas njė nate tė kaluar pa gjumė. Si rrjedhojė, pedagogėt kanė vendosur t'i kryejnė orėt e mėsimit tė shkurtuara.

    Kontrolli nė konvikt
    Edhe pse mundoheshin mė kot tė devijonin, debatet e studentėve shkonin sėrish tek e njėjta temė: vrasja nė dhomėn numėr 62. Pothuaj tė gjitha thashethemet konfirmonin se Iliri, i dashuri i Suelės, nuk kishte pasur asnjė qėllim ndaj Ornelės. Ishte kjo e fundit qė mund tė kishte krijuar iluzione se mund ta ndante atė nga Suela pėr ta bėrė tė sajin. Ndėrkohė, studentėt mė skeptikė shpreheshin tė bindur se gjithēka kishte ndodhur si pasojė e pėrdorimit tė narkotikėve, tė cilėt janė tė pėrhapur jo pak nė konvikt. Dikush tregon se nė godina shpėrndahet hashashi si tė jetė cigare. Dhe si tė mos mjaftojė kjo, ka raste qė nė godinat e vajzave hyjnė edhe persona qė nuk janė studentė. Nga ana tjetėr, pas ngjarjes sė rėndė drejtuesit e konviktit kanė vendosur rregulla tė reja pėr tė mbajtur nėn kontroll ēdo tė papritur. Dje, kujdestarėt kontrollonin nė mėnyrė tė detajuar lėvizjet e konviktorėve. E gjithė kjo situatė tronditjeje duket se do tė vazhdojė gjatė edhe nė ditėt e ardhshme nė konviktin e vajzave. ro.be.


    Pistoleta e krimit gjendet pas godinės

    Pistoleta e krimit ėshtė gjetur vetėm pak orė pas vrasjes pas konviktit, rreth njė kilometėr nga vendi ku u vra Suela Sina. Sipas uniformave blu tė Korēės, pistoleta ėshtė zbuluar gjatė natės sė djeshme. Nga ekspertiza balistike e armės ka rezultuar se prej pistoletės ka dalė vetėm njė plumb. Gjithashtu, ekspertėt e Policisė Kriminale kanė fiksuar edhe shenjat e gishtėrinjve tė mbetura nė armėn e krimit. Nė bazė tė krahasimit tė kėtyre shenjave me ato tė 21-vjeēares Ornela Ēapollari, ka rezultuar se ato janė tė njėjta. Kjo ėshtė njė provė tjetėr qė nė njėfarė mėnyre bėn me faj studenten e vitit tė tretė tė gjuhėve tė huaja. Ndėrkohė, mėsohet se qitja nuk ėshtė bėrė me puthitje, por ėshtė kryer nga njė distancė prej 22 centimetrash.


    Frika e hakmarrjes, studenti ruhet me policė

    Studenti i vitit tė katėrt dega agronomi, Ilir Cano, tashmė mbahet nė njė vend tė fshehtė dhe ruhet nga njė polic. Sipas uniformave blu tė Korēės, njė gjė e tillė ėshtė bėrė, pasi ai mund tė rrezikohet nga ndonjė hakmarrje e mundshme nga dy familjet e prekura. Fillimisht 21-vjeēarin nga Pogradeci e kanė kėshilluar qė tė mos shkonte mė nė punėn e tij nė lokalin "Tea", ku punonte si kamerier. Edhe gjatė marrjes nė pyetje ditėn e djeshme Iliri ka vazhduar tė kėmbėngulė se ai donte vetėm Suelėn dhe nuk kishte asnjė lidhje me Ornelėn.


    Babai i Ornelės mbetet nė qeli

    Sapo ka mėsuar lajmin tronditės, Ēelik Ēapollari ka lėnė Pogradecin dhe ėshtė nisur nė drejtim tė Korēės pėr tė marrė vesh mė shumė pėr vajzėn e tij. Por nė duart e kryetarit tė komunės sė Zdėrvastės tashmė janė shtrėnguar prangat, pasi ai akuzohet pėr fyerje dhe kundėrshtim tė uniformave blu. Pasi ėshtė paraqitur nė polici, uniformat blu tė Korēės e kanė marrė babain e Ornelės e bashkė me tė kanė shkuar nė Pogradec pėr tė bėrė njė kontroll nė shtėpinė e tij. Por aty Ēapollari i ka kundėrshtuar uniformat blu, e nė kėto kushte policia ka vendosur qė ta arrestojė. I tė njėjtit mendim ka qenė edhe prokurori i ēėshtjes, i cili ka pranuar arrestimin e tij deri nė gjetjen edhe tė autorėsisė sė armės sė krimit.

  4. #44
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Psikologu i njohur ndėrton portretin imagjinar tė vajzės qė vrau shoqen

    Ē'e bėn vrasėse njė 20 vjeēare


    --------------------------------------------------------------------------------

    Edmond Dragoti


    Ka dy mundėsi qė shpjegojnė krimin e 20-vje-ēares, njė agresivitet skajor dhe nje xhelozi skajore ose ėshtė tip i pakontrolluar emocionalisht ka...njė disekuilibėr emocional, ndoshta nga lindja, origjina, apo faktorė tė kėsaj natyre. Ērregullimi i personalitetit ėshtė ndonjėherė dukuri e adoleshencės, po fakti qė ėshtė studente e vitit tė dytė tregon qė ka njė personalitet tė edukuar gabim, ka njė formim tė gabuar. Kjo vjen nga edukimi familjar i mangėt, ose nga mungesa e edukimit familjar nė tėrėsi. Ajo ėshtė edukuar nė njė shoqėri agresive, tė dhunshme, ku vrasja, vdekja, dhuna janė natyra e dytė e komunikimit. Edhe dashuria pėr tė ka kuptimin e njė posiviteti dhe pronėsie tė rėndomtė dhe jo tė njė ndjenje tė lartė fisnike shpirtėrore. Ajo do tė bėnte tė njėjtėn gjė edhe nėse do t'i kishin marrė ēantėn, ose njė letėr sekrete tė saj. Kėto tipa kanė karakter tė dyfishtė, nga njėra anė iu mungon identiteti personal dhe nė pėrpjekje pėr ta formuar, ata luhaten midis nevojės pėr miqėsi normale, qė pranohet nga shoqėria dhe midis nevojės pėr tė krijuar identitetin e tė fortit, e tė rėndėsishmit e atij qė bėn ligjin. Dhe pėr tė ruajtur kėtė identitet fals ajo ėshtė gati qė tė rrezikojė edhe duke vrarė. Natyrisht kėtu qėndron dallimi mes njė mashkulli me identitet tė fortė dhe njė femre tė tillė. Sepse femra e ka tė vėshtirė t'i rezistojė atij ekuilibri mendor qė ka mashkulli nė momentin e kryerjes sė veprimit. Femra e ka tė vėshtirė tė ruajė gjakftohtėsionė dhe tė marrė vendime tė qeta, kur i duhet tė dalė nga natyra e saj femėrore dhe tė tregohet e fortė. Secili ėshtė i suksesshėm kur reagon nė mėnyrėn e vet. Femrat janė mė tė suksesshme kur reagojnė nė nivelin e arsyetimit dhe tė gjakftohtėsisė. Burrat janė shumė tė dhunuar psikologjikisht kur kanė gra gjaknxehta. Por fakti qė edhe me provat e pakundėrshtueshme ajo s'e pranon vrasjen, s'ėshtė tipar i karakterit tė fortė. Aktualisht ajo ėshtė nė njė moment kthjellimi dhe e kupton qė dėnimi i saj nuk ėshtė vetėm ligjor por edhe moral. Domethėnė ajo dėnohet mė shumė nga shoqėria e femrave dhe akoma mė shumė pikėrisht pse ėshtė femėr. Prandaj e ka shumė tė vėshtirė ta pranojė kėtė realitet tė ri".

  5. #45
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    CEREMONIA NE PERRENJAS / Studentja e vrarė pėrcillet mes dhimbjes nė banesėn e fundit

    Vėlla e motėr, varrosen afėr njėri-tjetrit
    Familjarėt: Ornela donte ta lidhte vajzėn me shokėt e saj


    --------------------------------------------------------------------------------

    ro.be.


    PĖRRENJAS

    Ishte e veshur me fustan nusėrie dhe e zbukuruar si pėr dasėm, por nga dera e shtėpisė nuk e ka nxjerrė pėrkrahu i vėllai, siē ėshtė zakoni shqiptar. Suela Sina, studentja e vrarė nga shoqja e saj e dhomės, ėshtė pėrcjellė dje pėr nė banesėn e fundit, ndėrsa i vėllai i saj e priste atje. Pėrbri njėri-tjetrit, dy varre fare tė rinj, ai i studentes 20-vjeēare dhe ai i tė vėllait tė saj, Bardhylit. Kortezhi i gjatė, qė shoqėronte trupin e pajetė tė studentes sė universitetit "Fan Noli", arrinte deri nė 2 kilometra. Dhimbja rėndon mė shumė, kur vdekja vjen nga dora e miqve tė shtėpisė. Ndėrsa e ėma, Bajamja, porosiste me zė tė birin e vdekur qė tė kujdesej pėr Suelėn, se tashmė e kishte pranė. Vetėm njė vit mė parė, familja Sina kishte humbur edhe djalin e vetėm 27-vjeēar. Njė ndėrhyrje kirurgjikale nė zemėr, e parealizuar, kishte rezultuar fatale pėr tė. Tashmė motėr e vėlla prehen pranė njėri-tjetrit, nga vdekje tė parakohshme.

    Tragjedia
    Mėse njė vit mė parė nė familjen Sina ndodhi vdekja tragjike e djalit tė tyre tė vetėm. Vėllai i Suelės, Bardhyli 27 vjeē, ka vdekur gjatė njė ndėrhyrjeje tepėr tė vėshtirė kirurgjikale nė njė klinikė kardiokirurgjie nė Stamboll tė Turqisė. Por nuk ishte e thėnė qė vuajtjes e familjes Sina tė mbylleshin me kaq, pasi vrasja e Suelės duket se i ka shkatėrruar pėrfundimisht. Pas kėsaj fatkeqėsie, studentja e vitit tė dytė tė anglishtes u kishte qėndruar mjaft pranė familjarėve, ndėrkohė qė motra tjetėr ndodhej nė Australinė e largėt. Ramiu e Bajamja gjithēka ia besonin asaj, pasi ajo u dukej si njė burrneshė e vėrtetė. Vajza e tyre mundohej t'u hiqte prindėrve ēdo hall e dhimbje shpirtėrore. Por prindėrit nuk e kishin menduar kurrė se tri ditė mė pare, kur Suela u nis pėr nė shkollė pas pushimeve tė fundvitit, do ta pėrcillnin pėr herė tė fundit. Si zakonisht, ata e kanė porositur edhe kėtė herė qė tė bėnte kujdes me shkollėn e shoqėrinė. "Prindėrit nuk e kishin merak Suelėn, pasi ajo ishte mjaft korrekte dhe serioze nė universitet. Pas martesės sė motrės nė Australi dhe vdekjes sė vėllait tė vetėm, ajo ishte shndėrruar nė shtyllėn e shtėpisė" rrėfejnė tė afėrmit.

    Reagimi
    Tė dy prindėrit e viktimės, tė shoqėruar nga njerėzit e tyre mė tė afėrt, kanė nxituar pėr nė drejtim tė qytetit tė Korēės, ku dhe kanė parė vajzėn e tyre tė ekzekutuar nga plumbat. Pesha e dhimbjes ėshtė bėrė shumė herė mė e rėndė kur vrasėse e saj ishte bėrė shoqja e dhomės, qė nga famija Sina njihej edhe si mikeshė e tyre. Familja Sina e ka cilėsuar hakmarrje primitive vrasjen e vajzės sė tyre nga shoqja e saj e dhomės, Ornela Ēapollari. "Ajo ka tentuar ta lidhė vajzėn tonė me shokė tė saj, gjė qė Suela e ka refuzuar vazhdimisht dhe kjo duket e ka tėrbuar atė. Ky qėndrim i Suelės duhet ta ketė vėnė vrasėsen nė sedėr pėrpara shoqėrisė sė saj", mėsohet tė kenė thėnė familjarėt. "Ajo nuk ka treguar ndonjėherė pėr ndonjė lidhje. Ishte shumė e sinqertė dhe nuk na fshihte asgjė, prandaj nuk e besojnė versionin qė ėshtė paraqitur pėr vrasjen e saj", kanė deklaruar tė afėrmit.


    Pas ngjarjes, e motra vjen nga Australia

    Gentiana as pėr herė tė fundit nuk ka pėr ta parė motrėn e saj tė vetme, pasi nga Australia e largėt nuk kishte mundėsi tė vinte pėr ceremoninė mortore. Pas vdekjes sė Suelės, tashmė ajo ka mbetur e vetme. Sipas familjarėve, ajo kishte kohė qė nuk kishte ardhur nė Shqipėri, ndėrsa pas lajmit tragjik ajo u detyrua tė marrė rrugėn e gjatė pėr nė shtėpi. Sipas familjarėve, vajza pritet tė mbėrrijė nė Pėrrenjas mesditėn e sotme, pėr tė qėndruar sė bashku me prindėrit e saj nė kėtė tragjedi tė madhe.


    Ornela vizitoi shtėpinė e viktimės

    Dy shoqet e dhomės, Ornela dhe Suela, ishin shumė tė lidhura, madje shpeshherė shkonin edhe nė shtėpitė e njėra-tjetrės. Vetėm dy ditė pas vitit tė ri, Ornela kishte shkuar nga Pogradeci pėr nė shtėpinė e Suelės, pėr ta uruar pėr festat e fundvitit. Gjatė vizitės nė qytetin e Pėrrenjasit, vrasėsja Ornela Ēapollari ka bėrė foto me viktimėn e saj. Madje, ato sė bashku kanė bėrė shėtitje nėpėr qytet dhe vizita te gjyshėrit e Suela Sinės nga e ėma. Kudo studentet kanė lėnė pėrshtypje tė mira. Askush nuk ka qenė nė dijeni pėr problemet qė mund tė kishin vajzat. Ndėrsa akti makabėr i dy ditėve mė parė, qė tronditi konviktin e universitetit "Fan Noli", as qė shkohej ndėr mend.


    "Shoqėria s'ndikoi pėr mirė"

    Familja nuk pranon studentėt nė varrim
    Nė varrimin e studentes sė anglishtes, tė universitetit "Fan Noli" nė qytetin e Pėrrenjasit, kanė marrė pjesė mijėra vetė. Por tė shumtė kanė qenė edhe ata qė u refuzuan tė merrnin pjesė varrim. Prindėrit e Suelės nuk kanė pranuar qė nė ceremoninė mortore tė merrnin pjesė studentėt e ardhur nga universiteti "Fan Noli" nė Korēė. Kėta tė fundit i kishin marrė leje rektorit tė universitetit, Gjergji Pendavinji, pėr tė marrė pjesė nė kėtė ceremoni. Por tė afėrmit e viktimės kanė qenė tė prerė kur e kanė refuzuar pjesėmarrjen e tyre nė ceremoninė mortore. Ata kanė preferuar qė nė kėtė ceremoni tė merrnin pjesė vetėm studentėt nga Pėrrenjasi dhe tė afėrm tė tjerė tė familjes. Arsyeja, sipas tyre, ka qenė se edhe shoqėria ka pasur rolin e saj nė kėtė ngjarje tė rėndė dhe tė turpshme njėkohėsisht. Madje, as pasditen e djeshme studentėt nuk janė pritur nė shtėpinė e viktimės, nė shenjė mospranimi tė moralit tė asaj shoqėrie.

    Vetėm njė vit mė parė, familja Sina kishte humbur edhe djalin e vetėm 27-vjeēar. Njė ndėrhyrje kirurgjikale nė zemėr, e parealizuar, kishte rezultuar fatale pėr tė. Tashmė motėr e vėlla prehen pranė njėri-tjetrit, nga vdekje tė parakohshme.

  6. #46
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    vrasja e studentes
    ngjarja

    Pranga Orenela Capollarit, akuzohet pėr vrasjen e Suela Sinės. Policia: Kemi zbardhur ngjarjen


    Plumb kokės shoqes sė dhomės

    Studentja xheloze e ekzekutoi, sepse i kishte marrė tė dashurin


    Vladimir Karaj & Fatjona Gjyla
    Ekzekuton me njė plumb nė kokė shoqen e dhomės, ngaqė pretendonte se i kishte marrė tė dashurin.

    Studentja Ornela Capollari, 20 vjeē, ka qėlluar me pistoletė, duke lėnė tė vdekur Suela Sinėn, vajzėn me tė cilėn prej dy vjetėsh jetonte nė tė njėjtėn dhomė. Ngjarja ndodhi dje nė qytetin e Korēės, nė konviktin e universitetit “Fan Stilian Noli”. Burime nga policia thanė se ngjarja ishte e zbardhur dhe se pritej vetėm zbulimi i personit qė i kishte dhėnė armėn e krimit, njė pistoletė tip TT, 20-vjeēares. Si viktima, ashtu edhe e akuzuara si autore e krimit, ishin studente nė degėn e Anglishtes, viti III, madje qė tė dyja uleshin nė tė njėtėn bankė. Policia tha se arrestoi njė orė pas ngjarjes tė dyshuarėn, si dhe qė ka shoqėruar tė dashurin e dy vajzave, Ilir Cane.

    Ngjarja
    Gjithēka ka filluar rreth orės 14.00 nė dhomėn Nr. 61 tė godinės 1 tė konviktit tė universitetit “Fan Stilian Noli”, kur Ornela Capollari, 22 vjeē, nga fshati Zdėrvaskė i Pogradecit, ka qėlluar shoqen e saj konviktore, Suela Sina. Dėshmitarė okularė tregojnė se ajo ka qėlluar vetėm njė herė, por nė kokė, duke mos i lėnė asnjė mundėsi shpėtimi rivales sė saj. Tė parat nė vendin e ngjarjes kanė qenė shoqet e tjera tė dhomės, tė cilat, tė tmerruara, kanė vėnė alarmin. Kujdestarja e godinės ka lajmėruar menjėherė policinė, qė ka mbėrritur po ashtu shumė shpejt nė vendin e ngjarjes. Ndėrkohė, autorja kishte gjetur mundėsinė pėr t’u larguar duke marrė me vete edhe armėn e krimit dhe duke e lėnė vajzėn me tė cilėn ndante bankėn tė pėrgjakur. Dėshmitarė okularė tregojnė se e kanė gjetur viktimėn tė rrėzuar nė cepin e krevatit dhe tė mbuluar me gjak. Kujdestarja e konviktit, Bardha Spaho, tregon se “ishte njė ēast tepėr i dhimbshėm tė shihje atė vajzė tė shtrirė pajetė, e tė mbuluar nga gjaku nė buzė tė krevatit dykatėsh, ku ajo flinte sė bashku me atė qė e vrau”. Ajo ėshtė ende e tronditur, nga ngjarja dhe kur flet pėrlotet. “Jam e prekur dhe nuk mund t’ju sqaroj me detaje, por mund tė them se ky ėshtė njė rast qė tronditi tė 800 studentėt qė jetojnė nė kėtė konvikt”, tha Spaho.

    Motivet
    Njė histori telenovelash. Njė djalė lė tė dashurėn dhe lidhet me shoqen e saj tė ngushtė. E braktisura vendos tė hakmerret duke vrarė rivalen e saj. Motivi i gjithė ngjarjes makabre ėshtė hakmarrja pėr dashurinė e humbur. Sipas burimeve nga policia, tė dyja vajzat kanė qenė tė lidhura me studentin e Fakultetit tė Agronomisė, Ilir Cane. Fillimisht ky ka qenė i lidhur me autoren, por mė pas ėshtė ndarė prej saj dhe ėshtė lidhur me shoqen e ngushtė tė sė dyshuarės pėr vrasje. Kėtu fillon edhe xhelozia mes dy shoqeve. Duket se prej kohėsh Ornela kishte planifikuar vrasjen. Ajo ka siguruar njė pistoletė, burimi i sė cilės ėshtė ende enigmė pėr oficerėt e policisė.

    Arrestimi
    Burime nga policia e Korēės thanė se, pasi ishte larguar pėr mė shumė se njė orė nga konvikti, Ornela Capollari ishte kthyer sėrish nė dhomėn e saj. Pikėrisht nė kėtė kohė policia qė tashmė kishte mėsuar atė qė kishte ndodhur, ka bėrė edhe arrestimin e saj. Ndėrkohė qė burime nga blutė theksuan se tashmė po punohej intensivisht pėr tė zbuluar se ku dhe si kishte mundur ta gjente ajo armėn me tė cilėn kreu vrasjen. Policia gjithashtu ka shoqėruar edhe tė riun Ilir Cane, i cili ka qenė i dashuri i tė dyja vajzave, por burime nga kjo e fundit thanė se pėr Canen nuk kishte asnjė akuzė deri tani dhe se ai do tė merrej nė pyetje pėr tė sqaruar rrethanat e ngjarjes.



    Pasaportat

    Emri Ornela
    Mbiemri Capollari
    Mosha 22 vjeē
    Vendlindja Pogradec
    Arsimimi Studente
    Universiteti Fan Noli
    Dega Anglisht
    Viti III


    Emri Suela
    Mbiemri Sina
    Mosha 21 vjeē
    Vendlindja Pėrrenjas
    Arsimimi Studente
    Universiteti Fan Noli
    Dega Anglisht
    Viti III



    Fakte nga ngjarja

    Studetja e ka ekzekutuar shoqen e saj me njė plumb nė kokė
    Dy vajzat grindeshin prej kohėsh pėr tė dashurin, qė pasi kishte lėnė atė qė dje u arrestua pėr vrasje, ėshtė lidhur me viktimėn e saj
    Pistoleta me tė cilėn ėshtė kryer krimi ėshtė njė TT, origjina e sė cilės ka mbetur mister
    Policia ka arrestuar njė orė pas ngjarjes tė dyshuarėn, e cila ishte kthyer vetė nė konvikt, ku kreu edhe krimin
    Vrasja ėshtė kryer nė dhomėn Nr. 61 tė konviktit tė vajzave nė Korēė


    Shoqėrohet i dashuri i dy vajzave

    Policia e Korēės ka shoqėruar dje edhe tė dashurin e dy vajzave, Ilir Cane, student nė vitin e katėrt tė Fakultetit tė Agronomisė. Burime nga policia thanė se ende mbi tė riun qė duket se ka qenė edhe objekti i sherrit mes dy vajzzave, nuk ka asnjė akuzė. Gjithashtu, theksohet se ai ėshtė shoqėruar me synimin qė tė merret nė pyetje nga ana e policisė pėr tė sqaruar njė sėrė rrethanash tė ngjarjes. Megjithatė, mbrėmė vonė i riu ka qenė i shoqėruar nė qelitė e Komisariatit tė Policisė sė Korēės, ku edhe do tė pyetet. Blutė theksuan se kanė mbetur pa sqaruar vetėm rrethanat nė tė cilat 20-vjeēarja Capollari ka siguruar armėn e krimit.

  7. #47
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Dėshmia e autores sė krimit nė polici: Unė e vrava shoqen e dhomės


    Miqėsia mes Suelės dhe Ornelės

    Flasin studentet: Urrejtja mes dy vajzave nisi nė njė party


    Laureta Rryēi& Fatjona Gjyla
    Pranon tė ketė vrarė shoqen e dhomės, por nuk preferon tė shpjegojė me detaje arsyet qė e shtynė tė kryejė krimin.

    Burime nga policia e Korēės bėnė tė ditur pėr gazetėn “Panorama” se arrestimi i autores nuk ka ndihmuar shumė nė zbardhjen e ngjarjes, pėr shkak tė gjendjes sė saj depresive. Megjithatė, gjurmėt e gishtėrinjve dhe shumė prova tė tjera tashmė vėrtetojnė se autorja e vrasjes sė Suela Sinės ėshtė Ornela Capollari. Ndėrkohė, dėshmitė e shoqeve tė tė dyja vajzave i kanė ndihmuar mė shumė inspektorėt e ēėshtjes pėr tė mėsuar kėshtu shkaqet e konfliktit.

    Dėshmia e autores sė krimit
    “E vrava unė Suelėn”. Me kėto fjalė ka nisur dhe ka pėrfunduar rrėfimin e saj Ornela Capollari. Ndaj tė gjitha pyetjeve tė tjera ajo ka mbajtur qėndrim mohues, duke mos pranuar asgjė tjetėr pėr momentin. Sipas burimeve nga policia e kėtij qyteti, mėsohet se autorja e krimit pėr momentin ėshtė nė njė gjendje depresive dhe deri nė orėt e vona tė mbrėmjes nuk ka treguar se kush e ka ndihmuar pėr gjetjen e armės.

    Dėshmitė e studenteve
    “Gjithēka ka filluar nga njė ndjenjė e pėrbashkėt qė viktima dhe autorja kishin pėr njė djalosh 22 vjeē, edhe ky student, nė degėn e Agronomisė”, tregojnė studentet qė kanė pasur njohje edhe me viktimėn dhe me autoren. Mė tej ato kanė shpjeguar se viktima 20- vjeēare, Suela Sina, jetonte nė kėtė konvikt tashmė prej 2 vitesh, dhe ishte njė vajzė e qetė, shumė e sjellshme. Ndėrsa pėr Ornelėn nuk kanė tė njėjtėn mendim. Sipas tyre, Ornela ishte agresive dhe e rrėmbyshme si tip, madje jo pak herė ajo kishte pasur konflikte edhe me shoqet e tjera. Kohėt e fundit ajo kishte nisur tė shoqėrohej me Ilirin, por shoqėria e tyre ka acaruar sė tepėrmi Ornelėn, e cila sipas rrėfimit tė studenteve ēmendej pėr tė. “Ornela kishte filluar ta urrente shoqen e saj Suelėn qė prej njė nate kur Suela dhe Iliri po kėrcenin sė bashku nė njė party”, tregojnė studentet. Shoqja e ngushtė e viktimės qė gjeti dhe trupin e saj tė pajetė, Blerina Bardhi, tregon se Suela erdhi nė Korēė mėngjesin e ditės sė hėnė si ēdo javė pėr tė shkuar nė mėsim. Nė pushimin pas orės sė parė, Ornela ka kėrkuar tė takohej me Suelėn nė banjot e universitetit. Por viktima nuk ka pranuar, sepse e dinte pėr ēfarė do tė bisedonin. Ndėrkohė, po sipas Bardhit, Ornela e ka ndjekur gjatė gjithė ditės Suelėn dhe kėrkonte me ngulm qė tė qėndronte vetėm pėr vetėm me tė. “Mbasdite Ornela e ka pritur tek cepi i konviktit pėr orė tė tėra dhe kur e kanė pyetur shoqet se kė po priste, ajo iu ėshtė pėrgjigjur pėr Suelėn”, tregoi studentja. Mė tej ajo ka pėrfunduar se: “Me t’u kthyer Suela nė konvikt ajo u kėrkoi dy shoqeve tė tjera tė dhomės qė t’i linin vetėm. Disa minuta mė vonė u dėgjua njė zhurmė, por jo e fortė. Kur hyra nė dhomė, pashė se Suela ishte mbuluar nė gjak. Ndėrkohė, sipas pohimeve tė studentėve tė godinės tjetėr tė konviktit, autorja e vrasjes doli qetėsisht, sikur tė mos kishte ndodhur asgjė, por shtrėngonte nė dorė njė send tė mbėshtjellė me xhupin e saj. Kur policia po kėrkonte autoren ajo kaloi para tyre indiferente dhe vetėm gjysmė ore mė vonė ėshtė kthyer pėrsėri nė konvikt.



    Kujdestari mbyll konviktin

    Drejtori i Konviktit, Vladimir Dine, pas ngjarjes nuk i ka lejuar pėrfaqėsuesit e mediave tė futen nė konvikt. Nė tė njėjtėn kohė, ai nuk ka preferuar tė shprehet pėr ngjarjen nė fjalė dhe as tė komentojė sjelljen e dy vajzave, tė cilat jetonin prej dy vitesh nė konviktin qė ai kishte nė kujdetari. Ndėrkohė, dhe studentet qė kanė qenė nė konvikt e kanė pasur tė vėshtirė tė dalin pėr disa orė me radhė nga dhomat, pėr shkak tė panikut tė krijuar.



    Si e mėsoi familja lajmin

    Familja e viktimės e mėsoi nga televizioni atė qė i kishte ndodhur vajzės sė tyre. Tė afėrm tė familjes thanė se kishte qenė nėna, Bajame Sina, qė kishte dėgjuar rastėsisht nė lajme pėr ngjarjen dhe i kishte rėnė tė fikėt, kur kishte dėgjuar emrin e Suelės. Menjėherė pas kėsaj janė alarmuar edhe pjesėtarėt e tjerė tė familjes. Madje, njė pjesė e tyre sė bashku me prindėrit, janė nisur menjėherė pėr nė Korēė, pėr tė mėsuar tė vėrtetėn mbi atė qė kishte ndodhur. Shoqet qė kishte nė shtėpi studentja, treguan se nuk e dinin qė ajo mund tė kishte tė dashur dhe se ishin ēuditur, qė ajo mund ta kishte pėsuar pikėrisht nga njė histori dashurie. Babai i viktimės quhet Rami Sina dhe prej kohėsh punon shofer nė ambulancėn e qytetit tė Pėrrenjasit. Familja jeton nė katin e parė tė njė pallati dykatėsh nė kėtė qytet. Tė afėrm thanė se ata kishin humbur njė vit mė parė njė tjetėr fėmijė. Vėllai i viktimės kishte vdekur nė Turqi gjatė njė operacioni tė komplikuar nė zemėr. Tė njėjtėt persona treguan se nė mungesė tė prindėrve ngushėllimet janė bėrė pėr disa orė nė shtėpinė e gjyshėrve nga nėna. Mė pas, rreth orė 21.00, trupi i pajetė i studentes ka mbėrritur nė shtėpinė e saj.



    kronologjia

    0ra 14.00
    Ornela Capollari ka arritur ta bindė shoqen e saj, Suela Sinėn, qė tė bisedonin vetėm pėr vetėm nė lidhje me studentin qė dashuronin tė dyja. Pa kaluar pak sekonda, Sina gjendet e mbuluar nė gjak nga njė plumb nė kokė.
    0ra 15.00
    Policia e qytetit tė Korēės arreston si ekzekutore tė studentes, shoqen e saj tė dhomės, Ornela Capollarin. Kjo e fundit pranon ta ketė vrarė, por jo tė argumentojė arsyet qe e shtynė tė kryejė krimin.
    0ra 17.00
    Prindėrit e viktimės, Rami dhe Bajame Sina, bashkė mė disa tė afėrm tė tjerė mbėrrijnė nė Korēė pėr tė mėsuar mbi ngjarjen dhe pėr tė marrė trupin e pajetė tė vajzės sė tyre. Ata e kishin mėsuar lajmin nėpėrmjet mediave.
    0ra 21.00
    Trupi i pajetė i 20-vjeēares mbėrrin nė qytetin e lindjes, nė Pėrrenjas. Nė shtėpinė e saj, qė ėshtė mbuluar nė vaj, po e prisnin tė afėrm dhe bashkėmoshatarė tė Suelės. Sot pritet tė kryhet ceremonia e varrimit.

  8. #48
    ...........
    Anėtarėsuar
    24-12-2002
    Vendndodhja
    home
    Postime
    678
    Nuk mund ta shpjegoj sa keq qe me vjen per ate gocen, qe ka humbur jeten kaq e re dhe per arsyen e shoqes saj psikopate(si mund ta quajn shoqja e saj kur i mori jeten). Imagjino ajo goc se iku tani, po familja e tyre, sa vuajn, atyre do ti ket humbur shpresa per cdo gje ne jet.
    Por njerezia sot ka ikur nga fiqiri, nuk i thret mendja me aspak se cbejne, shofin filma shum edhe i duket cdo gje si jet filmash. Po ajo psikopate qe ka mar guximin ta bej kete gje, si se ka menduar qe nuk do fitoj asnje gje me cfar beri thjesht do haj burg ter jeten, por sic thash, idjote se ska.
    Sic e tha Shkodrane82 ne postin e saj me siper, qe seshte arsye e mjaft per tu vra dikush, ta mori te dashurin ose burrin, ti uroj fat te dyve, se din zoti se si tja shperblej sjelljen atyre njerezve.

    Kur degjon kshu gjerash, dhe mendon qe ke degjuar edhe me keq, qe i ka ndodhur njerzve edhe nga pjesetar te familjes te hyp fryka ti kesh besim njerzve dhe te zesh shoqeri me njeri.
    What we do does not define who we are. What defines who we are, is how we rise when we fall!!

  9. #49
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    NJE VALLEZIM NE NJE MBREMJE I KUSHTON JETEN 20-VJECARES


    Besim Dybeli

    Prrenjas - Per fat te keq historia e dhimbshme ne universitetin e Korces ngjan me telenovelat meksikane qe ekranet shqiptare i transmetojne pa kursim. Me te vetmin ndryshim qe protagonistet e tyre jane dy vajza dhe nje djale shqiptar. Si per paradoks ngjarja tragjike do te ndodhte ne qytetin e Korces qe ka njohur civilizimin perendimor nje shekull me pare. E pabesueshme qe "aktoret" e kesaj ngjarjeje te dhimbshmejane tre studente dhe per me teper shoke dhe miq mes tyre. Xhelozi patologjike?! Gen "ekstra" shqiptar per te vrare ?! Apo triumf i ligjeve kanunore?! Ndoshta triptiku i ketij versioni, qe nuk lidhet vetem me kete ngjarje ne vendin tone, do te kerkonte te mblidhte koke me koke jo "Keshillin e te urteve", por fuqine e shtetit me mendjen e psikologeve. Ne Korce eshte shuar nje jete e re ende pa provuar c'eshte jeta. Tek e fundit ngjarja mbart si prolog dhe epilog bashke, "te vrasesh ne moshen e dashurise..."!

    Historia


    Tashme ajo eshte rrefyer. Ndoshta radhet e ketij shkrimi me teper se per informacion shtese le te percillen si homazh per nje jete qe nuk gelon me. Suela dhe Ornela ishin me teper se shoqe. Ato priteshin me te njejtin respekt ne familjet e njera-tjetres. Shtepise se Sueles per festen e Vitit te Ri do t'i shtohej dhe Ornela. Nje kujtim ne celuloid ka mbetur nga shoqeria e tyre dy ore perpara se te shtrohej banketi i kesaj feste me prinderit e Sueles ne Prrenjas. Askush nuk besonte se fotoja e asaj nate ne studion e qytetit te Prrenjasit do te ishte e fundit ne albumin e tyre te perbashket. Per shoqerine e dy vajzave grupi studentor flet shume. Per xhelozine qe kish lindur mes njera-tjetres, shume pak. Pikenisje ka qene nje motiv adoleshent. Pse Suela kish kercyer ne nje mbremje me mikun e Orneles, Ilir Camo, student i vitit te katert ne degen agronomi. Pas kesaj, Ornela do te ushqente xhelozi ndaj mikes se saj, Sueles.

    Fundi i nje historie

    Zgjidhja e ketij konflikti moshor dhe sentimental ka qene teper fatale. Si ne jo pak raste, gryka e nje arme ka "zgjidhur" kontradikten antagoniste. Me sa duket, Ornela Capellari kishte dite qe priste te zbatonte "vendimin" e saj. Ka krijuar mundesine qe ne dhome te mbeteshin tek per tek. Tek e fundit kete rast ka insistuar ta kerkoje Ornela. Suela kurre nuk do ta besonte se mikja e saj do te fshihte poshte xhaketes nje pistolete qe me pas do t'i merrte jeten. Gjithcka ka perfunduar ne pak minuta. Suela e gjakosur dhe pa jete ne dyshemene e dhomes, Ornela gjakftohte dhe indiferente per te mos rene ne sy te grupit te policise qe sapo kishte mberritur ne konvikt. Pak me vone vrasesja do te kapej dhe do te ndalohej nga policia. Ndersa prinderit e Sueles jane befasuar nga ekranet televizive e jane derdhur ne lot teksa kane degjuar emrin e vajzes se tyre te vrare. Trupi i saj do te sillej ne Prrenjas rreth ores dy pas mesnates se te henes. Ne dhomat e paraburgimit te policise se Korces do te shtoheshin dhe dy te ndaluar. Ornela Capellari dhe Ilir Camo, miq mes tyre, do te silleshin ne qeli vec e vec. Policia, tashme vec marrjes ne pyetje te te dyve, konsiderojne si paresore zbardhjen e enigmes se armes pistolete.

    Varrimi


    Gati i tere qyteti i Prrenjasit dje ne mesdite ne pak minuta ka qendruar ne heshtje. Rralle kish ndodhur qe ai bulevard i ngushte dhe i vetem te percillte mbi shpine nje moshe kaq te re te fikur aq tragjikisht. Arkivoli ne pak metra eshte mbajtur mbi supe. Mbuluar me mendafsh te kuq e lule te po kesaj ngjyre, gati sa nuk "shqyhej" nga e ema, Bajamja, dhe i ati, Rahmiu. Pak kohe me pare ata kishin perjetuar te njejten fatkeqesi. Nga nje semundje ne zemer, do t'u vdiste ne nje klinike te Stambollit, djali i tyre i vetem, Bardhi. Pas kesaj jetonin edhe mallin e vajzes se madhe, martuar dhe emigruar ne Australi. E vetmja shprese per t-_tur si djale e vajze ne pleqeri kish mbetur Suela, qe studionte per anglisht ne Universitetin e Korces. Dhe kjo u shua. Qindra qytetare ne Prrenjas do te qendronin ne cepat e trotuareve ne shenje homazhi dhe respekti per Suelen 21-vjecare qe dilte nga ky qytet plot plage per te mos u kthyer me kurre.

    Varrimi i heshtur

    Kortezhi i gjate me qindra makina e dhjetra autobuse, sikur mezi zvarritej neper rrugen qarkore qe te conte ne varreza, ne Perendim te qytetit. Pak zemra jane zbutur nga lutjet e fundit te hoxhes per kurmin e Sueles. Ajo eshte varrosur mes loteve te papara dhe dhimbjes qe nuk zbutet kurre per prinderit e saj dhe motren e vetme qe nuk ka mundur ta qaje motren pa u varrosur. Kjo eshte historia e nje moshe te brishte, ndoshta perkon me shoqerine tone ende te brishte, por te mbushur me vaje dhe lot. Ato ishin dy mike, por nuk u ndane keshtu nga kjo jete. Njera, viktime e pafajshme, dhe tjetra, vrasese ne depresion, por per nje banalitet xhelozie ...


    PS Ne shqipet e kemi zakon qe mbi hallet dhe vajtimet e te tjereve te tallim..................
    Histori te tilla ndertojne vecse skenare tragjedish shoqerore,qe mjere kujt ti zene deren per ti mbajtur.
    Shume postime jane fshire nga une,nuk ja vlejne muhabetet e pazarit kur nje familje fut ne dhe nje 20-vjecare,cilado te kene qene arsyet.
    Morti dhe i vdekuri respektohen.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  10. #50
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anėtarėsuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    417
    Citim Postuar mė parė nga zeus
    ---------------------------------------------

    Nje ngjarje e pazakonte ndodhi sot pasdite ne qytetin e Korces. Nje zenke per ceshtje dashurie mes dy studenteve te Fakultetit te Gjuheve te Huaja ka perfunduar tragjikisht. Studentja e anglishtes nga Pogradeci Ornela Cepollari, qelloi me pistolete duke e lene te vdekur ne vend, shoqen e dhomes nga Perrenjasi Suela Sina 20 vjec. Policia ka mberritur menjehere ne vendngjarje dhe po heton mbi motivet e kesaj tragjedie. Sipas burimeve te policise rajonale te qytetit te Korces studentja vrasese Ornela Cepollari u vu ne pranga nderkohe qe trupi i pajete i studentes nga Perrenjasi, u dergua ne morgun e qytetit ne pritje te marrjes nga prinderit e viktimes.
    Perse s'me cudit ky lajm kaq tragjik???
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Studentja 18 vjeēare ofron nė internet virgjėrinė pėr 8 milionė lekė
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 11:57
  2. Hedh vaj te djegur shoqes.Pėrjashtohet nga konvikti studentja e Infermierisė
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 25-11-2006, 06:27
  3. Ministria e Arsimit luan vetem rrolin e gazetes
    Nga Vinny_T nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 15:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •