Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 71 prej 71
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-02-2005
    Postime
    127
    I abhor Mulholland Drive! Jo qe ishte teper i snderlikuar por kishte ate karakter tipik te filmave independent Amerikan: Forme dhe jo substance. Forme, teknike, twisted plot, psychological playfulness etc. but lacking real substance. Film iluzive.......dhe kastilen eluzive, jo sepse ka te beje me temen por vec per te qene iluzive, i pakapur, to titilate and suspend. Bllaaaaaaaaaaaah.

    Te Godartit me verte ishin eksperimental me mediumin e filmit por ama kishin dhe substance, teme, dhe ide filozofike.

    Lynch is there just to awe, confuse, titilate etj. Si Momentum......film vetem ne forme po pa mbeshtetje ne tema realistike. Vetem per tu tallur me spektatoret. Ne k'te menyre filmat independent Amerikan ndrryshojn dhe jane shume te dobet ne barazim me ato Europian ose te vendeve tjera. E kam fjalen vec tek drama dhe thriller.

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-02-2005
    Postime
    127
    I abhor Mulholland Drive! Jo qe ishte teper i snderlikuar por kishte ate karakter tipik te filmave independent Amerikan: Forme dhe jo substance. Forme, teknike, twisted plot, psychological playfulness etc. but lacking real substance. Film iluzive.......dhe kastilen eluzive, jo sepse ka te beje me temen por vec per te qene iluzive, i pakapur, to titilate and suspend. Bllaaaaaaaaaaaah.

    Te Godartit me verte ishin eksperimental me mediumin e filmit por ama kishin dhe substance, teme, dhe ide filozofike.

    Lynch is there just to awe, confuse, titilate etj. Si 'Memento'......film vetem ne forme po pa mbeshtetje ne tema realistike. Vetem per tu tallur me spektatoret. Ne k'te menyre filmat independent Amerikan ndrryshojn dhe jane shume te dobet ne barazim me ato Europian ose te vendeve tjera. E kam fjalen vec tek drama dhe thriller.

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga korçar

    Vecse... vecse une kam nje problem me kinefilet qe i shikojne filmat me blloqe shenimesh e me citime, referenca, te te tipit "Kur personazhi ngrihet nga krevati... mbi jastek kishte ngelur nje fije floku... qe do te thote... Dhe per kete arsye humb vendin e 1 ne top-tenin, dhe kalon ne vend te dyte...

    Sa per kinematografine :
    Lexova ne fakt mjaft mesazhe por ne asnjerin prej tyre nuk vura re ndonje reference shqiptare, perveç dikujt qe citoi "Mirupafshim armik"

    ...veshtrova tejet me shume nje formular qe na e kishin dhene per te mbushur ne hyrje te festivalit, se sa filmin vet... nejse...)

    nje nga filmat e mi me te preferuar eshte "Balada e kurbinit" : per mendimin tim eshte nje nga filmat me pakohore (intemporel) ne bote dhe qe bashkon pothuajse te gjitha zhanret

    Ku di une por sikur nuk i honeps dot top-tenet

    ... Per shembull Kiarostami eshte per mua nje nga kineastet me te shkelqyer ne bote,
    Salut korçar ,

    hehe, "te solla" qe te solla ketu...
    jam dakort me ty per "top ten"-llëqet, por une e vura nje te tille, per te hapur, ne nje fare menyre, dritaren e kinefileve (më duket se me sakt, ne shqip, do ishte kinomanë) dhe te llafoseshim (do thonit ju andej nga Korça !!) me njeri tjetrin per filma te mire dhe kinema te mire, e jo per "bad boy 2" a ku di une...

    Personalisht, nuk besoj se i ve aq rendesi "fijes se flokut ne krevat": me duket se edhe une kam pak a shume ate shikim si tendin ne raportet me filmin. E perseris, "vendi i pare" apo "vendi i dyte" jane budallallëqe : ishte nje "forme" per te terhequr rrjedhen e "muhabetit" drejt kinemase se mire. Më kupto...

    Me sqaro te lutem nje gje: ne cilin festival e ke pare "mirupafshim armik" ? une ende nuk e kam pare, sepse sikunder e di dhe ti, ai ende nuk ka dale ne kinemate franceze. Por e kisha nje frike (dhe e kam shkruar ne nje mesazh) qe behej fjale per nje film siç e pershkruan ti, nje film bosh (biles dyshoja se ishte nje film "alla kosturician" ... helas.

    Ah, kam nje problem: NUK e kam pare "Baladen e Kurbinit". Dhe ti, me mesazhin tend, me ngrite mendjen ... Cashkut i kam pare "kolonel bunker" (nga filmat pas 90-es), dhe te them te drejten ... me eshte dukur vertet film mesatar, per te mos thene, nën mesataren ... Nje post-realizem "alla italian", nderkohe qe jam i sigurt qe Cashku mund te beje gjera SHUMË me te mira...
    Më mbetet te gjej "Baladen e Kurbinit" ne dvd (??!- zor !) apo ne kasete video...
    Po befasohem me ç'shkruan ne raport me ate film. Te besoj ! Por duhet patjeter ta shikoj dhe te flasim konkretisht.

    Ah Kiarostami... Sikur te kishim dhe ne shqiptaret nje Kiarostam (shume here më i preferuar per mua sesa Kusturica...). Do te ishte qershia ne ëmbelsirë ! :-)

    C'ke pare keto ditet e fundit ? Supozoj se je ne France (nga ç'lexoj ne mesazhet e tua pararendese), pra kemi te njejten "oferte" kinematografike.
    Personalisht, te fundit qe pashe ishte "Edvard Munch" (1973) ... chef d'oeuvre (sikunder duhet ta dish ...)

    tung tung

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga anja bojku
    I abhor Mulholland Drive! Jo qe ishte teper i nderlikuar por kishte ate karakter tipik te filmave independent Amerikan: Forme dhe jo substance. Forme, teknike, twisted plot, psychological playfulness etc. but lacking real substance. Film iluzive.......dhe kastilen eluzive, jo sepse ka te beje me temen por vec per te qene iluzive, i pakapur, to titilate and suspend. Bllaaaaaaaaaaaah.

    Te Godartit me verte ishin eksperimental me mediumin e filmit por ama kishin dhe substance, teme, dhe ide filozofike.

    Lynch is there just to awe, confuse, titilate etj. Si Momentum......film vetem ne forme po pa mbeshtetje ne tema realistike. Vetem per tu tallur me spektatoret. Ne k'te menyre filmat independent Amerikan ndrryshojn dhe jane shume te dobet ne barazim me ato Europian ose te vendeve tjera. E kam fjalen vec tek drama dhe thriller.
    Anja,
    se pari, perpiqu te shkruash vetem ne shqip, sepse kuptoj me veshtiresi anglisht (ne fakt, kuptoj mire, por kuptoj edhe me mire ne shqip)

    se dyti: te siguroj qe David Lynch jo vetem qe eshte nje nga gjigandet e kinemase boterore, por filmat e tij jane PO AQ "me substance" (siç shprehesh ti) se filmat indipendente europianë. Dhe "Mulholland drive" ka po aq "substance" sa dhe forme (hahahaha, me kujtove zyshen e letersise ne kohen e diktatures ne shqiperi: "permbajtja" dhe "forma" !!)

    se treti: kjo konfirmon se nuk ke mundur ta kuptosh "thriller"-in e filmit, gjë qe mua më ndodhi vetem pas shikimit per te 4-ten here. Por te siguroj qe David Lynch NUK ja lejon KURRËSESI vetes "te tallet me spektatorin" (siç je shprehur).

    Une gjithsesi, mund te "rrefej" ate qe ti e quan "real substance" apo "dramën" qe fshihet pas, por jo ketu ne forum, sepse nuk do kishte kuptim per ata qe nuk e kane pare ende filmin.

    pershendetje

  5. #65
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Citim Postuar më parë nga autori
    Salut korçar ,

    hehe, "te solla" qe te solla ketu...
    jam dakort me ty per "top ten"-llëqet, por une e vura nje te tille, per te hapur, ne nje fare menyre, dritaren e kinefileve (më duket se me sakt, ne shqip, do ishte kinomanë) dhe te llafoseshim (do thonit ju andej nga Korça !!) me njeri tjetrin per filma te mire dhe kinema te mire, e jo per "bad boy 2" a ku di une...

    Personalisht, nuk besoj se i ve aq rendesi "fijes se flokut ne krevat": me duket se edhe une kam pak a shume ate shikim si tendin ne raportet me filmin. E perseris, "vendi i pare" apo "vendi i dyte" jane budallallëqe : ishte nje "forme" per te terhequr rrjedhen e "muhabetit" drejt kinemase se mire. Më kupto...

    Me sqaro te lutem nje gje: ne cilin festival e ke pare "mirupafshim armik" ? une ende nuk e kam pare, sepse sikunder e di dhe ti, ai ende nuk ka dale ne kinemate franceze. Por e kisha nje frike (dhe e kam shkruar ne nje mesazh) qe behej fjale per nje film siç e pershkruan ti, nje film bosh (biles dyshoja se ishte nje film "alla kosturician" ... helas.

    Ah, kam nje problem: NUK e kam pare "Baladen e Kurbinit". Dhe ti, me mesazhin tend, me ngrite mendjen ... Cashkut i kam pare "kolonel bunker" (nga filmat pas 90-es), dhe te them te drejten ... me eshte dukur vertet film mesatar, per te mos thene, nën mesataren ... Nje post-realizem "alla italian", nderkohe qe jam i sigurt qe Cashku mund te beje gjera SHUMË me te mira...
    Më mbetet te gjej "Baladen e Kurbinit" ne dvd (??!- zor !) apo ne kasete video...
    Po befasohem me ç'shkruan ne raport me ate film. Te besoj ! Por duhet patjeter ta shikoj dhe te flasim konkretisht.

    Ah Kiarostami... Sikur te kishim dhe ne shqiptaret nje Kiarostam (shume here më i preferuar per mua sesa Kusturica...). Do te ishte qershia ne ëmbelsirë ! :-)

    C'ke pare keto ditet e fundit ? Supozoj se je ne France (nga ç'lexoj ne mesazhet e tua pararendese), pra kemi te njejten "oferte" kinematografike.
    Personalisht, te fundit qe pashe ishte "Edvard Munch" (1973) ... chef d'oeuvre (sikunder duhet ta dish ...)

    tung tung

    Salur mon cher,
    Top-tenet skane ndonje te keqe te madhe, e kuptoj qellimin tend...
    Sa per "Mirupafshim armik" nuk e kam pare ne France (mos e merr per keq po me duket se te ka hyre pak ai virusi i "mendjemadhesise" franceze qe konsideron se gjithcka ndodh ne France dhe asgjekundi tjeter... bej shaka), pra po thosha se nuk e kam pare ne France por ne Bruksel, ne Festivalin e Filmit Mesdhetar, ka dy tre muaj. Pra jetoj ne Belgjike, vendi ku 50 perqind e studenteve ne shkollat kinematografike jane nga Franca, per shkak te studimeve te larta shume te shrenjta te shkollave si Femis dhe shoqet e saj... Duke qene se studimet e larta ketu jane me te perballueshme, gjithe francezet turren me "mendjemadhesi" duke kujtuar se jane me te zot se te tjeret (duhet marre me relativitet kjo qe po them, se po e morren vesh ata 50 perqind te shokeve te klases, nuk do tu vije mire...).
    Ne fakt "Mirupafshim Armik" nuk eshte fare nje film "alla Kusturica"... Eshte me te vertete nje film, si ata te shumtit te dale, ne Shqiperi, dhe gjithashtu ne vende te tjera te varfera, ku befasisht ne nje ngarrje qe zhvillohet ne nje vend te caktuar, ne rastin tone ne Shqiperi, e pra befasisht dalin nje morri personazhesh qe flasin gjuhe te huaja e me origjina te huaja dhe qe e pjerdhin historine fare... Ne rastin e "Mirupafshim armik" eshte nje zgjedhje disi e justifikuar perderisa ngjarrja zhvillohet gjate luftes se dyte boterore por duke qene se Xhuvanit i duheshin parrate per te bere filmin, ja u kerkoi francezve qe i imponuan nje personazh francez, ja u kerkoi gjermaneve qe i imponuan dy personazhe gjermane, dhe kur them personazhe nuk jane personazhe te dyta, por gati gati kryesore, megjithese ne rastin e "Mirupafshim Armik" nuk ben dot dallimin se kush eshte personazh kryesor e kush eshte personazh dytesor... Pra filmi eshte nje lloj çorbe personazhesh qe hyjne e dalin pa pike substance, sic po thoshte nje mike me lart e cila fatkeqsisht per te, kritikoi nga ana e lige vepren e Lynch... Megjithate i falet sepse Mullholland Drive nuk eshte film per gjithekend, eshte vertet film per kinefilet (si kinofil, si kinoman : "c'est du pareil au même", qe te dyja nga greqishtja rrjedhin), jo se kinefilet jane me te zgjuar se te tjeret por kane nje kulture kinematografike me te dendur dhe kuptojne disa gjera me mire se te tjeret (njesoj si dikush qe ka zakon te lexoje shume poezi dhe qe e kupton me sy te pare nje metafore shume te shtrembur). Biles une veten nuk e mbaj per kinefil megjithese kam pare me shume filma se disa, qe njoh, qe e mbajne veten per kinefile... Ne te kunderten e Truffaut, qe thoshte se nuk mund te behesh kineast pa qene kinefil, une pretendoj se duhet te jesh kineast per te qene kinefil i vertete... dhe duke qene se nuk jam akoma kineast i permbushur, pra nuk jam as kinefil. Per tju rikthyer temes se "Mirupafshim armik", qe eshte film i mbytyr nga ana financiare, dhe mbase Xhuvani nuk ka faj fare, per mediokritetin e filmit, megjithese s'eshte ndonje talent i jashtezakonshem si kineast, por fakti qe pranon sfiden te beje nje film me fonde te huaja, dhe rrjedhimisht me personazhe te huaja, te imponuara, duhet te dije si kineast qe eshte, para se te filloje xhirimin, neqofte se skenari qe ka eshte i mire a jo, ose ose neqofte se pranon ta beje duhet ta kete talentin e mjaftueshem qe ta anashkaloje detyrimin financiar dhe ta shndrroje ne dicka artistike te mire... Gjithesesi, jam mese i vetedijshem se nuk eshte e lehte, madje aspak. Xhuvani mundohet te ushtroje profesionin qe i pelqen, dhe ka meriten qe ben te egzistoje sado pak kinematografine shqiptare... atehere kur institucionet qe mbeshtesin kinematografine ne Shqiperi jane pothuajse joegzistuese. I heq kapelen Xhuvanit per kurajon te pakten!

    Sa per "Baladen e Kurbinit", eshte me te vertete veper e vecante, pakohore sic po thosha. Megjithate nderi qe i bej eshte paksa i stermadhuar, duhet patur parasysh dhe krenaria ime per te mbrojtur e perfaqesuar paksa kinematografine shqiptare perballe referenca-plotet si miqte e mi franceze e belgj... Por shumica e atyre qe thashe jane shume te verteta, vecanerisht fakti se eshte per mua, vepra me e frikshme qe kam pare ndonjehere... mbase vetem per mua si shqiptar, ne krahasim me te huajt, sepse eshte nje veper qe prek nga afer te gjitha temat e potpurise popullore shqiptare. Aq me shume qe eshte nje veper profetike, pak a shume si ato te Lang, pasi eshte bere ne 89 dhe ben fjale (nuk po te tregoj fundin) per rrenien e nje "diktature", merite akoma me e madhe perderisa ne 89 Shqiperia ishte akoma ne diktature. (Megjithate datat ne lidhje me xhirimin e filmit ndryshojne nga njeri burim tek tjetri... ) Disa mund te thone se rrenia e diktatures ne 89 nuhatej nga shume njerez, rrjedhimisht filmi nuk ka asnje merite?... Diskutojme mbi kete ne qofte se ka ndonje partizan te kesaj teze...

    Autor : mbi nje gje desha te te pyesja, a ke mundesi, ose ose a ke ne zoterim ndonje veper te Lirie Begese (Lirie Begeja), kineastja franceze me origjine shqiptare, qe ka adaptuar nder te tjera dhe "Prilli i thyer" te Kadarese, qe ma merr mendja nuk arrin adaptimin e Walter Salles ("Avril brisé" : nuk e di ne e ke pare? Eshte film qe ja keshilloj gjithekujt, i mrekullueshem. Do kisha dashur ta beja vete ne nje te ardhme te afert - pa ditur se sa mund ta arrija - por... Salles ma morri ne kthese. Ajo per te cilen me vjen keq, dhe qe nga ana tjeter me kenaq, eshte fakti qe e ka adaptuar ngjarrjen ne Brazil... Por nejse.).

    Cfare kam pare kohet e fundit? Te them te drejten o autor, e them pa mendjemadhesi, por kur mundohesh te besh filma (jo me kuptimin popullor qe i japin shqiptaret : "Mja na bere filma!"), te pakten pergjate studimeve kinematografike, nuk ke shume kohe te shikosh filmat e te tjereve... Me te vertete, te duket humbje kohe e pamase, sepse thua me vete : "Mund te kisha punuar skenarin 120 faqesh qe duhet te dorezoj pas dy ditesh." Filmi i fundit qe kam pare eshte "Land of Plenty" i Wenders, fakti pse shkova ta shihja ishte "avant première" ne prani te regjizorit te cilit u mundova t'i hidhja ca lajka (pra fillova ti beja filma ; bej shaka). Film qe i madhi Wenders e kishte xhiruar me nje kamera HDV panasonic, i gjenerates se vjeter, kamera qe e zoterojne shume shoke te mi (po hyj ne detaje ketu po anashkalojini). Megjithate filmi nuk ishte "à la hauteur" te te tjerve qe Wenders ka xhiruar... Kishte momente shume interesante por ne pergjithesi ishte pak naiv ne teme... Nejse ika njehere, se po behem llafazan.

    Tung.
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  6. #66
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Jo mo se ja futa kot. Filmi i fundit qe kam pare eshte "The aviator"... Skam cthem! Pervec se shpresoj qe Scorsese te mos marre kurre nje Oscar... sepse vleren ja dime te gjithe. Scorsese nuk ka nevoje per Oscar! Sa filma ka bere aq shume "Oscars" ka fituar...
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  7. #67
    E gjifa Maska e Henri
    Anëtarësuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Ke të drejtë Korçar kur thua se nuk e kemi prekur shumë historinë e filmit shqiptar (megjithëse kemi folur gjerësisht për filmat e këtyre dy viteve të fundit në shqipëri, si dhe filmat që po prodhohen ndërkohe). Një nga arsyet është se tema ishte për filmat e 2004-ës. Arsyet e tjera i kam përmendur ke posti #40 i kësaj teme. Pa përsëritur vetveten, me aq pak fonde sa jep Qendra në Shqipëri mund të bëhen vetëm dy filma në vit, pa përmendur këtu faktin që filmi i Anagnostit këtë vit mori një buxhet për një film e gjys, dmth filmi tjetër do jetë me fonde të shkurtuara.

    Balada e Kurbinit - ah, balada e Kurbinit! Deri edhe tek loja e aktorëve më ka mbetur në mend. Rajmonda Bulku, Ema Andrea (a Ndoja, se këto të dyja i bëj lëmsh) dhe deri diku Luiza Xhuvani, mgjs për mua asaj i ka munguar gjithmonë shprehia, më duket shumë plastike, qëkur e pashë në një rol bri Kadri Roshit tek Ezopi (teatër, për ata që s'e kanë parë). Nejse.

    Mirupafshim Armik mua më pëlqeu - e pashë vjet në Shqipëri. Ngjarja ishte tragji-komike, loja e aktorëve e kënaqshme. Mbase isha e ndikuar nga fakti që s'kisha qenë në Shqipëri prej 7 vjetësh, e s'kisha parë kinematografi shqiptare, mbase ngaqë filmin e pashë pasi pashë "Nata me hënë" e Minarollit që m'u duk shumë i dobët, e kështu ndikoi në shijet e mia mbi "mirupafshim armik". Një film tjetër që shpresoj se do dalë shumë bukur është "Mao Ce Dun" - ky ishte titulli që përdorëm gjatë xhirimeve të paktën, me skenar të Besnik Mustafajt dhe regji të Besnik Bishës.

    Korçar, për regjizurë të kam në shkollë, apo kameraman? Po ishte e para, më bëj një zë kur të fillosh projektet e tua, sigurisht nëse të duhet një drejtore prodhimi ose post prodhimi hehe (me rezume siguirsht). Nuk e di pse kam një dëshirë (a ëndërr) të mblidhemi një dorë krijuesish e të bëjmë një film sëbashku. Peoples mund të mësojë pa frikë si të përdorë një Panasonic DVX 100, ose më mirë fare një XL2 nga këta të rinjtë që këtu shiten për një copë buke (dmth $6000 kanadezë ) Ty të kemi regjisor, kurse Autorin drejtor artistik ë?

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    RrNofsh, - thuhet ne shqipen e vjetër !

    faleminderit per mesazhin. Per fat te keq, nuk do kem shume mundesi te shkruaj ne 3 javet e ardhshme, per arsye se ndodhem larg shtepise.

    Ne fakt, e kuptova se je ne Belgjike, se menjehere, bera nje "search" ne google dhe gjeta qe "mirupafshim armik" qenka prezantuar ne festivalin e filmit mesdhetar (nje fest filmi mesdhetar ne Belgjike !! - nuk e dija qe ekzistonte...!)

    Nuk kam ç'ti shtoj asnje presje ç'ke shkruajtur... nada !

    Sa per filmat e Liri Begese: kam degjuar mjaft per te. te VETMEN veper filmike te saj qe kam pare, ka qene nje dokumentar i gjate mbi kthimin e te atit te saj ne Sqhiperi... dhe kaq. Pra nuk kam pare asnje "long metrage" te saj...; po ti kisha, DO TI DERGOJA ME SHUME KENAQESI...!

    "Land of Plenty" nuk shkova ta shikoj sepse kritika ishte e dobet.

    Gërmo ne kinemate e Brukselit se mos jepet ndonje nga 3 filmat e fundit te 3 autoreve te rinj gjermane, qe konsiderohen si "nouvelle vague allmande". Titujt jane : "Marseille" , "Voyage scolaire" dhe "En route". TEJET INTERESANTË !!! te siguroj ! (ndofta ke degjuar). Ata, si duket ne Gjermani kane dale ne vite te ndryshme (2002, 03 dhe 04) por ketu kane dale veçse keto dite dhe jane me shume vlerë.

    Do doja te shkruaja me gjate per disa "detaje" e per disa gjera te tjera... helas, nuk kam kohe. Por do rikthehem perseri ne forum, amà ti, MOS u zhduk !! :-))

    pra, à bientot !
    hehe
    tung tung

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Moj Henri, u bere gjalle ti ?? Ta rregulloj une ty (lol), po ç'te bej qe më kape ne minutat e fundit e nuk kam kohe te marre as fryme dhe do te jem i munguar per 3 jave te mira... Por mos u kthefsha ... :-)))

    bye !

  10. #70
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Henri, qenke goxha e informuar per aktivitetin kinematografik ne shqiperi... Cili eshte projekti i Anagnostit per te cilin fole me lart?

    Sa per Luiza Xhuvanin, nuk di cte them... Me perpara kam pasur goxha konsiderate per te perfshi ketu dhe rolin e saj ne pjesen e teatrit "Ezopi", ne krah te Kadri Rroshit (do nxitoj me projektet e mia vetem e vetem qe te kem mundesine te bashkepunoj me Kadri Rroshin qe e di pak te cfilitur fizikisht, sepse jeta nuk pret nganjehere, nuk te pyet para se te te marre...), pra duke folur per Luiza Xhuvanin, nuk besoj se eshte aktore e keqe... Per mendimin ka aftesi te mjaftueshme per te percjelle ato shprehjet e ndjenjat e mjaftueshme qe i duhen kinemase. Gjithesesi me zhgenjeu pak ne rolin e saj te fundit ne "Mirupafshim armik", sepse mundohej te barazonte vazhdimisht aktrimin e aktores qe luante rolin e gjermanes (e cila eshte nje nga aktoret me te mira gjermane), rol ose me mire personazh qe ne rrjedhe te ngjarrjes nga personazh dytesor kalon ne personazh kryesor, gje per te cilen ka faj vetem regjizori... Regjizori duhet ose ta kishte mbajtur nga kapistalli ose te kishte shtyre aktoret e tjere ne nje "performance" akoma me te arritur... Po nejse. Henri kur ke pare filmin, dhe qe me thua te pelqeu, duhet te kesh qene goxha ne ndikim.

    Po "Mao Ce Duni" perse flet aman?... Nuk e di nga i gjejne keta tituj? Apo mos eshte thjesht per qellime publicistike, marketingu? Qe filmi te shitet ne Kine? Po vajten 1 miliard kineze te shohin Mao Ce Dunin, si skenaristi ashtu dhe regjizori u bene miliardere te shkretet... Shume enderrimtarre qenkan!

    Nejse, Henri do te kem parasysh si drejtore prodhimi, megjithese nuk besoj se eshte regjizori ai qe puneson drejtoret e prodhimit, me duket me shume se eshte puna e producentit... Por ka kohe per kete...
    Te fala, tung.
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  11. #71
    meqe na dolet nje dore plot kinofilesh (un perjashtim) nuk po i ve kapakun e 2004-es qe te perfshi kete te fundit qe pata rastin te shoh ne nje kanal te vogel local.

    behet fjale per "Glass Marles" te Ivan Cherkelov 1999. Bulgaria

    filmin e kapa oren e fundit , dhe me la nje pershtypje disi tronditese (ndoshta nga dhimbja e kokes qe me shoqeronte ). e durova dhe i cik me teper qe te ndiqja intervisten me aktoren mbi filmat e europes lindore para dhe pas komunizmit, ne vecanti ato te Bullgarise. paralelet ishin pothuajse te njejta me ato qe jan permendur lart e posht ne kete teme kshq nuk ja vlen te theksohen.....

    filmi do rishfaqet neser mbrema... nderkohe kush ka rastin u sugjeroj ta shihni.
    Who am I to judge a vowel more alluring than the words it generates ?

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Cfarë ngjyre preferoni në rroba ...??
    Nga Piskavica_ në forumin Bukuri dhe estetikë
    Përgjigje: 148
    Postimi i Fundit: 16-11-2023, 14:49
  2. Filmat e huaj historik (mitologjik) !
    Nga Kryeplaku në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 31-03-2007, 17:38
  3. TOP10 - 2005 (filmat më te preferuar)
    Nga autori në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 12:21
  4. Filmat Qe kane bere Historine e Kinemase
    Nga autori në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 15-07-2005, 15:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •