Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22

    Karzai bën betimin si presidenti i parë demokratik i Afganistanit

    Zgjedhjet në Afganistan zhvillohen ...
    10 Oct 2004, 03:39 UTC


    Zgjedhjet e para të drejtpërdrejta presidenciale në Afganistan u zhvilluan dje pa incidente të rënda dhune, për të cilat kishin shprehur shqetësim disa zyrtarë të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, por megjithatë, ato u mjegulluan nga polemika.
    15 kandidatët që po konkuronin kundër Presidentit Hamid Karzai, u tërhoqën nga gara nga mesi i ditës, duke thënë se zgjedhjet ishin të manipuluara.

    Polemikat shpërthyen kur disa qendra votimi përdorën gabimisht bojë të rregullt që mund të fshihet me lehtësi, për të ngjyer gishtërinjtë e personave që mbaronin votimin. Zyrtarët e zgjedhjeve thanë se problemi u kap menjëherë dhe nuk do ta bëjë gjithë votimin të pavlefshëm.

    Më pas, tre policë u vranë në provincën Uruzgan, kur ekstremistët sulmuan një autokolonë që po transportonte kuti votimi nga zgjedhjet e djeshme. Megjithë dhunën, autokolona mundi ta vazhdonte udhëtimin.

    Pritet që rezultatet paraprake të bëhen të ditura vetëm pas dy apo tri ditësh. Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve do të varet nga rezultatet e procesit hetimor rreth akuzave për mashtrim. //ib

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22
    Vëzhgues ndërkombëtarë e zyrtarë afganë bëjnë thirrje për durim derisa të hetojnë akuzat për manipulim

    11 tetor 2004 (05:15 UTC)


    Vëzhgues ndërkombëtarë dhe zyrtarë afganë u bënë thirrje kandidatëve në zgjedhjet e para presidenciale të Afganistanit të tregojnë durim dhe t’u japin atyre kohë të hetojnë akuzat për manipulim.
    Një komision i përbërë nga afganë dhe zyrtarë të Kombeve të Bashkuara po heton një numër të madh akuzash. Disa kandidatë kundërshtarë të presidentit kalimtar Hamid Karzai, thotë se disa njerëz janë lejuar të votojnë më shumë se një herë dhe se qendrat e votimit në zonat e mbizotëruara nga opozita ishin mbyllur shumë shpejt. Ata po bëjnë thirrje prë zhvleftësimin e plotë të zgjedhjeve.

    Por, kandidatë të tjerë thonë tani se ata do të respektojnë përfundimet që do të arrihen nga komisioni i përbashkët hetimor.

    Pritej që numrimi i votave të fillonte sot, por rezultatet përfundimtare nuk do të bëhen të ditura deri nga fundi i muajit. Miliona afganë morën pjesë në votimin e ditës së shtunë, pavarësisht nga kërcënimet e mbeturinave të regjimit taleban për të penguar zhvillimin e zgjedhjeve. //az//
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #3
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Keto ishin thjesht nje farse e jo "zgjedhje". Kjo po pergatitet edhe ne Irak me sa duket.....
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  4. #4
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Mbahen zgjedhjet e para demokratike ne Afganistan
    Titulli duhet te ishte me sakte.

    Mbahen zgjedhjet "demografike" se demokratike sbesojne se qene kur nuk qene ne amerike eshte utopi me qene ne afganistan.
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,032
    jam plotesisht dakort me ty antares dhe ty altin55

    pashe nje dokumentar te trasmetuar nga tv italian dhe aty tregohej me fakte te pa mohushme se nuk kishte ndryshuar asgje ne lidhje me ate qe quhet demokraci alla amerikane , ne afganistan kete vit ishte mbjelle dhe do korrej nga bimet narkotike nje fitim i papare ndonjehere , shume here me i madh se ne kohen kur qeverisnin talebanet , duke pare faktet e pa mohushme qe sillte dokumentari konkluzioni ishte se aty nuk ka ndryshuar asgje , pervec kabulit dhe rrethinave te kabulit ku ishin vendosur qeveria kukull pro amerikane e atij hamid kanzait qe nuk eshte gje tjeter vecse nje agjent i deklaruar i cia amerikane

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Edhe une bie dakord me mullahet me siper.

  7. #7
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    A thua te kene qene vertet te lira bohhhhh!
    Si shpjegohet ne cdo vend ku fusin hundet amerikanet fitojne ata qe duan amerikanet.
    Nejse nejse te lira kane qene as e diskutoj.

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22
    Karzai fillon zyrtarisht punën

    Presidenti i parë afgan i zgjedhur në mënyrë demokratike, Hamid Karzai bëri të martën betimin gjatë një ceremonie të veçantë në Kabul.

    Në ceremoni ishin të pranishëm qindra udhëheqës të huaj, mes të cilëve edhe zv/presidenti amerikan Dick Cheney dhe sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld.

    Zoti Karzai, i veshur me rrobat e tij tradicionale bëri betimin para librit të Kuranit.

    Pas ceremonisë ai dha nje konferencë shtypi ku falenderoi siç u shpreh ndihmën e popullit të Shteteve e Bashkuara për Afganistanin.

    Sfidat para Karzait

    Edhe përpara se të zgjidhej presidenti Karzai identifikoi si një prej prioriteteve të tij zvogëlimin e influencës të atyre që njihen si komandantët fisnorë.

    Ai nuk është i vetëm në këtë përpjekje.

    Në një letër drejtuar udhëheqësit afgan organizata amerikane Human Rights Watch i bëri thirrje presidentit që të zvogëlonte rolin e këtyre komandantëve fisnorë në qeverinë e tij.

    Një tjetër sfidë përpara presidentit Karzai është formimi i qeverisë.

    Komandandët fisnorë apo aleatët e tyre kanë qënë të përfaqësuar fuqishëm në administratën e përkohshme.

    Zoti Karzai do ta shohë se nëse përpiqet t'i përjashtojë këta komandantë nga pushteti do të mund të ballafaqohet me përplasje.

    Presidenti premtoi gjithashtu të shkatërrojë prodhimin e drogës në Afganistan, që vlerësohet 2.8 miliardë dollarë.

    Çështjet e sigurisë - që përfshijnë edhe nevojën për çarmatimin e milicisë private me qëllim uljen e sulmeve të dhunshme nga talebanët apo grupet e tjera islamiste, - do të jenë në krye të axhendës së zotit Karzai në një kohë që Kabuli përgatitet për zgjedhjet parlamentare pranverën e ardhshme.

  9. #9
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Atehere i urojme Presidentit te "zgjedhur demokratikisht" (sipas metodave amerikane) te Afganistanit fundin e Naxhibullahut!
    Afganet e kane pasion te vecante ti varin me tel apo ti ngulin ne hu te tille Presidente te zgjedhur demokratikisht nga Ruset apo Amerikanet!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  3. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  4. Ndëron jetë presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova
    Nga Veshtrusja në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 21:32
  5. Papa Gjon Pali II, ndërron jetë
    Nga Brari në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 152
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 07:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •