Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 55 prej 55
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Citim Postuar më parë nga Kryeplaku
    Pra duket se OKB e kreu mire punen e vet kur nxorri vendime kundra Irakut (megjithese ekziston nje grup analistesh qe e ven ne dyshim qellimin e embargos ne ilace dhe nje grup tjeter me ekstrem qe ven ne dyshim nese me te vertet ishte i paligjshem pushtimi i Kuvajtit nga Iraku). Nga andej e tutje ne Karten e OKB ekziton kapitulli 7 i cili referon te gjitha te drejtat dhe detyrimet e Keshillit te Sigurimit. Sipas ketij kapitulli shtetet anetare te OKB jane te detyruara te zbatojne cdo vendim te KS i cili eshte pergjegjes per temat sigurore (dmth. me pak fjale KS vendos per lufte ose per paqe). KS perbehet nga pese shtetet e perjetshme (SHBA,Rusi, Kine, Angli, France) dhe 10 shtete provizore (ndrojne cdo dy vjet).


    Meqe permende OKB, po te kthej pergjigje me ane te OKB-se.

    1. Kliko me poshte:
    http://daccessdds.un.org/doc/UNDOC/G...df?OpenElement
    (Nese nuk te hapet ai link shko ketu http://www.un.org/Docs/sc/unsc_resolutions04.html dhe kliko tek Rezoluta 1538)

    Rezoluta ku OKB pranon se kushtet e vena ndaj Irakut nuk po funksionojne me. Ne te tille situate kur kushtet e vena nuk po zbatohen, sipas teje Kryeplak cfare duhet bere?

    2. Irakeneve as i plas shume per OKB-ne. Nese ata vertet do donin mbeshtetjen e OKB-se nuk do kryenin veprimet e meposhtme:
    - Vendosja e Bombes ne Ambasaden e Jordanise, antare e OKb-se, ne 7 Gusht te 2003
    - Bomba ne qendren e OKB-se ne Bagdat ne 19 Gusht te 2003.
    - Bomba ne Ambasaden Turke, antare e Okb-se, ne 14 Shtator te 2003.
    -Vrasja e Diplomatit Spanjoll, punonjes i OKB-se, ne 9 Tetor 2003.
    Te gjitha keto vepra qe tregojne se Irakenet nuk kane respekt apo deshire te qeverisen nga vendimet e OKB-se. Keshtu qe cfaredo rezolute OKB-ja nxjer nuk ka pse te perfshije vende apo persona te cilet mohojne pushtetin e saj.

    Brenda mundesive, sic po ti sjell une me fakte gjerat, ma sill dhe ti pak ate Rezoluten apo kapitullin 7 qe na thenka:
    Sipas ketij kapitulli shtetet anetare te OKB jane te detyruara te zbatojne cdo vendim te KS i cili eshte pergjegjes per temat sigurore (dmth. me pak fjale KS vendos per lufte ose per paqe).
    Keshtu llafe mund te hedhim te gjithe. Per sa kohe informacioni eshte publik sille te mbeshtetur me fakte.

    3. Nese egziston ky kapitull qe ti permende, per cfare lloj lufte behet fjale? Lufte ne te cilen rreziku i kanasot gjithe shteteve te OKB-se apo vetem njeres? Iraku (supozohej) te paraqiste rrezik per Ameriken. Sipas teje, Amerika duhet ti mare leje OKB-se per te eleminuar rrezikun qe i paraqitet? Sipas teje nese neser Korea e Veriut vendos te drejtoje raketat nga Kina, ti thua se Kina do kerkoje lejen e Amerikes per te eleminuar rrezikun? Te genjen mendja. Ishte apo s'ishte i argumentuar rreziku Iraken, ai ishte qellimi i luftes. Nuk ka pse i kerkon leje askujt Amerika per te pushtuar kedo shtet i cili i paraqet rrezik. Me te njejten moto, asnje shtet tjeter nuk ka pse ekrkon leje kur ndihet i rrezikuar.

    Kjo besoj se eshte e gjithe esenca e ceshtjes, SHBA eshte kthyer ne nje shtet qe do te ndryshoj status quon nderkombetare ne ineteres te saj. Dhe llogjika te mposhti shtetet diktatoriale nuk ka asnje llogjike ligjore, perjashtim perben rasti nese OKB vendos dicka te tille. Megjithese ne nje kohe kur 3/4 e Planetit sundohen nga diktatore duket se SHBAs i dhembin me shume diktatoret e Lindjes se Mesme (jo te gjithe sigurisht - Mubaraku, Huseini, Sharafi perbejne perjashtim). Pse?
    Pse ti Kryeplak mendon se Rusia, Kina apo cilido shtet tjeter nuk do vepronte ne interesin e vet? I vetmi ndryshim eshte se jane te paafta. Historia ka treguar se cdo shtet qe ka aftesi e ndryshon boten ne interesin e vet (Romaket, Osmanet, Vikinget, Nazistet etj etj etj). I fuqishmi ben ligjin Kryeplak, ti ne dac pranoje ne dac jo.
    Keta diktatore qe ti permende nuk kane treguar aspak rrezik ndaj Amerikes... cdo diktator qe ka treguar sadopak rrezik ka mare kunderpergjigje (Koreja e Veriut, Libia)
    Ndryshuar për herë të fundit nga R2T : 25-01-2005 më 15:18
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  2. #52
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar më parë nga Kryeplaku
    Toro meqenese nuk eshte mire te kapemi nga fjalet atehere le ta kapim ceshtjen nga rrenja. Meqenese po flasim per rezoluta, OKB, SHBA dhe Irakun atehere duket se rrenja eshte drejtesia nderkombetare. Dmth. qe mos luhatemi me besimet e sejcilit atehere t'a shohim ceshtjen nga ana ligjore.
    Nga do qe ta kapesh nga ana ligjore nderkombetare, SHBA jane te mbuluara krejtesisht. Iraku ( lexo Sadami) nenshkroi marreveshjen e armepushimit ne 1991. Marreveshja e armepushimit e detyronte te pranonte kushte te vendosura nga OKB. Te gjitha kushtet e armepushimit Iraku i shkeli me kembe per 12 vjet rrjesht. Ne rezoluten e fundit , 1441, ( para se te fillonte lufta) u paralajmerua se do te kishte pasoja serioze. Pasoja me serioze sihte heqja e tij nga pushteti! Me dhune....Po te kishte mundesi te ishte bere pa dhune....pse nuk iku gjate nje 12 vjecari? Por shtete te OKB, si Franca dhe Gjermania, per te mbuluar skandalet e tyre me programin "Oil for Food", ku Irakut i shiteshin ilace te skaduara dhe ushqime jashte standartit ne shkembim te naftes poshte cmimit te tregut, nja skandali nga i cili Sadami xheposi ne llogarite e veta personale dhe pasuri te patundshme, nen hunden e komisiomeve te OKB ( te drejtuara nga i nderuari Anan Junior dhe njerez te lidhur me klikat qeveritare franceze-gjermane-ruse, jo pak por 23 miliarde dollare, nga 60 miliarde dollareqe ishte programi i "Oil for Food") ( Dokumeta per keto po hetohen si nga vete OKB ashtu dhe nga Kongresi amerikan),po nga keto shtete, vendosen te mos mbeshtesin SHBA ne heqjen e Sadamit nga pushteti.


    Rezolutat e OKB kundrejt Irakut nuk besoj se ka njeri qe t'i vej ne dyshim, dihen bemat e Sadamit (sigurisht, pak me vonese) dhe problemet e tij me shtetet fqinje. Nuk besoj se ketu ne Forum kemi ndonje avokat mbrojtes te Sadamit, perkundrazi duket se para viteve 90 avokatmbrojtesit e Sadamit ishin vet ata qe sot jane kthyer ne prokurore.
    Te tjera kushte historiko-politike ishin para viteve '90 ( kur ekzistonte Kucedra e Kuqe, BRSS dhe rreziku i perhapjes se murtajes se kuqe ne gjithe boten), te tjera jane sot ne vitet 2000. Te tjera perparesi ekzistonin atehere, te tjera sot. Tjeter ishte kercenimi ndaj botes se lire atehere, tjeter eshte kercenimi ndaj botes se lire sot.

    Pra duket se OKB e kreu mire punen e vet kur nxorri vendime kundra Irakut (megjithese ekziston nje grup analistesh qe e ven ne dyshim qellimin e embargos ne ilace dhe nje grup tjeter me ekstrem qe ven ne dyshim nese me te vertet ishte i paligjshem pushtimi i Kuvajtit nga Iraku).
    Zoteri, mendime dhe opinion tendin ke ti? Me vjen keq se studion per marredhenie nderkombetare, por ketu nuk po me servir asnje mendim tendim te bazuar ne faktet qe ekzistojne dhe ne faktet qe di, por me referohesh tek pseudoanaliste dhe teoriciene te konspiracionit. Mendimi yt cili eshte zoteri? Ishte apo jo i paligjshem pushtimi i Kuvajtit nga Iraku? Ose po ose jo eshte pergjigja!
    Nga andej e tutje ne Karten e OKB ekziton kapitulli 7 i cili referon te gjitha te drejtat dhe detyrimet e Keshillit te Sigurimit. Sipas ketij kapitulli shtetet anetare te OKB jane te detyruara te zbatojne cdo vendim te KS i cili eshte pergjegjes per temat sigurore (dmth. me pak fjale KS vendos per lufte ose per paqe). KS perbehet nga pese shtetet e perjetshme (SHBA,Rusi, Kine, Angli, France) dhe 10 shtete provizore (ndrojne cdo dy vjet). Vendimi merret vetem nese biejne ndakort pese shtetet e perjeshtme sebashku, te cilat kane te drejten e vetos. Keshtu ne rastin e Irakut, pervec nje ture shtetesh provizore ne KS kundra dolen edhe dy shtete te perjetshme me veto (me duket se Kina me Francen). Pra nuk u morre kurre vendim qe te goditet Iraku.
    Po nuk u morr as vendim qe te mos goditet ama! Si e interpreton ti shprehjen "pasoja serioze"? Cili eshte mendimi yt personal?


    Nga andej e tutje thame qe vendimet e KS detyrojne cdo shtet dhe keshtu kur shtetet marrin operacion pa vendim te KS, dhe pa pasur shkas vetmbrojtjeje, atehere operacioni vjen ne kundershtim me ligjet nderkombetare. Pra SHBA, pavarsisht perkrahjes se aleateve te saj, ne rastin e Irakut ndermorri nje sulm te paligjshem (gje qe pohoi edhe z. Anan me vone).
    Shkelja e 17 rezolutave per 12 vjet rrjesht, degradimi i autoritetit te OKB, rreziku i pasimit te Armeve te Shfarrosjes ne Mase organizatave terroriste si Al-Kaeda , Hexhbollah etj,mbeshtetja e terrorizmit nderkombetar nga Sadami si para ashtu dhe pas 1991 deri vone ne 2003, ne menyre qe keto ti perdornin kundra SHBA nuk jane shkaqe vetembrojtjeje? Nese per ty jo, per SHBA ishin ....


    Kjo besoj se eshte e gjithe esenca e ceshtjes, SHBA eshte kthyer ne nje shtet qe do te ndryshoj status quon nderkombetare ne ineteres te saj. Dhe llogjika te mposhti shtetet diktatoriale nuk ka asnje llogjike ligjore, perjashtim perben rasti nese OKB vendos dicka te tille. Megjithese ne nje kohe kur 3/4 e Planetit sundohen nga diktatore duket se SHBAs i dhembin me shume diktatoret e Lindjes se Mesme (jo te gjithe sigurisht - Mubaraku, Huseini, Sharafi perbejne perjashtim). Pse?
    Cili ishte statusi quo i Irakut para lufte ne 2003? Nje shtet qe ishte kercenim per fqinjet ( Kuvajti, Irani , Izraeli, Arabia Saudite ). Nje shtet qe masakronte milionat e shtetasve te vet? Nje shtet qe mbeshteste terrorizmin nderkombetar? Nje shtet qe qeverisej nga nje diktator qe mbushte xhepat e veta dhe linte te vdiste femijet e popullit te vet? Nje shtet qe perdor arme kimike per te shfarosur dhe nenshtruar shtetasit e vet? Keta status quo SHBA do ta ndryshoje, duke hedhur poshte Sadamin, duke shpallur zgjedhje te lira dhe demokratike ( ku eshte pare kjo ne historine boterore "pushtuesi" tu ofroje zgjedhje te lira ..." te pushtuarve"! Apo mos valle nuk eshte pushtim?!) Statusi i ri quo qe SHBA pretendon eshte nje Irak i lire, demokratik, jo kercenim per fqinjet, nje shoqeri e hapur, nje demokraci ku te nderthurren harmonikisht sekularizmi dhe barazia shteterore dhe harmonia fetare islamike? Nje shtet ku grate kane te drejten e votes dhe te kene ne baze te kushtetutes se re irakiane qe po diskutohet jo pak por 25% te vendeve ne qeveri? Nje shtet qe respekton fqinjet dhe kufijte e tyre ? Nje shtet qe respekton minoritetet e tija dhe u garanton me kushtetute te drejta? Ku eshte e keqja pra ne ndryshimin e statusit quo ne kete rast? Tek interesi i SHBA?

    Interesi i SHBA eshte se nje shtet i tille demokratik nuk eshte kercenim per te! E para.Faktikisht asnje shtet demokratik nuk e ka sulmuar apo kercenuar SHBA! E dyta nuk eshte kercenim per rajonin! E treta nje shtet demokratik qe u ofron te drejta dhe mundesi te barabarta shtetasve te vet, qe nuk i persekuton ata, nuk eksporton "emigrante klandestine" ne shtetet e tjera! Nje shtet demokratik dhe nje shoqeri e hapur dhe olerante nuk eksporton terrorizem , as e sponsorizon ate!

    Shume llogjike me duket mua te ndryshohet statusi quo!
    "Who is John Galt?"

  3. #53
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Sot ne Financial Times te Londres, kishte nje artikull nga kryetari i New America Richard Loid ne mos gabohem ne Washington. Artikulli qe TRONDITES. Amerika nuk fershellehet me ne asnje vendim madhor ne bote. Jo vetem kaq por 200 bankat me te medha ne bote, me kapital 200 BN $ +, po nderrojne depozitat e tyre nga dollari ne Euro. Evropa sheh e lumtur tek Amerika harxhon bilionat per te "rimekembur lindjen e mesme". Per me teper, blloku APT, Kina, Japonia, Korea e gjith zona e Azise, pritet qe shume shpejti tja kaloj ne tregeti grupit te shteteve te Amerikes Veriore.

    Vazhdoni bjerini pushkes ju. Ai qe do me nejt ne gamile le te rri... po thuj qe ka shume me teper se gamilja ketu, se u bo si pare e kuqe ajo fjala "freedom, freedom"
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #54
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Citim Postuar më parë nga R2T
    Pse ti Kryeplak mendon se Rusia, Kina apo cilido shtet tjeter nuk do vepronte ne interesin e vet? I vetmi ndryshim eshte se jane te paafta. Historia ka treguar se cdo shtet qe ka aftesi e ndryshon boten ne interesin e vet (Romaket, Osmanet, Vikinget, Nazistet etj etj etj). I fuqishmi ben ligjin Kryeplak, ti ne dac pranoje ne dac jo.
    Me ne fund doli dikush qe me kupton! Kete gje po them edhe une ne forum keto 3 vjet qe jam anetar, i kunderpergjigjem me kete menyre atyre qe na i shfaqin SHBA si nje vend ku njerezit nuk kane ca te bejne tjeter vecse mendojne si te clirojne boten nga "djalli" (kush djall nga te gjithe?).



    Toro faleminderit per pergjigjen, besoj se pyetjeve tuaja i jam pergjigjur me perpara. Po ti lexosh me me vemendje shkrimet e mija ne kete teme besoj se do i marresh edhe pergjigjet. Pavarsisht se e ke themeluar mire postimin (sigurisht, nganje aspekt tjeter), nuk mundem ta mohoj se si perfundim ne drejtesine nderkombetare radhe here gjen nje pergjigje per te njejten ceshtje -dmth. ekzistojne shume here paqartesi ose zgjidhje te ndryshme- pavarsisht se jam pro mendimit qe shpreva. Megjithate jam krejtesisht kundra me tezen se Sadami fshihet mbrapa Al-Kaedes dhe Hejzbullahit -eshte nje genjeshter e madhe. Hejzbullahi eshte organizate Shiitesh, ne e dime shume mire se sa i urren Sadami Shiitet dhe gjithashtu me shume mundesi te sponsorizoj Hajzbullahin ka Irani (vend shiit) i cili gjendet ne armiqesi me Irakun, pra nje mundesi e tille eshte e pamundur. Saper Al-Kaeden, eshte nje organizate qe perbehet nga revizioniste islamike (ndryshe al-hauarrixhet) te cilet jane kundra ekzistences te cdo organi shteteror. Sot sistemet qeveritare arabe ndahen ne "hyjnore" (A. Saudite, Sudan dhe shtetet jo tamam arabe Nigeri dhe Iran) dhe "tokesore". Mλ "tokesore" nga te gjitha keto sisteme jane padyshim shtetet socialiste arabe (me partite Ba'ath). Tre jane shtetet kryesore socialiste arabe. Keto jane ish-Iraku, Siria dhe Libija. Pikerisht keto sistemet "tokesore" arabe jane me te urryerat nga al-kaeda sepse i shohin si sisteme sa me te larguara nga "traditat islame" (e vej ne thonjeza sepse nuk kane te njejtin mendim kleriket muslimane me Al-Kaeden). Mos harrojme se keto jane edhe tre shtetet filosovjetike te botes arabe, kundra Sovjetikeve luftonte edhe Al-kaeda. Keshtu Al-kaeda jo qe nuk favorizohet nga keto shtete por sponsorizonte agjente te saj per t'i hedhur poshte keto sisteme (biles ne rastin e Irakut keta agjente e nxorren koken menjehere pas renjes se Sadamit). Keshtu e perseris se lidhja e Irakut me Al-Kaeden eshte nje genjeshter e madhe e servilosur per nje popull qe nuk e ka idene e gjendjes se Lindjes se Mesme (per popullin amerikan)( Sadami mund te thuhet se ishte me teper rrezik per Europen, se dihen nga te gjithe se familja Husein ishte kthyer ne familjen me mafjoze te Lindjes se Mesme dhe lidhet drejt per drejt me trafikimin e droges ne Europe, edhe ketu duken mosmarreveshjet me Talebanet sepse droga vinte nga Afganistani ne Irak por ne e dime se Telabanet i denonin me vdekje trafiknatet e droges -megjithate Bushi nuk foli ndonjehere per drogen).

    Mendimi im eshte se SHBA i ka hapur lufte ketyre shteteve socialiste arabe sepse eshte teper e veshtire te hapet biznesi amerikan i naftes ne keto zona ngase pasurite natyrore te ketyre vendeve jane nen kontroll shteteror dhe kshtu nuk ngelet gje per t'u bere nga firmat amerikane (i njejti problem nuk po duket edhe me Venezuelen, pse vetem Venezuela ka diktature ne Ameriken Latine?).

  5. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    Agjenda sekrete e luftës në Irak

    Agjenda sekrete e luftës në Irak

    Plani i luftës kundër Irakut i cili shkaktoi kundërshtime në tërë botën është shkruar para shumë vite nga strategët e Izraelit.

    Gjatë orvatjës për destabilizimin dhe ndarjen e shteteve arabe të lindjës së mesme Izraeli në listën e caqeve i ka vendosur: Egjiptin, Sirinë, Iranin dhe Arabinë Saudite.

    Vijat e ndarjes të caktuara më parë tani i realizon Amerika e cila, përskaj opozitës së fuqishme në përmasa globale dhe brenda bllokut të aleatëve të saj vendosi t’I realizon planet e shtetit cionist.

    Nëse nga këto aspekte shikojmë në historikun e ndodhive nga fillimi i shekullit XX do të shohim se Izraeli dhe vetëm Izareli ka përgjegjësi për vuajtjet dhe gjakëderdhjet në Lindjën e mesme. Kështu me lehtë do të kuptojmë se politika e ndarjes së Irakut ka rrënjë të thella historike.


    Planet e Izraelit për ndarjen e Irakut:


    Në raportin e titulluar si “A Strategy for Israel in the Nineteen Eighties” i publikuar në revistën Kivunim (Udhëzime) të cilën e boton Ministria e informacionit shihet se qeveria e Izraelit planifikon të shëndëron tërë Lindjen e mesme në vendbanim për Izraelin.

    Ky raport i hartuar nga Oded Yinon, gazetar i cili më parë ka pasur lidhje me Ministrinë e punëve të jashtme, skenarin e ndarjes së Irakut e paraqet me këto fjalë:

    Iraku, i pasur me naftë dhe plotësisht i përçarë, është kandidat për listën e objektivave izraelite. Iraku është më i rëndësishëm për Izraelin se sa Siria…

    Iraku në esencë nuk dallon shumë nga fqinjët e tij, edhepse shumica e banorëve të tij janë Shi’it të sundon pakica Sunnite. 65% prej popullatës nuk ka ndikim në politikë dhe pushteti është në duar të 20% të popullatës. Numër i konsiderueshëm i Kurdëve jeton në veri të vendit dhe mos të ishte regjimi i cili sundon me forcë, shteti i ardhshem i Irakut nuk do të dallohej shumë prej Lebanonit në të kaluarën…Iraku i ndarë me kufi etnike dhe fetare, siç ishte rasti me Sirinë gjatë sundimit Osman është opcion i mundshëm.

    Tre (ose më tepër) shtete përreth Bagdadit, Mosullit dhe Basra-së dhe jugu Shi’it i ndarë nga veriu Sunnit.

    Besojmë se ka nevoje të përkujtojmë se si ky skenar u realizua pas Luftës së parë të Gjirit në vitin 1991, kur Iraku ndoshta jo zyrtarisht por efektivisht u ndarë në tri pjesë.

    Ndoshta sulmi i planifikuar (i cili tanimë u realizua) do të nxjerr në shesh këtë ndarje, gjë e cila është rrezik konkretë.


    Roli i Izraelit në luftën e Gjirit:


    Implementimi i strategjisë izraelite kthehet mbrapa kur Saddam Husseini okupoi Kuvajtin me 01/08/1990 duke shkaktuar krizë ndërkombëtare. Izraeli ishte në krye të listës e cila përkrahte intervenimin ushtarak amerikan. Në disa raste ata akuzuan Amerikën për një politikë të butë ndaj Irakut duke kërkuar përgjigje të ashpër. Presionet vazhduan kur kryetari i Izraelit Chaim Herzog kërkoi përdorimin e armeve bërthamore. Në anën tjetër lobi izraelit në Sh.B.A-të punonte në promovimin e sulmit me përmasa të gjëra mbi Irakun.

    Kjo situatë i dha fuqi teorisë se sulmi i Amerikës ndaj Irakut është planifikuar për shak të interesave të Izraelit.

    Komentatori i njohur Pat Buchanan këtë ide e përmblodhi në këto fjalë: “ Dy palë i bijnë tupaneve të luftës në lindjen e mesme: Ministria Izaraelite e mbrojtjes dhe “amin” këndi në Shtetet e bashkuara.

    Izraeli gjithashtu filloi një fushatë propagandistike për këtë çështje e cila, në fshehtësi, zhvillohej nga Mossadi.

    Ish agjenti i Mossadit Victor Ostrovsky na furnizoi me një informatë të rëndësishme për këtë çështje. Sipas tij, Izraeli ka dëshiruar fillimin e luftës shumë më herët mënjëherë pas përfundimit të lufës mes Irakut dhe Iranit. Ostrovsky na njofton se reparti për luftë psikologjike pranë Mossadit (LAP) ka filluar një fushatë efektive në të cilën ka përdorur teknikët e dezinformimit. Kjo fushatë kishte për objektivë paraqitjën e Saddamit si diktator, gjakpirës i cili rrezikon paqën botërore.1


    Agjenti i Mossadit përshkruan luftën e Gjirit


    Ostrovsky përshkruan përdorimin e agjentëve dhe përkrahësve të Izraelit në vende të ndryshme të botës. Ata angazhuan organizatën Amnesty International dhe vullnetarët çifut (sayanim) u sollën brenda Kongresit Amerikan.

    Nga mjetet e përdorura ishin edhe projektilët që goditën caqe civile gjatë luftës mes Iranit dhe Irakut. Sipas Ostrovskyt përdorimi i këtyre rasteve si armë propagandistike ishte mjaftë i çuditshëm sepse Mossadi ishte ai që këto projektile i drejtoj drej caqeve civile në bazë të informative nga satelitët amerikan.

    Izraeli i cili pëkrau Saddamin gjatë lufës kundër Iranit tani orvatej ta portretizoj si monstrum.

    Ostrovsky shkruante: “Udhëheqësia e Mossadit ishte e bindur se nëse arrinë ta paraqet Saddamin si rrezik për naftën e Gjirit, të cilën ai deritani e mbronte, ateherë Amerika nuk do të lejon që ai të shpeton duke ndërmarrë masa për shkatërrimin e armëve e cila është shansa e tyre e fundit para se të zhvillon armët bërthamore.”2

    Izraelitët ishin të vendosur për këtë çështje ashtuqë me datë 04/08/1990 ministri i jashtëm David Levy ambasadorit të Sh.B.A-ve William Broën i dorëzoi letër në të cilën në mënyrë diplomatike thuhet se Izraeli pret prej Amerikës t’i përmbush objektivat që i ka vendosur në fillim të krizës në Gjirin, me fjalë tjera të sulmon Irakun. Sipas Levy-it nëse Amerika nuk ndërmerr diç atëherë Izraeli do të vepron në mënyrë të njëanshme.3

    Dobi e pamasë për Izraelin ishte angazhimi i Amerikës në luftë dhe mospërfshirja e Izraelit në konflikt, dëshirë e cila më vonë u plotësua.


    Izraeli detyron Sh.B.A-të me luftë


    Megjithatë izraelitet ishin aktivisht të inkuadruar në hartimin e planeve ushtarake duke u ofruar amerikanëve këshilla se mënyra më e mirë për luftë kundër Saddamit ishte goditja e familjës së tij.

    Propaganda e Mossadit ndërtoi përkrahjën publike për luftën në Gjirin. Përsëri agjentët e Mossadit ishin ata që ndozën flakën e luftës. Firma Hill & Knowlton e lobit çifut në krye me Tom Lantos përgaditën një skenar dramatik për t’i bindur anëtarët e kongresit amerikan për luftën kudër Saddamit.

    Turan Yavuz gazetar i famshëm turk kështu e përshkruan incidentin:

    9/Tetor/1990 Firma e lobit çifut “Hill & Knowlton” organizon mbledhje në kongresin amerikan me temë “Barbaritë e Irakut”. Një numër i madh i “dëshmitarëve okular” u sollën në seancën për të dëshmuar se si trupat e ushtrisë irakiane vrasin foshnjë në repartët e spitaleve. Një dëshmitar okular dëshmoi se ushtria irakiane vetëm në një spital ka vrarë 300 foshnjë të posalindur. Kjo inforamatë dukshëm i preki emocionët e anëtarëve të Kongresit. Më vonë doli në shesh se “dëshmitari okular” ishte bija e ambasadorit Kuvajtjan në Washington. Sidoqoftë dëshmia e bijës ishte e mjaftueshme që anëtarët e Kongresit të emërtojnë Saddamin me ofiqin “Hitler.”4


    Konkludimi është i qartë: Izraeli luajti rol të rëndësishëm në lufën e parë të Gjirit. Lufta e dytë nuk dallon shumë nga e para.


    Preteksti “Lufta kundër terorizmit”


    Kundër bindjës së përhapuar, plani për sulm mbi Irakun dhe rrëzimin e Saddamit është pregatituar dhe vendosur në agjendën e Washingtonit shumë para ndodhive të 11 Shtatorit. Indikacionet e para për këto plane dolën në shesh në vitin 1997 kur një grupë e strategëve pro-izraelit amerikan nxorrën planin e invazionit mbi Irakun brenda dokumentit me titull PNAC (Project for The New American Century) Projekti Për Shekullin e Ri Amerikan. Emrat me të njohura në këtë dokument ishin Donald Rumsfeld dhe Dick Cheney të cilët sot nga postet e tyre si sekretar i mbrojtjës dhe nënkryetar konsiderohën si figura më ndikuese në administratën e George W. Bush jr.

    Një artikull me titull: “Invading Iraq Not a New Idea for Bush Clique: 4 Years Before 9/11 Plan was set” , Invazioni mbi Irakun nuk është ide e re e klikës së Bushit, plani është hartuar 4 vite para 9/11, e autorit William Bunch e botuar në Philadelphia Daily News nxorri në dritë këto fakte:

    Realisht, Rumsfeldi dhe nënkryetari Dick Cheney se bashku me një grupë të vogël të ideologëve republikan në vitin 1997 katër vite para 11 Shtatorit dhe 3 vite para se të merr Bushi postin e kryetarit, filluan hartimin e planit për invazion kundër Irakut.

    Një grup i panjohur, ogurzi dhe djathtist i quajtuar PNAC (Projekti Për Shekullin e Ri Amerikan) i bashkuar me Cheneyin, Rumsfeldin, zëvendësin e Rumsfeldit Paul Wolfowitz dhe vëllau i Bushit, Jeb në janar të vitit 1998 nxiste kryetarin e atëherëshëm Clintonin të sulmon Irakun.5


    A eshte nafta synimi i vërtetë:


    Pse anëtarët e PNAC-ut ishin aq të vendosur të rrëzojnë Saddamin? Artikulli në vazhdim thotë:

    Edhe pse nafta është sfondi në deklaratat e PNAC-ut për luftën e Irakut, duket se ajo nuk është forca kryesore lëvizëse.

    Ian Lustick (profesor i shkencave politike në Univerzitetin e Pensillvanisë dhe ekspert për Lindjën e mesme) duke e kritikuar politikën e Bushit thotë: ”Nafta nga ithtarët e luftës shihet si mjet për t’i paguar harxhimet e luftës”.

    Schmitt nga PNAC-u thotë: Unë jam nga Teksasi dhe e di se shumica e tregëtarëve të naftës janë kundër luftës. Tregut të naftës nuk i nevojitët përçarje.

    Lustick beson se motivatori i fuqishëm dhe i fhehur mund të jetë Izraeli. Ai mendon se manifestimi i forcës nga “sokolët” e administratës amerikane do ti bind Palestinezët të pranojnë marrëveshjen paqësore me kushte të volitshme për Izraelin.6

    Motivi kryesor i luftës është shërbimi i strategjisë izraelite.

    Ky motiv është zbuluar edhe nga shume ekspertë siç është Cengiz Çandar, ekspert turk për Lindjen e mesme i cili duke përshkruar forcën e vërtetë e cila qendron pas luftës thotë:

    Në krye të sulmit kundër Irakut qëndrojnë: Dick Cheney, Rumsfeld dhe Condoleeza Rice. Këta janë vetëm maja e ajsbergut nën të cilin fshehen shumë lobi grupë: Instituti Çifut për Çështjet e Sigurisë (JINSA), Likudi dhe e djathta izraelite të lidhur me prodhuesit e armëve, Lockheed, Northrop, General Dynamics dhe industria izraelite e armëve…

    Parimi i JINSA-së është: Siguria e Izraelit dhe Amerikës janë të pandarë.

    Objektivi e JINSA-së nuk është vetëm rrëzimi i Saddamit nga pushteti, ata mbështesin edhe ndërrimin e regjimëve në Arabinë Saudite, Siri, Egjipt dhe Iran me logjikën e luftës totale (total war), dhe importimin subsekuent të “demokracisë”…

    Me fjalë tjera ekstremistët çifut dhe “sokolët” e administratës së Bushit në Washington janë në të njejtën “gjatësi të valeve.”7


    Projekti Izraelit “Dominimi sekret me botën”


    Shkurtimisht ata që në Washington përkrahin luftën kundër Irakut, Arabisë Saudite, Sirisë, Iranit dhe Egiptit me një fjalë mund të përcaktohen si lobi çifut. Edhe pse ata shumë herë i përsëritin interesat amerikan mundët të konkludojmë se ata në esencë mbështesin interesët e Izraelit. Strategjia e luftës kundër rajonin në tërësi dhe fabrikimi i armiqëve të Amerikës në çdo kënd të botës nuk mundët të kuptohet përpos si ndikim vendimtar (edhepse disa herë i pabesueshëm) i lobit çifut në politikën e jashtme amerikane. Në këtë strategji fshehet plani sekret i Izraelit për hegjemoni dhe dominim mbi botën. Klima pas sulmeve të 11 Shtatorit ishte mundësia të cilën Izraeli e kërkonte. Ideologët çifut me vite të tëra sulmonin Islamin, me gënjeshtra, duke e paraqitur si fe e cila ofron strehim për radikalët militant të cilët rrezikojnë perendimin. Fe e cila përkrah konceptin e përplasjës (luftës) mes qytetrimeve (clash of civilizations).

    Në vitin 1995 Israel Shahak nga Jerusalem Hebrew University shkruante për maninë (obsession) e ish kryeministrit izraelit Yitzhak Rabin për kruqëzatë kundër Islamit të udhëhequr nga Izraeli .

    Nahum Barnea komentator në gazetën izraelite Yediot Ahronot po në atë vitë shkruantë: Izraeli ka përparuar në orvatjën e tij të bëhet pararoje e Perendimit në luftë kundër armikut Islam.8

    Në vitet që vijuan Izraeli në mënyrë më të qartë shprehej për qëllimet. Copëtimi i Irakut i planifikuar para 10 vite tani po bëhet realitet. Pyetja është a do të bëhen realitet edhe planet për dominim global të Izraelit??? )

    Harun Yahya

    1. Victor Ostrovsky, The Other Side of Deception, fq. 252-254

    2. ibid, fq. 254

    3. Andrew and Leslie Cockburn, Dangerous Liaison, fq. 356.

    4. Turan Yavuz, TheUS’- Kurdish Card, fq. 307

    5. William Bunch, Philadelphia Daily News, Jan. 27, 2003

    6. William Bunch, Philadelphia Daily News, Jan. 27, 2003

    7. Cengiz Çandar, “Iraq and the ‘Friends of Turkey’ American Hawks”, Yeni Shafak, September 3, 2002

    8. Israel Shahak, “Downturn in Rabin’s Popularity Has Several Causes”, Washington Report on Middle East Affairs, March 1995.


    Harun Yahya

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema të Ngjashme

  1. A është kërcënim Amerika për paqen botërore?
    Nga ORIONI në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 212
    Postimi i Fundit: 09-05-2011, 09:49
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  4. Mbi politikën e jashtme të SH.B.A.-së
    Nga Eni në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 13-02-2004, 11:06
  5. "Nisma per Lindjen e Mesme" - plan amerikan per te nxitur demokracine
    Nga Albo në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-02-2004, 00:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •