Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Tirane-Beograd, "beteje" ne Strasburg

    Tirane-Beograd, "beteje" ne Strasburg
    E Merkure, 26 Janar 2005
    Asambleja Parlamentare e Keshillit te Europes debaton per rreth 90 minuta lidhur me ngritjen e Gjykates te te Drejtave te Njeriut ne Kosove. Parlamentaret shqiptare: "Te hiqet percaktimi se Kosova eshte pjese e territorit te Serbise dhe Malit te Zi". Serbet kundershtojne: "Jane shkaterruar edhe kishat". Amendamenti i perbashket i Berishes, Kocit, Dedjes dhe Tepshit nuk miratohet

    Elton METAJ

    Tirana dhe Beogradi jane perplasur ashper ne Strasburg, gjate punimeve te Asamblese se Pergjithshme te Keshillit te Europes, mbi ceshtjen e Kosoves. Nje debat, qe ka vazhduar per rreth 90 minuta dhe ku deputetet shqiptare, te udhehequr nga ish-Presidenti Berisha, kane kundershtuar percaktimin se Kosova eshte pjese e territorit te Bashkimit Serbi-Mali i Zi.

    Asambleja Parlamentare e KE-se, ne nje seance te vecante gjate pasdites se djeshme, degjoi dhe debatoi rreth Raportit te paraqitur nga Komiteti i Ceshtjeve Juridike dhe te Drejtave te Njeriut, pergatitur nga Toni Llojd, perfaqesues i grupimit socialist nga Britania e Madhe. Raporti fokusohej ne ngritjen e Gjykates te te Drejtave te Njeriut ne Kosove dhe aty thuhej, se "Kosova eshte pjese e territorit te Serbise dhe Malit te Zi, shtet anetar i Keshillit te Europes". Parlamentari britanik Llojd i eshte referuar rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit te Organizates se Kombeve te Bashkuara, si pasoje e se ciles prej 6 vjetesh Kosova eshte administruar nga UNMIK-u dhe siguria e saj eshte garantuar nga KFOR-i. Por ky percaktim nuk eshte pranuar nga delegacioni shqiptar. Fillimisht Berisha dhe me pas deputetet Qazim Tepshi, Petro Koci e Taulant Dedja, jane shprehur kunder kesaj shprehjeje. Ata kane nenvizuar se Kosova ndodhet prej qershorit 1999 nen administrimin nderkombetar. Ne kete kundert, parlamentaret serbe kane mbrojtur percaktimin e raportit, duke perdorur ne vazhdimesi referimin "Kosova dhe Metohija" dhe duke pretenduar per shkeljen e te drejtave te njeriut ne rajonin me shumice shqiptare. Megjithate, deputetet shqiptare, te mazhorances dhe opozites, kane kundershtuar.

    Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha, eshte shprehur se mazhoranca shqiptare duhet te respektoje minoritetet, sepse ajo vete ka qene nje pakice e shtypur nga shumica. Ai ka bere pergjegjes Beogradin per politiken e veteperjashtimit te ndjekur nga serbet e Kosoves, duke mos marre pjese edhe ne zgjedhjet parlamentare. Vleresimet e Berishes jane mbrojtur edhe nga deputeti reformator Qazim Tepshi, nje ish-diplomat me eksperience ne ceshtjet e Ballkanit. Ai ka permendur se gjuha e deklaratave te bera nga parlamentaret serbe i afrohet asaj te kohes se luftes. Nga ana e tyre, deputetet serbe kane kembengulur se ne Kosove shkelen te drejtat e njeriut dhe atje jane shkaterruar edhe kishat. Ndersa, parlamentari socialist Petro Koci, u shpreh pak minuta me pas ne nderhyrjen e tij, se Kosova prej disa vitesh udhehiqet nga UNMIK-u dhe se ajo nuk eshte e perfaqesuar ne Keshillin e Europes. "Nuk kemi ne krahun tone koleget shqiptare apo serbe, ndonese ata kane nje Parlament", tha Koci.

    Gjithashtu, Taulant Dedja dhe deputeti shqiptar i Maqedonise, Nasufi, kane kembengulur per heqjen e percaktimit, se Kosova eshte pjese e territorit te Bashkimit Serbi-Mali i Zi. Delegacioni shqiptar ne grup ka luftuar per nje amendament, ne te cilin kerkohej te fshihej nga projekt-rezoluta shprehja se Kosova eshte pjese e territorit Serbi-Mali i Zi, gje qe nuk u pranua.

    Ne kete menyre, me nderhyrje te njepasnjeshme te deputeteve serbe dhe shqiptare, Asambleja Parlamentare e Keshillit te Europes ka mbyllur nje debat te ashper per Kosoven. Delegacioni shqiptar, ne diskutimet e tij, ka fshire cdo dallim mes mazhorances dhe opozites, ndersa Berisha, Koci, Dedja e Tepshi, dje kane qene ne te njejten llogore.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Ku ishte faji i Europes ketu mor Kryeplak se nuk e kuptova? Ne gjithe kete llafollogji flitej vetem per argumetat e Shqiptareve me Serbet......apo hec e futja Evropes, jemi qe jemi...
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Evropa kurva e motit sic e cileson Fishta eshte fajtorja numer 1 per gjendjen ne Shqiperi. Merri kombit tokat, vriti e bombardoi me 11 anije, mundohu ta pushtosh ekonomikisht me cdo lloj menyre deri ne piken sa te vetizolohet dhe te kthehet ne nje komb mizantrop, tall menderen me ndihmat duke i vetadiministruar paret dhe duke i dhene ato te skaduara, pallavra te ndryshme per standarte pa fund nderkohe Nanon e perkrahin kudo dhe ja vleresojne punen qe ben etj etj etj. Kush ka mundesi te hapi librat e dipllomacise Angleze me jasht, volumet qe perfshijne periudhen nga 1820 e tutje, dhe shikoni atje se cfare behet.

    Evropa nuk ka faj, e kemi fajin ne qe na qelloi te jetojme atje ku jetojme.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #4
    Dr
    Anėtarėsuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    ne perendim
    Postime
    338
    ca faji ka evroa, fajin e ka celula fshatro-bajraktaro albanese, asnji tjeter.

Tema tė Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Lista e 813 personave nė kėrkim nga Interpoli
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  3. Libra te rinj
    Nga dodoni nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 11-01-2012, 21:14
  4. Numri i shqiptarėve nė Beograd
    Nga Faik nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 06:47
  5. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •