I trembem ingranazhit Brari ...lol
I trembem ingranazhit Brari ...lol
E ku shkruhen ne karte
fjalet e gjuhes se zjarrte...
Rea. ingranazh NTSHUSi jane..mo u tremb..jo te uzines traktori..lol.
i bukur eshte ne fakt don kishoti..
Noli thot ne introdukten e romanit.. ka nja 20 a 30 vepra Letersia qe nuk ben njeriu te vdese pa i lexuar.. e nje nga keto thote i ngrati.. eshte Don Kishoti..
Por Don kishotin e lexojne sejcili sipas qejfit..
Dikush per "qyfyre" dikush si mesazhe filozofike etj..
Ne fakt ne keshillat qe i jep Sancos kur do merrte ne dorzim at "gubernen" Don Kishoti formulon nje program politik.. se si duhet udhehequr nje vend..
Kontrollo burgjet pazaret dhe Thertoret i thote.. mes tjerash..
Me nje fjale shiko si ha e jeton populli..pra te mos e mashtrojne popullin..zengjinet batakcileret etj..
Mos nxirr shume dekrete i thote por pak e sakte se ndryshe do te thone se..Princi.. pra Qeveritari..eshte i mencur te hartoj ligje e rregulla por nuk eshte i forte ti ver ne zbatim..
etjetj gjera thesare ka tek Don Kishoti.. qe u shkrua 400 vjet perpara..
kush do fitoje.. shoqeria e sunduar nga maskarenjte apo idealistet do te bejne nje dite endrat realitet per nje bote te mire..
Ata shkrimtaret prandaj e kan vleresuar Don kishotin..sepse Ka brenda Filozofi por qe lexohet me endje dhe i ve njerzit ne mendime..
qashtu..
Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 12-01-2005 më 23:50 Arsyeja: jashte teme
Thone se ekziston originali i Don Kishotit, i botuar ne 1780. Jane 4 volume.
Vlera e tyre shkon rreth 2 milion dollare dhe ato i ka nje koleksionist privat ne NY.
Kush e ka lexuar "Nje loje me orarin e udhetimeve". Shume liber i mire.
Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 17-01-2005 më 01:06 Arsyeja: gjuhe e huaj
HAKUNA MATATA
Per mua Odeonin mbetet libri Keshtu foli Zarathustra i te magjishmit Nietzsche.Postuar më parë nga kolombi
Dito.
Me vendin e pare jam plotsisht dakort...
Mua me ka habitur qe si ka mundsi qe nje njeri ne burg te shkruaj nje liber kaq te bukur me nje fantazi kaq te mahnitshme. Megjithmend per te hequr kapelen... rob gjigand ky Cervantes...
Ditë e re, kismeti i ri
Ka edhe shume libra të tjerë që konsiderohen si më të mirat ....
p.sh
Monte Cristo nga Alexender Dumas
Konfuzionet e ndjenjave nga Stefan Zweig
Besoj se Komedia Hyjnore i kalon te gjithe librat te shkruar deri me sot.Nuk eshte shkruar kurre diçka e ngjashme me te,si nga pikepamja artistike,filologjike,historike,natyrore e te tera format e artit qe mund te mendohen.Kete veper mund ta lexosh edhe si proze po te duash por ato "Tercinat" te cilat vete Dente i ka shpikur kane diçka me te thelle,me muzikale ne te shkruarit poezi.Nese Don Kishuti eshte libri i vendit te pare,Komedia Hyjnore eshte libri i njerezimit.Ajo flet per seks,flet per strategji luftimi,ve ne dyshim kishen duke qene besimtar,natyra eshte e para,luftrat qe pershkruhen,Virgjili (Miku qe e shoqeron),Beatriçja (Dashuria qe e pret),ai flet per greket,per romaket,per asnjeanesit,per papet,per ide politike,ai do te dije si dashurohen dy njerez,flet per lluksin e te pasurve,per te gjitha koherat flet dhe te gjitha keto shkruar ne Njembedhjeterrokeshe.
Per sa i perket mendimit tim,asnje veper nuk ngjan me kete kryeveper te njerzimit.
I pafajshmi qe pa Djallin,u mahnit.Fajtori qe pa Zotin,u zhgenjye.
Ma i lexuari mund te jet Kurani apo??
Krijoni Kontakt