Halimi: Vrasja e Dashnim Hajrullahut mund t’i forcojë elementet radikale
Novi Sad, 10 janar (presheva.com) - Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) dhe i Komunës së Preshevës, Riza Halimi ka shfaqur frikën se vrasja e shqiptarit 16 vjeçar në jug të Serbisë mund t’i “forcojë elementet që do ta shtronin mënyrën e zgjidhjes radikale të problemeve” në atë pjesë të Serbisë. “Tani po hyjmë në situatën në të cilën po rriten tensionet. Vrasja e fëmijut i ka trazuar shpirtërat. Vështirë mund të thuhet diçka serioze dhe me saktësi si do të rrjedhin më tutje ngjarjet. Megjithatë na mbetet të shpresojmë se do t’ia dalim ta normalizojmë gjendjen dhe se do të mbisundojë arsyeja”, ka thënë të hënën Halimi për të përditshmen “Gragjanski list” të Novi Sadit.
Krijoni Kontakt