Close
Faqja 9 prej 23 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 230
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anëtarësuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245
    Zane e malit ti mos kjaj
    se njaj top asht rrumullak
    si thu a te vi e lotet ti thaj
    t'jena shendosh se fitojme prap

    dy rreshta du me ja shkru
    njatij flamurit kuq e zi
    qi tan stadiumin e kishte mblu
    thoshin s'asht pa n'tan histori

    edhe une mrame tan entuziazem
    para televizorit isha ngri
    veç kur m'rane si me ken kazem
    golat qi hangri jona Shqipni

    ather mrapa per mu ngushllu
    se e kisha edhe i ftese ne party
    per i lokal me e inaguru
    ja kam fut birra der n'tre sahati

    ju pershendes te gjithe sa shkruni
    me vargjet tuja temen e shndritni
    edhe ju qi ndoshta drueni
    se te afte per ket pune s'jini

    edhe mjaftoheni tuj lexu
    me fillu s'merrni guxim
    bash njashtu me ka ndodh mu
    deri sa e vendosa e bana bim

    bana bim si n'zjerm ban gshteja
    kuptohet zhurme ma shume se thalba
    po ather fillon t'kthjellohet menja
    edhe prej shokve s'met ma mrapa
    Ndryshuar për herë të fundit nga palushi : 10-02-2005 më 08:50

  2. #82
    Dalë ka dalë tuj kalu vigun,
    mbi nji hon tejet t'rrëpitun,
    qeshë marru pri nji zoge t'barth',
    qi fluronte shpardh mi shpardh,
    hem mbi deg e hem mbi gjeth,
    u' gjakngamë e mishrrëqeth,
    nji vegim m'pushtote krenën,
    ajo zogbarthë si e kish at' emën,
    qe ku u epa mas rruge t'gjat,
    mbi nji kron t'bleruem mjaft,
    ujacar e gurpunuem,
    me kujdes bukur latuem;
    nji shkrolsi krejt e moçme,
    nd'hedhën e poshtë pasqyronte,
    bjente cirka e shtinte pikla,
    shponte gerrlën sikur thikat
    e u' krejt i prsiatun
    çlira lidhzat, hoqa harkun,
    vu kadal mbi gocan,
    pendelehti kcej matan',
    kap ni lvorë të topitun,
    qi rresë të vet e kish qitun
    e ia ngjesh nd'buzë kronit,
    me i ndrrue ujit hovin,
    po ma s'fundi çka me lçit,
    Zan' e Malit diç kish shpik, :)
    diç kish shpik me m'marr ahën,
    se hasën e par' shnosh s'i falëm :)
    e njaty s'kish shkrolë po bindtrollsa,
    mbledhashtjell e gluhët kosa,
    kur kem v're m'u bân syt' gapërr,
    e prpak sa nuk rash shkatërr,
    fat qi s'kish heq pri mesi brezin,
    se sot flaka do m'ish ndezun,
    trhoqa vrik pri milli shpatat,
    e t'parit bind kreun ia bata,
    qai tjatri po desh me trillue,
    po prdhe trupin ia kom shlue,
    e sun' qyra pasha dhâun t'tretin,
    qi tuj osh ka pas isht hedhun,
    e kurrher s'do kisha pshtue,
    nse zogbartha s'do kish ndihmue,
    si frulli vran'grifsh dimrori,
    ia ka kput krenën dredhorit,
    n'falenderë e i lehtësuem,
    ni gurgjak i kam dhurue, :)
    ni pyetje t'pakët ia kisha bâ,
    e tuj u shndrrue emrin ma tha,
    Albë e kish si kohve t'motit,
    pri gjindi bujar t'kthjellt si loti,
    e u bâ ni varzëbukur pylli,
    mes pemsh me pa po rrekej dhe Dilli,
    - brof n'çastit,
    pri tri krenash q'u xrruen,
    tri gjëagjëza lulëzuen,
    po sun arrita gjâ me msue,
    se qaty ndala tuj ândrrue :)

  3. #83
    po ma falni se s'po ju maj vargun :)
    un pr 'bejte' nuk ia kam thamun
    n'gegnisht jam tuj lodrue
    n'gashtë gluhën jam tuj punue
    jem tuj e prish ca t'bejtes rendin
    po ju se desht ma runi vendin :)
    kshu qi kujt mos i ngeltë peng
    nse emrin s'ia përmend! :)
    Ndesha e mirë

  4. #84
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Edhe m'thu me e postu edhe pass-in paske ndrru !

    Pasi ta bëni "save", të shtoni në këtë pikturë ç'të keni dëshirë. Emra të përvetshëm , nudizëm e skena makabre, nuk lejohen !
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Where does a thought go when it's forgotten?

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Heu 300 treqind e tresh
    ta po m'lshojn mu ment e kres
    lahutar i madh qillove
    me kto vargje q'i na i lshove
    ngjye ke penden bjeshkve tona
    atje ku merr turrin Valbona
    ku jehojn kanget kreshnike
    ku a nxan fjala epike
    Ne ato shpate e faqe mali
    ku si lis hedh shtatin djali
    me buk misri e uj burimi
    Nder katunde qe i lag Drini
    ku si molla kuqojn qikat
    ku ujvarash ylberojn piklat
    ku lajn petkat shtojzavallet
    ku nuk rreshkin askurr hallet
    ku er pishet vjen oxhaku
    perzi n'er p,ordhe te ndoj plaku
    qe tregon per vite t'arta
    kur vringllonte huta e shpata
    skanderbegin kish pas shok
    ded gjo lulin mik me kok
    me at Fishten kish pi kafe
    pun t'atdheut kish ba llafe
    e n'kushtrime ish kan i pari
    Ndaj ish kull tash bajraktari
    hey 300 treqind e tresh
    fantazin na e ke ndez
    me cu mendjen ne malet tona
    kur arbnort sdishin tallona
    kur skish hy kjo modernizma
    llafe boshe me partizma
    kur asht fol e bukur gjuha
    sikur flladi neper fusha
    sikur zogu neper dega
    folte tosku edhe gega
    ku cdo lule kish nji emer
    kur nuk fyhej asnji femer
    kur me kos zbardhohej lkura
    bahej gruja si bilura
    n'gjethe arre lyhej floku
    era moll vinte sunduku
    sikur pjeshka kishin faqet
    si bucela ato mullaqet
    kishin cicat sikur dardha
    era ftue por te bardha
    e vec mbas dasme
    n'carcaf basme
    vinte dita me u prek
    rrinte dhandri
    tuj u dridhun si purtek
    tash kalun ato mot mote
    kan dal sheshit shal e l.oqe
    n'kala Dodes top chanellin
    n'iball t'pukes diskoteka
    ne kelmend tash e lun belin
    si shakira djelm e cuca
    natn e mir ju tash e bashi
    Korason mos ha mish dashi
    vec sallata sup e fruta
    e baj vrap nga pak me tuta
    tanve un ju pershendes
    naten e mir e mirmengjez..

  6. #86
    Catch me if u can c me!!! Maska e invisible girl
    Anëtarësuar
    10-09-2003
    Vendndodhja
    A very invisible place!!
    Postime
    405
    Ja ku erdha une prap
    se nuk mungoj une mos u bani marak
    erdha po skam ardh kot ketu
    se je kam pru besa edhe dru
    se oxhaku kishte zane per mu fik
    edhe dritat ju kishin hik
    Kishi fillu per mu merzit
    Erdha pra per me ju ba drite
    Tash si erdha spo rri kot
    po ju baj une petulla plot
    edhe kafe per te tane jam tu pjek
    ju veq bani muhabet
    edhe qani hallet krejt
    e po patet naj problem
    ju vec thirrni emrin tem
    kam me ardh sa hap e myll syt
    jo kurr skam me ju korit
    se nuk flej gjum deri ne mesdit
    se jam mesu heret mu qu
    se per dite ne shkolle me duhet me shku
    E tani para se te shkoj
    dua ate Del Monakon ta falenderoj
    qe thot ardhja ime ne sofer e gezoj
    e kete SuiGeneris du me i kujtu
    se sme ngel hatri aspak mu
    se si shef ti invisiblat ketu
    te mos te harroj edhe nje gja pa sqaru
    punen e byrekut qe tha Pinku smundem me harru
    se kam frik se po me ngel faj mu
    se jam me e vogla ner ju
    e thoni njaj kalamani i lastu
    krejt byrekun na e ka maru
    Po une se kush e ka hanger byrekun e kam pa
    po smunem me than kurgja............

    invisible!!!!
    If u r successful,u will win some false friends and some true enemies; Succeed anyway.

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    uu tash e pash oj korazon..
    at te bukrin oxhakun ton..
    eja pra e na qit kafe caj
    un cigare tash po ndaj..
    e po bajna muhabet
    me humor e plot lezet..

    thx yll..

  8. #88
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389

    Wink Dy-tri (qind) fjale po i thom edhe vete...



    Kohe po bajme ne kyt oxhak
    po per her t'pare un po e shoh
    qenka nxehte, boll paska flak
    kurrkund tjeter une s'po shkoj.
    (Corazon thx. qe e soll... po edhe ai i Diamantit s'ishte keq, jo..)

    Suigeneris s'paska shkru
    po sebepin mire e di
    ne pytt kush se pse s'a duuk
    ta din, pra, se ka ra quuk...
    Me kyt lajm shume po merziti
    s'shtyhet pa te per tri jave
    po s'asht pule e vjen ma heret
    thom se s'na len me ni malle.

    Paska ardhe cuca e padukshme (ivisible, mos u merzit prej kesaj fjale... ; ))
    me fjal t'mira si gjithmone
    eshte nji ner per ket oxhak
    se asht edhe nga ana jone.

    Po Elna ma pse nuk duket
    a thu me leje ajo ka shku?
    do Zoti shpejt n'Oxhak futet
    do bejte t'mira me i shkru...

    Zana e vogel porsi flutur
    tane kohen rrin tuj gatu
    na man gjalle me kto dreka
    nrysh kishim me maru...
    Se din Pinku me gatu
    hiç s'me ka shkue menja
    po tri dite zgjate me e harru
    kshu e thote edhe legjenda...
    Edhe Ajo i a fut punes
    zhytun n'mill tu ba byreke
    veç me hanger nje prej saj du
    manej s'prish pune edhe me deke...


    Mrapa na çove o Nuh Zotnia
    me do fjale qe po i thu
    kujdes mos te t'nin gruja
    se n'ty ka me kap naj hu... lol...

    Del Monako, Vıp-i i Forumit
    qe ja thu kanges si bylbyl
    nuk kam halle t'ati biçimi
    jam rahat tash une, o yll...
    Gjumin kush s'ma ka prish
    si ma i miri qingj une flej
    n'ant tona ti kur te vish
    ka me tu prish noshta tej... (m'fal per fjalen shume dialektike, po rima e ka fajin)

    Mire se erdhe o Diamant
    poeti i amel prej Gjakove
    veçse porsi nji vale deti
    hyne ti edhe prape shkove...

    Une po iki pra se m'erdh vakti
    ju pershenes te tanve ju
    s'po tham emna nji nga nji
    se kam frike kend me harru...

    N'kyt oxhak taman shqiptari
    kaloni si t'ju don zemra
    bani qejf hani e pini
    vetem n'xhepa gja mos shtini...


    Xeni.
    Ndryshuar për herë të fundit nga [xeni] : 12-02-2005 më 15:21

  9. #89
    në botën shqiptare
    Anëtarësuar
    16-01-2005
    Postime
    198

    Në vend të lamtumirës

    Mori qika tbardha t'mira
    kokit bo si qafë me lira
    qafë me lira n'ball t'oxhakut
    thunja konges për maraku...

    Elna vogël syesmere
    javë për javë del'n'penxhere
    del 'penxhere del te dera
    prit e prit se po vjen vera

    Korazoni erdh e lodhun
    as i fjalë mo se bëzoni
    po dikur erdh në vete
    u bë gjallë edhe n’ letër

    E kish ba nji oxhak
    gjanë e gjatë si çardak
    me na nxehë të gjithë ngapak
    shilte boll dhe jatak…

    More Xen yll oxhaku
    dritë për ty po bon konaku
    paske ardhë si zotnia
    me na i pru do fjalë të mira

    Fjalë të mira, muhabete
    askujt borxh ti s’ i mete
    lum ato që s’të kanë pa
    se kurrë prej teje jo mu da…

    Do të tjerë këtu s’po i nxen
    i kam pa në tjetër vend
    i kam pa e i kam sajdisë
    si me kenë i zoti shpisë


    Nuk di mo a kem me u pa
    udhë të gjatë kam me ba
    kesh e s’kesh ju gëzoni
    se unë kthehem sikur ftoni…

  10. #90
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    ku er pishet vjen oxhaku
    perzi n'er p,ordhe te ndoj plaku
    qe tregon per vite t'arta
    kur vringllonte huta e shpata
    skanderbegin kish pas shok
    ded gjo lulin mik me kok
    me at Fishten kish pi kafe
    pun t'atdheut kish ba llafe
    e n'kushtrime ish kan i pari
    ......................................
    tash kalun ato mot mote
    kan dal sheshit shal e l.oqe
    n'kala Dodes top chanellin
    n'iball t'pukes diskoteka
    ne kelmend tash e lun belin
    si shakira djelm e cuca
    natn e mir ju tash e bashi
    Korason mos ha mish dashi
    vec sallata sup e fruta
    e baj vrap nga pak me tuta
    tanve un ju pershendes
    naten e mir e mirmengjez..



    hahahahaaaaaaaaaaa, Brar mos vdeksh kurre!!!!
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

Faqja 9 prej 23 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 159
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 07:52
  2. Pranë oxhakut...
    Nga kolombi në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 11-05-2007, 09:27
  3. Valbona Bozgo - Hamëndje
    Nga Fiori në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-10-2006, 15:41
  4. Pranë oxhakut rri Hasani, pi duhan dhe mendon...
    Nga MI CORAZON në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 174
    Postimi i Fundit: 13-10-2003, 12:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •