Close
Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 71
  1. #51
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Citim Postuar më parë nga Fiori
    Collateral nuk ishte keq, ndoshta si ide ishte pak me e mire se realizimi i vet filmit.
    Shumë tamam thënë.
    Cruise nuk bën film të keq...mirëpo Collateral shumë si zhvillim në një ambient kishte,kjo nuk më pëlqen tek një film.Sidoqoftë...

    Tironsja philly,zoti e di kur ka dalë Honey po unë e di që e kam pa në 2004.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Peoples,
    sigurisht qe do shkoj ta shikoj "Mar Adentro" ! Po e pres te dalê, me 2 shkurt ! Ku te shkoj po nuk shkova te shikoj nje film qe e pres prej kaq kohesh ?

    Do te jap nje keshille: nese NUK i ke pare akoma, aktualisht u shfaqkan ne Paris dy filmat më te mrekullueshem te Andrej Tarkovskit :

    - në "MK2 Hautefeuille" (7, rue Hautefeuille 75006 Paris - Metro Saint-Michel) shfaqet "STALKER" i Andrej Tarkovskit, nje nga 10 filmat me te medhenj te te gjitha kohrave. Per me teper, me ç'kuptoj, ti je i pasionuar mbas fotografise, dhe nje film i tillë ... !! Nuk po te bej komente te teperta.
    Shfaqet vetem te djelen, en VO à 11:00-uniquement Dimanche.

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    tjetri (Le miroir - pasqyra) ishte sonte, e merkure, ora 21°° ne Forum des images
    2, Grande Galerie, nouveau forum 75001 Paris - en VO à 21:00-uniquement Mercredi

  4. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    autori,

    faleminderit.Stalker e kam pare para dy vitesh ne Itali, eshte e vertete qe eshte nje film i madh. Ndersa ate qe ishte sonte, siç e sheh, nuk kam mundesi te shkoj. Ka aq shume filma, te vjeter e te rinj, ne kete qytet sa gjithe koha mund te te shkoje ne metro apo kinema, sigurisht nese ke nje dore te mire lekesh. Por, vizita ime mbaron, dhe nuk mund ta kthej bileten, me kupton iDTGV hesapi, mundohemi te kursejme.
    Por, do e mbyll me Scorsese kete weekend, sonte me Mean Streets dhe neser me The Age Of Innocence ( Le Temps de l'innocence) dhe Cape Fear (Les nerfs à vif). I ke shikuar besoj.Nje De Niro dhe Harvey Keitel; Daniel Day Lewis dhe Michelle Pfeiffer; prap De Niro dhe Nick Nolte, Jessica Lange dhe nje "vogelushe" si Juliette Lewis qe me pas do te shkoje tek O. Stone per Natural born killers.
    Jo keq.

  5. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    mrekulli! do kenaqesh me Scorsese-n! nuk i kam pare te gjitha

    ç'u be me "Closer" ? e pe apo jo? e me "la vie est un miracle" ?

    duhet te jesh kenaqur me "la notte"... !!

    me jep nje adrese e mail. Doja te shkruaja nje mesazh privat ketu ne forum (per te kerkuar adresen @), por nuk di, nuk mund te çokam nje mesazh te tille... çudi.

    jeton en Itali apo Avignon ?

  6. #56
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    autori

    besoj se e ke tani adresen?
    "Closer" se kam pare akoma. Ndersa "La notte", shpresoj ta shikoj nesere. "La vie est un miracle" te Kosturices, eshte nje projektim vetem te dielen, dhe une nisem te shtunen per ne qytetin ku jetoj, Marseille. Do ta marr ne DVD dhe ta shoh ne ordi.
    Sapo shikova "Respiro". Histori e forte, dhe nje perfundim po aq i forte, nje takim ne uje...

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    "Respiro" eshte nga ata filma qe frëngu shume bukur i quan "mon coup de coeur" (debolesa ime). E kam ne listen e filmave te mi te preferuar te 2003-shit (ne vend te dyte me duket).

    te dergova nje mesazh; konfirmomë qe e more.
    merci encore

  8. #58
    i/e larguar Maska e selina_21
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    ≈ღ≈United States!ωho thє Hєll ωants to livє Hєяє Foяєvєя!!=Iм α cгαzу вαву...Hαte IT OR LOVE IT.ღ
    Postime
    1,099
    1''Troy ''
    2. "The Girl Next Door"
    3. "Dogville"
    4. "New York Minute"
    5. "White Chicks"
    6.''Shrek''
    7. "Resident Evil: Apocalypse"
    8. "The Whole Ten Yards"
    9. "The Village"
    10. "Spider-Man 2"

    Ka dhe shume te tjere por ne ket moment nuk me kujtohen.

  9. #59
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Nuk pata kohe ti lexoja te gjitha mesazhet e kesaj teme por me duket sikur jane mbledhur mizat rreth shiritit kinematografik. Me behet shume qejfi qe me se fundi u hap nje "teme" ku flasin kinefile te vertete qe ndryshojne nga refreni i zakonshem i anetareve te FSH, i tipit "I love Bad Boys 2"...

    Vecse... vecse une kam nje problem me kinefilet qe i shikojne filmat me blloqe shenimesh e me citime, referenca, te te tipit "Kur personazhi ngrihet nga krevati... mbi jastek kishte ngelur nje fije floku... qe do te thote... Dhe per kete arsye humb vendin e 1 ne top-tenin, dhe kalon ne vend te dyte...

    Sa per kinematografine :
    Lexova ne fakt mjaft mesazhe por ne asnjerin prej tyre nuk vura re ndonje reference shqiptare, perveç dikujt qe citoi "Mirupafshim armik" (qe per fat te keq eshte filmi me i keq i kinematografise shqiptare te ketyre 15 viteve te fundit ; filmi per mendimin tim, eshte nje kopje/ngjitje (copier/coller) situatash komike e humoristike qe te marrin frymen pas 15 minutash... veshtrova tejet me shume nje formular qe na e kishin dhene per te mbushur ne hyrje te festivalit, se sa filmin vet... nejse...), e pra po thosha se nuk pashe ndonje reference shqiptare... Jam i vetedijshem qe nuk ka shume, por ka disa dhe ne kinematografine e varfer shqiptare... Mbase do te dukesha mendje madh po te thosha se per mua nje nga filmat me te mire ne bote, regjizorin e te cilit e ve ne nje rang me Jean Vigo, Abel Gance, Charlie Chaplin, Cassavetes, Lubitsch, Welles, Truffaut, Hitchkock, Bergman, Fellini, Rossellini, te shkelqyerin Kubrick, Tarkovski e shume shume te tjere, duke lene menjane klasiket fare si Eisensteini, Vertov, Meliès, Grifith apo ku di une sa jane akoma..., e pra po thosha se nje nga filmat e mi me te preferuar eshte "Balada e kurbinit" : per mendimin tim eshte nje nga filmat me pakohore (intemporel) ne bote dhe qe bashkon pothuajse te gjitha zhanret : filmin historik, dramen, "horrorin" (per mua eshte filmi me i frikshem qe eshte bere ne faqe te dheut), komikun tek e tuk, fantastikun, madje madje (duke egzagjeruar pak ) dhe shkence-fiksionin (apo shkence-perallen sic mund ta quajme ndryshe). Kujtim Cashku eshte me te vertete nje regjizor shume i zoti...

    Ku di une por sikur nuk i honeps dot top-tenet e me the te thashe (kjo spengon njeri qe ti beje akoma), mbase sepse une e vleresoj nje film jo vetem nga ana e efektit qe ai ngjall, ndjell, por nganjehere dhe nga mundi, nga puna e nje regjizori duke pasur parasysh kushtet ne te cilat eshte bere filmi. Per shembull Kiarostami eshte per mua nje nga kineastet me te shkelqyer ne bote, kushtet ne te cilat ai ben filmat e tij jane tejet me te farfera se sa ato te Scorseses... Nuk jam duke krahasuar dy kineastet sepse krahasimi ndermjet dy kineasteve, cilitdo qofshin, eshte gjithmone i pamundur por gjithesesi...

    Une nuk po citoj ndonje top-thousand... se nuk me del koha per te shkrojtur te gjithe titujt. Por mbase mund te diskutojme ne lidhje me nje film te vecante, nuk e di, zgjidhni... Ose, ose bejme ndonje tematike mbi ndonje kineast...

    Tung...
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  10. #60
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-02-2005
    Postime
    127
    Meqe po japim lista.......ja dhe filmat qe preferoj une dhe do ju rekomandoja. Nuk jane vetem te 2004, dhe s'jane te gjithe, vetem ato qe me kujtohen.

    1. Trois Coleurs: Rouge
    2. La Fille Sur le Ponte
    3. Lost in Translation
    4. Before Night Falls
    5. Le Samourai
    6. Rocco e i suoi Fratelli
    7. Paendamonium
    8. Contempt (Le Mempris)
    9. Two Women
    10. Girl with a suitcase
    11. Amadeus
    12. Hysterical Blindness
    13. Honor among thieves (adieu l'ami)
    14. West by NorthWest
    15. Accidental Tourist
    16. Traveling Companion
    17. Man on the Train (L'homme sur le/ de Train)
    18. 1984
    19. Dune
    20. Matrix 1.
    21. Black cat, White cat
    22. Irrevirsible
    23. City of God
    24. Dirty Pretty things
    25. 8 1/2
    26. My man Godfrey
    27. Bedazzled (original with Dudley Moore.............
    28. Thin red line
    29. Purple Noon (Plein Soleil)
    30. Mister Klein
    31. Deux hommes dans la ville
    32. Slogans (Parrullat)
    33. Bolero
    34. Perralle nga e kaluara


    ......OK, Kam plot tjere qe pe pelqejne shume........ po me vone

    My favorite films ever so far: 1. Trois Coleurs Rouge
    2. Rocco e i suoi fratelli
    3. La Fille sur le Pont
    Ndryshuar për herë të fundit nga anja bojku : 01-03-2005 më 09:19

Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Cfarë ngjyre preferoni në rroba ...??
    Nga Piskavica_ në forumin Bukuri dhe estetikë
    Përgjigje: 148
    Postimi i Fundit: 16-11-2023, 14:49
  2. Filmat e huaj historik (mitologjik) !
    Nga Kryeplaku në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 31-03-2007, 17:38
  3. TOP10 - 2005 (filmat më te preferuar)
    Nga autori në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 12:21
  4. Filmat Qe kane bere Historine e Kinemase
    Nga autori në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 15-07-2005, 15:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •