Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    Porosia Islame

    Imam Hasan El-bena.

    Pėrmbajtja:

    HASAN EL BENNA (1906 - 1949)

    HYRJE

    KRITERI I TĖ GJYKUARIT

    KUPTIMI I JETĖS SIPAS KUR’ANIT

    SI I JANĖ KUSHTUAR MUSLIMANĖT KĖTIJ QĖLLIMI?

    QĖLLIMI ĖSHTĖ ĒĖSHTJE THELBĖSORE E ME VEPRIM SHKOJMĖ DREJT TIJ

    BAZAT E QĖLLIMIT TONĖ

    PĖRFUNDIM

    SI TĖ VIHET DERI TE PASURIA

    NE DHE POLITIKA

    BURIMI MĖ I RĖNDĖSISHĖM I FUQISĖ

    PĖRKATĖSIA JONĖ NĖ IDENĖ E ISLAMIT KA KARAKTER TĖ GJERĖ

    ĖNDRRAT E DJESHME JANĖ ĒELĖS I TĖ SOTMES

    MISIONI I MUSLIMANĖVE

    E DREJTA E HUMANITETIT (NJERĖZISĖ)

    MBROJTJA E SĖ VĖRTETĖS ME FORCĖ

    UDHĖHEQJA KRIJUESE DHE E REFORMUAR

    PĖR NE ĖSHTĖ KOHA QĖ TĖ KUPTOJMĖ

    PREJ NGA DO TĖ FILLOJMĖ

    NDĖRMJET DY FUQIVE

    UDHA E QARTĖ

    KURSI YNĖ ĖSHTĖ DĖGJUESHMĖRIA

    FRIKA NGA DEVIJIMI

    REFORMA E LIGJIT

    REFORMA E DEMONSTRATAVE MASIVE

    LUFTA KUNDĖR ANARKISĖ

    EDUKIMI I ORGANIZUAR

    PĖRPARĖSITĖ E MARRĖDHĖNIEVE VĖLLAZĖRORE

    PAJTUESHMĖRIA

    VĖLLAZĖRIA DHE DASHURIA E VĖNĖ NĖ LĖVIZJE NJERĖZIMIN

    RRUGA E GJATĖ

    FILOZOFIA E KOLEKTIVIZMIT

    TEORIA HISTORIKE

    A EKZISTON NDONJĖ RRUGĖ TJETĖR

    TREGIMI MBI KRIJIMIN E POPULLIT.
    Injoranca nuk zhduket me top

  2. #2
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    Hasan El Benna (1906 - 1949)

    Dijetari dhe revolucionari i shquar, deshmori Hasan El Benna, u lind mė 1906 nė qytetin Muhmudie tė Egjiptit. Rrjedh nga njė familje fetare, prej nga fitoi njohuritė e para pėr Islamin. Me qėllim tė zgjerimit tė njohurive tė veta islame, u regjistrua nė shkollėn fetare “Ruzhdije” nė tė cilėn rol vendimtar nė formimin e personalitetit tė tij islam luajti dijetari i mirėnjohur Muhammed Zehra. Si shtatėmbėdhjetėvjeēar studimet i filloi nė shkollėn pedagogjike, e me kryerjen e saj shkollimin e vazhdon nė “Dār-ul-Ulūm” tė Kajros. Ai gjatė shkollimit tė vet, e kuptoi esencėn e imperializmit kolonialist dhe tė gjitha tė kėqijat, tė cilat ai i shkaktonte popullit musliman dhe, bashkė me disa shokė tė tij tė ngushtė, vendosi tė themelojė organizatėn “Vėllezėrit Muslimanė” - qė si qellim kishte te shpėtonte popullin musliman nga thundra imperialiste.
    Numri i ithtarėve tė kėsaj organizate brenda por edhe jashtė Egjiptit dita-ditės shtohej, kėshtu qė lėvizja mori njė karakter botėror. Qė kėtu “Vėllezėrit Muslimanė” filluan haptazi ta kritikojnė pushtetin Egjiptian dhe politikėn e imperializmit kolonialist, qė e shtypte dhe pėrēante Shoqerine islame.
    Pėr shkak tė kėsaj, nė vitin 1948 qeveria Egjiptiane urdhėroi ndalimin e veprimtarisė sė “Vėllezėrve Muslimanė” dhe konfiskimin e tėrė pasurisė sė kėsaj lėvizjeje.
    Pėrkundėr kėsaj ndalese, “Vėllezėrit Muslimanė” nė mėnyrė ilegale e vazhduan aktivitetin e tyre. Kjo solli deri te ndjekja, burgosja dhe vrasja e njė numri shumė tė madh tė ithtarėve dhe aktivistėve tė kėsaj lėvizjeje (qė ėshtė duke ngjarė edhe nė ditėt e sotme e pėr tė cilėn edhe ne jemi dėshmitarė).
    Mė 12 shkurt 1949, njė person “i panjohur” hap zjarr nga revolja drejt veturės nė tė cilėn gjendej Hasan El Benna, dhe e plagos atė. Ashtu tė plagosur e dėrgojnė nė spital, ku me urdhėrin e pushtetit largohet i tėrė personeli, dhe atė qė nuk pati sukses ta bėjė atentatori, e bėnė marionetat Egjiptiane tė imperializmit perėndimor. Kėshtu, nė shtratin e spitalit, nga dora e mizoreve, ra deshmor Hasan El Benna.
    Kjo, nė pika tė shkurta, ishte veprimtaria e Hasan El Bennės si udhėheqės i “Vėllezėrve Muslimanė”, njėrės nga lėvizjet mė eminente islame. Nė fund duhet pėrmendur edhe veprimtarinė e tij nė lėmin e shkrimit, ku si vepėr mė e njohur ėshtė vėllimi i punimeve tė tija pėr Islamin, me emrin “Resail”.(mesazhet)
    Injoranca nuk zhduket me top

  3. #3
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    HYRJE

    Me siguri keni pasur rast qė me njerėz tė bisedoni rreth problemeve tė ndryshme. Gjatė kėsaj ėshtė dashur tė jeni tė regjur, nė mėnyrė qė temėn e ligjėratės ta shpjegoni bindshėm, t’i shprehni tė gjitha aspektet e mundshme dhe t’i vėrtetoni supozimet tuaja saktė e qartė; por megjithatė ndonjėherė e keni ndjerė veten tė hutuar dhe keni vėrejtur se asnjėri nga dėgjuesit nuk e ka kuptuar ligjėratėn tuaj, e as domethėnien e saj.
    Unė kėtė e kam vėrejtur shumė herė, ndaj mendoj se kjo ndodhė pėr dy arsye:
    E para, pėr arsye se ēdo person ka udhė tė ndryshme tė tė kuptuarit, inteligjenca dhe fuqia e tė kuptuarit janė tė ndryshme nga personi nė person, dhe e dyta se tema e ekspozuar ėshtė e ngatėrruar dhe e pashpjeguar sa duhet, edhe pse ligjėruesi ėshtė pėrpjekur qė ta komentojė nė mėnyrė tė qartė dhe tė kuptueshme.
    Injoranca nuk zhduket me top

  4. #4
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    KRITERI I TĖ GJYKUARIT

    Unė, nė kėtė ligjėratė dėshiroj qė, qartė dhe nė detaje, te shpjegoj jo vetėm natyrėn e fteses sė “Vėllezėrve Muslimanė”, por gjithashtu edhe qėllimin, synimin, veprimin dhe kuptimin e saj.
    Kisha dėshiruar qė, para sė gjithash, t’i parashtroj kriteret nė bazė tė tė cilėve ligjėrimi im do tė jetė mė i kuptueshėm. Mendoj se rruga mė e drejtė ėshtė qė kriteret tona t’i shpjegojmė me anė tė Librit Hyjnor, tė cilit tė gjithė duhet t’i jemi besnikė dhe nė bazė tė udhėzimeve tė tė cilit duhet tė jetojmė.
    Populli im!
    Kur’ani Famėlartė ėshtė libėr i qartė dhe i kuptueshėm, nė tė cilin janė tė pėrfshira jo vetėm parimet e fesė, por edhe parimet themelore tė drejtėsisė sociale dhe tė dispozitave ligjore. Kur’ani po ashtu pėrmban edhe urdhėresa e ndalesa.
    A u pėrmbahen muslimanėt urdhėrave Kur’anorė?
    A u besojnė ata ligjshmėrive Hyjnore tė pėrmbledhura nė Te dhe a perpiqen pėr zbatimin e kėtyre ligjshmėrive? A e kuptojnė ata objektivitetin e Kur’anit? A pėrfshihet njė sferė e jetės sė tyre nė parimet sociale tė inkuadruara nė Te?
    Nėse pėrgjigjja ėshtė afirmative, atėherė t’i lėmė argumentet anash, sepse vėrtetė muslimanėt me kėtė rast kanė gjykuar kobin e jetės sė sotme, e janė nisur nė rrugėn e sė mirės. Mirėpo, nėse muslimanėt janė larg nga udhėzimet Kur’anore, mėsimet e Tija, duke i pėrfshirė urdhėresat e ndalesat, atėherė detyrė jona ėshtė qė para sė gjithash veten, e mandej edhe tė afėrmit tanė, t’i kthejmė kah shtegu i sė Vėrtetės, udhės sė Kur’anit.
    Injoranca nuk zhduket me top

  5. #5
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    KUPTIMI I JETĖS SIPAS KUR’ANIT

    Duke e pėrcaktuar kuptimin e vėrtetė tė jetės, Kur’ani i udhėzon njerėzit nė qėllimin e egzistimit. Kėshtu p.sh. duke e shqyrtuar problemin e njerėzve, pėr tė cilėt problemi i vetėm pėr egzistim ėshtė tė ngrėnit, tė pirėt, tė kėnaqurit si dhe tė fituarit e tė grumbulluarit e tė mirave materiale tė kėsaj bote, nė Kur’an thuhet:
    “... E ata qė nuk besuan, pėrjetojnė kėnaqėsi (nė kėtė jetė) dhe hanė ashtu si hanė edhe kafshėt, e vendi i tyre ėshtė zjarri”. (Kur’ani, 47:12)
    Duke folur se ėshtė iluzore ajo tė cilėn njerėzit e lakmojnė nė kėtė botė, Kur’ani thotė:
    “Njerėzve u ėshtė zbukuruar dashuria ndaj tė kėndshmeve, ndaj grave, ndaj djemve e ndaj pasurisė sė grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve tė stolisur, bagėtisė e bujqėsisė. Kėto janė kėnaqėsi tė kėsaj bote, po tek All-llahu ėshtė e ardhmja mė e mirė”. (Kur’ani, 3:14)

    Dhe sė fundi ka edhe njė tip njerėzish qė shkaktojnė ngatėrresa, bėjnė dredhi, shkaktojnė kaos. Pėr ata ėshtė thėnė:

    “Ka ndonjė nga njerėzit qė fjala e tij tė mahnit, por vetėm nė kėtė botė (pse nė botėn tjetėr gjykon Ai qė i di tė fshehtat), dhe pėr atė qė ka nė zemrėn e tij, e paraqet All-llahun dėshmues, e nė realitet ai ėshtė kundėrshtari mė i rreptė. E posa tė kthehet, ai nė tokė vepron tė bėjė shkatėrrim nė te, tė asgjėsojė tė korrat (mbjelljet) dhe gjallesat. E All-llahu nuk e do ērregullimin”. (Kur’ani, 2:204-205)
    Njė jetė e tillė nuk u pėrngjan besimtareve. Zoti ka shtruar para tyre detyra shumė tė rėndėsishme si dhe pėrgjegjėsi dhe kėrkesa pėr disiplinė maksimale. Prej tyre kėrkohet qė ta udhėheqin njerėzimin kah e Vėrteta, t’i ftojnė njerėzit pėr besnikėri ndaj Zotit dhe me dritėn e Islamit ta shndrisin tėrė botėn.
    Atyre u janė drejtuar kėto fjalė tė Zotit:

    “O ju qė besuat, falni namazin me ruku e sexhde dhe vetėm Zotin tuaj adhurone. Bėni punė tė mira (tė do¬bishme), se do tė gjeni shpėtim. Luftoni me njė luftė tė denjė pėr hir tė All-llahut, se Ai ju zgjodhi ju (ju pėrcaktoi pėr tė luftuar pėr rrugėn e Tij) dhe nuk ju obligoi nė fe me ndonjė vėshtirėsi, nė fenė e babait tuaj, Ibrahimit. Ai edhe mė parė e edhe ky (Kur’an) ju quajti muslimanė, e pėr tė qenė i dėrguari dėshmitar juaji dhe pėr tė qenė ju dėshmitarė ndaj njerėzve, pra falni rregullisht namazin, jepni zeqatin, pėrmbahuni me All-llahun se Ai ėshtė ndihmėtari juaj. Sa mbrojtės i mirė dhe sa ndihmėtar i madh qė ėshtė”. (Kur’ani, 22:27-78)
    Kjo do tė thotė se Kur’ani u ėshtė drejtuar muslimanėve, qė tė jetojnė nė frymėn e Kur’anit dhe qė me anė tė Kur’anit t’i ftojnė tė humburit, nė udhėn e drejtė tė sė vėrtetės. Detyra e tė udhėhequrit tė gjinisė njerėzore, drejt shpėtimit dhe lumturisė nė tė dy botėrat, u takon muslimanėve e jo tė tjerėve.
    Kultura dhe civilizimi islam duhet tė pranohet nga mbarė njerėzimi, nė mėnyrė qė gjinia njerėzore tė jetė e lumtur.
    Zoti ua ka caktuar muslimanėve, si detyrė tė shenjtė dhe si qėllim tė pėrhershėm, qė t’i plotėsojnė detyrat islame dhe t’i ftojnė njerėzit nė udhėn e Islamit. E tėrė jeta e besimtarit duhet t’i kushtohet tė vėrtetės dhe zgjerimit tė saj Islamit nė zemrat e njerėzve:

    “Zoti bleu prej besimtarėve shpirtrat dhe pasurinė e tyre me xhennet.(Kur’ani, 9:111)
    Muslimanėt e parė, por edhe shumė tė tjerė mė vonė, jetėn e tyre ia kushtuan suksesit tė misionit islam; e ata, nė dhėntė Zoti, i pret dhurata e Tij xh.sh. Bartėsit dhe pėrhapėsit e idesė islame i kishin cilėsitė mė tė larta njerėzore, ndėrsa admirimin e vet tė flaktė pėr Islamin, dinin qė nė mėnyrė kėmbėngulėse t’ua bartin tė tjerėve. Jeta e tyre ishte mishėrim i virtyteve. Ata ishin bartėsit e civilizimit dhe tė kulturės sė popujve islamikė, tė pasuruar me dituri dhe me urtėsi.
    Imperializmi kurrė nuk mund tė japė cilėsi tė tilla ēfarė dha Islami.

    Vijon---
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga INDRITI : 21-03-2006 mė 02:55
    Injoranca nuk zhduket me top

  6. #6
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    SI I JANĖ KUSHTUAR MUSLIMANĖT KĖTIJ QĖLLIMI?

    A e kuptojnė muslimanėt drejt domethėnien e Librit Hyjnor? A kanė pėrvojė tė mjaftueshme, a ėshtė shpirti i tyre i mbushur me pastėrti? A janė ēliruar nga robėrimi i materies? A janė ngritur mbi punėt e ndyra dhe gėnjeshtrat? A drejtojnė vėmendjen e vet kah Qenia Hyjnore e Krijuesit tė tė gjithė botėrave? A e ndjekin muslimanėt fjalėn e All-llahut? A shkojnė udhės tė cilėn Ai e ka rrėfyer; a e interpretojnė dhe a e pėrhapin Fenė e All-llahut xh.sh. dhe pastėrtinė kristalore tė burimeve tė Sheriatit? A janė bėrė njerėzit robėr tė lakmisė dhe tė makutėrisė, a ėshtė bėrė ky i vetmi qėllim i jetės sė tyre, siē ėshtė edhe kėnaqja nė ushqim tė mirė, shetitja nė vetura tė shpejta, veshja me rroba tė shtrenjta e tė stolisura, gjumi i rehatshem etj etj.
    Poeti ka thėnė:
    “Ata vyshken nė jetėn e bollėkut
    tė ngazėlluar nga lakmia dhe epshet,
    me dėshirė qė ta dėshmojnė emrin e
    tyre tė mirė.
    e tė tillėt janė larg nga e vėrteta”.
    Prandaj vėrtetėdashėsi i vėrtetė, i Dėrguari i Zotit, ka thėnė:
    “Robėrit e botės materiale, robėrit e parave dhe robėrit e veshjes, janė tė mallkuar!”
    Injoranca nuk zhduket me top

  7. #7
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    QĖLLIMI ĖSHTĖ ĒĖSHTJE THELBĖSORE E ME VEPRIM SHKOJMĖ DREJT TIJ

    Qėllimi ėshtė faktor thelbėsor qė tė shpie nė rrugė tė drejtė. Mirėpo, kuptimi i vėrtetė i jetės edhe mė tej ėshtė i fshehur pėr njė pjesė tė madhe tė popullit tonė. Kjo mosdije duhet tė zhduket dhe tė ndriēohet e Vėrteta. Ne duhet publikisht tė gjithėve t’ua paraqesim idetė tona dhe roli ynė nė procesin e jetės dhe tė historisė duhet tė manifestohet nė kuptimin e mirėfilltė tė tij.

    BAZAT E QĖLLIMIT TONĖ

    “Vėllezėrit Muslimanė” dėshirojnė qė idenė islame, nė mėnyrė tė plotė, t’ua sqarojnė tė gjithė muslimanėve tė botės dhe ata, pėrmes fuqisė lėvizėse tė Islamit, t’i njohin obligimet e veta. “Vėllezėrit Muslimanė” nuk i kanė krijuar parimet e Islamit, e as qė ato janė krijuar nė ėndrra, nė meditime e nė imagjinatė. E tėrė kjo ėshtė paraqitur nė dritėn e Kur’anit dhe nė fjalėt e Pejgamberit a.s. tė ndershėm. Sqarimet e idesė sė pastėr islame bėhen vetėm pėrmes kėtyre burimeve, nė jetėn dhe veprėn e Muhammedit a.s., as'habėve tė tij dhe halifėve tė parė islamė. Kjo ka qenė periudha ideale pėr tė kuptuarit e Islamit dhe tė mėsimit islam.
    Muslimanėt e besimit tė vėrtetė, tė cilėt e studiojnė Islamin, do tė duhej qė pashmangshmėrisht tė tregojnė interesim nė luftėn pėr realizimin e idealeve islame. Mirėpo, do tė ketė edhe prej atyre, tė cilėt do tė tėrhiqen nga rruga e drejtė, ndėrsa midis nesh dhe atyre do tė ketė greminė, e gjykimi do tė jetė Libri i All-llahut xh.sh. qė ndanė tė vėrtetėn prej rrenės:
    “Zoti ynė, vendos mes nesh dhe mes popullit tonė gjykimin tėnd tė drejtė, se Ti je mė i miri gjykatės”. (Kur’ani, 7:89)
    Injoranca nuk zhduket me top

  8. #8
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    PĖRFUNDIM

    Shumica nga muslimanėt kėrkojnė sqarime pėr ne, e ne u themi se tėrė energjinė tonė, tėrė mjetet materiale, e edhe jetėn tonė, ia kemi kushtuar detyrės sė madhe tė realizimit tė lumturisė dhe mirėqenies nė jetėn materiale dhe shpirtėrore tė tė gjithė muslimanėve. Dhe pėr shkak tė kėtij qėllimi, tė cilin e realizojmė vetėm e vetėm pėr tė mirėn e popullit tonė, pėr tė mirėn e vėllezėrve tanė, ne jemi tė gatshėm tė sakrifikojmė pasurinė dhe jetėn tonė. Nė luftėn pėr popullin tonė dhe vėllezėrit tonė, ne veten dhe familjet tona i qesim nė plan tė dytė. Dhe prandaj ėshtė dėshira imja e madhe qė popullin tonė, vėllezėrit tanė tė pavendosur t’i informoj, nė mėnyrė tė drejtė, pėr ata njerėz tė mrekullueshėm, muxhahidėt, tė cilėt janė vigjilentė, kur tė tjerėt flejnė, tė cilėt janė nė punė kur tė tjerėt pushojnė nė kotje tė ėmbėl. Ēdonjėri nga ata, perpjekes, ėshtė i zėnė deri natėn vonė, nė punė pėr Islamin dhe nė gjetjen e zgjidhjeve pėr problemet qė pasojnė.
    Programi i kėtyre tė rinjve tė mrekullueshėm ėshtė i pėrhershėm, ata zhvillojnė punė sociale, ndėrsa potencialet e veta materiale i orientojnė kah shėrbimi i idesė sė vet dhe misionit tė vet. Ata zotėrojnė guximshėm ēdo pengesė dhe thonė: “Ne nuk kėrkojmė nga njerėzit kurrfarė shpėrblimi, vetėm i lutemi tė Dashurit Zot dhe Ate e lusim pėr ndihmė. Ai do tė na ruajė nga mėkatet dhe mosrespektimet”.
    Ne “Vėllezėrit Muslimanė” jemi pjesė e popullit tonė, ndaj lufta jonė ėshtė luftė e tij. Ne sakrifikohemi pėr realizimin e idealeve tona te cilat jane idealet e shenjta per te cilat na porositi Zoti i madheruar.
    Injoranca nuk zhduket me top

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesėr
    Nga llokumi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Intervistė me Myftiun e Kosovės, Mr. Naim Tėrnava
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  3. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  4. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51
  5. Gjenocidi kundėr shqiptarėve
    Nga Fjala e drejte nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 16-03-2004, 07:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •