Theofania ne Tirane https://www.facebook.com/photo.php?v=719604968050133
Theofania ne Tirane https://www.facebook.com/photo.php?v=719604968050133
Ndryshuar për herë të fundit nga Archon : 06-01-2014 më 15:55
Pogradec Foto https://www.facebook.com/media/set/?...7693650&type=1
![]()
Ndryshuar për herë të fundit nga Archon : 07-01-2014 më 12:03
Tirane
Epifania
Sot Kisha orthodhokse kremton një nga festat më të mëdha të krishtërimit. Në Kishën e parë kjo vinte mbas Pashkës dhe Pentikostisë, për të treguar edhe një herë që drita që shfaqej në Epifani luante një rol shumë të madh për kuptimin dhe shpëtimin e të krishterëve. Kjo është arsyeja që ne ndalemi dhe meditojmë pak rreth këtyre festave, për të kuptuar diçka më tepër se përse dhe ne i festojmë. Ngjarja e sotme, ne e kemi ndjekur gjatë gjithë Vitit Liturgjikal, folëm për dritën në Betlehem, folëm që të shkojmë sëbashku me etërit e me të gjithë të tjerët e ta shohim këtë dritë që shkëlqen me lavdi në Jordan dhe pikërisht sot Kisha na fton ne në Jordan. Ngjarjet e Jordanit janë ngjarje që kanë lënë gjurmë në ndërgjegjen e krishterë për shekuj. Aty tregohet pagëzimi i Zotit. Joani po pagëzonte në shkretëtirë thuhet, për pendimin, ndjesën e mëkateve. E megjithatë ne shohim që pagëzohet Zoti i pa mëkatëshmë. Kjo ka ngjallur debate dhe diskutime pa fund në Kishë, vazhdimisht diskutohet se përse Zoti pranoi të pagëzohej, ai që s’kish asnjë mëkat. Edhe Joani e kuptoi dhe i tha që do jem unë ai që duhet të pagëzohet prej teje dhe jo ti. E megjithatë Zoti i tha që lërë që të plotësohet çdo ligj, për të treguar diçka më tepër. E para për të na mësuar secilin nga ne për përulësinë. Zoti ndonëse nuk kish asnjë faj, mori mbi supet e tij fajet dhe u tregua i përulur në Jordan. E përmendëm këtë sepse sa herë që Zoti shfaqet, shfaqet me përulësinë e me lavdinë. Për t’na treguar secilit ne se askush nuk mund ta shohë dot lavdinë e Zotit nëse nuk afrohet me përulësi. Përulësia ka qenë gjithmonë një nga shtyllat e besimit të krishterë. Dhe përulësi nuk do të thotë që të mendosh keq për veten, as do të thotë që të shash veten, as do të thotë që të marrësh poza përunjësie. Përunjësi do të thotë që të kuptosh thellë çdo qënie njerëzore se është një qënie e varur, që do të thotë se nuk është një qënie indipendente, që do të thotë se jo vetëm me jetën e tij, por jeta e gjithë shoqërisë njerëzore nuk mund të ndërtohet duke u mbështetur vetëm tek njerëzit. Unë e kam përmendur vazhdimisht, e ju kam thënë se sa shumë i ka kushtuar njerëzimit tentativa për të kuptuar lumturinë, duke u mbështetur vetëm tek vetja e tyre. Ideologjitë më të mëdha të këtij shekulli pikërisht në këtë u mbështetën; donin të ndërtonin lumturinë pa Zotin dhe ne jemi dëshmitarë se çfarë solli kjo lloj “lumturie”. Në vend të parajsës u ndërtuar ferri, përunjësi kjo do të thotë, që thellë, thellë jemi ne e marrim nga Perëndia dhe nëse kuptojmë këtë gjithësecili nga ne do të jetë i përulur. Përunjësia është dituri, njerëzit më të ditur të botës pikërisht këtë kuptuan. Ju e keni dëgjuar vazhdimisht thënien e famëshme që tha Sokrati – që unë di një gjë, që unë s’di. Sepse ai arriti të kuptonte se ai nuk dinte dhe pjesa më e madhe e jonë akoma beson që di. Prandaj dhe Origjeni, një nga mendimtarët më të mëdhenj të njerëzimit dhe ndoshta teologu më i madh që ka pasur Kisha shprehet me këto fjalë: - Unë nuk jam i paditur për paditurinë time. Për të treguar që kulmi i shoqërisë njerëzore pikërisht kjo është; që të kuptojë se pikërisht njeriu është i pa fuqishëm dhe njeriu është i pa ditur. Kjo nuk do të thotë se e denigron njeriun, asnjë e vërtetë e thellë nuk e denigron njeriun. Ajo që e denigron njeriun është atëherë kur njeriu ndërton diçka të rreme, kur e shikon veten e tij me sy të rremë, ashtu siç e ka parë vazhdimisht. Dhe kjo sjell arrogancën, kjo sjell ashpërsinë dhe kjo sjell gjithçka tjetër që ne kemi parë. Pagëzimi i Zotit dhe përulësia e tij është një mësim shumë i madh. Për të na treguar gjithë secilit nga ne, që përulësia do ta çojë në lavdi, askush nuk mund të afrohet dot në Jordan, nëse nuk afrohet dot me përulësi. Dhe ajo që do të shikojmë në Jordan është pikërisht shfaqja e Zotit dhe këto fjalë nuk janë thjesht fjalë simbolike. Të gjithë shenjtorët e Kishës arritën e prekën lavdinë e Zotit, gjithsekush që pagëzohet merr lavdinë e Zotit, pamvarësisht se sa mund të ketë sy ai për ta parë këtë. Hiri që merret në pagëzim është i mjaftueshëm. Asnjë shenjtor nuk e ka kaluar dot hirin e pagëzimit. Ajo që duhet pikërisht që të arrisim ne është hiri i pagëzimit. Është që ta arrisim me sytë tanë, shenjtëria më e madhe nuk e kapërcen dot hirin e Shpirtit të Shenjtë, sepse shenjtëri pikërisht këtë do të thotë, që kur hiri i Shpirtit të Shenjtë të jetë mbi ne edhe kjo lavdi shikohet pikërisht në pagëzim. Ne jetojmë në një kohë kur liturgjia e Kishës e ka humbur pak fuqinë, jo nga Kisha, por nga mënyra se si është parë. Misteret e Kishës shikohen thjesht si ceremoni pa kuptim dhe afrohen në pagëzim madje duke qeshur. Madje mua më ka qëlluar ndonjëherë që duke bërë pagëzimin më ka kameramani – përsërite dhe një herë se nuk e kapa, a thua se ajo ishte një shfaqje për film, pa e kuptuar se aty luhej diçka shumë e thellë, për atë person dhe për të gjithë ne, që Shpirti i Shenjtë ishte i pranishëm. Ne i kemi humbur sytë liturgjikë, Kisha vazhdimisht ka predikuar për këtë gjë, Kisha vazhdimisht e ka ndërtuar jetën e saj liturgjike mështetur në atë, që gjithë secili nga ne te jetë i aftë për të parë misterin e Kishës. Nëse ne do të jemi në gjendje të shohim këtë mister, do të thotë se do të jemi në gjendje të shohim lavdinë e Kishës dhe lavdia nuk mund të shikohet dot pa përulësinë. E dyta më e rëndësishme në ditën e sotme, është pikërisht zbritja e Zotit në Jordan. Zoti zbriti jo se kish nevoj të lahej nga Jordani, por kishte nevojë të pastronte Jordanin. Zoti nuk mund të pastrohet dot nga materja, por është ai që e pastron dhe i jep materjes lëndën e saj të parë. Ashtu siç të dielën e ikonave ashtu dhe sot shpaloset para nesh një nga doktrinat më të thella të Kishës Orthodhokse. Ajo që e shikon materjen jo si të keqe, por e shikon materjen si një enë komunikimi për të transmetuar hirin e Perëndisë. Universi që shohim sot ne dhe që gjithçka shkon drejt dekadencës dhe prishjes, duke përfshirë dhe njeriun në atë, është shenjë e mëkatit të tij. Ky nuk është universi që ka krijuar Perëndia dhe Perëndia mori pikërisht trup njeriu për ta rrikthyer njeriun në gjendjen e tij të parë, zbriti në Jordan për ta kthyer krijimin në gjendjen e tij të parë. Nëse do të kishit ardhur në mëngjes, e do dëgjonit troparet e Kishës, pikërisht kjo theksohej, që tërë krijimi rikrijohet, tërë krijimi rivishet me lavdinë e parë. E ndoshta shumë vetë mund të thonë se ne nuk shohim ndonjë ndryshim, nuk shohim ndonjë ndryshim sepse sytë e shpirteve tanë janë të mbyllur. Nëse ne do të bëhem ime dritë shpirtërore, do arrijmë dhe do ta dallojmë këtë. Madje shumë shenjtorë e kanë parë realisht që jo vetëm Zoti lëshonte dritë, por gjithë krijimi ishte në dritë. Dhe zbritja e Zotit pikërisht këtë kishte, që ta rinonte të gjithë krijimin, për ti dhënë shpresë gjithë secilit nga ne dhe për ti thënë që ka një shpresë. Ajo që filloi me Krishtin dhe do të mbyllet në fund me ardhjen e tij të dytë, është një proces i vazhdueshëm. Kur shprehet Shën Pavli në mënyrë mistike e thotë që sapo të plotësohet tupi i Krishtit, pikërisht këtë do të thotë, që tërë krijimi ka hyrë në një proces. Me ardhjen e Krishtit koha nuk është më e njëjtë, jo më kotë dhe nuk është koecidensë, që pikërisht e ka ndarë kohën më dysh, para Krishtit dhe pas Krishtit, për të treguar që me të filloi diçka tjetër. Dhe kjo diçka tjetër është shijuar nga njerëzit e Kishës, jo vetëm shenjtorët të cilët ne i njohim, por mijra e mijra të krishterë të tjerë që kanë jetuar shpritërisht dhe sinqerisht me liturgjinë e Kishës kanë filluar të shijojnë krijimin tjetër. Kanë filluar të shikojnë se kufiri ndërmjet Zotit dhe njeriut nuk ekziston më. Ashtu siç Jordani në Dhjatën e Vjetër ishte një kufi, në të cilin mbasi Izraeli kapërceu Jordanin hyri në tokën e premtuar, që do të thonte simbolikisht në parajsë, ashtu dhe me ardhjen e Krishtit prishet kufiri i materjes që e ndante njeriun nga Perërndia. Ajo që dikur ishte një mur ndarës sot është bërë një mur bashkues dhe kjo është dhe arsyeja përse dhe Kisha Orthodhokse në të gjitha misteret e saj përdor lëndën. Përdor ujin, uji në vetvete mund të thotë gjithsekush se është një materje, një lëndë si gjithëçka tjetër. Ashtu është, por nëpërmjet fuqisë fuqisë së Shpirtit të Shenjtë ajo kthehet në një enë komunikuese, kjo është arsyeja përse ne përdorim ujin e shenjtë. Vera dhe buka janë lëndë, e megjithatë me anën e hirit të Shpirtit të Shenjtë ato kthehen në trupin dhe në gjakun e Krishtit. Kjo që flasim ne sot nuk është diçka e thjeshtë, kjo ka qenë në qendër të gjithë doktrinës së Kishës dhe vazhdo të jetë në qendër të doktrinës së Kishës. Tërë fillozofia e Kishës është mbështetur në këtë, që gjithçka që ekziston është e mirë, ajo që ka deformuar krijimin, njeriun dhe gjithçka tjetër është mëkati. Dhe Zoti pikërisht për këtë zbriti në Jordan, që të hiqte rrënjën e mëkatit. Zoti e hoqi thumbin e vdekjes, Zoti e shkuli gjuhën e gjarpërit të helmatisur që kishte helmatisur gjithçka dhe me Zotin filloi një epokë e re, epokë e re në të cilën të gjithë ne po jetojmë, pamvarësisht se sa kemi qenë në gjendje për ta parë këtë. Kisha vazhdimisht na fton pikërisht për këtë, banketi shpirtëror në Kishë kjo do të thotë, që të bëhemi të aftë për të parë lavdinë e Zotit. Dhe siç e përmendëm në fillim, askush nuk mund ta shohi dot lavdinë e Zotit nëse nuk afrohet me përulësi. Kur e pyetën një herë Shën Agustinin dhe i thanë se kush ështe pika e parë e besimit, ai tha – Përulësia. – Po pika e dytë? – Përulësia. – Po pika e tretë? – Përsëri përulësia. Për të treguar që nuk mund të ketë dot të krishterë nëse nuk është i përulur, sepse nëse nuk është i përulur do të thotë se ai nuk ka kuptuar asgjë, as nga vetja e tij, as nga Zoti dhe as krijimi. Çdo dituri e thellë dhe e vërtetë e bën njeriun e përunjur, kjo është dhe arsyeja përse mendimtarët e mëdhenj dhe shenjtorët e mëdhenj ishin të përulur, jo se bënin pozë përunjësie, por ata kishin arritur të kuptonin që gjithçka që ka njeriu varet nga Perëndia. Prandaj ditën e sotme të Epifanisë, këtë dritë që ne ndonëse e quajmë dita e Ujit të Bekuar, në troparet e Kishës është dita e dritës, sepse çfarë do lloj pagëzimi dhe çdo shfaqje e Zotit sjell dritë, nëpërmjet ujit pikërisht transmetohet drita e lavdisë së Shën Trinisë, shfaq misteri që nuk ishte shfaqur që nga krijimi i botës. Dhe ashtu siç thohet në Gjenezë që Shpirti i Zotit shëtiste mbi ujra sot pikërisht fillon një rikrijim i ri, duke evokuar krijimin e parë, për të thënë që ka akoma shpresë. Në kohë të vështira siç jetojmë ne pikërisht ka shpresë. Dhe unë do e mbyll me një histori që ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara kur zezakët luftonin për liritë e tyre. Në një moment të madh dëshpërimi, një nga udhëheqësit e tyre, Frederik Dagllas, u tha një grupi të madh njerëzish që ishin mbledhur dhe tha: – Nuk ka shpresë më për ne, nuk bëhet asgjë në këtë vend për ne. Dhe u ngrit një grua e vjetër dhe e pyeti: – Do të bëjë një pyetje, Zoti a është gjallë? – Po, është. – Gjersa është Zoti gjallë, ka shpresë. Dhe unë këtë doja t’ju them, gjersa Zoti është gjallë ka shpresë në çfarë do lloj vështirësie që të jemi. Prandaj, këtë ditëtë shenjtë, këtë ditë të bekuar gjithsekush nga ne le ti afrohet Zotit me përulsësi që të arrisi të shohi lavdinë e tij. Zoti le të na bekojë, e le të na shentjërojë. Amin.
Predikimi i Mitropolitit të Korçes Imzot Joani.
Gezuar e per shume vjet Festen e Theofanise se Zotit (Shfaqjes se Zotit) te gjithe te krishtereve orthodhokse.
2043 (08-01-2015)
Ndjej keqardhje per ty..
Episodin e rradhes se telenoveles "Deshmuesi protestant perballe orthodhokseve" mund ta gjesh ne temen me poshte:
http://www.forumishqiptar.com/thread...dhe-protestant
Keqardhja eshte reciproke.
Albo
Dyfish keqardhje, per ate qe mesimin e Perendise e shikon si telnovele...
Krijoni Kontakt