Close
Faqja 12 prej 12 FillimFillim ... 2101112
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 116 prej 116
  1. #111
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga Peter Bartl
    Ne Italine e Jugut dhe ne Sicili ka 95 vendbanime, te banuara nga pasardhesit e emigranteve shqiptare, te themeluara apo ripopulluar prej shqiptareve. Ne 55 vendbanime edhe sot e kesaj dite flitet shqip, ndersa te tjeret jane te italianizuar, megjithese ne popullate akoma kane mbetur zakonet dhe traditat si dhe vetedija e origjines shqiptare.
    Citim Postuar më parë nga Peter Bartl
    Pjesa me e madhe e emigranteve shqiptare ne Itali, rridhnin nga hapesirat qendrore dhe jugore shqiptare ose nga Greqia. Per kete fakt, flet jo vetem forma toske e dialektit italo-shqiptar, por dhe liturgjia ortodokse qe kane patur apo kane dhe sot pjesa dermuese e komunave shqiptare te Italise. Kleri latin u perpoq me disa suksese per te konvertuar italo-shqiptaret ne ritin latin. Komuna e pare qe braktisi ritin e origjines ortodoks dhe kaloi ne ate latin ishte Falconara Albanese (Cosenza) ne vitin 1570, ndersa e fundit, Ururi (Campobasso) ne vitin 1707.
    Te plote artikullin e lexoni ketu



    Feja e Arbëreshëve

    Shqiptarët e krishterë që mërguan ne Itali në shekullin e XV dhe ato që pasuan në dyshekujt e tjerë, ndiqnin ritet fetare bizantine në gjuhën greke. (Nga kjo karakteristikë e tyre rrjedh edhe një keqkuptim qe shpesh ka karakterizuar njohjen e komunitetit arbëresh dhe që duket më qartë në emërtimin e Horës së Arbëreshëvet (Sicili) e cila në Italisht njihet si Piana degli Albanesi por në periudha të ndryshme është quajtur edhe Piana dei Greci.) Një pjesë e mirë e shqiptarëve të krishterë bizantinë, kishin lidhje edhe me kishën katolike të Romës ndërsa të tjerët, me ardhjen në Itali, iu nënshkruan ritit latin duke vazhduar me kokëfortësi te ruanin identitetin fetar bizantin.
    Nën periudhën papale të Klementit XI (1700-1721), papë me origjinë shqiptare, dhe KlementitXII (1730-1740) Vatikani fillon të tregojë interes ndaj traditës fetare bizantine duke lejuar themelimin e kolegjeve bizantine në San Benedetto Ullano (më vonë shpërngulur në San Demetrio Corone) dhe në Palermo. Prania e këtyre qendrave kulturale i siguroi komuniteteve shqiptare të Kozencës dhe Palermos një trashëgimi të çmuar kulturore ku u ushqyen me dhjetra intelektualë arbëreshë të cilët patën edhe role prej protagonistesh gjatë lëvizjes së risorxhimentos italiane. Dy kolegjet në fjale nxitën përhapjen e ideve të reja romantike. Aty u formuan edhe disa nga shkrimtarët kryesorë arbëreshe.





    Kisha bizantine

    Eparkia e Ungrës (Lungro) në Kalabri (themeluar me 13 shkurt 1919 me Kushtetuten Apostolike “Catholici Fides” te Papës Benedikt XV), ajo e Horës së Arbëreshëvet (Piana degli Albanesi) në Sicili dhe Abacia Ezarkike e Grotaferratës, përbëjnë Kishën Bizantine në Itali.


    Eparkia, eparhia

    Fjala “eparki” vjen nga greqishtja dhe do të thotë “provincë, rreth”. Në terminologjinë fetare përdorej shpesh në kanunet e këshillave të përgjithshëm të Perandorisë Romake të Lindjes për të treguar një provincë ose zonë të drejtuar nga një metropolit. Sot përdoret me të njëjtin kuptim të fjalës “dioqezë” por dallon nga kjo pikërisht për të treguar një zonë me rit fetar bizantin.


    Lekë Matranga (1560-1619)

    Jeta kulturore e arbëreshëve në tre shekujt e parë të qëndrimit të tyre në Itali u zhvillua kryesisht në ambientin fetar. Kjo vihet re sidomos në veprimtarinë letrare: “Kënga e përshpirtëshme” e poetit arbëresh Leke Matranga shkruar më 1592, konsiderohet nga shumica e studiuesve të letërsisë si vepra që shënon fillimin i historisë së letërsisë arbëreshe në Itali.

    Këngë e përshpirtëshme

    Gjithëve thëres, kush do ndëlesë,
    të mirë të krështë, burra gra,
    mbë fjalët e Tinëzot të shihi meshë,
    se s’ishtë njerii nesh çë mkatë s’kaa;
    e lum kush e kujton se ka te vdesë,
    e mentë bashkë mbë Tënëzonë i kaa,
    se Krishti ndë parrajsit i bën pjesë,
    e bën për bljr të tij e për vëlla.
    (1592)

    Giovanni Armillotta, gazetar dhe studiues, është një ndër miqtë më të mirë të shqiptarëve në Itali dhe të çështjes shqiptare në botë. Është pjesëtar nderi i kolegjiumit të “Bota Shqiptare”.
    Artikujt e mësipërm, të shoqëruar me një bibliografi të gjerë, janë botuar në italisht, në nje nga numrat e fundit të gazetes së Vatikanit “L’Osservatore Romano” [e mërkurë 20 qershor 2001]. Përkthimi në shqip nga “Bota Shqiptare”.


    Botue nga: Bota Shqiptare
    Marre nga: Giovanni Armillotta website:

  2. #112
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Besoj se tashme perkatesia fetare Uniate e Arbereshve eshte percaktuar bindshem. Fatkeqsisht, lobi Bizantin ne kete forum e perdor kete fakt per ta kategorizuar Shpirtin e Shqiptarit si kryekeput Bizantin.

    Eshte per te ardhur keq qe veprohet keshtu sepse esenca e Shpirtit te Shqiptarit nuk eshte Bizantinizmi por aftesia per te bashkuar grupe qe i perkasin qyteterimeve te ndryshme nen nje flamur e kategori etnike.

  3. #113
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet në Bllog
    22
    Besoj se tashme perkatesia fetare Uniate e Arbereshve eshte percaktuar bindshem. Fatkeqsisht, lobi Bizantin ne kete forum e perdor kete fakt per ta kategorizuar Shpirtin e Shqiptarit si kryekeput Bizantin.
    Peter Barlt, arbereshet, apo Giovani Armillota perbejne "lobin bizantin" ne forum. Apo do te japesh mendim edhe atehere kur duhet te lexosh ne heshtje? Ato me lart i solla per ata qe edhe nuk dine edhe nuk duan te mesojne, bile te kerkojne edhe fakte historike. Arbereshet i kthyen nga 800 000 ne shekullin e XV-XVI ne vetem 80 000 sot. Bile sjellin edhe si kunder argument faktin se 2 papa te Romes kane dale nga komuniteti arberesh, kur merita e ketyre dy pavave nuk ka qene konvertimi i arberesheve ne katolicizem, por njohja per here te pare e prezences se Kishes Bizantine ne Itali dhe hapja e kolegjit bizantin.


    Eshte per te ardhur keq qe veprohet keshtu sepse esenca e Shpirtit te Shqiptarit nuk eshte Bizantinizmi por aftesia per te bashkuar grupe qe i perkasin qyteterimeve te ndryshme nen nje flamur e kategori etnike.
    Shpirtin e Shqiptaret e kane te gjithe ata qe kane gjak shqiptari, por vetem ata qe marrin mundimin ta njohin dhe ta ndezin zjarrin brenda zemres se tyre, vetem ata e manifestojne kete Shpirt Shqiptari ne jeten e tyre jo vetem ne besimin qe kane por edhe ne punen dhe veprat e tyre.

    Albo

  4. #114
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Peter Barlt, arbereshet, apo Giovani Armillota perbejne "lobin bizantin" ne forum. Albo
    Jo ti dhe Seminarrativisti. Sa per Shpirtin e Shqiptarti nuk besoj se ke aq autoritet sa te vendosesh se c'eshte. Mund te hedhesh idene per debat por ti nuk e percakton dot.

  5. #115
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga Qafir Arnaut
    Jo ti dhe Seminarrativisti. Sa per Shpirtin e Shqiptarti nuk besoj se ke aq autoritet sa te vendosesh se c'eshte. Mund te hedhesh idene per debat por ti nuk e percakton dot.
    Une me ju nuk po "debatoj" pasi nuk mund te debatosh me njerez qe edhe nuk dine edhe nuk duan te mesojne. Une ju po ju sjell deshmi historike qe te lexoni e mesoni qe tu ndez ate interesin per te njohur historine dhe jo te prallisni paragjykime dhe mendime fantastiko-shkencore nga mendja tuaj, sic kane bere plot ne kete teme.

    Sa deshmi historike ke sjelle ti Qafir efendi ne kete teme qe hedh drite mbi ate qe diskutohet? Asnje.

    Sa komente dhe replika nga 1 fjali qe jane kryekeput personale dhe subjektive ke sjalle ne kete teme? Sa te duash.

    Albo

  6. #116
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ju per vete nuk keni sjelle azgje. Flitet per fene e te pareve, jo Bizanti dhe Nicea ne vitet 325 pas Krishtit me urdhera Perandoresh, apo Nicea # 2 ne 787 sepse nje tjeter perandori(Leo III) ju tek qe askush nuk do lejoheshe te faleshe tek ikonat.

    Ajo eshte teme tjeter dhe dikush ne ate teme mund te na shpjegoj mire trinomin dhe levizjen Irenaeus-Athanasius dhe kundershtimi i keti te fundit me Arius. Car ndodhi pse ndodhi dhe bazat me te cilat u morren vendimet Kishtare asokohe, ne vend qe te pellisni dogma. Dogmat jane andej nga i keni bere vete ndarjet.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 12 prej 12 FillimFillim ... 2101112

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •