Abuzime seksuale tė paqeruajtėsve tė OKB-sė nė Kongo
Kombet e Bashkuara kanė shprehur shqetėsim pėr kėtė skandal
Njė hetim i Kombeve tė Bashkuara ka arritur nė pėrfundimin se disa nga paqeruajtėsit nė Republikėn Demokratike tė Kongos kanė abuzuar seksualisht gratė dhe vajzat dhe se kjo praktikė po vazhdon.
Hetimi u ndėrmorr pasi trupat paqeruajtėse tė OKB-sė qė shėrbejnė nė qytetin lindor Bunia, u akuzuan pėr pėrdhunimin e grave dhe tė miturve, deri nė 13 vjeē.
Kombet e Bashkuara thanė se kishte tė dhėna tė forta pėr tė mbėshtetur akuzat nė 6 raste nga 72 qė janė paraqitur.
Ndihmės-Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė, Jean Marie Gueheno, i cili ėshtė pėrgjegjės pėr operacionet paqeruajtėse, tha se ishte i tronditur nga kėto fakte.
"Rregullat e Kombeve tė Bashkuara janė shumė tė qarta. Marrdhėniet seksuale me persona nėn 18 vjeē janė kundėr rregullores sė Kombeve tė Bashkuara", tha zyrtari mė i lartė i OKB-sė pėr operacionet paqeruajtėse, Jean Marie Gueheno.
Krijoni Kontakt