Close
Faqja 11 prej 23 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 230
  1. #101
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Korazon moj Korazon
    Brari ty spo don me te gliclu
    ai nje cik do moj me te picku
    he dhe ti mos bej keshtu
    mos ki frike se jemi dhe ne k'tu lol

    Ja na erdhi edhe Krazy
    me dy mjekra dhe njeren pa leshin lol
    Paska sjell dhe macken
    oh my god vdiqa nga frika
    Une k'to mackat i kam tmerr
    si tja bejme more hey heyy
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  2. #102
    <-----
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Postime
    985
    3 e nates ka shku ora
    e hala gjumin un se mora
    po ndalem nji minut ktu
    Naten e mire me jua uru

    Hani e pini e bani qejf
    se nji dite kena me dek
    Mos u bani kursimtar
    paret n'vorr s'kena me i marr

    Neser pini nji fije ma shume
    se asht festa per te dashurum
    edhe nese s'jeni me kend n'dashni
    bani mikeshe nji gote raki

    Nji her gjyshi i jem rahmet paste
    me pat thane nji fjale te lashte
    rakia asht ma e mire se zoti ( se po n'gjynah)
    Se Ai ti merr mendet e s'ti kthen ma ...lol

    E pra mori njerzi
    hani pini e bani dashni
    se iken jeta pa u ndi
    dhe vjen shpejt njaja pleqni
    masandej s'te mbesin gja tjeter
    vec kujtimet ne mend dhe leter

    Tashi para se me ike
    te zotit te shpise goten desha me ja cike
    Me duket se asht njaj Brar djali
    zog zotniet qe te aj gazit
    Brar trimi gezuar mor burre
    bash qejf e mos u plaksh kurr ..
    ...

  3. #103
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ti e di ori kumri
    korason faqe kajsi
    sec cfar zjarri kam ne zemer

    "once upon a december.."

    due un tash me vallzue
    cou pra ti moll e ftue
    e mbas nesh dhe kta te tjere
    me kte vals ta bejme ere
    e te knaqemi njihere
    dimrin le ta bejme vere..


    ...

  4. #104
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Ky oxhaku cpo bubullon
    dite e kuqe
    dite e hene
    Ja ku jane te gjithe duke qesh
    te gjithe te ulur ne tapet


    Korazoni ka shku per dru
    Del ky brari ne ballkon
    Jep kushtrimi luftarak
    Mblidhet ceta plot 20 veta
    Hajt Korazonin ta kerkojme lol

    Ja ku duket Korazoni
    plot me shkarpa neper duar
    Hidhet Xeni nga tapeti
    o Burra Ta ndihmojme
    Teten k'ta e ndihmuan
    Bukur drute ja stivuan lol

    Hidhet ELNA nga durresi
    hajt bre ta bejme nje dore muhabet
    Jo thote Monako tenori
    me mire ec te lujm
    ku-ka-mcef .. lol

    Krazy mbylli syte
    po pa mbaru duke numeru
    fap na e hap nje sy
    dhe cte shohi
    Zanen e malit hala duke gatu

    Dite e kuqe
    Dite dashnije
    mos harroni para se te flini
    me pi nji pije
    qe endrra te bukura
    te shikoni
    dhe gjumin shume ta shijoni

    Hajt po ju jap te gjitheve nga nje Kiss
    po mos ju ngeli hatri
    ne vecanti po ja dhuroj nje sweet
    K'tij Tenorit tone
    qe me zerin e ngrohte
    te gjitheve dashuri na dhuron ... muahh Monako


    Ju uroj te gjitheve Gezuar DITEN E TE DASHURUARVE .. JENI TE GJITHE SHUME TE MIRE ..
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  5. #105
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485

    Na ishte një herë

    Ja Tirana e hershme dhe fëminia jonë e mjerë


    Mustafa Greblleshi


    E kam të gjallë Tiranën e vogël me një grusht shtëpish qerpiçi e me një hotel të vetëm po prej qerpiçi, po me nji emën me nam: “Hotel Stambolli”. Se qysh i ka qëndrue furisë së moteve e ka mbetë në kambë edhe sot e kësaj dite, i qofsha falë. E ke aty mbas Mapos ushqimore, ku po ngrihen apartamentet e reja, ku nis Rruga e Durrësit. Konaqe me oxhakë kishin vetëm Toptanasit. Elektriku nuk njihej. Edhe llamba me vojguri e rrallë ish. Atë e gjeje vetëm në zyrat e hyqymetit e në odat e shtëpive me oxhak. Te votrat tona, ku ngrihej tymi fjollë, mu aty te carani, ngjat flakës së druve, digjej pishtari a flaka e bishtukut. Nji fjollë e zezë tymi, ngjitej përpjetë përtueshëm e me përdredhime…Elektrik nuk kish as xhadeve. Kandila me voj, rrallë e tek, xixëllonin rrugëve e ndriçonin nji sofër vend. Në do drushta të shtrembta vareshin fenerët, Mbramjeve, nji rrogtar i ngarkuem, me nji vojnik në dorë, i qasej drushtave. Ulte fenerin me anë të nji sixhimi, e ushqente me voj, e ndizte e kalonte te tjetri, tue shkelë me hap të randë nëpër gurët e shrregullt të kalldrameve. Kalldrame, vija uji, vorre e ullij ka pasë motit Tirana. Vorrezë e ullij ish i gjithë Pazari i Ri. Vorrezë e ullij, Sheshi Skënderbej, vorrezë e selvi Sheshi i monumentit të Partizanit. Gjithkund vorrezë. Në çdo lagje. Më kujtohen mirë ato fushat e vorreve, se unë e moshatarët e mij i vizitojshim shpesh, për të mos thanë për ditë.
    -A di përse na të vegjlit silleshim vorreve? - vijoi Shyqri Beqir Fuga -Te hymja e vorrezëve, me të perënduem të diellit, do të takojshim patjetër ndonji plakë të mbështjellun me napën e bardhë. Plaka e mbështjellun me napë të bardhë dhe e ulun kambëkryq, shtronte përpara nji kuze të madhe me topa hallve dhe pranë kuzes nji ibrik dheje me ujë. Me zanin e saj të mekun e të mbytun ajo ftonte kalimtarët e rrallë të marrin “rahmet” për të afërmin e saj, që kish shkue kësaj bote. Kalimtari kthehej, përkulej mbi kuzen, merrte nji shuk hallvë, pinte edhe nji hurm ujë me atë çyçën e trashë t’ibrikut si kaçarrum dhe largohej në punë të vet, si i lëshonte nji rahmet shpirtit të të vdekunit. Po kështu përkuleshim edhe na të vegjlit, përlanim sikush nga nji shuk hallvë të ngrohtë e nga nxitimi voji na rridhte nëpër buzë. Pijshim nga nji herë ujë e me radhë i lëshojshim nga nji rahmet atij që kish shkue me të shumtët. Ja kështu bridhshim vorrezë me vorrezë. Ku të gjejshim ndonji plakë me tepsi përpara se ishim, si thonë, me lugë në brez. Nji grue tjetër, po e shtëpisë së përzishme, e mbështjellun gjithë me napë të bardhë e me tepsi përpara, rrinte në krye të rrugës së lagjes. Edhe ajo u kish zanë shteg kalimtarëve e i priste si në pritë. Na të vegjlit, si të mëdhajt, dy herë në nji tepsi nuk bajshim kabull me marrë, se e kishim për keq e për gjynah. Dy herë i urojshim prehje e paqe të vdekunit, po të marrim dy topa hallvë në nji tepsi, s’e pat thanë Zoti.
    Prani e dalldisi në mendime Shyqri Beqir Fuga. Si të rrekej me i renditë në mend kujtimet e largëta që i vijshin me vrull. Ai pat folë si nji nxanës i përgatitun mirë, që s’don ta ndërpresish. Po ashtu nisi e foli sërish:
    -Rrallë e tek u çelën do dyqane në Rrugën 28 Nandor. Në njanin syresh, në nji dyqan me harqe përballë Sahatit, pashë nji natë nji grumbull njerzish që ishin mahnitë si u mahnita edhe unë, prej dritës së fortë të nji llambe që s’patëm pa kurrë parandej. Ish nji petromaks. S’ngiheshim tue soditë ato dy mëshikza mëndafshi, që ndriçojshin aq fort, e s’dijshim si me e spjegue atë zhurmë si zhuzhurima e bletës. Elektrik si sot pamë për herë të parë kur patën qenë këtu austriakët, nemselitë si i quejshim na. Kur ndizeshin elektrikët e nemselive, nana ime binte në shehadet, se i ngatërronte me shkreptimat. Asokohe shkeli së pari kalldramet tona automobili. I madh e i vogël, të rij e pleq, i shkojshin mbas automobilit të parë. Ish nji automobil me rrota të nalta, si qerre. Pat edhe asish që e quejtën qerrja e qoftëlargut e i ndërsyen qentë e lëshuem, qent e kasapëve. Po kështu i fuguen pas edhe Shazivar beut kur pat sjellë nga Vjena biçikletën e parë.
    E tillë ish Tirana kur kremtohej Nevruzi, Moti i Ri allaturka, kur njerëzit vritshin mendjen për të sajue nji byrek me lakna e s’u shkonte ndërmend se do të vijë nji ditë që do të rendin rrugëve e dyqaneve për të ble ambëlsina, fruta, lojna e kuklla për fëmije - tha Shyqri Beqir Fuga tue e pa me të qeshun shokun e tij. - Për të kremten e Nevruzit e kisha fjalën. Na të vegjlit e pritshim darkën me padurim, vetëm për atë byrekun me spinaq që e bajshim derë për derë e që e quejshim byrek me pare. Thërriste hoxha në minare, ja niste me gjëmue lodra me topuz e tallamazi me kaish. Uleshim të gjithë rreth e qark byrekut. Ndërmjet petëve të laknorit fshihej nji koron sermi, i mbështjellë me nji shuk brumi. I pari i shtëpisë e sillte vërdallë tri herë tepsinë. Mandej zejshim fill me hangër. Kujt t’i takonte për rrisk koroni kishte të drejtë me e përvetësue. Hej ç’kismet kishte ai që peshkonte atë koron të mbështjellë me nji guaskë brumi, si karavidhe! Ajo pare e vogël sermi të bante zot për disa çaste, se me ballin nalt, e ndaloje në vend, në daç sheqerxhiun, në daç simitxhiun. Kur ta shihshin në dorë atë pare sermi, si njani tjetri, ishin gati me të shërbye si t’ishe ti bir oxhaku. I pari ulte tavllën e të lente të zgjedhish, me dorën tande, copa hallve, mollë sheqeri të kuqe, tasa hashuresh, lule Stambolli. Tjetri i kthente simitet përmbys, për me të prishë mendjen me avullin e ngrohtë e me erën e kandshme të qiqrës.
    Gjellë për darkë e për davet ish byreku me spinaq, byreku me pare sermi. Bam bum e dum dum, bubullonte tej e përtej daullja me topuz e Zhing zhang, tallamazi me kaish. Tak tak, trokitte zemra jonë e vogël që dridhej e dëshirueme për të gjetë, në petat e byrekut me spinaq, paren e vogël prej sermi. Atë pare sermi, që të bante me hangër simite të ardhuna me brumë qiqre e copa hallve me susam, kurrë nuk e pata gjetë në petat e byrekut me spinaq. Më kujtohet ashtu si nëpër gjumë se nji moti e gjet nana ime. Mirëpo ajo nuk u krenue si bajshin të tjerët, heshti dhe me marifet e vu në pjesën e laknave të mija. Që të gëzohesha edhe unë. Se i pat mbetë gozhdë në zemër kur më pat rrejtë disa herë: kur kalonte sheqerxhiu me tavllën plot hallvë, hashure e lule Stambolli. Zani i fortë i hallvaxhiut buçiste e ushtonte së largu e na e dridhte shpirtin ne të vegjëlve.
    “Sheqerxhiu!” ulërija unë së vogli, tha Shyqri Beqir Fuga - e doja pa derman nji grosh, se goja më lëshonte larg për të lëpimë një aso mollësh sheqeri, gjak të kuqe. Po nana, dritë i pastë shpirti - se të thashë o Maksut vdiq e re; nuk vdiq, plasi - nana, me atë zanin e saj të ambël e gjithë ankim më thosh: “Jo bir, nuk asht sheqerxhiu, asht hoxha”. Thërret hoxha në minare, se u ba vakt dreke. Hajde të të jap nana nji copë bukë! Me çka e do, me gjizë apo me ullij? “Me gjizë, jo me ullij, e doja bukën. Se ullijt i kisha mbledhë vetë, kokrra kokrra, kur i shtronte era përmbi vorret. Më pëlqejshin fort ullijt e regjun me krypë e me voj, po nuk i haja. Më dukeshin ullij të vdekunish. Ullij të njomun me vesë vorresh. Nji ditë tjetër, kur nana ish shtrue - e s’u çue ma - në rrugë buçiti sërish zani i fortë i sheqerxhiut. Ajo u drodh e më pa me ata sy të fikun. Mandej nxori nga gjini nji grosh e ma dha:
    “Merre bir e shko blej nji mollë sheqeri”.
    – Ai grosh ish i ngrohët. M’u ba sikur ma dogj e ma përvëloi dorën. Ja ktheva prapë e i thashë: nuk e due nanë. Nuk asht sheqerxhiu. Po thërret hoxha në minare. Nana nuk foli. Veç nga ata sy të fikun, riguen çurk lotët e zbritën faqeve të zbehta. Me faqen time ja tera, e zjarri i etheve që digjte atë, më dogji edhe mue. Ky zjarr më dogji mirë nji ditë, kur te kryet e rrugës sonë, nji plakë e mbështjellun me napë të bardhë, me tepsi hallve përpara e me ibrik dheje, me za lutës u kujtonte kalimtarëve të marrin nga nji top hallvë për t’i lëshue rahmet shpirtit të nji grueje të re. Kjo grue e re që u fik përgjithmonë e që më la rrugëve, ishte nana ime. Ajo i mbylli sytë zemërplasun.
    Ja Tirana e hershme dhe fëminia jonë e mjerë, - përfundoi Shyqri Beqir Fuga - Byreku me spinaq ish gjellë e rrallë. Sot kalamajt tonë e presin Motin e Ri të veshun e të qeshun. E presin me të gjitha të mirat. Kur qesh i vogël, i vogël si Ndue Gjokë Frroku, s’u gjet kush të më sjellë nji peshqesh. Sot, edhe pse im bir asht midis të gjitha të mirave në Kinë, unë mendoja ç’dhuratë t’i çoj, se më mbetej peks po ta ndaja nga këta pesë të tjerët. Ashtu si ti, që s’po të pritet gjersa të blejsh nji kukull të bukur për vajzën tande. Kujtoj se u çlodhëm, o Maksut Hasan. Shi nuk po bie ma. Çohemi e shkojmë bashkë dyqaneve për të zgjedhë nji kukull të bukur.
    Në Rrugën e Postës, përballë magazive të valutës, qenë grumbullue plot njerëz. Qëndruen edhe të dy bojaxhinjtë.
    - Me fal shoqe, ç’farë ka dalë këtu?
    - Kukulla shok, kukulla të bukura për fëmijë.
    Hynë. Shitsja hapte kutitë dhe nxirrte gjithfarë kukullash të bukura, me flokë të gjatë e të shkurtën, me flokë të zes e të verdhë. Nji palë me fustane të gjata, nji palë me tuta, nji palë me veshje marine.
    - Sa kushtojnë? - pyeti Maksut Hasani nji grue të re, e cila tue dalë nga dyqani i buzëqeshte kukllës ashtu si nji nanë e re i buzëqesh bebes.
    - Katërqind lekë - tha grueja e re. -E vlen për gazin që i fal fëmijës.
    Maksut Hasani iu vardis shitëses:
    - Të lutem shoqe, më jep nji kukull! Atë me flokë të zes e me përparse të bardhë. Duket kukull punëtore.


    Ky fragment është marrë nga tregimi “Kukulla” në vëllimin “Albumi i një bojaxhiu”,- botim i “Rilindja”, Prishtinë 1971

    13/02/2005 ( Shekulli )

    Këtu mu duk më bukur me e postu .
    Where does a thought go when it's forgotten?

  6. #106

    Smile Pershendetje!

    Miremengjesi shoqeria,
    ku jane, ku kane shku njerezia,
    s'po shoh n'oxhak askend,
    a thua ku tjeter paskan gjet vend?!...

    Nejse, une erdha serish,
    shume vak't pa ardh ketu kish'
    andaj manget le t'i pervjel
    gati mengjesin me ua sjell...

    Para, oxhakut do dru me i shti,
    se njerzia paskan haru,
    Tuj vallezu e tuj kendu,
    s'e kane kuptu se kane mberdhi (lol)

    Tash sofren po e shtroj,
    E ta gjej shoqnin po shkoj,
    le te hane e le te pine,
    e masandej pasdite te rine.

    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  7. #107
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Mos i hidhni ma dru oxhakut se u ba vap :)...

    Pershendetje t'gjith oxhakllinjve
    dhe miqve t'vjeter edhe te rinjve
    uroj qe t'keni qene mire me shendet
    dhe t'lumtur si fmija n'krah t'nanes t'vet.

    Ca koh prej forumit kam qen i shkputun pak
    po sa marova punt, e majta frymen n'oxhak
    dhe gjeta edhe ma shum ngrohtsi se ma par
    me vashat tona fisnike dhe djelmoshat shqiptar.

    Zanes si perhera, si rrine kurr bosh ato duar
    gatun, ve çajin dhe sofren ajo e ka shtruar.
    ta ndihmojm pak, me ndejt kot zakon se keni
    le te marrim pak shembull nga miku yn Xeni. (mos t'rritet mendja re)

    MiKorazoni na paska ndryshu pak stilin
    po spo ma za syri ket DelMonako bilbilin
    Diamanti, me ardhjen e tij na ka nderuar
    Pink me shkrujt si gjithmon ska harruar
    ti Crazy dhe ti Againsto befshi qejf n'oxhak
    m'bahet qejfi qe t'shof prap ty Xhuxhumak.
    Palush, ti Treqindetresh dhe ti o Brar
    ta dini se vargjet tuaj t'bukur i kam par
    ju lumt ajo dor dhe ajo mendje e ndritur
    se jane me t'vertet vargje shum t'arritur.

    Tash po pushoj pak, Kaq kisha me than,
    Po pati çaj mali, mbusheni dhe nje filxhan.
    Hajt oxhakllinj per shendetin tuaj, t'na rroni
    me ardh prap n'ket oxhak t'ngroht mos harroni.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #108

    Smile Mire se erdhet!

    Mire se na erdhe SuiGeneris,
    Sec na e ndrite oxhakun me ate shtat si lis (lol..)
    besa fort na kishe mungu,
    pa k'to bejtet tua oxhaku kish' shterru.

    Faleminderit per ndihmen qe me ofron,
    besa per miresi ty kush s'ta kalon,
    e sa per xenin, fort je ngut ()
    se ata akoma s'e shoh kurkund.

    Ai o struk ne ndonje qoshe,
    e ndoshta asht duke pushu...
    se do vi n'oxhak ai thosh'e,
    por me duket na ka mashtru...

    Hajdeni shoqni ne sofer hajdeni,
    burekun taze ju shijoni,
    cajat e dhallin presim te na vijne,
    se kafshaten pa to s'mund ta kaperdijme.

    Tash po ju them ju baft mire,
    E ishalla jeni ngire (fryre)...
    E nese ju asht dukur pak,
    atehere s'kam c'bej
    duhet me prit deri ne dark!...

    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  9. #109
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ala askush nuk beri prov vec Monakos me pikturu sipas qejfit te vet njerez e objekte tek vizatimi Oxhaku ..
    beni prov se eshte shpall si konkurs..

    Korason filloje ti.. si ather me at grupin qe ishin zhyt ne uj.. lol.. te kujtohet..

    Monak vazhdo..

    Naten e mire te gjithve..

  10. #110
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    ti e di ori kumri
    korason faqe kajsi
    sec cfar zjarri kam ne zemer

    "once upon a december.."


    hahahaha loooooooool Brari me shkrive gazit!!!
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

Faqja 11 prej 23 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 159
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 07:52
  2. Pranë oxhakut...
    Nga kolombi në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 11-05-2007, 09:27
  3. Valbona Bozgo - Hamëndje
    Nga Fiori në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-10-2006, 15:41
  4. Pranë oxhakut rri Hasani, pi duhan dhe mendon...
    Nga MI CORAZON në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 174
    Postimi i Fundit: 13-10-2003, 12:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •