EPIFANIA E JISU KRISHTIT UJI I BEKUAR
Pëlqimi i Atit
«Ardhe u duke, o drit’ e paafruarshme» (Nga Shkurtoria)
E kremtja zotërore e Epifanisë lidhet drejtpërdrejt me misterin e mishërimit të Fjalës Perëndi dhepërbën realizimin e shpëtimit të botës. Me mishërimin, Zoti, si Perëndi, morimbi vete natyrën tonë njerëzore dhe me Pagëzimin e Tij u bë “qengji i Perëndisë që ngre mëkatin e botës”.Kjo ecuri bëhet e njohur dhe vërtetohet me shfaqjen e Trinisë së Shenjtë,përgjatë Pagëzimit të Zotit. Zëri prindëror i Atit dëshmon duke e quajturZotin, “Bir të dashur”. Bëhet injohur dhe lartësohet Jisu Krishti si Mesia. “Perëndia u shfaq mbi dhé” dhe kështu merr pjesë në shlyerjen emëkateve, me shenjtërimin e ujërave gjatë Pagëzimit të Tij. Dhe Shpirti iShenjtë, në formë pëllumbi, “sigurontevërtetësinë e Fjalës”.
* * *
Gjithë leximet e hirshme dhe himnologjia e mrekullueshme orthodhokse e Epifanisë, kontribuojnë tëafrohemi saktë dhe të familjarizohemi me përmbajtjen e së kremtes zotërore. Përmë tepër, në kishën e hershme, kishim në këtë ditë pagëzime të pjesëtarëve tërinj të trupit të Krishtit, në mënyrë që të bëhej më i fortë përjetimi ishpëtimit. Prandaj edhe Epifania është e kremtja e Dritës, që të shpie nëllambadhet e të porsandriçuarve nga Pagëzimi i Shenjtë.
Ngjarja e Pagëzimit të Krishtit në lumin Jordan, nga Joan Pararendësi, quhet Epifani. Në Kishën e hershme, në të njëjtën ditë, më 6 janar, kremtonin së bashku të kremten e Krishtlindjes dhe të kremten e Epifanisë. Gjatë shekullit të katërt, u ndanë të kremtet dhe Krishtlindjet u zhvendosën në 25 dhjetor, ditën që paganët kremtonin perëndinë diell, dhe të krishterët Diellin e drejtësisë. E kremtja e Epifanisë është një nga të kremtet më të mëdha të kishës sonë: Pashkë, Krishtlindje, Epifani.
Personi që luajti rolin më të madh në pagëzimin e Krishtit, është Pararendësi i nderuar, Joan Pagëzori, që gjendet në pikën kritike midis Dhiatës së Vjetër dhe Dhiatës së Re, që është profeti i fundit i Dhiatës së Vjetër dhe profeti i parë i Dhiatës së Re. Shën Joan Pararendësi mori Shpirtin e Shenjtë, i cili e tregoi profet, ndërkohë që ndodhej në barkun e nënës, në muajin e gjashtë të shtatzënisë. Prandaj, kur e Tërëshenjta, që sapo ishte ngjizur me fuqinë e Shpirtit të Shenjtë, përshëndeti nënën e tij, Elisabetën, atëherë, “foshnja kërceu në barkun e saj” (Lluka 1:4). Kështu, u bë profet, dhe ia transmetoi dhuntinë profetike edhe nënës së tij, kur ajo njohu nënën eZotit, siç vëren shën Grigor Palamai.
Fjala pagëzim, siç eshpjegon shën Nikodhimi i Malit të Shenjtë, do të thotë zhytje, nga greqishtja, dhe e ka prejardhjen nga folja zhyt në ujë. Pagëzimi i Joanit, i drejtonte njerëzit në ndërgjegjësimin për mëkatet e tyre dhe parapërgatiste popullin për të pranuar pagëzimin e përsosur të Krishtit, i cili ishte Perëndi e përsosur dhe njeri i përsosur, dhe nuk kishte kryer asnjë mëkat. Atëherë, përse upagëzua? U pagëzua, thotë shën Joan Damaskinoi, që të dërrmojë krerët e dragoit në ujë. Sepse ekzistonte mendimi që demonët jetojnë në ujë. Që të lajë mëkatin dhe ta varrosë të gjithë adamin e vjetër brenda në ujë.
Lumi Jordan mbeti i dëgjuar në histori. Sipas shën Joan Gojartit, Jordani është simboli i gjinisë njerëzore. Mbreti David, në mënyrë profetike, thotë: “Deti pa dhe iku; Jordani mbrapsh u kthye” (Psalmi 113:3). Me këtë donte të tregonte habinë e detit, ujit që shtrihej në sipërfaqe të mëdha. Kjo habi shpjegohet në uratën e shenjtërimit të ujërave që shkroi shën Sofroni episkopi i Jerusalemit: “Jordani u kthye prapa kur pa zjarrin e hyjnisë të zbresë e të hyjë në të trupërisht”. Zjarri i hyjnisë është e gjithë hyjnia brenda trupit të Krishtit që hyn në ujë.
Dhe më e rëndësishmja, gjatë pagëzimit të Zotit, u shfaq Trinia e Shenjtë, që është qëllimi i trupëzimit hyjnor dhe pagëzimit të Krishtit. Perëndia, megjithëse ka një esencë dhe një natyrë, përbëhet nga tre persona, Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë. Kështu pra, dëgjohet zëri i Atit që dëshmon dhe siguron se ai që po hynte në Jordan në atë moment, është Biri i Tij, por edhe Shpirti i Shenjtë që qëndrontenë formë pëllumbi.
Ajo që shikonte Pararendësi i nderuar, ishte e madhe. Kjo zbulesë dhe shfaqje e Trinisë së Shenjtë, përmendet në dy Ungjillorët e parë. Ungjillor Matheu thotë: “Ja tek u hapën qiejt” (3:16), dhe ungjillor Marku i pa të çarë qiejt (1:10). Qiejt u hapën dhe u çanë. Shpjegon shën Grigor Palamai: “Hapja e qiejve tregon se me mosbindjen e Adamit u mbyllën qiejt dhe njeriu e humbi komunikimin me Perëndinë”. Tani, me bindjen e plotë ndaj Krishtit, që sipas shën Pavlit është Adami i ri, hapen përsëri qiejt dhe njeriu mund të rifitojë komunikimin me Perëndinë. Kështu, Krishti është kreu i ri i gjinisë njerëzore. Pra ne jemi pasardhës prej mishit nga Adami, por shpirtërisht nga Adami i ri, domethënë Krishti. Kur hiri i pagëzimit të mbulohet nga mëkati, atëherë duhet patjetër të pasojë pagëzimi i pendimit dhe i lotëve. Qethja murgjërore quhet pagëzimi i dytë, sepse përbën jetën e pendimit dhe të pastrimit, nëpërmjet së cilës, njeriu arrin në lavdinë e mëparshme.
Shën Grigori i Nisës, do të thotë në mënyrë karakteristike: “Dhe një lot kur të rrjedhë është i barabartë me pagëzimin, dhe bashkë me psherëtimat e mundimshme, risjellin hirin që u largua”. Rrjedhimisht, Krishti u pagëzua që të ruajë Ligjin dhe të sjellë hirin tek uji, tek gjithë krijesa dhe tek njeriu. Kështu pra, na jep mundësinë gjithsecilit të fitojmë hirin e birësimit, epifaninë në jetën tonë personale. Kjo shfaqje e Perëndisë përbën njohjen e Perëndisë, dhe meqenëse perëndinjohja është ngjarje ekzistenciale, ajo sjell shpëtimin.
Shpallja e Hyjnisë në Jordan: “Perëndisë i pëlqeu” “të shpëtohet bota nëpërmjet Tij”, Jisu Krishtit (Matheu 3:17 Joani 3:17). Pasojat praktike të shpalljes janë: 1. Vetëm në emrin e Krishtit dhe nëpërmjet Tij ekziston shpëtimi. 2. Lutjet atëherë kanë vlerë, kur bëhen në emrin e Krishtit. Çfarëdo lutje tjetër ndaj Perëndisë që nuk bëhet në emrin e Krishtit është si një gur që hedh dikush lart dhe bie përsëri mbi kokën e tij. Ndërsa kur lutjet bëhen me besë tek Krishti, atëherë krahët e kësaj bese e ngrenë lutjen deri tek Froni i Perëndisë, dhe Perëndia që lartazi dërgon “çdo dhënie të mirë dhe çdo dhuratë të përsosur”. 3. Kungimi hyjnor me Trupin e shenjtë dhe Gjakun e çmuar të Krishtit, kur merret denjësisht, na lidh me Krishtin dhe na jep shpëtimin. 4. Të mos harrojmë se Krishti ndërtoi Kishën. Ne jemi gjymtyrë të trupit të Kishës, me krye Krishtin.
* * *
Vëllezërit e mi tëdashur më Krishtin!
Le të jemi të bashkuarme Shpëtimtarin tonë Jisu Krisht dhe me Kishën e Tij të shenjtë. Dhe jeta jonë le të marrë hir dhe shenjtërim që të mundet Ati ynë qiellor të thotë edhe për ne: Përderisa jeni bashkë me Birin tim, meqenëse besoni tek Ai, dhe meqenëse lidheni nëpërmjet Mistereve dhe lutjes dhe i përkisni Kishës së Tij, dhe përpiqeni të arrini me hirin e Tij një shkallë shenjtërie, bëheni personat në të cilët pëlqeva të jap shpëtimin.
U bëftë!
Me Urime të Përzemërta dhe Bekime të Shumta:
Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës
† IGNATI
Berat me 06.01.2014
Krijoni Kontakt