Close
Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 71
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    Henri

    Do ishte nje mrekulli qe Shqiperia te kishte producente, jo se aty s'ka njerez te pasur, por akoma nuk ka hedhur rrenje industria e Filmit; pastaj do shohim sesa do te kete. Po nderkohe duhet te kalojne disa vite te mira sepse s'eshte kollaj te jesh ne gjendje te prodhosh nje krijim shume te ngjeshur siç eshte nje Film, dhe qe kerkon shume sakrifice per perzgjedhjen.

    Ne fakt, francezi dhe italiani, por dhe anglezet e gjermanet, nuk e di por e kane per tradite te bashkpunojne me shtetet e tjera me te "vogla" ne peshe. Kam parasysh ketu vendet Afrikano - Veriore qe jane pothuajse te gjitha filmat ne bashkpunim me francen apo me italine. Kjo gje nuk eshte se eshte nje e keqe shume e madhe, por rrezikon siç the dhe ti, qe te kesh nje peshe si rregjizor jo dhe aq te madhe.

    Kujtim çashku? Po ai ka bere ndonje film keto kohet e fundit? Me duket se donte te hapte nje shkolle kinemaje ne Tirane, por ministria e artit nuk i jipte leje.

    Fatmir Koçi? Regjizor deh ky, nuk di sesa vazhdon te krijoje?

    Ne Kanada, nuk me kujtohet mire emri, por eshte dhe nje tjeter rregjizor Shqiptar. Ka bere ndonje film?

    Shpresojme qe nje dite dhe kinemaja shqiptare te prezantohet si gjithe kinemate e tjera megjithese te vendeve pa ndonje tradite dhe fuqi ekonomike.

    Fiori, faleminderit per keshillat, do shkoj e ta shoh. Pike!

    P.S. E ka pare ndonje filmin e Collateral? Nje Tom Cruise me floke te bardha apo dhe nje histori qe te intrigon?

  2. #42
    E gjifa Maska e Henri
    Anëtarësuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Çashku kish filmuar ne Gjirokaster ne 2003 po filmi ishte ende ne post prodhim (ne France). Filmi me lufte edhe ky, megjithese degjova se ishte premtues. Sa per shkollen, duhet ta kete hapur. Di qe pajisjet per shkollen u nisen nga Gjermania, disa kamera miniDV 3ccd (me duket PD 150) si dhe disa sisteme te thjeshta editimi. Mesa me tha i biri nje pjese e pajisjeve "kishin humbur" rruges. Problem tjeter i Shqiperise ky, doganat, taksat etj etj.

    Eol Çashku nderkohe kishte nja dy skenare interesante, dhe nga ajo pak pune e tij qe pashe dukej shume premtues si regjizor (shkolluar-dhe ndikuar-ne France).

    Me sa kam ndjekur keto kohet e fundit, eshte nje grup regjizoresh te rinj shqiptare qe studiojne e punojne jashte te cilet kane filluar te shfaqen me filma krejtesisht te fresket ne skenen shqiptare. Dorian Ahmeti eshte nje prejt tyre, madje kete vit ne fest e Filmit ne Tirane fitoi nje nga cmimet e Festivalit. Fatkeqesisht s'kam mundur te shoh asnje nga filmat e tij (deri tani me metrazh te shkurter), megjithate e shoh te permendet shpesh.

    Irvin Muçaj gjithashtu, autor i disa filmave me metrazh te shkurter. Pashe nje prej filmave te tij, Macja ne Debore dhe vertet me pelqeu.

    Erion Kame - nje mik shume i mire i imi, filmoi nje film me metrazh te shkurter ne korrikun e kaluar e gjithashtu kishte disa skenare per filma te plote gati per xhirim (mungese fondesh, sigurisht).

    Diçka qe vertet me pelqeu ne Shqiperi kete vere ishte e Diela e Filmit, kinema verore, me sakte projektim dixhital ne nje mur ndertese e organizuar nga nje grup artistesh te rinj. Fatkeqesisht nuk munda dot te ndjek ndonje prej tyre, por pashe flete-reklamen e ne listen e filmave qe shfaqeshin nje prej te dielave ishte Elephant qe me kujtohet si dhe nje film nga Dorian Ahmeti dhe nje nga Irvin Muçaj. Kjo lloj veprimtarie ma ngrohu vertet shpresen per nje (ri)lindje te filmit shqiptar.

    Ne Kanada me duket eshte Leonard Bombaj (ne Montreal). Mesa mesova ne Shqiperi edhe ai ishte ne pregatitje te filmimeve per nje projekt te vetin.

    Peoples dhe Autor (e ju te tjeret) a merret ndonje nga ju me kinematografi?

  3. #43
    arrita ti dal temes ne fund , pheu .... po me kenaqet se te pakten tani e di ku ti shpenzoj ato pak dollar qe kam pa shume deshperim .


    tani e pa kush LULE TE KUQE LULE TE ZEZA te Mevlan Shanaj, pati shume sukses ketu ne NY , mua me pelqeu me nje fare pelqimi te kufizuar.


    tek te rinjt ....
    Erfort Kuke - Festival D'Angers in France. 20 minute short "Countdown Party".
    http://www.premiersplans.org/premiersplans/05-festival/competition/competition.php

    per ato qe flasin frengjisht .... po patet mundesi na perktheni ndonje fraze qe ta kemi idene.

    ---
    Dorian Ahmeti - ne Tirana Film Festival -Prunes

    pres te me bjere ne dore MEMOIRS
    me poshte keni ca stills
    Ndryshuar për herë të fundit nga liliella : 25-01-2005 më 17:08
    Who am I to judge a vowel more alluring than the words it generates ?

  4. #44
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Collateral nuk ishte keq, ndoshta si ide ishte pak me e mire se realizimi i vet filmit. Ate jave qe pashe filmin mesova se dikush kishte vdekur ne zyren e tij para fundjaves dhe asnje nuk e kishte vene re deri te hene, kur ishin kthyer te gjithe ne pune... nuk e di pse kur mora vesh ngjarjen doja ta shikoja dhe nje here filmin!

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga peoples
    Shikova Alexander de Stone...

    Po ashtu dhe La Chute (Renia). Hitlerin akoma vazhdojne ta mitizojne?
    S'e kam pare filmin dhe as qe do shkoj ta shoh.

    Saraband, qe nuk ka shume reklamim, ate dite qe shkova per ta pare, rradha ishte e pamendueshme. Nje kryeveper? Nuk njoh shume filma te Bergman, kam pare vetem Cris et chouchotements (Klithje dhe pershperima-ne Shqip?).

    telerama, filmat i transmeton ne Tv, apo eshte nje lloj shperndarjeje qe ben Le Monde TV çdo te shtune dhe te diele? Kete jave kishte Eisentein. E mbledh koleksionin 3? Ka kryevepra, por pak filma te neorealizmit Italian, mund dhete kishin vene perveç Scola dhe Visconti apo Pasolini.

    Neser do shkoj te shikoj filmin e fundit te fqinjit tone qe eshte dhe kryetar jurie kete vit, ishalla jemi dhe ne qe te na "mbaje" pak me hater: Jeta eshte nje mrekulli.

    Kam filluar dhe te shikoj disa filma te Nouvelle vague, qe e kam futur edhe ne shkrimet e mia te thjeshta tek "Arti duhet te Jetoje"...sepse eshte nje periudhe shume e rendesishme. Ah sikur edhe Shqiperia te kishte te rinj te tille...te kalibrit te Truffaut, Godard, Chabrol, Rohmer, Vadim...

    Mendova se ishe ne Paris.

    Kinemaja Aziatike, eshte lemeri fare. Nobody Know, Tropical Malady, shume te realizuar.


    Peoples,
    Nuk qenkam shpjeguar qarte. Une doja te thoja qe, prej te merkures 19 janar deri te merkuren 26 janar, e perjavshmja TELERAMA organizonte si çdo vit, ate qe ajo e quan "festival du cinema TELERAMA" : ne gjithe Francen, zgjidhet nje kinema per qytet dhe jepen 10 filmat MË TE MIRË te 2004-es, sipas shijes se Telerames. NUK di se cila (apo cilat) ishin kinemate ne Paris qe e benin nje gje te tille, por dita e sotme (e marte), ishte shanci i fundit. Megjithate, ne Paris, ka shume kinema, dhe filmat e 2004-es rrijne gjate: shembull eshte "la vie est un miracle" (jeta eshte nje mrekulli) e Kusturices, qe ti do shkoke ta shikoke neser. (sigurisht qe ja vlen ta shikosh, SHUMË biles !!)

    Wow: i ke pare "Nowbody knows" dhe "tropical malady" ? Ky i fundit eshte nje "objet de cinema", nje bijoux( bizhu, siç i themi dhe ne shqip !) .
    Besoj se e di, por web-siti më komplet per filmat eshte www.allocine.fr

    Njerezit e shumte qe ke pare ne rradhë per "Saraband"-en e Bergmanit kane qene sepse ai eshte film televiziv, numerik (dixhital), dhe vetem ne nje a dy kinema jepet (jane detyruar te instalojne nje "hard disk" (disque dur) ne sallen e kinemase, enkas per kete pune). Edhe une , NUK i kam pare te gjithe filmat e Bergman-it, por "Cris et chuchotement ( Cries and Whispers ) e kam parê dhe eshte film referencë.

    Edhe une shkova per dreq dhe e pashe "Alexander" te Oliver Stone-it. Doemos, shkova per "hatër" te regjizorit por... per te ardhur keq per filmin, dhe mbi te gjitha per regjizorin qe kish rene aq poshte... Nuk besoj se problemi qendron tek historia, (perkundrazi, me duket se ai e ka respektuar me shume kujdes). Problemi eshte se ne teresi, filmi nuk eshte aspak i besueshem. Angelina Jolie me shume i ngjan nje aktoreje filmash porno, sesa nenes se Alexandrit, pra nenes se nje prijsi te antikitetit grek. Lé pastaj Roxana, e shoqja e Aleksandrit: gjoksi i saj i silikonuar te bente t'ja plasje gazit. Nejse, te shkuara qofshin...

    Hehe, e di e di per koleksionin 3 (gazeta "Le Monde"). Nuk i blej te gjithe, disa po disa jo. Po pres me padurim "Nosferatu"-nê e Murneau-së dhe "Los olvidados" te Luis Bunel-it.

    ciao !

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Henri,
    Nuk merrem me kinematografi: filmi eshte thjesht pasion imi sikunder letersia dhe gjithe ç'eshte e shkruajtur ne pergjithesi.
    Më dhe nje lajm gjysem te keq: pra "Mirupafshim armik" i ngjan disi filmave te Kusturices, edh pse, ne princip jam dakort me ty kur shkruan se "tani per tani mua nuk me duket se kjo prish pune".
    Une e kisha hallin disi me konkret: nese Gjergj Xhuvani arrin ta fuse filmin ne kompeticion (konkurim) ne Festivalin e Kanës, dhe nese filmi eshte diçka autentike, enderroja (shoh "filma" une, ne koken time !!) momentin qe Kusturica ti jepte Palmen e Arte... Xhuvanit ! E them kete, sepse nga ç'kam konstatuar, palma e Arte i jepet ose nje filmi te nje regjizori tashme te njohur e qe ka tentuar ta marre heret e meparshme dhe nuk e ka marre (p.sh. Nani Moretti me "La camera del figlio" (dhoma e djalit) - edhe pse "Aprile" ose "Diario" qe ai kish prezantuar viteve te meparshme nuk kishin mundur ta marrin çmimin suprem), ose i jepet nje filmi surprize, te nje regjizori pothuaj te panjohur, por qe filmi i tij eshte PERLË (pikerisht, ne 1985-en, kur ishte krejt i panjohur, Kusturica e mori Palmen e Arte me "Babai eshte ne udhetim pune" (Papa est en voyage d'affaires) ose ne '92-shin, Tarantino me "Pulp Fiction").
    Shkurt, fillova te ënderroja dhe une... Por gjithesesi, meqe je pothuaj e vetmja ketu qe ta kesh parë "Mirupafshim armik", na thuaj se "sa" i bukur t'u duk dhe sa mundesi ka (une e di qe ti e di sesi vleresohet nje film ne te tilla festivale:-) qe filmi ne fjale te arrije ndonje rezultat.

    paska shkruar dhe shtypi shqiptar : http://www.shekulli.com.al/index.php...s&newsID=67108

  7. #47
    *MaçokjaVogel*
    Anëtarësuar
    09-02-2003
    Postime
    111
    Citim Postuar më parë nga StormAngel
    1.Troy
    2.The Manchurian Candidate
    3.You got served
    4.Honey
    5.Oceans Eleven
    6.Shrek
    7.Harold&Kumar
    8.Starsky&Hutch
    9.Kill Bill
    10.E shumë të tjera
    -Honey doli ne 2004? un thash se kishte qekur ai film?!?!?! Una shkova e pash qe para se doli .... ne Nentor meduket, tek prezantimi i filmit ku erdhi edhe aktoria kryesore Jessica Alba. I lezecem ishte si film, me pelqeu! Afersisht si you got served ishte, po kishte nji permbajtje me te bukur..
    -Shrek II ishte skandaloz, skisha qesh asnjiher aq shum duke pa film viztimor, jam shkriiiiiiiiir!!! E kam edhe ne DVD tashi, aq i mir ishte
    -The Manchurian Candidate ishte nji film vertet i frikshem sadoqe rreklamat se tregonin ashtu..Qe nga fillimi deri ne fund me ka terhequr shum, dhe ishte plot me surpriza. Edhe ky ishte film interesant!
    -Starsky & Hutch me ka ber me dhimbje barku per nji dite plot. Ben Stiller eshte shejton!!

    xOxO, MacokjaVogel

    I'm like a bottle of wine..... I keep getting better with age!!!!

    ..................... **Smooches**....................

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga Davius
    1... "MILLION DOLLAR BABY"
    2... "THE BIG RED ONE: THE RESTORATION"
    3... "MOOLAADE"
    4... "ETERNAL SUNSHINE OF THE SPOTLESS MIND"
    5... "TARNATION"
    6... "GOODBYE DRAGON INN"
    7... "KINSEY"
    8... "TOKYO GODFATHERS"
    9... "THE INCREDIBLES"
    10... "FAHRENHEIT 9/11"

    ej...harova te shtoj edhe TROY...

    Hey Davius, listen e paske SHUME te mire (shume mire qe harrove te shtosh "Troy", ç'e do dreqin ...).
    MOOLAADE, film senegalez, ende nuk ka dale tek une ne France, por "Goodbye dragon inn" eshte i mrekulleshem !! (une e pashe tani ne janar, ndaj nuk e futa tek lista e 2004-es), sikunder "the incredibles" qe habitem sesi nuk eshte nominuar per Oscar, ne gjinine e filmit multiplikativ te pakten !

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    Filma

    Fiori,
    pashe Collateral. Edhe un mendoj se realizimi nuk ishte ne nivelin e idese, mbase fundi duhet te mbaronte ndryshe. Por fotografia dhe dritat qe ishin perdorur kishin mjaft nivel, nje hije gri e perzier me nje ngjyre te holle te kaltre; ashtu dhe siç mund te jete nata ne L. A. Ato skenat nga filmuara nga lart...jo keq.

    Henri,
    une tani per tani nuk studioj per kinema sepse kam bere tjeter shkolle (Arte Plastike), por kjo s'do te thote qe nuk do te beja nje kthim te forte nese del ndonje shans; pastaj dhe Francen e zgjodha per kete, per nje mundesi me shume. Nejse, gjithçka eshte me deshire. Kinemaja me pasionon. Do te gjendesha mire pas nje kamera dhe te zgjidhja fotografine, por per kete duhen shume "hyrje - dalje". Po ti meresh me kinema, se po shoh qe paske njohuri te zgjeruara, qe njihke shume njerez qe merren me ate profesion.

    Autori,
    nga kolleksioni i Telerama, fatkeqsisht nuk munda te shoh shume filma, por sot nga ora 16 do jene filmat e: Visconti "Violence e Passion", "Nous nous sommes tant aimés" i E. Scola dhe, "La Notte" i Antognoni. Jo keq, per disa klasike te kinematogrfise Italiane. Sikur dhe Shqiperia ne ato vite 50 - 60, e kishte qene e hapue nga perendimi sesa nga lindja dhe nga Azia komuniste, mbase do kishim nxjerre dhe ne ndonje regjizore te asaj lartesie. Mbase.
    Ne 2004, ne Itali, pata rastin te shikoja dhe filmin e Alejandro Amenabar "Mare Dentro". Ne France do te dale tani, sepse kam pare reklamat;mos e humb sepse eshte nje interpretim fantastik i aktorit kryesor qe nuk eshte shume i panjohur, por mua s'po me kujtohet tani.
    Nje problem kam pasur gjithe keto vite qe kam pare filma neper kinema: kur isha ne Itali, i shikoja te gjithe te dubluar, pra jo ne versionin origjinal me nentituj; mire kjo, por perkthenin ose pershtatnin edhe titullin. Ky problem sepse po te pyesi ndonjeri se a e ke pare kete film dhe perdor titullin origjinal (ne anglisht ne pergjithesi) dhe duke mos njohur ate gjuhe, nuk je ne gjendje t'i japesh nje pergjigje pohuese, por duhet te presesh per ndonje skene te vogel qe te kujtohet. Per mendimin tim, gjithe filmat duhet te lihen ne titullin e origjines.

    Liliella,
    te shpenzosh dollar per nje film te mire nuk eshte shume e kote. Deshperimi vjen atehere kur kemi pare nje film te dobet dhe pa ndonje efekt ne trurin tone. Ne Amerike, kam degjuar se perveç Uzines Hollywood, ekzistojne dhe "punishte" te vogla qe bejne filma te kenaqshem, por qe kane nje reklamim jo neper metro dhe neper kende rrugesh, por ne trurin e njerzve qe ndjekin te tille art me pasion dhe shume dashuri.

  10. #50
    Citim Postuar më parë nga autori
    "Los olvidados" te Luis Bunel-it.

    hehehe edhe Village Voice , nje gazete alternative ne NY, kishte nje goxha shkrim per filmin qe do shfaqet per nje kohe te shkurter ne Film Forum.
    Who am I to judge a vowel more alluring than the words it generates ?

Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Cfarë ngjyre preferoni në rroba ...??
    Nga Piskavica_ në forumin Bukuri dhe estetikë
    Përgjigje: 148
    Postimi i Fundit: 16-11-2023, 14:49
  2. Filmat e huaj historik (mitologjik) !
    Nga Kryeplaku në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 31-03-2007, 17:38
  3. TOP10 - 2005 (filmat më te preferuar)
    Nga autori në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 12:21
  4. Filmat Qe kane bere Historine e Kinemase
    Nga autori në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 15-07-2005, 15:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •