Close
Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 71
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Peoples,
    wow: me ne fund, nje frankofon ne forum !! Je me sens moins seul :-)

    "Nuit sans lune" : per te qene i sinqerte, kam bere "gabim" qe e kam vene ate film ne listen e filmave te 2004-es, sepse ai NUK ka dale ende ne kinemate franceze. Filmin e kam pare ne kuadrin e nje festivali filmi ("Le cinéma au féminin") qe organizohet çdo vit ne qytetin ku banoj (Bordeaux).
    Personalisht, nuk më ka zhgenjyer aq sa Henrin. Eshte e vertete qe autori ka dashur te thote shume gjera njeheresh (keshtu qe here pas here, filmi humb "busullën"). Megjithate, filmi mbetet i kendshem (agreable), i fresket (un film frais). Habitem me Henrin qe thote se filmi "e kishte bujen te madhe". ndofta ne Kanada... Në France, kam frike se nuk do dalë ndonjehere, pasi kam konstatu qe nuk eshte programuar ende per 2005-ën ...

    "Mirupafshim armik" i Gjergj Xhuvanit nuk ka dale akoma ne kinemate franceze. Dhe aq më mire, sepse kjo eshte shenjë qe filmi mund te pranohet ne konkurimin zyrtar per ne Festivalin e Kanës. Konkurenca eshte e STËRMADHE, sepse per tu futur ne listen e 18 apo 20 filmave ne konkurim, duhet te fitosh midis 1000-1200 filmave qe juria para-seleksionon !

    Nga Gjergj Xhuvani kam pare "Slogans" qe mbetet per mua filmi më i mire shqiptar i pas-diktatures. Nëse "Mirupafshim armik" eshte po aq film fjalëpakë, i kursyer dhe i matur (sobre) sa dhe "Sloganet", shpresat jane te mira !! Nuk di, por Henri më "frikson" kur thote qe "filmi te bën me qesh dhe me qà", sepse kjo me kujton filmat e Kusturices(qe e adhuroj !!). SHPRESOJ me gjithe zemer qe "Mirupafshim armik" te mos jete nje film ballkaniko-kusturician, sepse te tille ka plot, dhe nuk do sillte ndonje gje te re.

    Edhe une mendoj qe problemi i kinematografise shqiptare, ne vlefte absolute, nuk eshte financimi. Eshte truri ... . Por duhet te pranojme se eshte e veshtire te bësh emer ne larmine e jashtezakonshme te kinemase boterore. Pastaj vend i vogel jemi... Shto ketu dhe faktin qe, filmi ballkanas e ka tashmë nje prezantues gjigand (Emir Kusturicën). Pra, gjithe marifeti eshte te besh film shqiptar (qe gjithesesi do te thote, ballakanas), pa rënë ne "kusturicizëm". Ndofta zgjidhja do te ishte berja e filmave me sa më pak "shqiptari" brenda, dhe ne kete rast, tema eshte njerezore universale. Por per filma te tille, duhen gjenij... hmmmmm, vetem ndonje Bergman arrin sot te beje filma te tille qe kane kolorit universal, pan-nacional, qe nuk i njohin kufijte nacionalë...

    Po behem pesimist... por dua te them se eshte veshtire... shume veshtire. Nje shembull do ishte Koreja e Jugut (nejse, ata jane 50 miljon banore...) qe arrin te kete nje kinematografi te jashtezakonshme.

    Peoples,
    hehe, ç'koncidence, edhe une shkova e pashe pardje filmin e Asia Argento-s : "libri i jeremie". jam dakort me ty ... edhe une u zgenjeva... MEGJITHATE, prap them se NUK ka bere gabim: edhe pse prisja më shume nga Asia Argento, preferoj ti jap 8 euro asaj, por JO nje prodhimi hollivudian ( me nje perjashtim te vetem: "aviator" i Scorsese-s... del sot. Do shkoj ta shikoj... c'est plus fort que moi...)

    "CLOSER" NUK e kam parë dhe as qe behet fjale te shkoj ta shikoj... . Kritika (te ciles i bëj besim (cahier du cinéma) eshte e dobët, shto ketu dhe faktin e lartpermendur qe "Closer" NUK ka nevoje per 8 eurot e mija, asesi !

    Peoples, nje diçka te rendesishme: nuk di nese je ne korent, por pergjate nje jave, telerama organizoi rishfaqjen e 1O filmave me te mire te saj per 2004-en. Sot eshte dita E FUNDITTTTTTT ! Keshtu qe nese te ka ngelur ndonje film nga 10-shja e tyre (qe eshte goxha zgjedhje!), jepi, mos hezito, sot eshte shanci i fundit. (nese nuk e ke pare "head-on", nje film gjermano-turk, ta keshilloj !!! Une nuk e kisha pare gjate 2004-es, dhe e pashe pardje. Un film énorme !!

    E fundit: je me fat qe je ne Paris: forza, jepi, filmat e Rossellinit (Roma cità operta...), Antoninit (j'adore "l'Avventura" !!!!), Fellini-t, nuk jane filma, jane PERLA !!

    ciao!

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    Autori

    te falenderoj per ato qe shkruan.
    Ne fakt, Kinemaja me ka dhene gjithmone nje emocion te papershkrueshem, pasi vij nga nje mjedis jo shume me tradita ne artin e Kinemase. Dhe te them te drejten, pak fima qe kisha mundesine te shikoja kur isha ne Shqiperi, edhe ato ishin jo fort te zgjedhur.
    Sot, edhe kinemaja, eshte kthyer ne nje "fabrike" qe vlen sesa veta kane hyre ne ate salle, per ate film, dhe jo sa cilesi ka filmi ne vetvete. Pra nje lloj industrializimi qe po percellon edhe ato regjizore qe kane pak talent.
    Te shikosh nje kinema indipendente (e pamvarur nga ky, apo nga kjo)...siç edhe eshte mundesia te shikosh disa filma ketu ne paris, ne Avignon, sot eshte pak e veshtire. Sa here te kthesh koken nese ke ngaterruar rrugen, te "ze" prite nje reklame; sapo te hysh ne metro apo bus, tabelat e para qe te "mirpresin" jane reklamat e filmave te fundit.
    Shikova Alexander de Stone, i krimbur ne efekte speciale. Film historik jo i qarte per mendimin tim edhe pse nuk e njoh shume historine mbi Alexander.

    Po ashtu deh La Chute (Renia). Hitlerin akoma vazhdojne ta mitizojne?
    S'e kam pare filmin dhe as qe do shkoj ta shoh.

    Saraband, qe nuk ka shume reklamim, ate dite qe shkova per ta pare, rradha ishte e pamendueshme. Nje kryeveper? Nuk njoh shume filma te Bergman, kam pare vetem Cris et chouchotements (Klithje dhe pershperima-ne Shqip?).

    telerama, filmat i transmeton ne Tv, apo eshte nje lloj shperndarjeje qe ben Le Monde TV çdo te shtune dhe te diele? Kete jave kishte Eisentein. E mbledh koleksionin 3? Ka kryevepra, por pak filma te neorealizmit Italian, mund dhete kishin vene perveç Scola dhe Visconti apo Pasolini.

    Neser do shkoj te shikoj filmin e fundit te fqinjit tone qe eshte dhe kryetar jurie kete vit, ishalla jemi dhe ne qe te na "mbaje" pak me hater: Jeta eshte nje mrekulli. Megjithese nje studente nga Kosova, ketu ne Paris me tha qe nuk ia vlen...Probleme identitetesh...Arti eshte i pakufishem. Dhe filmin e fundit te Godard "Notre Music" (muzika jone).

    Kam filluar dhe te shikoj disa filma te Nouvelle vague, qe e kam futur edhe ne shkrimet e mia te thjeshta tek "Arti duhet te Jetoje"...sepse eshte nje periudhe shume e rendesishme. Ah sikur edhe Shqiperia te kishte te rinj te tille...te kalibrit te Truffaut, Godard, Chabrol, Rohmer, Vadim...

    Mendova se ishe ne Paris.

    Kinemaja Aziatike, eshte lemeri fare. Nobody Know, Tropical Malady, shume te realizuar.

  3. #33
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    1... "MILLION DOLLAR BABY"
    2... "THE BIG RED ONE: THE RESTORATION"
    3... "MOOLAADE"
    4... "ETERNAL SUNSHINE OF THE SPOTLESS MIND"
    5... "TARNATION"
    6... "GOODBYE DRAGON INN"
    7... "KINSEY"
    8... "TOKYO GODFATHERS"
    9... "THE INCREDIBLES"
    10... "FAHRENHEIT 9/11"

    ej...harova te shtoj edhe TROY...
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #34
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    1.Troy
    2.The Manchurian Candidate
    3.You got served
    4.Honey
    5.Oceans Eleven
    6.Shrek
    7.Harold&Kumar
    8.Starsky&Hutch
    9.Kill Bill
    10.E shumë të tjera
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    "Autor", po s'e pate me siklet, a na servir dhe nje liste me filmat me te mire (sipas teje) te 2003? Se te 2004-es nuk kane dale akoma neper video stores, e kur te dalin keta do e kemi harruar kete listen tende.

    falemnderit.

  6. #36
    ...gjení... Maska e mad
    Anëtarësuar
    18-03-2004
    Vendndodhja
    Prage [EU]
    Postime
    1,321
    kjo eshte lista ime, per 2004....por nuk mund ti rradhis dot sipas pelqyeshmerise....

    ~ Coffee and cigarettes shume shume i vecante)
    ~ The Dreamers
    ~ Monsieur Ibrahim
    ~ La finestra di fronte
    ~ Eternal Sunshine of the Spotless Mind
    ~ Intermission
    ~ Secret Window
    ~ Man on fire (Denzel eshte Denzel)
    ~ The forgotten
    ~ The whole ten yards (fans i keq i Mathew Perry)
    edhe nje ne fund, shpresoj mos kem kaluar numrin....
    ~ Mais qui a tue Pamela Rose (komik francez i 2002-shit, por qe vjet erdhi ne kinema ketu)
    ::|maDes!gn © 2009|::

  7. #37
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar më parë nga StormAngel
    5.Oceans Eleven
    10.E shumë të tjera

    Stormo Mos e ke gje fjalen per -------------->>> "Ocean's 12" (2004)
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  8. #38
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Citim Postuar më parë nga PINK
    Stormo Mos e ke gje fjalen per -------------->>> "Ocean's 12" (2004)
    Po po PINK,na falni.
    Oceans eleven është e 2001.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  9. #39
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    S. duke qene se po merr kritika te perzjera mbi Closer, do te lutesha te vazhdoje ne tenden, te shkoje ta shikoje. Eshte filem shume real, ose me mire shume "jo filem" ... me pelqen dhe fakti qe vete aktoret kundershtojne "imazhin" qe ata kane krijuar tek filmdashesit ne vite. I vetmi qe me pelqeu vertet ne 2004.

    Bridget Jones gjithashtu me pelqen edhe pse njeshi dhe dyshi jane pak a shume e njejta gje. Me pelqen thjeshtesia ne keto lloj filmash si dhe fundi i lumtur : ) Karakteri i vete Bridget pastaj, kaq i vertete...

    Ne lidhje me listat, filmat ne pergjithesi i ndjek sa dalin ne kinema, edhe pse shumicen e rasteve harroj ca kam pare, pa dale mire nga kinemaja. (jo shume fanatike e filmave me sa duket).

  10. #40
    E gjifa Maska e Henri
    Anëtarësuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Kuqka, ta ka nis autori listen e 2003, apo postet e para i lexove me rregullen e treshit?

    Peoples, kur permenda fondet, nuk e kisha fjalen vetem se nuk del buxheti per te bere nje film te mire, po me teper ne faktin qe aq pak fonde sa jane, dihet se ne cilat duar shkojne, shkojne ne duart e "ujqerve" qe kane mbi 20 vjet qe kane punuar ne Kinostudio. Keta kineaste mund vertet te kene bere filma te bukur ne kohen e normes vjetore, por puna eshte se tani nuk i sjellin kinemase shqiptare pothuaj asnje gje te re. Mungesa e fondeve ben ate qe shume regjizore te rinj shqiptare te perpeliten e te vertiten e te punojne si asistente regjizore pasi skenaret e tyre as qe nuk lexohen fare kur vjen koha e konkurimit (cdo shkurt a mars me duket shpallen fondet pe rvitin tjeter).

    Problemi i dyte qendron tek producenti dhe shperndaresi. Te dy keta individe ne kinematografine shqiptare mungojne krejt. Andaj filmat tane jane bashkeprodhim me francezin apo italianin, madje nje nga kushtet e "Qendres" per aprovim fondesh eshte qe filmat te jene 40% bashkeeprodhim i huaj. Nga njera ane eshte shkelqyeshem qe lek i huaj investohet ne artin tone. Nga ana tjeter problemi qendron tek "ujrat" e "ndryshimet" qe duhet te behen ne filmat shqiptare qe keta te fundit te permbushin shijet e producenteve te huaj. "Nata pa hene" andaj s'me pelqeu, se m'u duk shume i shperndare dege me dege (si autorit) por edhe sepse kishte nje fund "bombastik", edhe nje ndjenje "tralalaje" gjate gjithe filmit. E keqja tjeter e bashkeprodhimit te huaj eshte se gjithe puna pas xhirimit behet ne studiot e huaja, e jo nga djemte tane. Ne Shqiperi pashe se ishin krijuar disa studio efektesh speciale, editimi e studio zeri, po qe merreshin kryesisht me programe televizive e tek tuk punonin vullnetare ne ndonje film me metrazh te shkurter digital.

    Shperndarje (Distribucion) nuk ka fare fare fare ne Shqiperi dhe kjo mendoj une eshte e keqja me e madhe. Po ky eshte nje diskutim me i gjate e mua me duhet ta mbyll tani per tani.

    Autor, Nata pa hene e pashe ne Shqiperi, dmth bujen e madhe e beri ne Shqiperi jo ketu ne Kanada. "Mirupafshim Armik" i ngjan Kusturices, megjithate tani per tani mua nuk me duket se kjo prish pune. Kinematografia jone eshte e re ne ate boterore, keshtu qe hapat hidhen ngadale ngadale, me mire me te njohuren sepse me te panjohuren veshtire se ua hap njeri deren. Kusturicen e kemi fqi, duam s'duam zakonet e fatet i kemi shume te ngjashme, po keshtu dhe shijet . Edhe une dua te vije ajo dite kur kinematografia jone nuk krahasohet me te ndonje populli tjeter, por nderkohe....

    Closer nga aktoret me tremb, e kam frike se do me vije keq per ato $12 qe do shpenzoj per ta pare. Zgjidhja e mesme? Per 8 ore me mbaron zbritja e ketij filmi nga DC++. Duhet te jete gati per ta pare sot ne darke e do t'u them se si ishte

Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Cfarë ngjyre preferoni në rroba ...??
    Nga Piskavica_ në forumin Bukuri dhe estetikë
    Përgjigje: 148
    Postimi i Fundit: 16-11-2023, 14:49
  2. Filmat e huaj historik (mitologjik) !
    Nga Kryeplaku në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 31-03-2007, 17:38
  3. TOP10 - 2005 (filmat më te preferuar)
    Nga autori në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 12:21
  4. Filmat Qe kane bere Historine e Kinemase
    Nga autori në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 15-07-2005, 15:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •