All-llahu i Madhėrishėm nė Kur'anin fisnik duke treguar ndodhinė e Salihut a.s. urdhėron e thotė:

“Edhe te (populli) Themud ua dėrguam vėllain e tyre, Salihun, e ai u tha: "O populli im, besojeni All-llahun (Njė) nuk keni zot tjetėr pos Tij. Qe, ju erdhi argumenti nga Zoti juaj. Ja, kjo deveja ėshtė mrekulli pėr ju. Lereni kėtė tė lirė tė hajė nė tokėn e All-llahut dhe kurrsesi mos e merrni me tė keq, e t'ju kapė dėnimi i dhembshėm". (El Arafė, 73)



Ja, unė jam deveja qė askujt nuk i kam bėrė keq, por prap mė therrėn, edhe pse All-llahu i Madhėrishėm ua kishte tėrhek vėrejtjen qė atė most a bėjnė. Jeta ime e vėrtetė ka qenė tejet e qudtshme. Kam lindur nga njė kodėr e lartė me fjalėn e All-llahut. Pra, isha pjesė e gurit i cili me urdhėrin e All-llahut i shndėruar nė mish, gjak, dhe fillova tė japi qumėsht. Nė barkun tim barta njė frut, njė deve tė vogėl tė cilėn e linda, kėshtu nga gjinjėt e mi filloj tė rrjedhė qumėsht si rrėke lumi me bekimin e All-llahut tė Gjithėmadhėrishėm. Ushqeva me qumėshtin tim me mijėra tė uritur dhe tė etur. Njė ditė ushqeja njerėzit, e njė ditė deven time tė vogėl. Tė gjithėve u jepja qumėsht pa pagesė vetėm e vetėm qė tė falendėroj All-llahun.
E me gjithė kėtė mė therrėn, dhe ja duke i pėrjetuar momentet e fundit tė jetės sime dhe tani mė duke filluar tė shijoj momentet e vdekjes sime. Kėrkova ngjyrė qė tė pėrshkruaj tėrė historinė time, por vėrejta vetėm gjakun tim andaj ja pra me gjakun tim po e pėrshkruaj ndodhinė, gjegjėsisht historinė e pėrgjakshme time, qė ajo tė mbetet mėsim pėr brezat e ardhshėm. Unė vėrtet po vdes, porn ė fytyrėn time vėrehet buzėqeshja e mirėsisė dhe e mirėsisė. Por, vėrtetė a buzėqesh deveja? Po , kur ėshtė nė pyetje deveja e cila nuk ishte deve, por symbol i argumentit tė All-llahut, atėherė do t'ju bėhet e qartė pėrse vdekjen time e pėrjetova duke buzėqeshur.
Pra, unė jam deveja e Salihut a.s. gjegjėsisht deveja e All-llahut, sepse ky ėshtė emir im nė librin e All-llahut:

Themudi pėrgėnjeshtroi pėr shkak tė arrogancės sė vet.
Kur mė i keqi i tyre u ngrit me tė shpejtė.
E Pejgamberi atyre u pat thėnė: "Kini kujdes devenė e All-llahut dhe ndaj pengimit tė saj qė tė pijė ujė".
Ata nuk i besuan atij dhe atė (devenė) e therėn dhe Zoti i tyre pėr shkak tė mėkatit tė tyre ua rreshtoi ndėshkimet dhe i rrafshoi,
Duke mos iu frikėsuar prapavisė sė atij (ndėshkimi)”. (Esh Shems, 11-15)


Pra, All-llahu i Madhėrishėm, Krijuesi Absolut, pėr ndėr timin mė quajti deveja e All-llahut, pėr tė ngritur famėn time. Andaj nė tė njejtėn kohė kam qenė deve, dhe jo deve e zakonshme…Nga forma e jashtme isha deve, por nė fakt isha njė ndėr argumentet e shumta tė All-llahut.
Lindaj ime ishte befasi pėr mua, para se tė jetė befasi pėr popullin e Salihut a.s…. Pasi qė linda nga shkėmbi kuptova kuptova se vėrtetė lindaj ime nga shkėmbi paraqet njė mrekulli (mu'xhize).
Pra, linda te populli Themud. Ishte njė popull i dhėnė pas epsheve, i shfrenuar dhe jo tepėr i menqur…
Fatkeqėsia e tyre rritej me rritjen e pasurisė sė tyre. Ky popull adhuronte idhujt, arin dhe tė gjitha gjėrat tė cilat i sillnin kėnaqėsi tė kėsaj bote.
Mė pastaj All-llahu i Plotėfuqishėm vendosi t'ua dėrgojė Pejgamberin i cili do t'i udhėzonte nė rrugė tė drejtė dhe nė besimin nė njė Zot. Nė mesin e tyre zgjodhi njeriun mė tė pastėr, mė tė ndershėm i cili besonte dhe adhuronte vetėm njė Zot..emri i tij ishte Salih, paqja dhe mėshira e All-llahut qofshtė mbi tė. Ai iu drejtua popullit tė tij me kėto fjalė:

"O populli im, besojeni All-llahun (Njė) nuk keni zot tjetėr pos Tij…

Pėrkujtoni kur Ai ju bėri sundues pas Adit, ju vendosi nė tokė e ju nė rrafshin e saj ndėrtoni pallate, kurse nė kodrina ngreni shtėpia, pėrkujtoni tė mirat e All-llahut e mos u bėni shkatėrrues nė tokė". (El A'rafė, 73-74)


Ishin kėto fjalė tė njejta tė cilat para tij , popujve tė tyre u kishin thėnė Hudi, Nuhi dhe tė dėrguarit tjerė tė All-llahut. Amaneti i tėrė pejgamberėve tė Zotit nė themel i kishte kėto nėntė fjalė.

“Besoni All-llahun (njė) nuk keni Zot tjetėr pos Tij”

Nė kėtė mėnyrė besimi ndaj All-llahut bėhet i lehtė, natyral, i logjikshėm dhe real.
Por, nė planin shoqėrorė, kjo fjalė bėhet revolucion…Aplikimi i kėsaj fjale do tė thotė lėshimi i tėrė idhujve, tėrė interesave qė janė tė lidhur me kėta idhuj, e qė lindin nė kokat e njerėzve. Kjo, njėkohėsisht do tė thotė ndryshim radikal nė njė shoqėri, kthim nė tradita dhe vlera morale. Njėherit kjo do tė thotė rrėnim i atyre institucioneve tė cilat fillojnė nė shirk, e kjo do tė thotė vdekje e interesave personale, interesa tė cilat janė tė gatshėm tė mbrohen edhe me armė…
Arma e parė me tė cilėn populli iu drejtua Salihut a.s. ishin fjalėt e tyre: “Argumento qė je pejgamber”
Ata adhuronin idhujt tė cilėt iu kishte ndaluar Salihu a.s.
Ata i thanė:

"O Salih, ti ishe shpresė jona para kėsaj. Si mund tė na ndalosh ta adhurojmė atė qė e adhuruan prindėrit tanė? Vėrtet, ne jemi shumė tė dyshimtė e nė dilemė nė atė qė na thėrret ti!" (Hudė, 62)

Ky qėndrim i tyre, pėr mua si deve ishte i paqartė, i pakuptueshėm… Para se tė dėrgohej si pėjgamber, ishte shumė i respektuar nė mesin e tyre. Ishte i menqur, i ditur dhe i sinqertė sa qė mendonin ta bėnin udhėheqės tė fisit tė tyre.
Por, nė besimin dhe fenė e tij nė njė Zot, ai u prishi planet e tyre. Kėshtu ata thanė:
-Argumento se je i dėrguar i Zotit…
-Ēfarė argumenti dėshironi t'ju sjellė? i pyeti Salihu a.s.
-Ne dėshirojmė diēka tė ēuditshme, diēka qė nuk ka ndodhur mė parė…
-Ēfarė dėshironi? i pyeti pėrsėri Salihu a.s.
-E sheh atė shkėmbė nė afėrsi, pėrse nuk i lutesh Zotit tėnd qė nga ai tė lindė deveja? i thanė ata.
Mė pastaj Salihu a.s. tha:
-Nėse e bėjė kėtė , a do tė besoni qė jamė i dėrguar i Zotit?
- Po , u pėrgjigjėn
Salihu a.s. u drejtua atyre me kėto fjalė:
-Ju po kėrkoni njė shenjė tė jashtėzakonshme e cila preket me dorė…Kėto shenja paraqesin thyerje tė ligjeve tė natyrės, dhe nuk ėshtė mirė qė robėrit e All-llahut tė kėrkojnė nga Zoti i tyre tė thyhen kėto ligje pėr tė besuar nė Atė.
-Pranoje se kėtė nuk mund ta bėsh.. filluan tė bėrtasin ata.
Salihu a.s. u tha:
-Ju nė kėtė moment po silleni si fėmijė tė cilėt kėrkojnė njė lodėr tė jashtėzakonshme…Kjo nuk ėshtė mirėsjellje fisnike ndaj Zotit…
Ata i thanė:

-O Salih, ne kėrkojmė kėtė argument pėr tė pranuar ty si i dėrguar i Zotit…
Salihu a.s. pėrsėri u drejtohet atyre me kėto fjalė:
- Po frikėsohem pėr ju, qė pos njė kohe do ta mohoni kėtė argument dhe do t'u arrijė dėnimi i All-llahut…
-Jo, tė premtojmė se do t'i besojmė atij argumenti dhe nuk do t'i sjellim kurrfar dėmi…thanė ata.
Kur Salihu a.s. e pa se ata ishin kėmbėngulės nė kėrkesat e tyre iu drejtua All-llahut me lutje…Dhe All-llahu i Plotėfuqishėm ia pranoj lutjen, dhe nga shkėmbi doli deveja…Kjo deve isha unė…
Salihu a.s. tha:

“O populli im, kjo ėshtė deveja e All-llahut, pėr ju ėshtė njė argument. Lereni pra, tė ushqehet nė tokėn e All-llahut e mos e prekni me ndonjė tė keqe e t'ju godasė menjėherė dėnimi!" (Hudė, 64)

Populli mbeti i shtangur kur panė qė dėshira e tyre u plotėsua. Para tyre panė njė mrekulli qė nuk e kishin imagjinuar fare, dhe e cila i bėri qė tė binden.
Me koka tė ulura pranuan se vėrtetė Salihu a.s. ėshtė i dėrguar i All-llahut, dhe qė tė gjithė prėmtuan se do t'i pėrgjigjen thirrjes sė tij.
Salihu a.s. nė atė rast u tha:
-All-llahu u premton se do t'ju arrijė njė dėnim i pashmangshėm dhe i shpejtė nėse dikush nga ju do t'i shkaktojė ndonjė dėm deves.
Tė nesėrmen fillova tė shėtisė nėpėr rrugėt e qytetit. Fėmijėt mu afruan tė parėt, sė pari me frikė dhe dyshim e pastaj pasi njė djalosh mėlėmoi kokėn time, filluan edhe tė tjerėt tė mė rrethojnė. Mė gėzoi pa masė afėrsia qė filloj tė tregojė populli i Themudit ndaj meje. Por, edhe dashuria ime ndaj tyre filloj tė rritet.
Tri ditė pas paraqitjes time, solla nė jetė devenė time tė vogėl. Kjo rriti mahnitjen e tyre edhe mė shummė…
Njerėzit filluan ta pėrkėdhelin devenė e vogėl sikur dėshironin tė tregonin se kjo ishte realitet e jo imagjinatė…
Fillova tė mėkoj devenė tim tė vogėl, por kisha aq shumė qumėsht sa qė tė pranishmit shkuan te Salihu a.s. duke kėrkuar qė edhe ata tė pijnė qumėshtin tim. Salihu a.s. u tha qė u lejohet qumėshti im, por njė ditė do tė lejoni qė ajo tė pijė ujin e ju qumėshtin e sajė, ndėrsa ditėn tjetėr ju do tė pini ujin, ndėrsa qumėshtin do ta pinė deveja e vogėl. Populli u pajtua me propozimin e Salihut a.s.
Qumėshti im ishte me shije tė kėndshme dhe kush e pinte nuk ndiente mė as etje dhe as uri.
Kėshtu u bėra burim i pashtershėm i qumėshtit, sepse All-llahu e kishte bekuar qumėshtin tim, dhe jo vetėm se i plotėsova kėrkesat e tyre me qumėshtin tim, por, nga qumėshti i tepėrt filluan tė bėnin djath, kos, gjalpė…
Tėrė populli filloj tė mė dojė sepse tė gjithė i ushqeja…Filluan tė mė dojnė edhe besimtarėt e varfėr qė pasonin Salihun a.s. Mė quanin deveja e All-llahut.
Por, me kalimin e kohės erdhi deri te konflikti i besimtarėve tė sinqertė dhe atyre qė nuk besonin All-llahun.

“Krerėt kryelartė nga populli i tij u thanė atyre qė ishin mė tė dobėt e qė kishin besuar: "A e dini se me tė vėrtetė Salihu ėshtė i dėrguar nga Zoti i tij?..."
(El A'rafė, 75)


Ky konflikt krjoi dy tabore, tė besimtarėve tė sinqertė dhe tė krerėve kryelartė qė ishin kryeneqė.
Nė fillim duke i nėnēmuar, u kishin bėrė pyetje provokuese:

"…A e dini se me tė vėrtetė Salihu ėshtė i dėrguar nga Zoti i tij?..." (El A'rafė, 75)

nė tė cilėn besimtartė u pėrgjigjen:

"…Vėrtet, ne jemi besimtarė tė asaj me ēka ėshtė dėrguar". (El A'rafė, 75)

Kjo nuk u pėlqeu atyre, atėherė me plot mllef thanė:

"…Ne jemi mohues (jobesimtarė) tė asaj qė ju i besuat". (El A'rafė, 76)

U larguan si tė tėrbuar, duke u tubuar tinėzisht nė shtėpinė e kreparit tė tyre…
Kryepari i popullit tė Themudit tha:
-Ekzistimi i deves e cila ėshtė tėrėsisht e lirė, po prish rendin dhe traditėn tonė…
Ata qė ishin prezentė u pajtuan me kėtė konstatim, dhe mė i keqi dhe mė arroganti nga mesi i tyre tha:
Duhet tė lirohemi nga deveja e Salihut.
Kėshtu nė kėtė mbledhje historike tė popullit Themud u muar vendimi pėr fatin tim. Vendimi i tyre ishte therrja ime.
Filluan tė pijnė verė aq shumė, sa qė njėri tha: “Nuk kemi zgjidhje tjetėr, pėrveē therrjes sė devesė…
Unė e cila isha symbol i pafajsisė, mirėsisė, ndjeva se dėshirojnė tė mė therrin, dhe kėtė tani e kishin planifikuar.
Njėri prej tyre, tėrėsisht i dehur nga vera e pirė (Kadėr bin Salef), hyri tek unė me thikė nė dorė e cila vizullonte, para se tė afrohej e pashė njė melek…Kuptova se do tė vdes…U mundova ta mbroj fėmiun tim, por thika e tij mė goditi fuqishėm. Rashė nė tokė duke bėrė sexhde, ndjeva qetėsi dhe kėnaqėsi…
Ishte moment i paharruar sepse momentet kur shehidėt kalojnė nė botėn tjetėr gjithmon janė madhėshtore…
Sė bashku me fėmiun tim pėrsėri u ktheva nė pjesė tė shkėmbit malor. Mbeta symbol i pafajėsisė i cila u therr nė tokė…
Ndėrsa sa i pėrket popullit tė Salihut a.s., ai mbeti shembull pėr brezat e ardhshėm, ashtu siē e pėrshkruan Kur'ani fisnik:

“Ata e therėn deven dhe me kryelartėsi shkelėn dispozitėn e Zotit tė tyre dhe thanė: "O Salih, sillna atė me ēka na u kėrcėnove, nėse je prej tė dėrguarve".

Atėherė ata pėrjetuan tėrmetin dhe u gdhinė nė shtėpitė e tyre kufoma tė ngrira.

Ai u zbraps prej tyre e tha: "O populli im, unė ju komunikova dėrgesėn e Zotit tim, ju kėshillova sa munda, por ju nuk i pėrfillni kėshilluesit". El A'rafė, 77-79)

“ Ndėrsa ata qė bėnė zullum, i kapi (nė ditėn e katėrt) krisma dhe gėdhinė kufoma (tė ngrira) nė vendin e tyre.

(gėdhinė) Sikur tė mos kishin qenė fare nė tė. Kuptojeni pra, (populli) Themud e mohoi Zotin e vet. Mallkimi qoftė kundėr Themudit!”

(Hudė, 67-68)


Dr. Ali Iljazi
09.12.2004 Islamgjakova,net