Nje pyetje e thjeshte me lindi ne mendje dhe vendosa ta zbraz ketu.
Pyetjet rreth egzistences se Zotit nuk kane fund. Pa fund jane dhe pergjigjet, te cilat, ne shumicen e rasteve nuk perbejne fakte konkrete, por formohen nga pyetje te cilave pasi nuk u gjindet pergjigja, rrjedhimisht krijojne heshtjen, detyrojne te terhiqesh, formojne ate pauzen ne mendjen e kujtdo, ngacmojne kureshtjen drejte misterit te madh dhe perseri imponojne njeriun te pranoje dhimbje 'injorancen' e tij, te sforcohet te besoje dhe te mesohet te jetoje ne kete dhome te erret per tere jeten, me shprese se vdekja do shpalose gjithcka. E pastaj lindin pyetje te tjera dhe sigurisht qe pasohen nga pyetje-pergjigje te tjera. Se bindje nuk ka askush! As papa vet. Vec nje 'budalla' do uleriste duke thene qe 'di' te verteten. Te pakten te aludojme...nga pak ketu!
Nejse...
Ajo qe beri te mendoj ishte pak me ndryshe se pyetjet e zakonshme.
Supozojme qe Zoti egziston. Supozojme qe gjithcka qe syri na sheh, veshet na degjojne dhe dora na prek, eshte vepra e tij. Supozojme qe na krijoi dhe ne sic krijoi cdo gje tjeter. Atehere...
C'e shty Zotin te krijoje tere kete gjithesi?
Pse e krijoi universin, njeriun dhe gjithcka rreth tij?
C'qellim pati kur nisi kete pune qe kur hodhi hapin e pare?
Do egzistonte Zoti, po te mos egzistonte Njeriu? Pra, i duhej dicka per te kurorezuar egzistencen e Tij ?
(nuk mund te quhesh baba, po nuk pate femije, apo jo?)
I mean, c'mon...is this a big interesting, complicated, funny and dramatic game?
Is God a game player?
Mendohuni pak thelle...
Mendoni fillimin. Asgje nuk paska egzistuar gjasme. Cdo gje e krijoi Zoti. Pse ?
Qe kur nisi ta krijonte, c'synim pati ? Pse duhemi te vijme ne jete, te rropatemi tere jeten duke punuar, mesuar, shumuar dhe pastaj vdekur ? Then what ? Secilit i paraqitet sesa pike ka grumbulluar tere lojes ? hmmm...
Tek e fundit pse luan me njerezit mer jahu?
Pse preferon te tregohet kaq misterioz?
Ok, paska sjelle Jezus a Muhamed kohe me pare dhe njerezit paskan besuar verberisht mrekulline aq askush pervec Zotit nuk mund ta krijonte. Po tani ? Si ka mundesi qe vec 2000 vjet me pare paskan ndodhur keto gjera ?
Qenka mekatar dikush qe nuk beson filanin apo perrallat e fistekut, por preferon te perballet vet me keto shenja, ose preferon te bindet nga Zoti vet rreth egzistences se tij? Pse? Njeriu eshte i pafajshem dhe nuk di te mbroje pafajsine e tij.
Nejse se u zgjata dhe e teprova. Me shume me intereson 'qellimi' i Zotit.
Pse e nisi dhe ku do te dale me gjithe kete mesele? C'qellim pati?
Ju falemnderit per leximin!
Krijoni Kontakt