Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 55
  1. #11
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Edhe greket ashtu si arabet kujtojne shpesh zanafillen e hedhjes se kultures dhe qyteterimit dikur....................

    Sot fatkeqsisht kane ngelur aty,mijera vjet mbrapa,te c'qyteteruar,mesjetare,te prapambetur dhe e keqja eshte se jane perjetesuar aty mes mizerjes shekullore.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  2. #12
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Toro
    Ku kane pas arabet unversitet mor aman? Ke quan univesitet ti? Shkollat fetare qe mesojne per Allahun e Saladinin i konsideron universitet? Dhe ato njohuri qe moren i moren nga greket e lashte e i perkthyen dhe i paraqiten si te tyret, e ti vjen e na flet per universitet.

    Evropa vertet ka pas nje te kaluar te erret ne Mesjete, por ka 200 vjet qe e ka lene pas ate. Arabet jane ata qe akoma jane ne Mesjete!

    Sa per periudhen "gotike" ( ne fakt ka qene periudha e inkuizicionit dhe e teokracise- gotet o injorant i Buharase ishin fise barbare qe luftonin romaket!)) -dhe kjo duhet tu behet mesim arabeve qe ne shekullin e 21-te , evropa dhe perendimi e kane lene pas, Arabia Saudite, Irani, Afganistani etj shtete arabe kerkojne qe ta perhapin ne tere boten!
    E para punes mos ofendo se qysh ketu bie ere se car kulture qe ke ne koke.

    Nuk mund te vidhet nje qyteterim Grek dhe nga ana arkitektonike te jete krejt ndryshe. Qyteterimin Grek e vodhen Romaket e jo egjiptjanet. Egjiptjanet paten civilizimin e tyre, qe ja vodhi 1) Gjermani 2) Anglezi 3) Francezi 4) Rusi

    Shko ne muzeumet e londres te shohesh mijera vellime libra me lekure e sende nga piramidad qe kan mbetur si kafaz pellumbash. Periudha gotike, nuk do te thote thjeshte barbare, gotik ka shume kuptime, nga kuptimi artistik deri tek kuptimi i fiseve e deri tek interpretimi i periudhes se erret te mesjetes, por kur ke kapadajllek prej fshatari normalisht qe cdo gje tjeter te duket injorante.

    Si perfundim figurat me te medha te rilindjes shqiptare jane shkolluar ne egjipt, apo do mohosh origjinat tani ? Nese je Amerikan me fal, po dhe katunari surrat parure qe te shkoj ne Tirane i duhen disa gjenerata te behet qytetar.

    Nese te mungon aftesia per te debatuar ne menyre te kulturuar me dike tjeter ateher nuk i perket nje forumi ku sipas mendimit tim permban nje diversitet te madh fetar, dhe intelektual, tjeter gje kush e komandon.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga Deep-Purple
    Nuk mund te vidhet nje qyteterim Grek dhe nga ana arkitektonike te jete krejt ndryshe. Qyteterimin Grek e vodhen Romaket e jo egjiptjanet. Egjiptjanet paten civilizimin e tyre, qe ja vodhi 1) Gjermani 2) Anglezi 3) Francezi 4) Rusi
    D-P,

    Kur shkruan me nervozitet edhe gabon.

    Tashti romaket nuk vodhen qyteterimin grek ne kuptimin banal, por merita e tyre ishte se ndryshe nga barbaret e vjeter dhe te rinj, e ruajten dhe e absorbuan kulturen e lashte greke, tempujt greke e qytetet i ruajten dhe bile rindertuan.

    Romaket kishin sistemin e vet politik dhe juridik i ndryshem dhe shume me i avancuar se ai grek. E drejta romake ende sot eshte baza e jurisprudences perendimore.
    Perandoria romake ne kushte primitive nuk eshte asgje vecse nje Europe e Bashkuar ku ne ate kohe jetonte ne harmoni dhe liri te pakufizuar cdo lloj perendie e besimi.

    Nuk ekzistonte dallimi racor, etnik apo fetar vetem ati STATUS-or. Pra nese ishe qytetar romak apo libertin apo skllav. Mundej nje zezak, te ishte senator apo perandor romak, e te kishte mijera skleever te bardhe. Po ashtu etnia nuk kishte rendesi ne se ishe qytetar romak, i kishe te gjitha mundesite e karrieres mbi bazen e aftesive, keshtu shume ilire u bene perandore si Diokleciani, Kostandini i madh etj.

    Po ashtu kishe mundesi te adhuroje cdo lloj perendie apo besimi. Vetem kur lindi krishterimi i cili perjashtonte politeizmin, u perndjek dhe persekutua per 3 shekuj rresht.

    Ne perandorine romake, herojte e letersia greke mesoheshin me emrat e autoreve origjinale, ku eshte vjedhja ketu pervecse fati i madh qe ne saje te kesaj politike ne i gezojme sot dhjetra kopje e riprodhime.

    Romaket ne kushte primitive krijuan nje qyteterim te madh nga Anglia deri ne kufijte e persise, dhe sherbimi postar nga Anglia ne france apo Itali ishte me i shpejte se ai europian deri ne shek e 18.

    Nuk ka kohe ketu e vend te flitet per trashigimine e madhe romake, politike, ekonomike e sociale.

    Ndersa barbaret ishin tjeter gje, ata pushtonin e rrenonin dhe nuk kishin idene e sistemit politik, ishte krishterimi qe i civilizoi.

    Ndersa arabet, qe kur u bashkuan e dolen si fuqi e re, kane vjedhur sa kane mundur nga hebrejte dhe greko-romaket, duke filluar nga libri i shejte qe nuk eshte vecse histori biblike te interpretuara shpesh simbas qejfit apo interesit, e duke vazhduar me zbulimet matematikore egjyptase, pitagoriane, aristoteliane etj.

    Egjyptasit gjithashtu kishin zhvillim te larte por ajo popullsi ishte krejt e ndryshme nga arabet, ishin arabet qe moren e pervetsuan arritjet etyre,

    Ndryshe si shpjegohet qe mbas pushtimit arab kurre arabet nuk munden ti perterinin deltat e Nilit apo kanalizimet e Mesopotamise, bile as ti mirembanin po u kthyen ne mocale shkretetira?

    Europianet nuk kane vjedhur qyteterimin egjyptian por e kane ZBULUAR, RILINDUR, dhe POPULLARIZUAR. Ata nuk thone, kjo mumja ketu eshte nje anglez 5000 vjecar, por egjiptian, ndersa arabet i marrin guret tempujve per te bere kasolle.
    Po keshtu civilizimi europian zbuloi Trojen, lashtesine etj, se nga universitetet arabe nuk pame gje ndonese flinin e dhisnin (e vidhnin) mbi keto thesare prej mijra vjetesh.

    Nuk mund te krahasohen perkthimet arabe nga bibliotekat e Aleksandrise, me shpikjet europiane te pavaruara te Kopernikut, Njutonit, Gausit, Paskalit etj etj me aritmetiken ne forme vjershe te arabeve, veprat artistike te Dantes, Virgjilit, me bejtet e Omar Khajamit (edhe ai gjysem ilegal), filizofia e Hegelit, Kantit, me .... nuk di ndonje filozof arab jo-teolog, teknologjia e makinave, etj me karvanin e devese 1500 vjet.

    Pra pa pasione, se jane dy bote e kultura shume larg njera tjetres aq sa eshte gamilja nga ferrari apo Boeing-u.

  4. #14
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Citim Postuar më parë nga Labeati


    Ndersa arabet, qe kur u bashkuan e dolen si fuqi e re, kane vjedhur sa kane mundur nga hebrejte dhe greko-romaket,
    Labet historjani Kur europa ishte ne eresire duke menduar se toka ishte e pjeret per emitimin e saj perdorte tepsi ndersa studentet musliman per te studjuar token perdornin globin kete ide e kishin nga Kur'ani ku toka pershkruhet ne nje forem sfere

    Citim Postuar më parë nga Labeti
    duke filluar nga libri i shejte qe nuk eshte vecse histori biblike te interpretuara shpesh simbas qejfit apo interesit, e duke vazhduar me zbulimet matematikore egjyptase, pitagoriane, aristoteliane etj.
    Si kufar qe je do te hedhesh nje kunje kunder Kur'anit famelart

    Kush eshte liber i vjedhur o mjeran i gjore ne Kur'an pershkruhet ne menyre precize sa perqind e tokes eshte me uje dhe sa toke

    Degjo se sja vleka te meresh me klamaq te kalibrit tend qe grin sallat pa kuptim
    Po te mare nje rast konkret nga Kuani qe mos te na lodhni me vesht me ata aristidhat me shoke

    Po te sjell nje ajet nga Kurani Fisnik qe bene fjal per diten kur do te ringjallen njerezit prej varrezave para pergjegjsis

    Betohem ne dite e kjametit
    betohem ne shpirtin qe eshte shume qoretues a mendon njeriu se nuk do tja tubojme eshtrat e tij
    Po do tja tubojme duke qene se ne jemi te zotet tja krijojme dhe si kane qene majat e gishtrinjve te tij
    {Kur'an Sure El Kijame 1-4}

    Keto ajete flasin per ringjaljen Allahu i Lartemaruar e pershkruan aftesit e pakufizueshme te Tij per ringjaljen po jo vetem kjo po madje ka fuqi ti krijoj shenjat e gishtave sic kane qene me para

    Mos te zgjatem shume se tema mere forma te tjera
    Domethenja e vecante ka theksimi i majave te gishtave dihet qe cdo njeri madje dhe binjaket i kane te dryshme
    Ta solla kete fakt sepse kjo eshte e dhene per majat e gjishtave ne Kuran eshte zbuluar nga shkenca ne shekullin XIX
    Kurse aristotelat e tu as ja kane pasur haberin ketu gjerave

    oK Labeto hajt tung
    Ndryshuar për herë të fundit nga altin55 : 14-01-2005 më 00:55
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  5. #15
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Labeat nese un flas me nerva, ti flet me pasione dhe me lente katolicizmi, ashtu sic flasin te tjere ketu nen lente orthodhoksie ashtu sic flet dhe altini ne lente muslimanizmi. Ndryshimi ketu eshte se ai i fundit rrespekton dy te paret, ndersa dy te paret flasin me percpmim per te fundit.

    Un mendoj se si Arabet e si hebrejte jane nje popull i vetem, ku hebrejte jane nje derivat i keq si te thuash i arabeve, pasi pervec ngaterresave qe kane bere ne histori bashke me kushurinje e tyre siriane, nuk kane arritur te bejne gje tjeter, perfshi ketu dhe qindra profet fallco qe kane dale andeja. Muslimanizmi nga ana tjeter po ta shohesh eshte shume here me e sakte si fe, derisa arriti te bej fetar njerezit me te pafe ne bote, Arabet qe kishin nja 300 e ca perendi ne mos gabohem. Eshte fe e nje llogjike te larte dhe hedh poshte shume gjera nga krishterimi, sidomos konceptin trini.

    Kur lindi trinia e shenjte ? Nga shkrimet e rishkruajtura jo-origjinale ? Shiko mire datat dhe do shohesh qe si koncept trinia e shenjte, baza e doktrines kristiane ku dhe diferencohet me muslimanizmin vjen shume vone. Per nga bukuria dhe fantazia e vlerat simbolike dhe impaktin qe pati nuk e mohon njeri kete simbol, por shenjterimi i tij nga njerezoret eshte dicka krejt ndryshe sikur vet Jezusi te kishte thene qe un jam bir i Zotit gje qe permendet vetem ne nje ungjill. Po si un si ti si altini te gjithe jemi bijte e Zotit. Jezusi thote rruga per tek ati eshte nepermjet meje, por kjo nuk do te thote se ai zevendesonte Atin, por se fjala e tij eshte ajo qe duhet te ndiqet. Ne kete aspekt muslimanizmi nuk mohon gje per Jezusin perkundrazi e quan nje nga profetet me te medhenj.

    Pa u zgjatur ne debate fetare, Dante ka huazuar shume nga perrallat arabe, civilizimi helen ka qene shume ne kontakt me ate egjiptjan, qe nuk mund te zhduken nga faqja e dheut sic i ben ti diferencimet, dhe sa per matematiken, numrat qe perdoren sot, dhe koncepti i zeros, meqe e permende dhe gausin, i atribuohet arabeve. Pa konceptin e zeros dhe infinitit nuk do kishte calculus, dhe nese nuk do kishte calculus nuk do kishte zhvillim teknologjik ne evrope.

    Dega tjeter kryesore e matematikes, statistika eshte zhvilluar ne japoni e ne kine shume me pare dhe se arabet, ndersa teoria e numurave, dega kryesore per kompjuterat u zhvillua ne indi.

    Ku i ke Europianet ? Nuk mohet arritjet e Gaussit, por nese Gaussi do ishte gjalle nuk besoj se do thoshte qe i kam arritur vet te gjitha, por do i jepte kreditin e duhur te gjitha paleve, gje qe sot ne bote nuk behet. Nga ky sistem Europiano-Perendimor pervetesues kulturor, vuajme dhe ne shqiptaret kulturen tone te lashte.

    Pak me gjakftohtesi ne debate !
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 14-01-2005 më 01:23
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Citim Postuar më parë nga Deep-Purple
    Shko ne muzeumet e londres te shohesh mijera vellime libra me lekure e sende nga piramidad qe kan mbetur si kafaz pellumbash.
    Deep_Purple, muzeumet e Londres dhe shume muzeume ne pergjithesi sot, nuk mbajne asnje atifakt pa autorizimin e shtetit perkates. Shume artifakte qe shfaqet ne keto muzeume eshte ose dhurate e shtetit Egjptjan, ose e dhene hua, ose e mare me pelqimin e Egjiptit. Gjithashtu pas viteve 60 nje pjese e madhe eshte kthyer ne Egjipt me kerkesen e tyre. Ti nuk te pashe te flisje asnje fjale kunder atyre Egjiptjaneve qe vodhen varret e te pareve te tyre e shkateruan mijra e mijra artifakte, i shiten per 3 leke, duke shkateruar gjithe historine e tyre. E nderkohe po u kerkon llogari Anglezeve, qe me se qarti i kane mbajtur ne menyre shume here me te perkryer, i shfaqin qarte si Egjiptjane e jo angleze, i kane gjetur nga ekspedita Angleze me lejen e qeverise Egjiptjane dhe po mbahen me lejen e kesaj qeverie. Nderi eshte i dyfishte, sepse po keto sende qe shfaqen ne ate muze, nese do qendronin ne Egjipt nuk i dihet se cfare te ardhmeje do kishin.

    Per sa i perket temes:
    Lindja e Mesme me tërë potencialin e saj të madh, si në aspektin strategjik, po ashtu edhe për shkak të rezervave të mëdha të burimeve të naftës, mbi 80% të rezervave botërore të naftës gjenden në atë pjesë të botës, përbën një rajon shumë strategjik.
    Po te besh llogarite do te shofesh se Lindja e Mesme prodhon 60% jo 80% te naftes se konsumuar.
    1. Saudi Arabia 8,680 thousand barrels / day
    2. United States 7,698 thousand barrels / day
    3. Russia 7,698 thousand barrels / day
    4. Mexico 3,585 thousand barrels / day
    5. China 3,387 thousand barrels / day
    6. Iran 3,366 thousand barrels / day
    7. Norway 3,330 thousand barrels / day
    8. Venezuela 2,942 thousand barrels / day
    9. Canada 2,880 thousand barrels / day
    10. United Kingdom 2,463 thousand barrels / day
    11. United Arab Emirates 2,270 thousand barrels / day
    12. Iraq 2030 thousand barrels / day
    13. Nigeria 2013 thousand barrels / day
    14. Kuwait 1871 thousand barrels / day
    15. Algeria 1659 thousand barrels / day
    16. Brazil 1500 thousand barrels / day
    17. Libya 1376 thousand barrels / day
    18. Indonesia 1278 thousand barrels / day
    19. Kazakhstan 989 thousand barrels / day
    20. Angola 905 thousand barrels / day
    21. Oman 902 thousand barrels / day
    22. Malaysia 833 thousand barrels / day
    23. Argentina 800 thousand barrels / day
    24. India 793 thousand barrels / day
    25. Qatar 755 thousand barrels / day


    Bota e civilizuar ben pa lindjen e Mesme. Lindja e mesme nuk ben dot pa civilizuar. Mund te genjesh veten me rendesine e naftes, por rikujto se lindja e mesme nuk eshte e vetmja qe prodhon nafte. Anasjelltas Lindja e Mesme nuk mbijeton dot pa shitur Nafte.
    Keshtu mos u lodh t'ja ledhesh kaq shpejt fajin Amerikes per cdo gje ne lindjen e mesme. Po mos u interesonte Amerika kaq shume vendeve te Lindjes, e dime te gjithe se cfare relatash do kishin sot. Armiku numer 1 i Lindjes se mesme, eshte njekohesisht jetedhenesi numer 1 i Lindjes se mesme.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,069
    Fusnota në fletoren e rënies



    Të ikim nga biseda rreth luftës dhe fatkeqësia e rënies që ti shënojmë disa vërejtje të shpejta, rreth të cilave shumë është biseduar, janë shurdhuar veshët dhe janë verbëruar sytë prej tyre.

    1- Na dolën disa epror të pensionuar, njerëzit që më së shumti shiheshin ishin mu ata që mes tyre dhe aktivitetit ushtarak kishte një distanëcë më e madhe se tridhjet vjet. Kishte kaluar një kohë e gjatë, gjatë së cilës janë ndryshuar gjendjet, kanë dalur gjenerata të reja, janë ndryshuar hartat e shteteve. Këta njerëz dolën në skenë sikurse dëshirojnë të thonë: “Kush na zgjoi nga gjumi ynë”, që të sqarojnë gabimet e planeve ushtarake, të cilat ishin shkak i rënies. Këtu medoemos duhet regjistruar faktin se “fitoreja i fsheh gabimet e medhaja, kurse disfata i shpalos vetëm gabimet e vogla”.

    2- Pamjet emotive në këtë luftë janë të shumta, mirëpo disa pamje kanë domethënie të veçanta. Ajo që më la mbresa m të mëdha është pamja e dr. Ibrahim Duriut, në intervistë me te, i cili mbahej disi, mirëpo filloi të qajë, duke folur rreth pamjeve të popullit irakian, të kaosit, vjedhjes dhe plaçkitjes. Qante duke folur, sikurse dëshironte të thotë: ky nuk është populli irakian, krenar e fsinik. Nuk është ky populli irakian, pjesë e të cilit jam edhe unë dhe me të cilin krenohem. Çfarë dëmi i bënë forcat e aleancës popullit Irakian kur u dhanë mundësi mendjelehtëve dhe të prishurve që të dalin nga vrimat e tyre për ta prishur vendin e tyre në një formë të paparë të vandalizmit, gjëra të cilat nuk i përngjajnë asgjëje, përveç asaj që kemi lexuar për Timurlenkun, i cili kur hyri në këtë vend u dha leje ushtarëve të vet të vjedhin, të plaçkisin dhe të djegin. U hap Bagdadi, mirëpo për kriminelët dhe hajdutët.

    Të gjith e dinë se ndalja e kriminelëve nga ky hap nuk ka qenë më i rëndë për forcat amerikane se sa lufta kundër ushtrisë irakiane, gardës republikane dhe “fidaive të Sadamit”, mirëpo ata i lanë të veprojnë kështu me qëllim.

    Përveç paraqitjes së fotografisë së keqe për këtë popull irakian musliman në skenën botërore, jep shenjë së ky vend ka nevojë që të mbesin forcat amerikane kohë më të gjatë për ta eliminuar këtë kaos. Pra, duhet të mbeten këto forca derisa të kthehet jeta në normalen e sajë. Nëse dëshiron thuaj derisa ti realizojë aspiratat e vërteta të kësaj lufte.

    3- Ra pushteti i Sadamit, dhe filluan shumë kanale satelitore të tregojnë krimet e këtij pushteti gjatë viteve të tetëdhjeta. Duke i parë këto pamje, nuk e di, për çka këto kanale dhe këto filma dokumentarë nuk na tregojnë se këto ndodhi kanë ndodhur nën syrin dhe veshin amerikan. Pse atëherë nuk i qau ato kufoma dhe nuk i kundërshtoi këto ndodhi.

    Pse këto kanale satelitore nuk na tregojnë se ndodhi të tilla kanë ndodhur edhe në vende tjera dhe nga pushtete tjera, të cilat akoma janë të gjalla dhe sundojnë. Kemi shtete që kanë sulmuar qytetet e veta, që kanë maltretuar popullin e vet duke organizuar grupe për atentate, të cilët do të vrapojnë pas të ashtuquajturve “qen të humbur”. Shumë shtete ekzistuese kanë historinë e njejtë, mirëpo si duket mirësia amerikane po ndahet me kiste dhe sipas nevojës.

    4- Pamje e mërzitshme është edhe përfundimi i gjendjes së muxhahidëve në Irak; ata që ishin në Kurdistan, pa mbulesë dhe mbrojtje, e shkuan si kafshatë e lehtë të raketimeve amerikane ose militarëve kurd, ose ata që u shpërndan në Bagdad, e u bënë shënjestër e hidhërimit të bagdadasve, të cilët i shikojnë sikurse të jenë ushtri e pushtetit ose “fidaitë e sadamit”.

    Është katastroale që t’i shohim me këtë përfundim njerëzit që kanë qëllime të pastra dhe që janë idealistë të mëdhenjë, të cilët ishin të gatshëm për të flijuar gjakun e tyre. Ne shpresojmë se All-llahu nuk do ti harojë, edhe nëse i harojnë njerëzit, asgjë nga xhihadi i tyre nuk humbet. Mirëpo i pyesim ata që i nxitën që të shkojnë atje, pse po heshtin e nuk flasin, ata që i nxitën të shkojnë atje duke mos analizuar mirë gjendjen dhe fundin e kësaj krize.

    5- Njerëzit e moshuar në mesin tona kujtojnë ngjajësimin e madh mes dështimit të vitit 1967-të dhe rënies së viti 2003. Para vitit 1967 Naseri duke larguar mizën nga fytyra në një konferëncë për mediat tha: “Ata kërkojnë luftë, mirë se vijnë”. Ashtu siç bënte edhe Sadami para luftës, duke thënë në fjalimet e tija se “tatarët do të vriten në muret e Bagdadit”.

    Gazetari Ahmed Seid në vitin 1967 u tregonte arabëve për numrin e aeroplanëve izraelit të rëzuar dhe mijërat e ushtarëve të tyre të vrarë, kurse kufomat e ushtarëve egjyptian ishin të shpërndarë në rërën e Sinasë.

    Këtu, Muhamed Seid Sihafi flitke për mbylljen e ushtarëve amerikan në tanket e tyre, se e kanë të ndërprerë kontaktin me prapavijën e tyre dhe se para tyre u ka mbetur vetëm vdekja me djegie ose dorëzimi, që pas këtyre deklaratave të demostrojnë tankset amerikane në rrugët e Bagdatit sikurse të jenë në marshim ushtarak në Vashington D.C.

    Në 67- ën, Naseri e hetoi humbjen dhe i thërriste fshatarët: “Luftoni me gurë dhe llopata”, kurse Sadami në fundin e luftës i thëritke duke thënë: “Goditni dhe luftoni, flijofsha babain dhe nënë për ju”.

    Në 67- ën, masa e gjërë brohoritke deri në çmenduri: “me shpirt dhe gjak të flijojmë o Xhemal”, e kjo brohritje nuk ndryshoi që nga atëherë, vetëm emrat u ndryshuan.

    Në 67- ën përfundoi lufta me një krizë që shkaktoi mëdyshje, kurse sot kriza, habia dhe pikëpyetëset qëndrojnë para mendjes së njerëzve dhe dalin nga sytë e tyre.

    Vallë, mos jemi në një popull që nuk e kalisin luftërat.

    6- Kur përfundoi dështimi i viti 1967, njerëzit nuk kishin dëshirë ta emërtonin disfatë por e kosnideronin fitore sepse Izraeli nuk paska pasur mundësi ta eliminojë revolucionin, por ka fituar vetëm rërën e shkretëtërisë së Sinasë.




    Dr. Abdul-Vehab Turejri

    Përshtati: Bekir Halimi
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 14-01-2005 më 12:20

  8. #18
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    R2T je gabim. Ato jane marre me pelqimin e ndokujt qe kishte qef ti shiste, sic eshte bere dhe ne shqiperi, por ato jane assete kombetare dhe jo assete angleze. Nese ti e shkaterron nje shtet, dhe pastaj njerezit ne varferi shesin pasurite e tyre, kjo nuk eshte "konsensus" eshte vjedhje.

    Anglia akoma nuk i jep Grekut statujat e Akropolit, dhe motivacioni eshte se "nuk je i afte t'i ruash" lere pastaj me egjiptin se sa eshte vjedhur nga fuqite. Te kishin mundesi edhe piramidad i kishin c'rrenjosur dhe i kishin sjelle ne londer.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #19
    süsses Mädchen Maska e Pink^ Pearl
    Anëtarësuar
    01-11-2004
    Vendndodhja
    .
    Postime
    240
    Po si ja paskan bere Greqise mo ..as ata nuk jane ne gjendje ti ruajne ato pasuri ..

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Pink^ Pearl për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  11. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar më parë nga Cyclotomic
    Amerika do i mesoje shkrim e kendim Arabise
    Kur Arabet kishin universitet ne Evrope mbizoteronte nje injorance masive dhe nje periudhe gotike barbare qe nuk eshte pare ndonjehere ne njerezim. Ajo periudhe nuk eshte zhdukur, vecse eshte reformuar nga "rilindja" europiane.

    Nje fotografi te fundit qe pashe qe Princi Henry me swastiken naziste. Siduket po pergatiteshe per karnevalet para kohes !
    Cyclo, je lart fare. Forumi ka nevoje per ty.


    +
    Luga e madhe ta shqyen gojen, thote populli yne. Populli yne legjendar megjithse shpesh ia ka fut kot, me duket se ka qellu ne shenje me kete. Them se historia shume shpejt do e tregoje kete.


    +
    Ata qe deri para ca ditesh mbronin "arsyet" qe legjitimonin pushtimin e Irakut tashme kane fillu te na hedhin valle te tjera.

    +
    Populli Amerikan eshte populli me frikacak ne bote, thosh Noam Chomsky. Nuk ka vend tjeter ne bote ku populli te trembet nga UFO-t. Por populli amerikan tashme eshte bere "trim" sepse e ka kuptuar me ne fund se UFO dhe WMD s'ka. S'e di se me çfare do i trembe tashme BUSHI. Le te shohim. Me duket se tashme ka ndryshu taktike. Nuk do i trembe por do i pergezoje me pasuri... Lindja e Mesme, po te behet e madhe ashtu siç do Bushi, do jete nje burim shume i mire per Ameriken.
    Ndryshuar për herë të fundit nga [xeni] : 15-01-2005 më 05:58

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A është kërcënim Amerika për paqen botërore?
    Nga ORIONI në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 212
    Postimi i Fundit: 09-05-2011, 09:49
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  4. Mbi politikën e jashtme të SH.B.A.-së
    Nga Eni në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 13-02-2004, 11:06
  5. "Nisma per Lindjen e Mesme" - plan amerikan per te nxitur demokracine
    Nga Albo në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-02-2004, 00:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •