Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 71
  1. #11
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Me fal per akuzen po po me duket si liste e pergatitur nga ndonje website ose reviste filmash.
    Personalisht Kill Bill Volume 2 Me ka pelqyer mjaft.

  2. #12
    *MaçokjaVogel*
    Anëtarësuar
    09-02-2003
    Postime
    111
    Troy, The day after Tomorrow, & Lost in translation!! (nga ajo lista e par vetem lost in translation kam pare un..te ajo lista tjeter vetem Mystik River kam par... ai ishte filmi me kot...per mendimin tim dmth)
    Peace!

    I'm like a bottle of wine..... I keep getting better with age!!!!

    ..................... **Smooches**....................

  3. #13
    your incubus
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    me qe po u fliska per te preferuarit e lulkes, jam une i pari, pastaj vjen polansky. apo jo?

    edhe une kam qene dobet fare me filma simjet. passion of christ ma hoqi trunin po vetem per dy dite. ndersa keta nordiket e keta ballkanasit e aq me teper koreanasit, une nuk i njof fare fatkeqesisht. per mua kinematografia po me ushqehet prej hollywoodit. rrofte aleksandra!
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  4. #14
    *MaçokjaVogel*
    Anëtarësuar
    09-02-2003
    Postime
    111
    Oh harrova, e kam pare edhe ate Big Fish dhe me ka pelqyer shum, ishte cik si ...tyrryly me ato skena imagjinore po ne fund nuk me zhgenjeu!
    Peace!

    I'm like a bottle of wine..... I keep getting better with age!!!!

    ..................... **Smooches**....................

  5. #15
    E gjifa Maska e Henri
    Anëtarësuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Ti s'hyn tek te preferuarit e Lulkes, ti je lageshtira e ëndrrave të mia, është ca ngushtë aty po bëni si të bëni të dy e mos u zini

    Autor, une 28 i kam keshtu qe nuk me kujtohet te kem pare shume filma qe ka dhene Tirana, megjithese ku i dihet, mbase ka pas ndonje "armik kllase" qe punonte nen rrogoz ne TVSH e fuste ndonje film nga ata qe ka permendur Amarcord .

    Mulholland Drive mund te jete shume gjera per Lynch, por per shijet e mia nuk ishte dhe aq. Mbase e shoh dhe njehere pas ca kohesh, kur ta kem harruar disi

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Henri,
    nuk me the c'ke pare keto dy javet e fundit.

    Nese ti i shikon ne dvd, dhe duke pas parasysh se disa nga filmat e fundit nuk kane dale ende ne dvd, mendoj se, pak a shume, ti mund te gjesh ne dvd keto filma:

    Lost in translation; Memories of murder; Big fish; Gerry; 21 grams; la mala education (Pedro Almodovar); Punch-drunk love; Dolls; The Hours; Les invasions barbares.

  7. #17
    E gjifa Maska e Henri
    Anëtarësuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Lost in TRanslation e kam ne komp. U mundova ta shihja kur isha ne Athine po ia futa gjumit per 7 pale qejfe (mbase e kish fajin ora 4AM hehe) po keshtu dhe 21 grams, me kujtohet qe i mora ne videoteke ne te njejten kohe - gjume edhe gjate ketij.

    Les invasions barbares e pashe ne 2003 kur doli ketej nga festivalet tona (film kanadez pra mo) dhe me pelqen jashte mase fare.

    Punch Drunk Love - nuk e di pse po Adam Sandler nuk me ngjit fare fare fare fareeeeeeee!

    The hours - kam bere plan ta marr serish - nje nga ato netet gjumashe per mua edhe kjo - tulle gjumi qe sa filloi filmi

    Kaq nga ato te mesipermet e tua, te tjerat po i shtoj ne listen e 2005- per t'u pare.

    Nderkohe, City of lost children e ke pare? Eshte ca i vjeter - '95, po mua me ka pelqyer shume.

    Po keshtu dhe nje film çek i titulluar Pupendo nga Jan Hrebejk, mundohu ta gjesh se mund te kete dale ne Europe (ketej nga ne vetem ne disa festivale).

    Elephant - nga Gus Van Sant eshte permendur ketu? 2003 pra. Shikoje se me jgithe mend trondites.

    The Station agent - 2003, Tom McCarthy. S'po ta pershkruaj me shume sesa: shikoje nje here!

    Almadovar per mua mbetet aty diku midis te preferuarve. Women in the verge of a nervous breakdown ka qene filmi i pare qe kam pare prej tij e qe e ka pelqyer vertet. Sigurisht Hable con ella, sikur vetem per kolonen zanore te shikohej do te ishte prape nje nga filmat me te bukur, le me pastaj permbajtja. Po, edhe All about my mother, sigurisht.

    Le te kthehem tek Polansky tani (haha Dodo) Bitter Moon eshte po aq i hidhur sa ka dhe titullin - edhe i bukur sigursiht.

    Bobo, e shkela fare, i paskam lene leket kinemave dhe videotekave une. Ik Autor mos me merr më në qafë

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Henri, po ku të lë une ?

    hehe ok,
    po i marr me rradhe:

    - City of lost children : SIGURIIIIISHT qe e kam pare !!! e ka bere Jean-Pierre Jeunet et Marc Caro. I pari ka bere Ameline e famshme franceze !! Eshte nderi i Frances :-)

    -Elefant : doemos (biles, parë dy here ne kinema) !! Palma e Arte e Cannes (Kanës) ne 2003-shin! Gust Van San-in e kemi xhan e shkuar xhanit ! Ndaj dhe te rekomandova "Gerry" (i njejti autor). Por me thene nje te vertete, meqe qenke pak gjumashe, eshte film qe shihet ne kinema, do ekran te madh.

    hehe, "The station agent": e pashe pardje !! xhuxhi i vogel !! ( bëkan dhe amerikanët film me tru ? :-) lol)

    Me Almodavar-in e paske filluar nga fillohet: me te parin fare te tij (Women in the verge of a nervous...). Këtu mileti e shpall dite feste-pushimi kur Almodovari nxjerr nje film te ri. Ndaj dhe te rekomandova me te fundit fare (La mala education)

    Ti thua se i lé leket kinemave apo videotekave: po ku ti lësh ? Të la mendja ti lësh gjetiu ? Pa tre here ne javë ne kinema, ... si ka thene doktori ? :-)

    Për Tim Burton-in sikur nuk te vjen zëri... Eshte i mrekullueshem !!(Ed Wood, Sleepy hollow, Edward scissorhands !!!!)

    Tani dhe dy rreshta per kinemane franceze. Nuk di nese njeh Jean-Luc Godard (Le mepris !!). Mund te permend me dhjetra, po nuk di cilet pelqen dhe ke pare....

    Se fundi, dicka (per ta mbyllur me "lost in translation"): e shikoj tek vetja, por me duket se eshte "semundje" shqiptare: ne jemi me se shumti te prirur, qofte dhe kur behet fjalë per kinema te mire, per filmat dramatike : jo rastesisht adhurojme Lars Von Trier-in("Dogville") apo Herzog-un apo...
    Te siguroj (dhe une e di qe ti e di) qe filmat ne dukje "te qete" dhe pa "dramë"(ndaj permenda "lost in translation") jane po aq te mrekullueshem, por eshte thjesht çeshtje "edukimi". Hajde, shtrohu tani dhe shikoje, e paske dhe në komp :-)

    viva il cinema !- thotë taljani.

    p.s. harrova: dje u shpall presidenti i jurise per festivalin e Kanës 2005 : as me shume, as me pak... Emir KUSTURICA !! viva i Balcani ! :-)

  9. #19
    your incubus
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    mua me kane akuzuar se mu ngref me la mala educacion, ajo skena e seksit midis atyre dy homove. une e mohova. vallaj film i bukur. dje pashe four rooms. bukur.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    Ndihme

    Autor,
    po shoh se ke nje pasion te madh per kinemane.Doja te kerkoja nje ndihme;a ekziston akoma filmi i Minarollit neper kinema franceze? Nuits sans Lune.
    te jam mirnjohes nese me jep ndonje informacion se kam shume deshire ta shikoj.
    Per Saraband,vepren tjeter te Ingrid Bergman,une e shikova ne Kinema.çudi,sepse kisha degjuar qe do e transmetonte vetem arte,por ne Kinemane Arlequin rue de Rennes,transmetohet deri me 26 Janar,pastaj do e kalonin ne nje tjeter Kinema.
    Ne Cinémathèque française,pashe nje film muzikor te Rouben Mamoulian "La belle de Moscou.Deri nga mesi i shkurtit ka jo pak filma te vjeter,por akoma te shikueshem.
    ne keto dite ndodhem ne Paris dhe ketu kam nje harte te te gjitha kinemave,dhe shpresoj te sho disa filma te Pasolinit,te Rossellinit,te Viscontit.

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Cfarë ngjyre preferoni në rroba ...??
    Nga Piskavica_ në forumin Bukuri dhe estetikë
    Përgjigje: 148
    Postimi i Fundit: 16-11-2023, 14:49
  2. Filmat e huaj historik (mitologjik) !
    Nga Kryeplaku në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 31-03-2007, 17:38
  3. TOP10 - 2005 (filmat më te preferuar)
    Nga autori në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 12:21
  4. Filmat Qe kane bere Historine e Kinemase
    Nga autori në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 15-07-2005, 15:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •