Close
Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 116
  1. #21
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Shikoje njehere kete temen se flet dhe per besimin e ilireve pastaj per krishterizimin e tyre pastaj per islamizimin e tyre.

    Islami ne trojet iliro-shqiptare


    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=25055

  2. #22
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Nje komb lind ne nje dite dhe rritet me kohen derisa behet burre! Fakti se Shqiperia si komb nuk ka arritur burrerine e saj nuk do te thote se kombi nuk ka lindur.

    .
    Une nuk hipotezova qe Shqipot s'paskerkan lindur. Thjesht pyeta: KUR KANE LIND?
    Shpallja e Abdyl Frasherit gjate fjalimit me rastin e krijimit te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit ("Le te mos jemi me Gega e Toska" etj etj) shenon ditelindjen e kombit tone. Shpallja e pare e aspiratave te udheheqesve Shqiptare eshte njekohesisht edhe shpallja se tashme ekziston nji fare kombi qe quhet Shqiptare.. Deri me pare robt ishin Tosk, Gege, Ortodokse, Muslimane ene sipas Skinerit Epirote
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qafir Arnaut : 10-01-2005 më 17:51

  3. #23
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Jo bre, sa i qute!!!

    A mundesh ti (qafir) te na japesh nje reference historike te kohes se Skinerit, apo para tij, ku te jete perdore termi geg apo tosk per banoret e Shqiperise veriore e jugore te asaj kohe, aq me teper si term etnik...?
    Titulli i tij ishte princi i arberve edhe epiroteve.

  4. #24
    profesionisti Maska e I-amëshuar
    Anëtarësuar
    03-01-2005
    Vendndodhja
    www.proletari.com
    Postime
    211
    Isha gati i sigurtë që studime të këtij lloji ku përcaktojnë perënditë apo paganizmin nuk janë bërë në thellësi por në sipërfaqe të saj sepse edhe nga shkrimet tuaja deri tani nuk ka ndonjë fakt bindës që i referohet provave historike.
    Por më keni ndihmuar shumë në plotësimin e disa ideve të vagëta dhe ju lutem të vazhdoni të jepni mendimin tuaj mbi temën edhe pse keni mendime të ndryshme apo ju duken të gabuara së bashku mund të mësojmë më shumë
    Ju faleminderit
    DASHURIA ËSHTË MISTERI IMAGJINAR I SHPRESËS QË BËN TË JETOJË SHPIRTI NË PAQE DHE LIRI.
    THJESHTËSIA DHE SINCERITETI JANË DHURATA QË ZOTI KA DHURUAR ME LINDJEN. POR TË REZISTOSH TI MBASH ATO ËSHTË MREKULLI VUAJTËSE QË TË BËN TË JETOSH ME DINJITET(shkruar nga unë)

  5. #25
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    NE KETE FAQE ke nje pershkrim te religjionit qe kane patur iliret..Bile autori, megjithese me mbiemer tipik sllav (Alex Fantalov), eshte treguar aq xhentil sa ka bere dhe KETE PERMBLEDHJE nga historia e ilireve. Ta sugjeroj sepse eshte shume e permbledhur, por e kendshme

    Gjithsesi, ne lidhje me temen, feja e te pareve ka qene paganizem i paster (Mithraizmi, nga i cili ka kopjuar "pa meshire" Krishterimi).. Fatkeqesisht, atdheun e shkelen si "udhetaret cifute", ashtu dhe jataganet e osmaneve.

    Megjithate eshte nje liber i Neritan Cekes "Iliret" ku permenden dhe me emra perendite Ilire. Shpresoj ta gjej neser..
    Prektora

  6. #26
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Nese "ateizmi" eshte fe, atehere paganizmi eshte fe gjithashtu.

    Sa per Skenderbeun referoju Biografeve te ndryshem, megjithate halli juaj nuk qendron tek feja, qendron tek perkatesia fetare, prandaj dhe sot ne Greqi konstatojme nje sasi te madhe jevgjitesh sepse qelluan qe ishin te Krishtere, por barazvleftesia greqi=krishter i beri dhe ata helene.

    Keshtu dhe puna e Skenderbeut dhe shume te tjereve qe vetem sepse quhet princ i epirit dhe veem sepse epiri nga prifterinjt quhet ironikisht djep civilizimi helen(pasi i masakruan statujat dhe kulturen iliro-helene), atehere dhe Skenderbeu na qenka orthodhoks. Logjika te tilla idioteske nuk duan mend per tu kundershtuar, megjithate shqiptari per servilizem eshte i njohur(ai i shartuari).

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Citim Postuar më parë nga Deep-Purple
    Nese "ateizmi" eshte fe, atehere paganizmi eshte fe gjithashtu.

    Sa per Skenderbeun referoju Biografeve te ndryshem, megjithate halli juaj nuk qendron tek feja, qendron tek perkatesia fetare, prandaj dhe sot ne Greqi konstatojme nje sasi te madhe jevgjitesh sepse qelluan qe ishin te Krishtere, por barazvleftesia greqi=krishter i beri dhe ata helene.

    Keshtu dhe puna e Skenderbeut dhe shume te tjereve qe vetem sepse quhet princ i epirit dhe veem sepse epiri nga prifterinjt quhet ironikisht djep civilizimi helen(pasi i masakruan statujat dhe kulturen iliro-helene), atehere dhe Skenderbeu na qenka orthodhoks. Logjika te tilla idioteske nuk duan mend per tu kundershtuar, megjithate shqiptari per servilizem eshte i njohur(ai i shartuari).
    Mua me pelqen mprehtesia jote, por nese kalon nje cike me shume kohe kur i shkruan mesazhet do jesh me bindes. Te lutem mundohu te mos jesh ofendues sepse ne kete forum pronaret jane nje cike fodulle, keshtu qe perjashtimin e ka prapa deres.

    Edhe une s'jam fare dakord qe Gjergj Kastrioti ka qene ortodoks, sepse edhe Seminaristi njeh qe Venediku kishte goxha qytete ne Shqiperi (deri ne Narte), po ketu i jane futur punes nipat e Janullatosit me te madhe qe te na bejne ortodokse me zor e te na mbushin mendjen qe katolicizmi shqiptar s'ka qene vecse nje lajthitje e rastit, kurse ortodoksia ishte norma.

    Nje nga argumentet e tyre eshte qe Gjergj Kastrioti ishte shok me Pal Engjellin, kryepeshkopin e Durresit dhe meqe Durresi ishte mitropolia qe mbulonte deri ne Oher gjithe Shqiperine e mesme ne kohen e pushtimit otoman, Pal Engjelli duhet te paskesh qene ortodoks.

    Kjo eshte per te vene duart ne koke. Kush tha qe Durresi ishte 100% ortodoks ne shekullin e XV? Durresi ka qene i mbreterise se Anzhuineve: Ladislavi i Durresit u be mbret i Napolit ne shekullin e XIII. Nuk me rezulton qe Anzhute ishin ortodokse. Nuk me rezulton as qe mbreterit ishin te krishtere ne nje det me ortodokse.

    Vete emri Pal Engjell eshte tipik katolik. Ne jug s'ka Pal, ka Pavllo.

    Ndonjehere nipat e Janullatosit zgjohen nga gjumi dhe mendojne se e kane bere balte fare keshtu qe ia fusin teorise qe po, Gjergj Kastrioti dhe Pal Engjelli ishin katolike, por te ritit ortodoks!!! Se ku i kane faktet nje dreq e di. Per nje fare kohe fillova t'i besoja dhe une dhe mendova se mos shqiptaret do kishin firmosur Keshillin Ekumenik te Firences me 1443 ku filluan te krijohen uniatet, po s'ia dola dot qe t'i nxirrja shqiptaret uniate kurrsesi, s'kishte prova per bela.

    Atehere u ktheva ne tezen time te vjeter qe eshte goxha e besueshme. Katoliket shqiptare ndaheshin nga ortodokset shqiptare ne pergjithesi nga lumi Shkumbin. Siper ishin katolike dhe poshte ortodokse. Kuptohet ka pasur perjashtime, sepse nen influencen e sllaveve disa katolike shqiptare jane bere ortodokse, po kjo s'do te thote qe s'ka pasur katolike shqiptare.

    Aresyetimi tjeter qe meqe Gjergj Kastrioti e shpallte veten "Princ te Epirit" prandaj qenka ortodoks eshte si te thuash qe Viktor Emanueli III, i cili e quante veten mbret te Italise dhe te Shqiperise, duhet te kete qene permetar!
    Ignore List: Den Bossi

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Zombie;

    merre me qetesi, se nuk zbraz dot tenden me mbushe ate te seminaristit apo Albos.

    Tashti me 17 Janar eshte pervjetori i vdekjes se Heroit tone Kombetar. Do ta shofim se cila kishe do te coje meshe per shpirtin e tij.
    Tash 500 vjete ka qene vetem ajo katolike, ndersa kisha orthodokse as i ka rene asaj ane.

    Meqe nuk mund ta injorojne dot, tashti o burra ta pervetesojme, futja kot se dicka mbetet.

    Po keta bedelet e Janullatosit ketu, pretendojne qe edhe katedralja e shen kollit ne lezhe kur u varros Skenderbeu (si katolik) ishte kishe ortodokse. Atehere pse nuk e kerkon Janullatosi valle, po lejon kishen katolike te coje meshe ne ate vend?

    keta vogelushet duan ti tregojne babait arat....

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22
    Sa per Skenderbeun referoju Biografeve te ndryshem, megjithate halli juaj nuk qendron tek feja, qendron tek perkatesia fetare, prandaj dhe sot ne Greqi konstatojme nje sasi te madhe jevgjitesh sepse qelluan qe ishin te Krishtere, por barazvleftesia greqi=krishter i beri dhe ata helene.
    Kur nuk di, pyet se meson. Eshte me mire te pyesesh se sa te perseritesh brockulla te tilla. Ata qe ti quan "jevgjit" jane njerez me origjine egjiptiane, te ardhur ne Shqiperi dhe ata nuk u bene ne Shqiperi te Krishtere, e sollen Krishterimin me vete. Shume prej tyre u konvertuan ne Islam, te tjere e ruajten fene e te pareve te tyre. Ne Ballkan gjen egjiptiane, ashtu si ne Egjipt dhe mbare Token e Shenjte gjen murgj e misionare greke qe jane vendosur atje qe 2350 vjet me pare, qe nga fushata e Lekes se Madh. Ja e mesove edhe dicka te re.


    Keshtu dhe puna e Skenderbeut dhe shume te tjereve qe vetem sepse quhet princ i epirit dhe veem sepse epiri nga prifterinjt quhet ironikisht djep civilizimi helen(pasi i masakruan statujat dhe kulturen iliro-helene), atehere dhe Skenderbeu na qenka orthodhoks. Logjika te tilla idioteske nuk duan mend per tu kundershtuar, megjithate shqiptari per servilizem eshte i njohur(ai i shartuari).
    Gjergj Kastrioti, nuk njihet vetem si Princi i Epirit, por njihet si Mbret i Epirit dhe Maqedonise nga vete Vatikani. Molosia dhe Epiri kane qene dy prej 3 mbreterive ilire. Epiri si nga vendodhja gjeografike, edhe nga pasurite natyrore, edhe nga ana e zhvillimit ka qene mbreteria me e zhvilluar ne te gjitha koherat dhe ne te gjitha qyteterimet.

    Bashkejetesa greko-ilire ka nisur mijra vjet me pare qe ne themelimin e kolonive te para greke ne toke ilire si Apollonia, Bylis, Durrahu, etj. Te mohosh qyteterimin grek eshte njesoj si te mohosh te gjitha qyteterimet qe erdhen pas tij, eshte njesoj si te mohosh qyteterimin ne te cilin ti jeton sot.

    Prandaj mesoni historine dhe vleresoni qyteterimet se keni shume per te fituar.

    Po keta bedelet e Janullatosit ketu, pretendojne qe edhe katedralja e shen kollit ne lezhe kur u varros Skenderbeu (si katolik) ishte kishe ortodokse. Atehere pse nuk e kerkon Janullatosi valle, po lejon kishen katolike te coje meshe ne ate vend?
    Shkruaj ndonje rresht histori, por mos shkruaj per ceshtje fetare se ti je fishek kur vjen fjala tek Krishterimi apo historia e Krishterimit. Joan (Gjon sipas dialektit verior) Kastrioti dhe i biri i tij murg Reposhi, vellai i Gjergj Kastriotit jane varrosur ne Malin e Shenjte, ne Veri te Greqise, ku ata u kishin dhuruar toke dhe leke murgjve dhe manastireve te ndryshme ne te. Cdo dite ne kete Mal te Shenjte murgj qe jetojne vetem me lutje luten per te gjithe eterit e tyre shpirterore qe kane jetuar ne ate mal ne shekuj.

    Kurse Kisha Katolike dhe Vatikani nuk denjojne qe ti perkushtojne nje faqe jetes dhe vepres se Gjergj Kastriotit, "Mbrojtesit te Krishterimit" titull qe ia dha vete Papa i Romes, ne enciklopedine e tyre katolike.

    Se kush i trembet te vertetes historike, ate do ta tregoje koha, kur te gjitha arkivat sekrete te Vatikanit qe hedhin drite mbi maredheniet me Kastriotet te behen publike.

    Albo

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22
    Qe te mos perseriten te njejtat gjera ne kete teme, ata qe duan te mesojne mbi jeten e kastrioteve dhe besimin e familjes se Kastrioteve, le te lexojne faktet historike te renditura ne kete teme:

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=37527

    Une do te vecoja vetem nje prej tyre qe eshte mbase rrefimi me me vlere, ai i Gjon Muzakes i bere ne Itali pasi ai emigroi ne vitin 1515. Shkrimi eshte nje dokumentim i historise se familjes se tij dhe familjeve te tjera fisnike shqiptare, ne menyre qe femijet e tij te mos harronin besimin dhe traditen e te pareve ne mergim.

    Mund ta lexoni si pjese te zgjedhur ketu dhe te plote ketu.

    Albo

Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •