kontrollova gjith forumin..asnji teme per elvis preslin..
e pra sot eshte 70 vjetori i lindjes se legjendes Elvis Presley..
Hapni TV e shikoni filma mbi Elvisin..
Kush mundet le te postoje ketu kenget e Elvisit..
kontrollova gjith forumin..asnji teme per elvis preslin..
e pra sot eshte 70 vjetori i lindjes se legjendes Elvis Presley..
Hapni TV e shikoni filma mbi Elvisin..
Kush mundet le te postoje ketu kenget e Elvisit..
Ėshtė i pamohueshėm kontributi qė Elvis Presley i dha muzikės.
Festimi i ditėlindjes sė tij ėshtė shėndruar edhe si kult nė disa vende,sidomos nė Las Vegas,ku edhe gjendet numri mė i madh i personave qė ngjasojnė me mbretin e rock`n`roll.
Urime pėrvjetorin e tij
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Adhuruesit kujtojnė tė madhin Presley
Adhuruesit e atij qė ėshtė quajtur si Mbreti i muzikės "rock'n'roll", shėnuan tė shtunėn 70-vjetorin e lindjes sė tė famshmit Elvis Presley.
Nė qytetin Blekpull (Blackpool) nė Angli qė ėshtė i famshėm pėr kazinotė, u mbajt njė spektakėl pėr tė gjetur imituesin mė tė mirė nė Evropė tė Elvisit.
Ndėrsa festimet nė Shtetet e Bashkuara u pėrqėndruan nė qytetin e tij tė lindjes Greisland, Tenesi.
Atje orkestra simfonike e qytetit Memfis ishte njė nga pjesėmarrėsit e festimeve 4-ditore.
Kėnga e Elvisit, Jailhouse Rock, pritet tė zėrė vendin e parė nė javėn e dytė tė janarit nė klasifikimet e kėngėve mė tė shitura.
Edhe nė qytetet e tjera evropiane pati festime me kėtė rast.
Nė Francė adhuruesit e muzikės festuan pėrmes njė koncerti, kurse nė Bon tė Gjermanisė u hap njė ekspozitė.
Sikur Elvisi tė ishte gjallė 70-vjetori i tij do tė kishte tėrhequr njė vėmendje mjaft tė madhe.
Adhuruesit e tij nga e gjithė bota do tė kishin ngritur ēadrat nė qytetin e tij tė lindjes, ku do tė kishte festime pa fund.
Kevin Kern, zėdhėnės i kompanisė qė kanė tė drejtėn e markės Elvis Presley, thotė se interesimi pėr yllin e muzikės vjen ngaqė krijimtaria e tij nuk njeh moshė.
"Ai e nisi karierėn nė vitet 50, vazhdoi nė vitet 60 dhe pėrfundoi nė vitet 70 kur edhe vdiq. Muzika e tij vazhdon akoma, ajo nuk njeh moshė dhe do tė dėgjohet vazhdimisht," thotė Kevin Kern.
Nga BBC
"Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"
GETE
Po te ishte gjalle i madhi Elvis mendohet se do kishte sot kete pamje........................
"Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"
GETE
pam nje dokumentar per elvis-in..
kishte qene shume xhymert..
i falte miqve te vet cadillaka.. unaza diamanti.. shtepi e gjithcka..
kenaqsia e tije ishte te shikonte fytyrat e gezuara te atyre qe merrnin dhuratat e tije..
nuk dinte te thoshte me fal ..tha nje nga koleget e grupit te tije..por gjente menyra te tjera ta bente kete ne rastin me te pare duke u dhuruar miqve bile dhe te panjohurve dhurata te shtrenjta..
ishte i mrekullushem.. si artist dhe si njeri..
kjo ishte pershtypja e atyre qe e njohen elvis presley-n nga afer..
Ėshtė poashtu habitės fakti qė me kėngėt e tij ende mban vendet e para nė top listat europian (disa prej tyre) sidomos me rastin e pėrvjetorit.
Vitin tjetėr ėshtė edhe pėrvjetori i Bob Marley (60 vjetori) ndoshta edhe pėr atė do ketė manifestim.
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Me kete teme ftoj te gjithe fansat e Elvis Prisley te sjellin material ose thjesht ndonje koment mbi kete mbret te muzikes boterore, qe akoma edhe sot (30 vjet pas vdekjes se tij) degjohet gjithandej me pasion!
Disa tituj kengesh, te paharrueshme:
Love Me Tender
Can't Help Falling in Love
Jailhouse Rock
She's Not You
Return to Sender
Suspicious Minds
It's Now or Never
So Cruel
A Fool Such as I
Fansat pėrkujtojnė Elvis Presley
Shekulli online
Me mijėra fansa te mbledhur nė Graceland pėr tė pėrkujtuar idhullin e tyre Elvis Presley, mbretin e roknroll. Pėr 28 vjetorin e vdekjes sė Elvis Presley, fansat janė mbledhur dhe kanė sfiluar me qirinj nė duar pėrreth Graceland.Nė 2004 revista Forbes ka pėrkufizuar Elvis Presley si artistin e vdekur mė tė paguar nė botė.Popullariteti i tij ėshtė shumė i madh dhė nuk mendohet qė tė bjerė vet nga fakti i mijėrave personave tė mbledhur sot nė kujtim tė tij.Menjėherė mbas vdekjes mjekėt pėrcaktuan se shkaku i vdekjes ishte njė atk nė zemėr. Por mė vonė nga njė hetim mė i hollesishėm pėrcaktuan se shkaku i vdekjes mund tė ishte nga pėrdorimi i drogave.
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Menaxheri qe kishte ja nxiu jeten me sa di une. Nuk e linte te shprehej ashtu sic donte Elvisi vete artistikisht ne shume raste. Meqe vete menaxheri nuk mund te shkonte ne Europe per arsye ligjore, nuk e linte dhe Elvisin te bente nje turne te tille, edhe pse atij i pelqente shume kjo gje. Elvisi sec kishte njefare vartesie te cuditshme prej tij. Edhe pse luftonte me veten e tij, nuk mund te mos ja degjonte fjalen nje njeriu qe ja kujtonte gjithmone se "e kishte bere ate qe eshte", ose dicka e tille.
In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.
28 vjet nga vdekja e kėngėtarit qė revolucionoi vitet 50
Elvis Presli, atė ditė kur vdiq mbreti i rrokut
Mbreti vdiq. Kėto ishin fjalėt e para qė shpallėn vdekjen e kėngėtarit Elvis Presli ditėn e 16 gushtit nė radiot amerikane. Me miliona fansa rreth botės edhe sot mbajnė mend detajet e asaj dite. Diku njė DJ i pėrlotur shpalli lajmin, diku tjetėr vajzat humbnin ndjenjat dhe njė pjesė dėgjonin muzikėn e tij nė formė nderimi. Pėr vite me radhė ata kanė mbajtur zi dhe kanė pėrkujtuar nė njė ditė vdekjen e Elvis Preslit nė shtėpinė e tij, Graceland. I njėjti ritual ka ndodhur edhe dje. Mijėra fansa u mblodhėn nė Memfis pėr tė kujtuar pėrvjetorin e 28 tė vdekjes se mbretit, i cili vdiq nga njė atak nė zemėr. Duke mbajtur qirinj, fansat nga 10 deri nė 80 vjeē qėndronin nė radhėn qė rrethonte shtėpinė, ndėrkohė qė dėgjonin qetėsisht melodinė e Elvisit.
Fillimet e legjendės
Fėmijėria e Elvis Preslit ishte shumė e vėshtirė dhe e varfėr. Datėlindja e tij e gjashtė shėnon edhe fillimin e legjendės sė kėtij mbreti. Si dhuratė ai dėshironte njė biēikletė, por meqenėse ishte shumė e shtrenjtė e ėma i dhuroi njė kitarė tė pėrdorur. Kaq mjaftoi qė ai tė binte nė dashuri me akordet dhe muzikėn, aq sa qėndronte me orė tė tėra duke dėgjuar muzikėn e shenjtė tė kėnduar nė kisha. Nė verėn e vitit 1953, Presli pagoi 4 dollarė pėr tė regjistruar dy kėngė tė cilat i hapėn rrugėn. Formula qė i solli fitoren ishte njė pėrzierje e muzikės cauntry, blues dhe rocknroll, ndėrkohė qė thjesht bėnte prova nė studion e Sun Records nė vitin 1954, nė njė version tė kėngės Thats all right mama. Ai skandalizoi audiencėn me lėvizjet e trupit, ndėrkohė qė kritikėt televizivė pėrreth vendit goditėn performancėn pėr mungesėn e muzikalitetit, vulgaritetin dhe animalizmin. Por, me gjithė kritikat audienca vazhdonte dhe rritej, aq sa kapi shifrėn 60 milionė shikues nė njė mbrėmje. Madje edhe kinemaja nuk kishte si mos ta pėrfshinte nė industrinė e saj. Mori pjesė nė 33 filma, ku performancat e tij u krahasuan me ato tė aktorit tė madh tė asaj kohe, Xhejms Din.
Njė fenomen amerikan
Elvis Preslin e cilėsojnė si shpikėsin e rocknroll-it dhe sot vlerėsohet gjerėsisht si personazhi mė me ndikim nė historinė e muzikės. Revista Rolling Stone ka thėnė se Elvis Presli ėshtė rocknroll dhe e quajti punėn e tij si njė testament tė pėrkryer muzikor. Gjatė karrierės prej dy dekadash, Presli vuri dhe nė tė njėjtėn kohė theu disa rekorde me mbi 100 kėngė hite nė vendet e para tė klasifikimeve. Ai ėshtė pėrshkruar si gjiganti i muzikės sė shekullit tė 20, i cili ndryshoi rrjedhėn e muzikės dhe kulturės nė mes tė viteve 50. Incizimet e tij, lėvizjet e trupit, sjellja dhe veshja u panė si njė personifikim i rocknroll-it. Vendet ku ai kėndonte mbusheshin me njė numėr tė madh adoleshentėsh. Pėr tu kujtuar ėshtė performanca e tij nė Alabama nė 1956-ėn, ku u deshėn mė shumė se 100 roje kombėtare pėr tė rrethuar skenėn, nė mėnyrė qė tė kontrollonin turmėn e ekzaltuar tė fansave. Gjithēka ishte revolucion, pėr sa i pėrket atij brezi me nė krye Elvis Preslin. Muzika e tij madje u ndalua tė transmetohej nė disa radiostacione, duke u konsideruar nga disa si muzika e djallit e nga disa tė tjerė si e zezakėve. Pamja e tij joshėse godiste veēanėrisht vajzat. Por siē ka thėnė edhe kantautori Doug Flett, Elvis Presli kishte njė zė tė mrekullueshėm, seksi pėr vajzat, por qė arrinte tė kapte edhe djemtė. Modeli i tij i flokėve, pantallonat e gjera, kėmishat e hapura u bėnė linja e re e veshjeve pėr djemtė adoleshentė, tė cilėt pėrdornin stilin Elvis pėr tė tėrhequr vajzat.
Vdekja e mbretit
Elvis Presli u gjend nė moshėn 42-vjeēare pa ndjenja nė banjėn e shtėpisė sė tij nė Memfis, Tennessee. Ai u dėrgua menjėherė nė spital, por me tė mbėrritur ai u shpall i vdekur. Njė ekzaminim pas vdekjes sė kėngėtarit zbuloi se ai vdiq nga njė aritmi kardiake, njė formė e krizave nė zemėr. Por gjithnjė ka pasur spekulime se mbidozat e kokainės luajtėn njė rol nė pėrkeqėsimin e shėndetit tė tij. Qė kur u divorcua me Prishilėn nė vitin 1973, ai u mbėshtet te pėrdorimi i drogave dhe ushqimi, madje kohėve tė fundit ai shtoi edhe shumė nė peshė. Megjithatė ka ekzistuar hipoteza se Elvis Presli nuk ka vdekur kurrė, jeton deri sot nė njė vend tė fshehtė nė Shtetet e Bashkuara dhe ėshtė 70 vjeē. Por sido qė tė jetė, midis adhuruesve tė tij ekziston shprehja qė ata e pėrdorin shpesh: Jetė tė gjatė mbretit.
Nė shekullin e 21
Interesi pėr kėngėt e Elvis Preslit u rikthye pas kupės botėrore tė vitit 2002, kur Nike pėrdori versionin remiks tė kėngės A little less conversation, si prapavija muzikore e disa reklamave televizive. Kjo kėngė u bė hiti numėr 1 nė 20 shtete, duke pėrfshirė Shtetet e Bashkuara, Anglinė dhe Australinė. Menjėherė pas kėtij suksesi dolėn nė treg edhe albume tė tjera si Burning love, Rubbernick, si dhe kėnga e parė qė ai incizoi para 50 vjetėsh, Thats all right. Presli u shpall njė nga 100 amerikanėt mė tė mėdhenj tė historisė. Sipas votimit, ai kapėrceu tė gjithė personazhet e shou biznesit dhe u rendit nė vendin e tetė, menjėherė pas presidentėve Regan, Linkoln, Uashington, Klinton dhe Bush, plus Martin Luter King dhe Benxhamin Franklin. Ndėrsa nė vitin 2001 ai ishte nė krye tė klasifikimit tė revistės Forbes, si personazhi i famshėm qė ka fituar mė sė shumti para pas vdekjes sė tij.
Jetėshkrimi
Emri: Elvis Presli
Datėlindja: 8 janar 1935
Vendlindja: Tupelo, Misisipi
1953: Incizon kėngėt e tij tė para, My Happiness dhe Thats When Your Heartaches Begin
1956: Nisi karrierėn kinematografike me Love tender, njė nga 33 filmat e tij
1958: U rekrutua nė ushtrinė amerikane, ku kreu shėrbimin ushtarak pėr dy vjet
1967: U martua me Prishila Presli, me tė cilėn u divorcua pas gjashtė vjetėsh
1968: Pas njė shkėputjeje tetėvjeēare Presli rikthehet fuqishėm nė skenė
16 gusht 1977: Vdiq nė shtėpinė e tij, nė Memfis
ELVIS PRESLEY The KING (1935-1977)
Ajo qe me pelqen shume te bej eshte te argetoj njerezit dhe per kete do te perpiqem deri ne castin e fundit te jetes.
Kengetari dhe aktori amerikan, nje nga yjet me te njohur te shekullit te 20-te, pionieri i muzikes rrok qe vazhdon te mbetet nje nga interpretuesit me te medhenj te muzikes te te gjitha koherave.
Femijeria
Elvis Presli, djali i Vernon Elvis Presli dhe Gledis Love Smith Presli lindi ne Tupelo Misisipi. Ai u rrit ne Tupelo dhe me vone ne Memfis ku familja e tij u vendos kur ishte 13 vjec. Kishte nje vella binjak (Xhesi Garon Presli), i cili vdiq gjate lindjes. Elvisi filloi ti binte kitares qe ne moshen 11 vjecare dhe pas shkolles se mesme punoi per Kraun Elektrik Kompani.
Autori skocez Alan Morison pretendon se Elvsi kishte origjine skoceze. Morison ne nje liber te tij shkruan se kishte gjetur paraardhesit e tij ne Lonmei ne 1700-en. Sipas Morisonit Andriu Presli u martua me Elspeth Leg ne Lonmei ne 1713. Djali i tyre i quajtur perseri Andriu u vendos ne kolonite angleze ne 1745-en.
Nga nena e babait te tij Mini Mei, Elvisi ishte pasardhes i mbretit King Henri II i Anglise ndersa gjyshja e Elvisit nga nena ishte cifute.
«Sun» Studio
Ne vere te 1953-shit, gjate pushimit te drekes nga puna e tij, pagoi 4 dollare per incizimin e dy kengeve te njohura te kohes My Happiness dhe Thats when your heartaches begin si dhurate per ditelindjen e nenes se tij Gledis. Themeluesit e shtepise diskografike Sun, Sem Fillips dhe Marion Keisker pasi degjuan diskun dhe vecuan menjehere talentin e lindur te djaloshit simpatik e therriten ate serish ne studio ne korrik te 1954-es. Pas suksesit me kengen Blue moon of Kentucky, qe e beri te njohur dhe jashte Tenes, Elvisi regjistroi dhe 5 kenge te tjera me kete studio. Me te shumtat ishin muzike bluz ose hite western. Ne gusht te 1955-es prinderit e Elvisit lidhen nje kontrate me shtepine diskografike RCA te Kolonel Parker, duke perfunduar keshtu lidhjen e Elvisit me Sun.
Pas moshes 21 vjecare deri ne fund te jetes se tij ne 1977, Elvisi kishte me teper se 100 hite ne majat e top hiteve ne mbare boten. Koncerti i tij me i suksesshem ishte ai i Havajit ne Janar te 1973-shit, i cili u dha nepermjet satelitit ne te gjithe boten dhe bile u ndoq nga me teper njerez sesa kur u transmetua vajtja e Neil Armstrong ne hene. Ky kocert ishte nje cast historik per karrieren e kengetarit te njohur dhe daton audiencen me te madhe qe kish marre ndonjehere pjese ne koncertet e tij.
Elvis Presli ishte dhe nje besimtar i devotshem. Ai regjistroi disa albume me muziken gospel (ungjillore), sidomos ne vitet e fundit te jetes se tij. Ka shitur me teper se 1.000.000.000 (1 bilion) albume ne mbare boten, me shume se ndonje muzikant apo grup tjeter muzikor, duke perfshire ketu dhe te famshmit The Beatles, te cilet ishin admirues te punes se tij, ndersa vete Elvisi ironikisht mendonte se The Beatles ushtronin influence te keqe mbi rinine amerikane.
Elvisi ne televizion
Ne Janar te 1956-es Presli beri debutin e tij te pare ne ekranin televiziv. Pas nje sere suksesesh ne show te ndryshme Elvisi u shfaq ne « Ed Salivan Show » ne 9 Shtator te po atij viti duke sjelle nje rekord ne numrin e teleshikuesve qe kapi shifren 52-60 million. Kur u shfaq per here te dyte ne kete show te suksesshme, Elvisi ndryshoi floket e tij nga te verdhe te erret ne te zinj. Ne shfaqjen e tij te trete dhe te fundit ne po kete show, Salivan i detyruar nga presioni i moralisteve urdheroi qe Presli te filmohej nga mesi e siper per shkak te levizjeve te tij te konsideruara « teper moderne » per kohen.
I suksesshem, i talentuar dhe shume terheqes Elvis Presli nuk kish se si ti mungonte dhe ekranit te madh kinematografik. Duke filluar me «Love me Tender», (1956) Presli mori pjese ne 31 filma midis 1956 dhe 1969, duke nenshkruar nje mori kontratash te suksesshme. Filmat ishin ne pergjithesi muzikore dhe pavaresisht se nuk vleresoheshin shume nga kritika, u priten shume mire nga publiku duke sjelle keshtu fitime kolosale. Elvisi cilesohej nga regjizoret me te cilet punoi si shume i sjellshem, i bindur dhe kembengules ne pune. «King Creole» (1958), filmi me i pelqyer i Elvisit, eshte cilesuar njekohesisht nga kritika si me i miri. Ndersa filmat me te dashur per publikun ishin «Blue Hawaii»(1961) dhe «Viva Las Vegas» (1964).
Sherbimi ushtarak
Ne 20 Janar 1958, Presli mori nje njoftim per kryerjen e sherbimit ushtarak per 2 vjet. Presli sherbeu ne Gjermani prej dhe ku u lirua me nderime ne Mars te 1960-es. Shume akoma nuk e kane kuptuar se si nje femije i vetem, ne ate kohe mbeshtetja e vetme e nenes dhe gjyshes se tij, u dergua me sherbim larg ne kohe paqeje. Dyshohet se therritja e tij per te kryer sherbimin ushtarak ishte politikisht e qellimshme per te menjanuar disi influencen e tij «te rrezikshme» ne perzierjen e racave. Elvisi ishte nje adhurues i Martin Luter Kingut dhe kishte kerkuar shume here te takohej me te, por ky takim nuk u realizua kurre. Ne kohen kur ishte ne ushtri ai zoteroi rripin e zi ne karate dhe mbante graden e Rreshterit.
Lidhjet
Qe ne fillim te karrieres se tij Elvis Presli ishte quajtur nje sex symbol qe kish bere te enderronin me mijera femra. Kishte nje sere lidhjesh me femra te njohura te ekranit para dhe pasi u be i njohur duke perfshire dhe Mami Van Doren, Natali Ud, Tjusdi Uelld, Sivil Sheperd, Barbra Streizend apo An Margaret.
Ne 1 Maj te 1967-es, ai u marua me Prishila An Baulie ne Hotelin Aladin ne Las Vegas. Prishila ishte vajza e gruas se oficerit komandant te Preslit ne Gjermani gjate sherbimit te tij ushtarak. Ne menyre te habitshme, Elvisi arriti te bindte nenen e Prishiles dhe njerkun e saj per ta lejuar ate te jetonte me Elvisin ne Greislend, megjithese ishte akoma e mitur. Vajza e tyre Liza Mari Presli lindi ne 1 Shkurt 1968. Pas divorcit te tyre ne 1973-shin, Liza jetoi me nenen e saj Prishila.
Progresi i 1969-es
Pas 7 vjetesh suksesi, kenga Mendje e dyshimte, u be hiti numer 1 ne Billboard Music Charts ne nentor te 1969-es. Kjo ishte kenga e fundit qe kapi majat sa kohe qe Elvisi ishte gjalle. Mesi i viteve 70 e kapi ate krejt te izoluar, nen ndikimin e drogave te ndryshme te cilat sollen ndryshime negative ne aparencen, shendetin dhe karrieren e tij artistike. Elvisi dha koncertin e fundit live ne Indianapolis, Indiana ne 26 korrik te 1977-es.
Vdekja
Elvis Presli vdiq ne moshen 42 vjecare ne shtepine e tij ne Greislend ne Memfis Tenes (shtepia me e vizituar ne Amerike pas Shtepise se Bardhe), ne 16 gusht 1977 ku dhe eshte varrosur. Fillimisht u varros ne varrezat e Forest Hill dhe me vone u vendos ne Greislend pas nje perpjekjeje per tu vjedhur trupi nga fansa te tij. Ekzaminimet e shumta pas vdekjes konstatuan se shkaku i vdekjes ishte nje atak zemre, i ardhur si pasoje e perdorimit te tepruar te droges. Gjate ekzaminimeve, ne trupin e tij u gjeten shenja perdorimi te rreth 10 lloje drogave te ndryshme. Sipas nje legjende popullore, Elvisi nuk vdiq ne 1977-en dhe mund te jete akoma gjalle.
Influenca
Elvis Presli u be perhapesi i interesit per rrok & rollin ne Europe. Emri i tij ishte i njohur dhe per njerezit mbrapa perdeve te hekurta te kohes. Ne France, kengetari Xhoni Hallidei kopjoi Preslin ne frengjisht, duke u kthyer ne yll te skenes ne vendin e tij. Presli u hapi rrugen aristeve te tjere amerikane te cilet filluan te organizonin turne ne Europe dhe disqet e tyre filluan te kishin sukses dhe jashte kufijve amerikane. Adoleshentet kopjonin stilin e tij te flokeve dhe te veshjes, duke sjelle nje mode te re.
Tani, pas me shume se 25 vjet pas vdekjes, Elvis Presli mbetet figura me e njohur e muzikes pop te shekullit te 20-te. Ai vazhdon te jete akoma standarti me te cilin maten nocionet e fames.
Femra ne Sex:
Akmerikanka: o yes o yes
Gjermanja: ja gut ja gut
Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"
Krijoni Kontakt