Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1

    Lili Cingu , “Mbretëresha” e valles shqiptare

    Valltarja vjen me një recital për artdashësit e saj, po me të njëjtin pasion për vallen si 35 vite më parë

    Është cilësuar si “Mbretëresha” e valles shqiptare, ndërsa disa ditë më parë dha dhe koncertin recital në Teatrin e Operas dhe Baletit.
    Valltarja Lili Cingu i ka mbetur njëlloj skenës. Në një intervistë për ABC News, Lili Cingu flet për karrierën e saj artistike ndërsa kolegë të saj të cilët kanë qenë partnerë në skenë vlerësojnë talentin dhe pasionin e mjeshtres së madhe të valles.

    “Skena me ka bërë të ndjehem më e re”. Në fakt me shumë së një pohim ngjan dhe si një fjali magjike kur kjo e gjen mishërimin tek ajo e cila është cilësuar në kohë si mbretëresha e valles shqiptare Lili Cingu. Vallja për artisten është jeta e saj por në fakt dhe skena e ka pasur hajmali fatsjellëse valltaren e mirënjohur, mbetur në kujtesën e publikut njëlloj si disa dekada me parë. Sot pas kaq vitesh karriere artistike ruan një formë fizike të admirueshme dhe kërcen me të njëjtin pasion si në daljen e saj të parë në skene si profesioniste me 1967 me Ansamblin e Valleve dhe Këngëve Popullore.

    Mjeshtre e madhe është një titull por në fakt publiku, kritika dhe kolege të saj e kanë epitetizuar figurën e saj pasi ajo ka mbetur e tillë. Recitali ne 60 vjetorin e ditëlindjes së artistët e dëshmon se Lili Cingu i ka mbetur skenës po ajo e dikurshmja, ajo në sinkroni, në skenë simbol i valles së shqipes, ajo simbol i valles shqiptare. Shfaqet aty ku edhe u rrit në skenë. Përpara sallës së mbushur plot në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

    Kur e pyet ç’ju mban ende në skenë , ajo thotë “Pasioni, e dua skenën.........”

    Kudo ku ka performuar vallen shqiptare brenda dhe jashtë Shqipërisë në simbolikën e motiveve popullore kostumet popullore për të kanë mbajtur një pjesë të rëndësishme skenike pasi me këto kostume identifikohej historia shqiptare, me to kërcehej vallja, dhe shpalosej kultura shqiptare. E veshur nën këto motive por cila ka qenë, ajo valle që për Lili Cingun do të kishte dhe një domethënie, një lidhje gjenetike pak te ndryshme nga dashuritë për vallet e tjera?

    Aktiviteti i saj artistik si soliste ka qenë mjaft i gjerë përgjatë shumë viteve karriere por në fakt Lili Cingu nuk njihet në skenë pa Besim Zekthin e më vonë me Rexhep Çelikun. Vete ajo e cilëson si një trekëndësh simbolik kërcimin me ta, afro 30 vite me Besim Zkethin dhe 25 vite të tjera me Rexhep Çelikun në skenë.

    Recitali në skenën e Tetarit të Operas dhe Baletit qe një tjetër, shfaqje e Lili Cingut për publikun që duket se nuk e ka harruar figurën e saj. Por një tjetër moment nostalgjik në këtë recital ishte ajo buqete lulesh dhuruar nga Lili, partnerit të saj me të cilin kërceu për afro çerek shekulli, Besim Zekthin.

    E në fakt Besim Zekthi jo vetëm pati kërcyer me Lilin por edhe i pati kushtuar krijimtari. Lili me talentin dhe performancën artistike, interpretimin e saj për mjeshtrin e valles popullore shqiptare ishte një lloj inspirimi.

    Një tjetër partner në skenë me të cilin ajo kërceu vallë nga e gjithë Shqipëria ishte dhe Rexhep Çeliku, i cili për figurën e Lilit ruan shumë kujtime. Për kompozitorin, mjeshtrin e madh Agim Krajkën, Lili Cingu diti të mbështetej në alegancën e femrës shqiptare çka do të thotë që interpretimi i saj në skenë i shkonte për shtat sepse me gjithçka Lili përfaqësonte dinte ta transmetonte bukur.

    Madhështia e njeriut varet nga zotërimi i një progresi të përhershëm.

    Dhe profecia në skenë u krye. Por ekziston ende fuqia e pasionit....

    ABC
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #2
    Valltarja Lili Cingu
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    suksese Lili cingut..

    na myti kjo fjala "performance"
    sa rehat kemi qen pa kte majmunizem..

    kush p e s e solli kte term adhahile..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Sukses Lilit dhe jetë të gjatë!

  5. #5
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  6. #6
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    kjo ka pas qen shum e bukur yll ka qen po tani osht bo si gjyshja e lleshit. gjynof
    vetem i difekt ka pas ke qafa. kshu mkon thon

    te gjitha car kon qen balerina ene valltare te ansamblit kon qen yje. care trupash kon pas
    no glove no love

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    Shigjeta
    Faleminderit per kete Teme qe ke hapur
    po mundohesha ne You Tube te gjeja ndone Valle te saj por pa sukses
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •