Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389

    Thumbs up Mirësia Ndaj Prindërve

    Mirësia Ndaj Prindërve

    ___Në Fenë Islame mardhëniet farefisnore kanë rëndesi të veçante në pergjithësi dhe kur bëhet fjalë për mardhëniet prind-fëmijë në veçanti, të cilat përfaqsojnë lidhjen më të afërt, ka një sërë obligimesh dhe dispozitash të rëndësishme që duhet të kihen parasysh.
    ___Mbase është koha që këto obligime t’i ngulisim mirë dhe t’mos i harrojmë. Jam i mendimit se gjithmonë ka pasur probleme midis brezave, dhe ka gjasa që të ketë edhe në të ardhmen, por në kohët e sotme (dhe veçanërisht ne vëndin tonë) ndryshimet janë aq të ngutshme sa që i ashtuquajturi “hendek brezash” ështe kthyer në një humnerë ku po bien shumë njerëz. Mjafton t’i hedhim një sy shtypit për të kuptuar përmasat problematike që ka marrë ky fenomen. Gazetat janë mbushur me lajme nga më të frikshmet, me krime nga më monstruozet, të cilat na bëjnë të mendohemi, të nxjerrim pasthirrma nga më të ndryshmet (shoqëruar këto me fjalë “të ëmbla”) dhe te spekullojmë në lidhje me specien e autorit duke e përjashtuar shpesh nga “njeriu”. Jo rrallë ndeshemi me keqtrajtime të prindërve të cilat mund të shkojnë deri në vrasje. (edhe sikur të ndesheshim rrallë prape problem do ishte)
    ___Shume njerëz respektin dhe mirësinë ndaj prindërve e kanë pjesë të karakterit, si një normë të ngulitur thellë në mëndje, dhe mund t’u duket e panevojshme që të lexojnë kaq gjatë, por them se nuk bëjmë keq t’i shkrujmë edhe një herë ca gjëra më të rëndësishmet, sidomos kur vijne nga lart. Nga përsëritja vetëm të mira mund të kemi.



    “Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse ndonjërin prej tyre, ose që të dy i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of-oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese) ”
    [Kur’an 17:23]
    (Mëkati më i madh që mund të bëhet, dhe që Zoti nuk e fal, është adhurimi i diçkaje tjeter përveç Tij. Allahu e vendos në një rend me këtë mëkat, në një fjali të themi, edhe mosrespektin ndaj prindërve. Po të lexohet me kujdes verseti Kur’anor dhe po të mendojmë më thellë për të, e kuptojme më mirë rendesine e miresjelljes karshi prinderve. Edhe ofshamat, të cilat mund të duken krejt të natyrshme, janë të qortuara/ndaluara kur vjen puna tek prindi. Punë e vështirë.)

    Profeti (a.s.) thotë:
    “Përkujdesja ndaj prindërve është më e virtytshme se falja, lëmosha, haxhi, vizita e Qabes dhe lufta në rrugën e Allahut.”

    Profeti (a.s.) gjithashtu thote:
    “Aroma e Parajsës ndihet që 500 vite larg. Por ata që janë rebeluar ndaj prindërve, ose i kane prerë lidhjet farefisnore, nuk mund ta ndjejnë këtë aromë.”

    Në një thënie tjetër të Profetit(a.s.) thuhet:
    “Sillu mirë me nënën, babain, motrën, vëllain dhe kështu me rradhë me të gjithë të afërmit.”

    Për prindrit që kanë ndrruar jetë

    Ja se si i është pergjigjur Profeti(a.s.) pyetjes së një besimtari që donte të dinte se ç’mund të bëhet për prindin që ka ndërruar jetë: “Lutja për ta, lutja që t’u falen mëkatet. Realizimi premtimeve që ata kanë bërë. Mbajtja e lidhjeve dhe respektimi i miqve të tyre si dhe vazhdimi i mardhënieve me të afërmit.”

    Edhe diçka tjeter,
    Profeti (a.s.) thotë se lutje më e pranueshme është ajo e nënës. Kur është pyetur se pse, ai ka thënë: “Sepse nëna është më afër fëmijës se babai që prej kohës kur ai ështe në mitër. Lutja e mitrës asnjëherë nuk humbét.” (Perkthimi nga gjuha joorigjinale mbase nuk e bën të mundur përcjelljen e saktë të kuptimit në fjalinë e fundit, por them se mesazhi që jipet është i qartë.)

    Ne nje hadith tjeter Profeti (a.s.) thote se Parajsa është nën këmbët e nënës. (under mamma’s feet, siç i thone ata rrepistat musliman qe s’po ua kujtoj dot emrin për momentin)
    Në fakt, kjo temë mund të shtjellohet më gjerësisht, në shumë aspekte të tjera, por mendoj që mesazhi thelbësor është më se i qartë edhe me kaq. Kush mendon se mund ta pasurojë më tepër këtë temë të mos ngurrojë.

    Mirëmbetshi…


    e dielë, 09-01-2005


    P.S. Shpresoj qe miqte qe shohin ndonje gabim te me korrigjojne; njerez jemi...
    Ndryshuar për herë të fundit nga [xeni] : 09-01-2005 më 06:24

  2. #2
    i rregjistruar Maska e mjeshtria
    Anëtarësuar
    03-12-2004
    Vendndodhja
    Shtetet e bashk.
    Postime
    60
    me kujtohet nje fjale e Ibn Abasit, nuk e mbaj mend te gjithen, nese ndonjeri e gjen te plote le ta sjelle dhe te me korrigjoje.

    Shkon nje person tek Ibn Abasi dhe i thote se ka bere gjynahe te medha.
    Ibn Abasi e pyet:"A e ke nenen gjalle?"
    Ai personi i thote:"Jo, me ka vdekur."
    Ibni Abasi i thote:"Shko atehere".
    E pyeti njeri prane Ibni Abasit:"Pse e pyete rreth nenes se tij?"
    Ibni Abasi:"Nuk di ndonje veper me te mire per shlyerjen e gjynaheve sesa miresia ndaj nenes!"

  3. #3
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198

    Zgjatja e jetes

    Na ka lajmëruar Enes ibën Malik, radijall-llahu anhu, i cili thotë: I Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Ai që dëshiron t’i zgjërohet furnizimi dhe t’i zgjatet jeta, le të mban lidhjet familjare.”

    Komentimi i shkurtër i Albanit:

    Sipas këtij hadithi, All-llahu, subhanehu ve teala, kujdesin për lidhjet familjare e ka bërë shkak fetar për zgjatjen e jetës, sikurse në hadithe tjera të saktë e ka përmendur moralin e mirë dhe sjelljen e mirë ndaj fqiut si shkak për zgjatjen e jetës. Këto hadithe nuk bijnë ndesh me faktin e njohur në fe sipas të cilit jeta e njeriut është caktuar (dhe nuk ndryshon), sepse kjo gjë (jeta e njeriut) varet nga realizimi i kushteve dhe shkaqeve fetare sikur lumturia dhe dëshprimi (në ahiret) të cilat edhe pse janë të prerë dhe të ditur tek All-llahu varen nga shkaqet fetare në këtë botë (lumturia varet nga veprat e mirë në kohë që dëshprimi varet nga veprat e këqija). I Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: Veproni, sepse çdo njërit i është lehtësuar ajo për të cilën është krijuar, nëse është prej të lumturve (xhennetlive) All-llahu do t’ia bën të lehtë veprat e të lumturve, nëse është prej të dëshpruarve (xhehenemlive) All-llahu do t’ia lehtëson veprat e të dëshpruarve, pastaj lexoi ajetin: “E, sa i përket atij që jep dhe ruhet, dhe vërteton bindshëm për më të mirën, ne do ta përgatitim atë për më të lehtën. E sa i përket atij që bën koprraci dhe ndien veten të pavarur (nga Zoti), dhe që përgënjeshtron atë më të mirën, Ne do ta përgatisim për më të vështirën.” (El Lejl, 5-10)

    Sikur që Imani i cili ritet dhe pakohet sipas veprave të mira dhe të këqija, nuk bie ndesh me atë që është shkruar në Pllakën e ruajtur (Leuhi Mahfudh) ashtu edhe jeta e njeriut që zgjatet varësisht nga plotësimi i kushteve fetare nuk bie ndesh me atë që është shkruar në Leuhi Mahfudh. Këtë që e thamë, analizoe me vëmendje sepse ndihmon në zgjidhjen e shumë problemeve.



    Muhammed Nasiruddin Albani

    Referenca: Sahih El Edeb El Mufred,

    hadithi nr. 56, fq. 50-51

Tema të Ngjashme

  1. Shkup: Prindërve shqiptarë nuk iu pëlqen më shqipja
    Nga Jack Watson në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 25-03-2009, 08:12
  2. Bamirësia ndaj prindërve
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-12-2008, 16:07
  3. "Familiaris Consortio" Papa Gjon Pali II
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 16-05-2006, 01:51
  4. Vetëvritet në sy të prindërve 22-vjeçari i papunë nga Linza
    Nga EDUARDI në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 24-04-2005, 10:38
  5. Miresia: Mallkim apo Dhurate?
    Nga green në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 18-11-2004, 18:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •