ISMAIL KADARE :
Enver Hoxha veteran ?... Ne asnje menyre !
Nė asnjė mėnyrė nuk duhet tė jepet statusi i veteranit pėr Enver Hoxhėn. Ky ėshtė mendimi i shkrimtarit Ismail Kadare. Shkrimtari ndodhet aktualisht nė Francė dhe prej andej ka ndjekur debatin qė zhvillohet nė Tiranė nė lidhje me dhėnien apo jo tė statusit tė veteranit tė Luftės Antifashiste Enver Hoxhės. Shkrimtari i njohur jep edhe arsyet pse sipas tij Enver Hoxha nuk e meriton qė tė shpallet veteran i luftės, pėr tė gjitha ato ēka ai ka bėrė mbi kėtė vend pas Luftės sė Dytė Botėrore.
"Lufta antifashiste e popullit shqiptar nuk nderohet duke i dhėnė Enver Hoxhės statusin e veteranit, pėrkundrazi", thotė Kadare. Ai ėshtė nė dijeni tė qėndrimeve tė mbajtura sė fundi nė lidhje me kėtė ēėshtje. I pyetur nga gazeta se pėrse ai ishte kundėr dhėnies sė statusit tė veteranit tė luftės pėr ish-diktatorin, Kadare thotė se arsyeja duhet kėrkuar te krimet, gjenocidi pėr 50 vjet mbi gjithė popullin shqiptar.
"Nuk mund tė harrohen ata qė u dėnuan nė kėtė diktaturė mė tė egėr", shton ai. Pėr shkrimtarin, Enver Hoxha ėshtė pėrgjegjės pėr varfėrinė ekstreme tė planifikuar pėr 50 vjet nė Shqipėri. Pėrgjegjės pėr diktaturėn e vendosur nė kėtė vend", thotė Kadare, duke mbyllur mendimin e tij me fjalėt se asgjė nuk mund tė harrohet dhe se Lufta Antifashiste nuk nderohet aspak duke shpallur Enver Hoxhėn veteran tė luftės.
Njė tjetėr shkrimtar, Dritėro Agolli, i pyetur nga Gazeta dy ditė mė parė, shprehu mendimin e tij se Enver Hoxha e meriton statusin e veteranit tė luftės. "Atė qė ia jep historia, nuk mund t'ia heqė dot askush. Enveri ka luftuar me pushkė nė krah pėr tė ēliruar vendin dhe kjo nuk mund t'i mohohet pėr shkak tė faktit se mė pas u bė njė diktator", tha Dritėro Agolli.
Ndėrsa kryetari i Organizatės sė Bashkuar tė Veteranėve tė Luftės, Rahman Parrllaku, gjeneral leitnant, thotė se "Enver Hoxha duhej tė gjykohej me akuzėn pėr gjenocid ndaj popullit tė tij, sepse pas Pol Potit Enver Hoxha ishte i vetmi qė bėri gjenocid ndaj popullit tė tij. As Hitleri s'e bėri njė gjė tė tillė ndaj popullit tė vet, por vetėm ndaj popujve tė tjerė", pėrfundon mendimin Parllaku.
( Nga "Gazeta Shqiptare" )
Krijoni Kontakt