Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 55
  1. #21
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Grupi i Perendimit te Mesem nuk ruhet kultura,as qyteterimi nder shekuj nga shtete alabake dhe tallashi si shumica e arabeve,apo grekeve dhe kjo lumezeza qeveria e shteti yne.
    Ku jane sot gjithe veprat antike te Butrinitit,Apollonise dhe Bylisit,shperndare neper Greqi dhe Evrope per pese dhrahmi dhe 10 Euro.
    Njerezia andej ben c'eshte e mundur te iki prej mizerjes e ti zbardhen ditet e mbetyra duke punuar dhe jetuar ne Perendim.
    Ata qe pretendojne se sollen politizimin e kesaj bote sot rrojne akoma me kandila dhe qirinj,dhe kur bota perendimore ka shkuar ne Hene dhe shkenca perparon drejt kufijve te pa imagjinuara ,ata ngrohin menderet ne diell,te prapambetur dhe ne mjerim.
    Po te kthesh shume veshtrimin mbrapa,ne nje bote qe evolon me shpejtesi marramendese,do shikosh vec germadha lashtesie,dhe po vazhdove te mos jetosh me te sotmen,por ti thuresh lavde se kaluares atehere ngelesh adhurues piramidash ndac ato te Egjiptit,te Sales a Sadamit.................
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Ketu po degjoj cudira, arabet na dilkan pasardhes dhe trashegimtare te babilonasve, egjiptasve te lashte etj.

    Tashti meqenese arabet jane nje rrace, nuk ka si te jene trashegimtare te disa popujve krejt te ndryshem, sumere, babilonas, egjyptiane, fenikas bile edhe hebrej si tha dikush ketu

    Me kete logjike edhe serbet duhet te pretendojne trashegimine ilire te atyre vendeve dhe po ashtu turqit osmane qe erdhen nga mongolia te quajne veten sternipat e Priamit te trojes se lashte?

    Hajde mendje, hajde....

  3. #23
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anëtarësuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    Citim Postuar më parë nga Irfan
    Projektim Amerikan eshte i perpiluar nga Hebrenjet,çifutet.....
    Per krijimin e shtetit çifut qe perfshiin palestine ,nje pjes te Egjiptit,ky eshte shteti qe ekerkojne çifutet.
    Çifutet jna populli me i ndytur ne bote....
    Jetoj mes tyre dhe punoj dita dites me ta. Nuk verej esgje speciale tek ta, por duhet te pranohet se si popull jane dicka te posacem. Pse e thon kete? Shih pak arritjet ne shkence ne shekullin e kaluar. Ajnshtajni dhe Frojdi te dy ishin cifute.

    Influenca cufute ne SHBA eshte shume e madhe, por ky shtet drejtohet nga Anglosaksonet. Jane te pasur dhe shume te lidhur, por ti quajsh popull i ndyre me duket pak alla-fashiste.

    Mendoj se do te ishte me rendesi te Lexohet "Clash of Civilizations" nga Samuel Huntington per te gjith ata qe duan te diskutojne ndryshimet mes civilizimeve.

    Me ne fund, Arabet kane stagnur me shekuj pas botes perendimore, e mund te thohet edhe pas lindjes se larget (kam fjalen per Japonine dhe Korene). Nuk e kuptoj per se egzistenca e Izraelit eshte me shume problematike per Arabet se sa mungesa e lirise dhe perspektives per nje jete normale.

  4. #24
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anëtarësuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    Citim Postuar më parë nga Cyclotomic
    Amerika do i mesoje shkrim e kendim Arabise
    Kur Arabet kishin universitet ne Evrope mbizoteronte nje injorance masive dhe nje periudhe gotike barbare qe nuk eshte pare ndonjehere ne njerezim. Ajo periudhe nuk eshte zhdukur, vecse eshte reformuar nga "rilindja" europiane.

    Nje fotografi te fundit qe pashe qe Princi Henry me swastiken naziste. Siduket po pergatiteshe per karnevalet para kohes !
    Cyclo, postimet tua i lexoj me kenaqesi por kesaj here me duket se ja teprove. Kjo teme eshte kryesisht per gjendjen aktuale te botes arabe dhe strategjise politike Amerikane per kete rajon shume me randesi .

    Don apo s'don Amerika dominon boten ne shkence, ekonomi, teknologji dhe organizim ushtarak. Prandaj e gjith bota dergon studente ne specializime te ndryshme ketu e jo ne ndonje qytet ne boten arabe.

    Me sa e di une univerzitetet e para ne kuptimin e univerzitetit modern jane krijuar ne europe e jo ne Arabi.

  5. #25
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Nese do ta kishte degjuar melodine e kesaj cyrleje Einsteini,Newtoni,Spielbergu etj..
    E kam degjuar shume here se eshte cifut por kur e thone nisen vetem nga emri i pare. Per sqarim, Isac NEWTON vetem emrin ka hebraik, sepse eshte 100% ANGLEZ ..


    Influenca cufute ne SHBA eshte shume e madhe, por ky shtet drejtohet nga Anglosaksonet.
    Vertet?! Vetem rasti i USS LIBERTY te jep tjeter pershtypje..

  6. #26
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar më parë nga Cyclotomic
    R2T je gabim. Ato jane marre me pelqimin e ndokujt qe kishte qef ti shiste, sic eshte bere dhe ne shqiperi, por ato jane assete kombetare dhe jo assete angleze. Nese ti e shkaterron nje shtet, dhe pastaj njerezit ne varferi shesin pasurite e tyre, kjo nuk eshte "konsensus" eshte vjedhje.

    Anglia akoma nuk i jep Grekut statujat e Akropolit, dhe motivacioni eshte se "nuk je i afte t'i ruash" lere pastaj me egjiptin se sa eshte vjedhur nga fuqite. Te kishin mundesi edhe piramidad i kishin c'rrenjosur dhe i kishin sjelle ne londer.

    Argumenti i pare anglez per mermeret greke jam dakort me ty, nuk rikthehen sepse greket nuk kane kushtet per ti ruajtur, POR ....POR argumentimi me kryesor eshte se ato mermeri, lordit Elgjin IU SHITEN nga SULTANI ne kohen kur turqit kishin pushtuar Greqine!
    Te rikujtoj se dhe nje pjese e monumenteve qe paraqisin KULTUREN tone te lashta dhe dokumenta te HISTORISE sone iu jane shitur austriakeve nga TURQIT!

    Sa per vjedhjen e literatures se lashte greke dhe arabizimin e saj eshte fakt historik dhe i pamohueshem!

    Sa per "shkencen" e Kuranit se Toka na paska qene e rrumbullaket, nje nga greket e lashte i quajtur Ptolem ( Ptolemis) e ka shkrujt 1000 vjet para se te shkruhej vete Kurani se Toka ishte e rrumbullaket , madje kishte llogaritur dhe perimetrin e saj me nje gabim te vogel prej disa qindra kilometrash!
    "Who is John Galt?"

  7. #27
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Traboini,
    Amerika dominon boten nuk e ven njeri ne dyshim kete gje. Problemi eshte qe nuk behet sic thote Condolezza Rice, qe te heqim ca rreshta te dhunshem nga Kurani. Kurani nuk eshte Bibel, qe u mblodhen ne Nice nje grup prifterinjsh e rane dakort nen Konstantinin se cfare te fusnin ne tekstin e shenjte, qe u be dhe 49 a 59 vjet me vone se vet keshilli ne mos gabohem. Kurani ka tjeter karakter, jo vetem se eshte nje nga librat me recente fetare, por sepse nga konstrukti ka me shume llogjike persa i perket rrjedhes se ngjarjeve. Nese nuk do te kishte, nuk do kishte ngurruar bota perendimore dhe skolasticizmi europiano-amerikan te bente sallate si fe, por kushdo qe e ka studiuar e ka pelqyer, dhe normalisht qe ka denuar ekstremizmat, qe nuk jane prodokt i fese, por i varferise.


    Toro,
    ja dhe nje pasazh per ty se kush shiste dhe pse shiste.

    "Pastaj benim nje xhiro te bukur neper qytet, po te ishte mot i keq, i shkonim per vizite nje mikut tone prej Shkodre, zotit Dode Moza, qe e kishte nje zyre ne Tergesteum. Ai ishte nje burre shtatmadh, mbi te shtatedhjetat, por ende shume i forte. Edhe ne te pame, me ate veshjen popullore shkodrane dhe cibukun e gjate ne dore, ai dukej madheshtor. Shtepia e tij ishte nje muze i vertete antikitetesh shume te bukura, qe ai i mblidhte ne Shqiperi dhe i shiste ne Trieste. Tek ai kam pare une prodhimet me te rralla, me te cmueshme dhe me te bukura te artit te vjeter popullor shqiptar, te blera dhe te nxjerra jashte nga tregtaret shites ne periudhen e dekadences. Kur sheh Shqiperine dhe shqiptaret sot, cuditesh dhe e ke te veshtire ta parafytyrosh si edhe ku jane krijuar keto relike te cmuara. Mjerimi ne te cilin jetoi populli shqtar ne periudhen e dekadences, paaftesia per te kuptuar artin dhe bukurine qe haset dhe ne shtresat e kamura, nuk te japin dore te hamendesosh se ne kohen e regjimit feudal osman ky popull ka qene njeri nga me artdashesit, nga me te kamurit dhe me fisniket e gjithe Lindjes se Aferme dhe se rikonstruktimi i mevonshem i rendit te tij jetesor, administrativ dhe shoqeror shndrroi ate fillimisht ne nje tufe lypesish dhe mandej ne nej "mishmash" gjysme te arsimuarish dhe injorantesh kokegdhenj"

    Nga : Eqrem bej Vlora
    Kujtime Volumi 1
    Faqe 66-67

    =========
    Kam hapur diku nje teme me mrekullite shqiptare ne MET NY. Te gjitha jane marre nga shqiperia ose me ndermjetes diku ne Itali apo ne vende te tjera. Dhurues per me te shumten e rasteve ka qene JP Morgan. Megjithate nuk permendet si art shqiptar, por si art "AVAR". Rraca avare, eshte rraca aktuale kroate, e cila kerkon te jete dhe ajo Ilire me zorr, megjithate ne kuader te shtremberimit na quajne ne Avar, dhe artin tone Avar, dhe zonen nga vjen si lindore e larget. Ne shqiperi ka mbetur dhe nje forme tjeter arti pervec ati tejet te lashte qe po zbulohet e zhduket sitematikisht, eshte arti bizantin i kishave, qe siduket ne 2 muajt e fundit jane grabitur 13 kisha. Me kete ritem dhe ai art do marri arratine per tek fqinjet. Mire ja ka taksur ketu e 50 vjet me pare Eqremi si injorante e kokgdhe shqiptareve. Kjo eshte dhe varferia dhe jo turku apo bin ladeni apo me the e te thashe. Kafshate qe s'kaperdihet eshte mjerimi thoshte Migjeni.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #28
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Citim Postuar më parë nga kolombi
    Po te kthesh shume veshtrimin mbrapa,ne nje bote qe evolon me shpejtesi marramendese,do shikosh vec germadha lashtesie
    Po SHBA qe shikon shume perpara, vetem germadha nuk po mbjell?




    Kush njeh nje operacion te SHBAs ne lindjen e mesme i cili i solli perfitim Amerikaneve (dmth. kishte sukses nga organizimi,arritja e qellimit dhe nga rezultatet) do i lutesha shume te na i tregoje!

    Ju mendoni se SHBA nuk ben gabime, por vet gjendja ne Lindjen e Mesme sot tregon se SHBA ben gabime trashanike nga te cilat eshte veshtire te dali e palagur.

  9. #29
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Citim Postuar më parë nga R2T
    Deep_Purple, muzeumet e Londres dhe shume muzeume ne pergjithesi sot, nuk mbajne asnje atifakt pa autorizimin e shtetit perkates. Shume artifakte qe shfaqet ne keto muzeume eshte ose dhurate e shtetit Egjptjan, ose e dhene hua, ose e mare me pelqimin e Egjiptit. Gjithashtu pas viteve 60 nje pjese e madhe eshte kthyer ne Egjipt me kerkesen e tyre. Ti nuk te pashe te flisje asnje fjale kunder atyre Egjiptjaneve qe vodhen varret e te pareve te tyre e shkateruan mijra e mijra artifakte, i shiten per 3 leke, duke shkateruar gjithe historine e tyre. E nderkohe po u kerkon llogari Anglezeve, qe me se qarti i kane mbajtur ne menyre shume here me te perkryer, i shfaqin qarte si Egjiptjane e jo angleze, i kane gjetur nga ekspedita Angleze me lejen e qeverise Egjiptjane dhe po mbahen me lejen e kesaj qeverie. Nderi eshte i dyfishte, sepse po keto sende qe shfaqen ne ate muze, nese do qendronin ne Egjipt nuk i dihet se cfare te ardhmeje do kishin.

    Per sa i perket temes:


    Po te besh llogarite do te shofesh se Lindja e Mesme prodhon 60% jo 80% te naftes se konsumuar.
    1. Saudi Arabia 8,680 thousand barrels / day
    2. United States 7,698 thousand barrels / day
    3. Russia 7,698 thousand barrels / day
    4. Mexico 3,585 thousand barrels / day
    5. China 3,387 thousand barrels / day
    6. Iran 3,366 thousand barrels / day
    7. Norway 3,330 thousand barrels / day
    8. Venezuela 2,942 thousand barrels / day
    9. Canada 2,880 thousand barrels / day
    10. United Kingdom 2,463 thousand barrels / day
    11. United Arab Emirates 2,270 thousand barrels / day
    12. Iraq 2030 thousand barrels / day
    13. Nigeria 2013 thousand barrels / day
    14. Kuwait 1871 thousand barrels / day
    15. Algeria 1659 thousand barrels / day
    16. Brazil 1500 thousand barrels / day
    17. Libya 1376 thousand barrels / day
    18. Indonesia 1278 thousand barrels / day
    19. Kazakhstan 989 thousand barrels / day
    20. Angola 905 thousand barrels / day
    21. Oman 902 thousand barrels / day
    22. Malaysia 833 thousand barrels / day
    23. Argentina 800 thousand barrels / day
    24. India 793 thousand barrels / day
    25. Qatar 755 thousand barrels / day


    Bota e civilizuar ben pa lindjen e Mesme. Lindja e mesme nuk ben dot pa civilizuar. Mund te genjesh veten me rendesine e naftes, por rikujto se lindja e mesme nuk eshte e vetmja qe prodhon nafte. Anasjelltas Lindja e Mesme nuk mbijeton dot pa shitur Nafte.
    Keshtu mos u lodh t'ja ledhesh kaq shpejt fajin Amerikes per cdo gje ne lindjen e mesme. Po mos u interesonte Amerika kaq shume vendeve te Lindjes, e dime te gjithe se cfare relatash do kishin sot. Armiku numer 1 i Lindjes se mesme, eshte njekohesisht jetedhenesi numer 1 i Lindjes se mesme.
    R2T mos kujto se nafta amerikane ka te njeten kosto dhe cilesi me naften e irakut dhe lindjes se mesem.Nafta e lindjes se mesme shquhet per cilesite e saj shume te mira per shkak te terrenit renor kurse nafta amerikane ka brenda saj shume perqindje gelqereje e cila veshtirson djegjen.Nafta e lindjes se mesme eshte me prane siperfaqes dhe kostoja e saj eshte shume me e lire se nafta amerikane.Pikerisht prandaj amerika nuk i shfrytezon naften e saj .

    Sa per qytetrimet qe beni dialog ju mos harroni se berati eshte qytet me i lashte se vete londra ose njew yorku .Megjithate qyteterimet zevendesohen dhe i lancojne vendin njeri tjetrit gjate gjithe kohes se historise.

    Projekti amerikan per lindjen e mesme perfshin dhe ushtaret e saj qe po vriten ne irak .

    -Shkarkoje-

    Trajtimi i ushtareve amerikane nga komanda e tyre

    Gjithesesi ky projekt do kete deshtimet e tij sipas gjithe analisteve europiane.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Citim Postuar më parë nga ORIONI
    R2T mos kujto se nafta amerikane ka te njeten kosto dhe cilesi me naften e irakut dhe lindjes se mesem.Nafta e lindjes se mesme shquhet per cilesite e saj shume te mira per shkak te terrenit renor kurse nafta amerikane ka brenda saj shume perqindje gelqereje e cila veshtirson djegjen.Nafta e lindjes se mesme eshte me prane siperfaqes dhe kostoja e saj eshte shume me e lire se nafta amerikane.Pikerisht prandaj amerika nuk i shfrytezon naften e saj .
    Sic e shef nga postimet e mia, une nuk pergjigjem apo hedh idera pa te dhene prova. Rezervat e naftes i mbeshteta me fakte. Nese kostoja e prodhimit te naftes ne LIndjen e Mesme eshte em e ulet do beje mire te jepje disa fakte nga burime asnjanese. Ki parasysh, qe vetem transporti nga Lindja e Mesme ne Amerike, ja rrit cmimin naftes me $8-10 per fuci. Pastrimi i naftes, i cfaredo lloi qofte ky nuk e harrin kurre kete shifer.

    Megjithate arsyeja pse Amerika dhe e gjithe bota e zhvilluar perdorin naften e Lindjes se meseme nuk eshte cilesia e saj por Asnje shtet largpames me plane afatgjata nuk do perdorte rezervat e tij te naftes, kur mund te perdorte fare mire rezervat e dikujt tjeter Nafta nuk ka cmim. Dollari apo Euro eshte cope letre, prodhohet dhe neser, por Nafta eshte mineral i kufizuar. Duhen miljona vite per te prodhuar nafte. Pra burimet jane keto qe jane,nje dite do shterojne. Qe do te thote se vlera e naftes sot eshte shume shume shume here me pak se vlera qe do kete pas 100 apo 200 vitesh. Duke qene se eshte mineral i pazevendesueshem/ i pa-riprodhueshem nuk ka cmim qe ta barazoje. E sipas kesaj ideje, vetem ata qe nuk "dine se cfare kane" e nxjerin naften pa kriter. Keta 'te humbur" po germojne vete varrin e vendit te tyre. Kur e vetmja gje qe keto vende kane eshte nafta, me shterimin e saj do marin fund si kombe.

    Qytetrimet qe beni dialog ju mos harroni se berati eshte qytet me i lashte se vete londra ose njew yorku .Megjithate qyteterimet zevendesohen dhe i lancojne vendin njeri tjetrit gjate gjithe kohes se historise.
    Nganjehere i them vetes "fali Zot se nuk dine se c'thone". Po mire mor zoti Orion keto teorite e tua i kontrollon para se ti biesh ne forum, apo jane si teorite e Pitagores, pranohen per fakt pa u bazuar ne evidence. Londra, per informacionin tend (qe te mos diskretitohesh me ne publik) eshte qytet qe mendohet te jete krijuar rreth shekullit te 50 para eres sone. Domethene 70 shekuj qytet. Megjithese me Beratin krenohemi te gjithe, kur ne Londer hidheshin themelet, ne Berat mbreteronin mamuthet.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A është kërcënim Amerika për paqen botërore?
    Nga ORIONI në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 212
    Postimi i Fundit: 09-05-2011, 09:49
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  4. Mbi politikën e jashtme të SH.B.A.-së
    Nga Eni në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 13-02-2004, 11:06
  5. "Nisma per Lindjen e Mesme" - plan amerikan per te nxitur demokracine
    Nga Albo në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-02-2004, 00:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •