Finalja dramatike nė zgjedhjet presidenciale tė Rumanisė, ku fitoi kandidati i opozitės, tėrheq vėmendjen e gazetave evropiane.

Gazeta hungareze NEPSZABADSAG thotė se "duket qartė qė partia qeverisėse socialdemokrate dhe aleatėt e saj hungarezė kanė dėshtuar" nė zgjedhjet e Rumanisė.

Gazeta shton se ka njė mundėsi pėr koalicion qeveritar tė grupit opozitar me hungarezėt, po tė kihet parasysh njė deklaratė e paqartė e partisė hungereze etnike, e cila "nuk ka pėrjashtuar asnjėherė zyrtarisht njė marrėveshje parlamentare me koalicionin demokratik-liberal".

Nė Austri, DIE PRESSE vė nė dyshim mundėsinė e presidentit tė zgjedhur rumun Traian Basescu qė tė shpejtojė reformat e nevojshme pėr futje nė BE.

Gazeta vė nė dukje se nė Rumani ka pasur njė tendencė qė zgjedhjet t'i fitojė pozita, por shton se qytetarėt nuk kanė parė shumė pėrfitime.

Gazeta gjermane FRANKFURTER ALLGEMEINE ZEITUNG sheh shumė pasiguri pėrpara.

Gazeta shkruan se presidenti i zgjedhur ndoshta do tė duhet t'u bėjė lėshime deputetėve qė gazeta i quan "ekstremistė tė krahut tė djathtė" tė Partisė Rumania e Madhe.

"Ndryshimet radikale nė Rumanni kanė filluar, por rezultati ėshtė shumė i pasigurt," vė nė dukje gazeta.

Sipas tė pėrditshmes zvicerane, LE TEMPS, suksesi zgjedhor i zotit Basescu i ka mundėsuar Rumanisė shmangien e njė "skenari tė stilit ukrainas".

"Fitorja e opozitės konfirmon se demokracia funksionon nė kėtė vend qė po pėrgatitet pėr tė nėnshkruar traktatin e anėtarėsisė nė BE mė 1 janar 2007," shkruan gazeta.

Padyshim qė tė pėrditshmet rumune pėrqėndrohen nė fitoren dramatike tė minutės sė fundit tė Basescut.

Duke e pėrshkruar suksesin e Basenscut si tė jashtėzakonshėm, e pėrdishmja ZIUA pėrshėndet aftėsinė e tij qė u bė njė udhėheqės i fortė i opozitės nė njė kohė tė shkurtėr.

Por gazeta paralajmėron: "Ashtu si me arrogancėn e Nastases, rreziku kryesor ėshtė se Basescu mbėshtetet tepėr nė talentin politik, spontanitetin dhe intuitėn."

Duke analizuar objektivat e ardhme tė Basescut, njė tjetėr e pėrditshme rumune, JURNALUL NATIONAL, pėrshėndet deklaratėn e tij se "procesi i anėtarėsisė nė BE duhet tė jetė prioriteti kryesor i vendit".

Gazeta pėrshėndet premtimin e tij pėr tė luftuar korrupsionin dhe "pėr tė mbėshtetur e inkurajuar pėrsėri lirinė e shtypit nė Rumani."